Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Prof. Ismet Elezi
Kanuni dhe Qytetet Mesjetare
Normat me karakter penal nė Statutet e Shkodrės
(shek XIV)


Shpjegimi nen pėr nen i Statuteve tė Shkodrės dhe vlerėsimi historik i tyre nga Prof. Ismet Elezi

Hyrje

Zbulimi i Statuteve tė Shkodrės dhe botimi i tyre nė gjuhėn italiane dhe nė gjuhėn shqipe (2002), ėshtė pa dyshim njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr historinė e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr historinė e shtetit tė sė drejtės shqiptare nė veēanti.
Me kėtė dokument historiko-juridik, sė bashku me Statutet e Durrėsit, Tivarit, Drishtit e tė Budvės, krijohet mundėsia tė merren njohuri mė tė plota pėr organizimin e zhvillimin e qyteteve-shtete mesjetare, siē ishte Shkodra etj.
Botimi i Statuteve tė Shkodrės, siē thonė nė parathėnie Lucia Nadin e historiani Oliver Schmitt, janė "njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, podukt nė territorin e Shqipėrisė".
Sipas Gerhard Ortalit, statutet janė "dokument me rėndėsi themelore nga shumė pikėpamje".
Deri tani shkencat historike e juridike shqiptare dhe shumė studiues tė huaj janė pėrqėndruar kryesisht nė studimin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, posaēėrisht nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė i referohet nga gojėdhėna popullore mesjetės (shek.XV). Mirėpo, dihet se Kanunet pėrmbanin norma qė rregullonin marrėdhėniet juridike tė njerėzve nė zonat malore tė qeverisjes vendore nė Jug, nė Veri tė Shqipėrisė e deri nė Kosovė, ndėrsa nė qytete nuk vepronin. Me zbulimin e Statuteve tė Shkodrės tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek.XIV, plotėsohet njė boshllėk i madh pėr vetqeverisjen e qyteteve.
Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė tė japė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė historikut tė statuteve dhe veēanėrisht tė paraqesė normat me karakter penal qė ata pėrmbajnė nė kontestin historik.

1.Pak histori
Na njoftimet e dhėna nė artikujt hyrės tė statuteve del se nė vitin 1907, pėr herė tė parė Leone Fontana, nė Bibliografinė statutore shėnonte ekzistencėn e njė statuti tė Shkodrės: Scutari (Albania), Statuti di Scutari Ms. Museo Civico Correr Venezia.
Studiuesja italiane Lucia Nadin, nisur nga interesa gjuhėsore dhe Oliver Jons Schmitt pėr interesa historike, bėnė kėrkime intensive derisa hodhėn nė dorė Statutet, nė dorėshkrim nė 40 fletė, tė shkruara nė gjuhėn veneto-veneciane. Dorėshkrimi ishte kopjuar nga origjinali prej Marino Dulcik, nė arkivat e Kėshillit tė tė Dhjetėve nė Arkivin e Shtetit tė Venecias. Dorėshkrimi nuk pėrmban datėn e kopjimit, por sipas historianit Oliver Schmitt, ky ėshtė dokument unikal, qė pasqyron korpusin tėrėsor tė statuteve tė qytetit tė Shkodrės nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek.XIV.
Statutet janė hartuar sipas modeleve perėndimore tė qyteteve shtete tė Italisė: Venecia, Milano, Ankona etj. dhe pėrmbajnė parime evropiane, ndonėse Shkodra nė kėtė periudhė historike ndodhej nėn sundimin e mbretit Stefan Dushanit, Rasha. Nė fakt nė krerėt (nenet) 1, 2, 3, 54, 84, 92, 99 e 224, flitet pėr mbretin. Ky fakt ėshtė me shumė rėndėsi qė tregon se Statutet janė hartuar para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car).
Ky fakt vėrteton gjithashtu edhe origjinalitetin shqiptar tė Statuteve tė Shkodrės kundrejt zakonik-ut (Kodit ligjor) tė Stefan Dushanit qė hyri nė fuqi nė vitin 1349, dmth. pas statuteve.
Veē asaj, origjinaliteti i Statuteve vėrehet edhe nė pėrmbajtjen e tyre, qė ndryshon shumė nga zakonik-u i Dushanit, sepse statutet pėrmbajnė shumė mė tepėr norma penale se sa zakonik-u, qė kėrkohej tė zbatohej nė perandorinė e tij, nė Thesali, Maqedoni dhe Shqipėri.
Pas vdekjes sė Stefan Dushanit (1355), Shkodra kaloi nėn sundimin e Balshajve, tė cilėt e shtrinė pushtetin e tyre deri nė Vlorė e nė Berat. Kėshtu kreu (neni) 271 i statuteve i pėrket kohės kur ishte nė fuqi Gjergj Balsha, i cili mė 1396 kėrkoi protektoratin e Venecias.
Nga viti 1396-1479 Shkodra bie nėn sundimin e Venecias. Kėshtu shpjegohet qė nė Arkivin e Venecias ka shumė dokumente pėr Shkodrėn. Me sa duket, pas pushtimit tė Shkodrės nga Turqia nė vitin 1479, shkodranėt e emigruar nė Venecia morėn me vete kėto dokumente, pėrfshirė edhe statutet e qytetit tė tyre.
Meritė e madhe historike u pėrket studiuesve Lucia Nadin dhe Oliver Schmitt qė i gjetėn e i botuan Statutet e Shkodrės, duke i bėrė njė shėrbim tė madh Shqipėrisė e posaēėrisht shkencės juridike shqiptare. (Vazhdon tek Suplementi)

2.Pėrmbajtja e Statuteve
Pa hyrė nė analizėn e hollėsishme tė pėrmbajtjes sė Statuteve, sepse kjo do tė kėrkonte njė punim mė vete, vlen tė vihet nė dukje sa vijon:
Nė kopertinė ėshtė stema e qytetit tė Shkodrės. Statutet pėrmbajnė 268 krerė (nene) origjinale dhe 11 krerrė (nene) shtesė. Tė 268 krerėt i pėrkasin dhjetėvjeēarėve tė parė tė treqindės, kurse 11 krerėt (nenet janė shtesa tė viteve 1392-1479).
Nė krerėt e parė flitet pėr qytetarinė, pėr apustujt e shenjtorėt, pastaj vijnė krerėt me radhė pėr ndėrtimin e shtėpive, pėr punėt bujqėsore, pėr punėt artizanale, pėr peshėmajtjet, pėr zgjedhjet e funksionarėve, pėr marrėdhėniet midis komunės dhe klerit, pėr pozitėn e gruas qė gėzon disa privilegje, ndryshe nga Kanuni i Lekė Dukagjinit, pėr gjykimet (procedura penale) dhe nė pjesėn e fundit pėr normat e sė drejtės penale, qė pėrbėn objektin e kėtij shkrimi.
Gjuha e pėrdorur nė statute, sipas Giovan Batista Pelegrinit ėshtė e qartė, veneto-veneciane, por pėrmban edhe pak shprehje orientale. Statutet janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Pėllumb Xhufi.

I. Normat penale tė pjesės sė pėrgjithshme
Nė statute normat me karakter penal tė pjesės sė pėrgjithshme nuk janė tė vendosura nė njė sistem mė vete, por ato mund tė konstatohen nėpėrmjet analizės sė normave penale tė pjesės sė posaēme.
Nga ky rregull i pėrgjithsėm bėjnė pėrjashtim disa nocione, si ai i mosnjohjes sė normave statutore, i preēedentit gjyqėsor, i dėnimit, pėr tė cilėt ka norma tė veēanta.
Kėshtu, instituti i mosnjohjes sė normave statutore parashikohet shprehimisht si vijon:
"Nėse njė qytetar, apo njė i huaj kėrkon tė justifikohet duke thėnė se nuk i njeh dispozitat e statutit, justifikimi tė mos merret parasysh dhe personi nė fjalė tė shlyejė dėnimin sipas fajit"(kreu5)
Nė kėtė dispozitė penale shprehet parimi i mosnjohjes sė ligjit qė dėnon veprėn penale, nuk bėn shkak pėr pėrjashtim nga pėrgjegjėsia penale. Ky parim pranohet edhe nė Kodet penale bashkėkohore, pėrfshirė atė tė Republikės sė Shqipėrisė. (neni 4)
Nė Statute parashikohet edhe zgjidhja e rasteve juridike tė paparashikuara nė statut:
"Nėse gjykatėsit ballafaqohen me njė rast qė nuk parashikohet nė Statutet e qytetit, ata s'duhet tė dalin me njė vendim pa pasur nė kėtė mbėshtetjen e tre ose katėr fisnikėve tė qytetit. Pas dhėnies sė vendimit nga gjykatėsit, kėta tre ose katėr fisnikė duhet ta hedhin atė nė statutet e qytetit, nė mėnyrė qė, nėse paraqitet nevoja tė gjykohet e njėjta ēėshtje, tė pasqyrohet normalisht mbi bazė tė statuteve". (kreu 268)
Siē del kėtu njihet precedenti gjyqėsor, me kusht qė tė sanksionohet nė statutet e qytetit, sepse kėshtu mėnjanohet zbatimi i analogjisė, por i jepet pėrparėsi respektimit tė parimit tė ligjshmėrisė, tė sanksionuar nė statutet e qytetit.
Ndonėse mungojnė dispozitat e veēanta pėr institutet e tjerė tė pjesės sė pėrgjithshme, ato shprehen nėpėrmjet analizės sė dispozitave tė pjesės sė posaēme.
Kėshtu bėhet dallimi i veprave penale sipas objektit tė tyre, duke njohur objekte tė pėrgjithshėm si psh. jeta e ēdo njeriu nė vrasje dhe objekte qė mbrohen nė mėnyrė tė posaēme si shėndeti dhe dinjiteti i kontit, i gjykatėsve e zyrtarėve tė tjerė.
Nga ana objektive dallohen veprat penale qė kryhen me veprime aktive si vrasja, goditja etj. ose ato qė dallohen nga mjeti i pėrdorur si goditja me shpatė, me shkop, me hekur etj.
Subjekti ėshtė i pėrgjithshėm pėr veprat penale, por edhe i posaēėm, si gjykatėsi, avokati, noteri etj. Pėr moshėn nuk thuhet shprehimisht por nga dispozitat e tjera civile pranohet 14 vjeē. As pėr papėrgjegjshmėrinė nuk bėhet fjalė.
Nga ana subjektive flitet pėr qėllimin si element i domosdoshėm i falsifikimit etj.
Nga pėrmbajtja e disa krerėve (neneve) psh. 221 e 222 rezulton se njihen edhe bashkėpunėtorėt nė rolin e nxitėsit apo tė ekzekutorit nė kryerjen e veprės penale tė vjedhjes. Veē kėsaj nė kreun 223 flitet edhe pėr pėrkrahjen ose ndihmėn qė i jepet hajdutit.
Pėr dėnimin parashikohet vetėm se : "Askush nuk mund tė dėnohet pa patur dėgjuar dy ose tre dėshmitarė" (kreu 125). Nė kėtė dispozitė nuk jepet pėrkufizimi i dėnimit, qėllimet dhe as llojet e tij, por i jepet rėndėsi anės procedurale, qė kushtėzohet nga dėgjimi i dy apo tre dėshmitarėve.
Llojet e dėnimit dalin vetėm nga analiza e dispozitave penale tė pjesės sė posaēme, e konkretisht Statutet njohin kėto lloje dėnimesh:
1. Me gjobė, si lloji mė kryesor i dėnimeve dhe mė i pėrhapuri, thuajse pėr tė gjitha veprat penale;
2. ndalimi pėr tė marrė ofiqe nė komunė;
3. dėbimi i pėrkohshėm ose i pėrhershėm;
4. mbyllja nė shtėpi dhe mbyllja e urazbės (taksės sė gjakut);
5. zhdėmtimi ose kthimi i gjėsė sė vjedhur;
6. kthimi i pasurisė sė fajtorit nė pronė publike;
7. prerja e kokės (dėnimi me vdekje);
8. damkosja dhe shėtitja nėpėr krahinė duke e rrahur me kamzhik.
9.burgimi
Statutet, duke ndjekur traditėn tradicionale tė malėsorėve, parashikojnė dėnimin me burgim, vetėm nė ndonjė kre - shtesė e vitit 1461 ndonėse flitet pėr obligimet e tė burgosurit (kreu 188).
Si pėrfundim mund tė nxirret se nga figurat e veprave penale dalin edhe institutet e pjesės sė pėrgjithsme tė sė drejtės penale, janė tė shkrira nė njė tė vetme.
Kėtu qėndron veēoria e parė kryesore e dispozitave me karakter penal tė statuteve.
Veēoria tjetėr kryesore ėshtė se normat penale janė tė pleksura organikisht me normat procedurale penale, sepse nė tė flitet pėr domosdoshmėrinė e tė provuarit tė kėsaj ose asaj vepre penale, ndryshe nuk dėnohet.
Veēoria e tretė ėshtė se, pas pushtimit tė Shkodrės nga Venediku (1396), nė Statutet u bėnė shtesa e ndryshime tė mgjashme me ato tė qyteteve-shtete si Venediku, Milano, Ankona etj.

II.Norma penale tė pjesės sė posaēme
Sistemi i normave tė pjesės sė posaēme ėshtė i ndėrtuar sipas llojeve tė veprave penale, por ky rregullim nuk respektohet kurdoherė, sepse ka mjaft norma penale tė shpėrndara nėpėr krerė tė ndryshėm.
Llojet e veprave penale tė sistemuara sipas objektit, janė vendosur si vijon:

I. Vepra penale kundėr pasurisė (vjedhjet, grabitja, plaēktija, djegiet)
II. Vepra penale kundėr personit (vrasja, plagosjet)
III. Goditjet. Rrahja
IV. Pabesia
V. Falsifikimi (magjia)
VI. Vepra penale kundėr moralit
VII. Vepra penale kundėr nderit e dinjitetit tė personit
VIII. Dėmtimet
IX. Vepra penale kundėr drejtėsisė
X. Vepra penale tė ndryshme




I.Veprat penale kundėr pasurisė

1.Vjedhja
Nė plan tė parė statutet vėnė nė mbrojtje pronėn private, pasurinė.

1."Nėse njė burrė i vjedh dikujt nė qytet ose jashtė qytetit dhe nėse vjedhja provohet, dėnohet me 12 hyperperė sklavonie gjobė, gjashtė pėr kontin dhe 6 pėr zotuesin e gjėsė sė vjedhur. Pėrveē kėsaj, gjėja e vjedhur i kthehet tė zotit. Pas kėsaj, vjedhėsi as mund tė gjykohet e as tė shppallet nė kėrkim". (kreu 203)
Kjo normė dallohet nga norma pėrkatėse e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, vetėm pėrsa i pėrket kthimit tė gjėsė sė vjedhur, e cila sipas kanunit kthehet dy pėr njė, veē gjobės qė ėshtė e pėrbashkėt, por gjysma pėr kontin e gjysma pėr tė zotin, kurse kanuni nuk e parashikon kontin.
2.Vjedhjet ditėn
Nė kreun 208 parashikohen vjedhjet e bėra gjatė ditės: "Kur dikush vjedh diēka nė shtėpinė e huaj gjatė ditės dhe njė gjė e tillė provohet, ai dėnohet me tetė hyperperė sklavonie, gjysma pėr kontin dhe gjysma pėr paditėsin. Kėtij tė fundit i shlyen dhe dėmin. Nėse vjedhjen e gjėsė sė huaj e kryen nė shtėpinė e vet gjoba ėshtė dyfish".
3.Vjedhja e bėrė natėn
Mė tutje parashikohet vjedhja e bėrė natėn: "Nėse dikush vjedh shtėpinė e huaj gjatė natės dhe ko gjė provohet, dėnohet me katėr hyperperė gjobė, gjysma pėr kontin dhe gjysma pėr tė dėmtuarin, tė cilit i shlyhet edhe dėmi". (kreu 209)
Siē del bėhet dallimi i vjedhjes sė pasurisė sė kryer ditėn dhe natėn, duke e konsideruar tė cilėsuar atė qė kryhet nė shtėpi ditėn.
4.Vjedhja e pasurisė sė komunės
Nė dispozitė tė posaēme mbrohet pasuria e komunės: "Nėse provohet se dikush i ka vjedhur diēka komunės, ai dėnohet me 25 hyperperė sklavonie, me shlyerjen e dėmit dhe me ndalimin qė mund tė marrė ndonjė ofiq nė komunė". (kreu 211)

Mė tutje nė statute flitet pėr disa lloje vjedhjesh tė veēanta:
5.Vjedhja nė thertore
"Nėse provohet se dikush vjedh diēka nė thertore ose fsheh ndonjė kafshė pėr tė mos paguar doganė, tė gjobitet me dy hyperperė dhe t'i merret kafsha". (kreu 212)
Siē shihet, kėtu pleksen dy figura, ajo e vjedhjes nė thertore dhe e fshehjes sė kafshės pėr tė mos paguar doganė, qė, pėr efekt tė pėrgjegjėsisė penale e tė dėnimit barazohen. Vjedhja nė thertore cilėsohet sipas vendit ku kryhet vjedhja.

6.Pėrsėritja nė vjedhje
"Nėse dikush kapet pėr herė tė dytė nė vjedhje, tė gjitha akuzat qė drejtohen ndaj tij nga ēdo qytetar yni duhet tė besohen pa qenė nevoja tė mbėshteten nė prova dhe autori i vjedhjes duhet tė kthejė sendet e vjedhura ose vlerėn e tyre, qoftė edhe duke shitur pasurinė e vet dhe pas kėtaj tė dėbohet". (kreu 213)
Kjo dispozitė ka dy veēori: a.plekset me procedurėn e tė provuarit dhe b.dėnimi ėshtė jo me gjobė por me dėbim, sepse recidivist i pėrsėrituri pranohet si rrethanė cilėsuese e veprės penale dhe dėnohet me dėbim.
7.Vjedhja e kaut ose e gomarit
"Nėse provohet se dikush ka vjedhur njė ka ose njė gomar, tė gjobitet me 25 hyperperė sklavonie qė ndahen pėrgjysėm me kontin dhe paditėsin. Pėrveē kėsaj tė kthejė kaun ose gomarin sidhe tė zhdėmtojė pėr dėmin qė ka pėsuar pronari nga mospėrdorimi i tyre nga dita kur u vodhėn. Nėse i dėmtuari nuk ishte nė gjendje tė paraqesė prova tė betohet para gjykatėsve se thotė tė vėrtetėn bashkė me gjashtė burra tė tjerė". (kreu 214)
Nė kėtė dispozitė vėrehet se mbrohen nė mėnyrė tė posaēme dy objekte materiale tė vjedhjes kau dhe gomari, si kafshė tė domosdoshme pėr jetesėn e njerėzve, prandaj parashikohen edhe dėnime tė rėnda.
Veē asaj, nga ana proceduriale penale del se barra e provės bie mbi tė akuzuarin, i cili pėr t'u liruar prej saj mund tė betohet me porotė bashkė me 6 burra tė tjerė. Siē shihet beja me porotė ėshtė e njėjtė si nė kanunet shqiptare.
8.Vjedhja e piketave ndarėse tė parcelave
Njė lloj i veēantė i vjedhjes, i parashikuar nga statutet ėshtė:
"Nėse dikush ka vjedhur piketa ose shtylla qė pėrdoren pėr mbjelljen e hardhive, ky dėnohet me 8 hyperperė sklavonie, gjysma pėr kontin dhe gjysma tjetėr pėr paditėsin. Veē kėsaj paguan edhe dėmin. Nėse njė gjė e tillė nuk mund tė provohet, t'i zihet besė betimit tė 6 burrave dhe hajdutit". (kreu 215)
Nga pėrmbajtja e dispozitės rezulton se kemi tė bėjmė me objekte materiale tė veēanta, sidhe me anėn proceduriale tė tė provuarit me anė tė besė me porotė 6 burrave dhe vetė i akuzuari pėr vjedhje.
9.Vjedhja e punishtes dhe e veglave
Nė kreun 216 thuhet se: "Nėse provohet me fakte se njė person ka vjedhur punishten dhe veglat e njė zejtari qė prodhon parmenda, fajtori dėnohet me 4 hyperperė sklavonie, prej tė cilėve gjysmėn e merr konti dhe gjysmėn paditėsi. Fajtori paguan edhe dėmin". (kreu 216)

10.Vjedhja e hostenit
"Nėse dikujt i provohet se ka vjedhur njė hosten, personi nė fjalė detyrohet tė paguajė dėmin dhe 2 hyperperė". (kreu 217)
11.Vjedhja e zgjedhės
"Nėse provohet se njė person ka vjedhur njė zgjedhė qesh, tė gjobohet me dy hyperperė, qė ndahen midis kontit dhe tė dėmtuarit". (kreu 218)
12.Vjedhja e rrushit, drithit, lakrave dhe prodhimeve tė tjera
"Kur provohet se dikush ka vjedhur rrush, drith, lakra, kunguj, tranguj, qershi, fiq, kumbulla e ēdo peme tjetėr, tė paguajė dy hyperperė nėse vjedhjen e ka bėrė natėn. Gjysma e kėsaj sasie i shkon kontit dhe gjysma tė dėmtuarit, tė cilit i paguhet edhe dėmi". (kreu 219)
Analiza e krerėve 216-219, tregon se vihen nė mbrojtje tė veēantė ato objekte qė kanė tė bėjnė me bujqėsinė e prodhimet bujqėsore. Siē shihet, kėto janė vjedhje relativisht tė lehta, se dėnohen mė pak. Veē asaj nė kreun e fundit (219), ka edhe njė veēori dalluese, sepse masa e dėnimit pėrcaktohet nga rrethanat e kohės, nėse ishte kryer natėn dėnohet me dyfishin, kurse kur kryhet ditėn me njėfishin e gjobės.

Nė statute, dallimi i llojeve tė vjedhjeve bėhet jo vetėm sipas objektit, por edhe sipas subjektit:
13.Vjedhja e kryer nga shėrbyesi ose shėrbyesja
"Kur njė shėrbyes ose shėrbyese ose fėmijėt e tyre vjedhin gjėsendi nė shtėpinė e tė zotit ose diku gjetkė dhe kur vjedhja provohet, vjedhėsi tė paguajė dy hyperperė dhe tė kthejė sendin e vjedhur". (kreu 220).
Kjo figurė e veprės penale ka si veēori kryesore subjektin e saj tė posaēėm - shėrbyesin ose shėrbyesen.
14.Nxitja e shėrbyesit ose shėrbyeses
"Nėse dikush nxit njė shėrbėtor ose njė shėrbėtore apo fėmijėt e tyre dhe i kėshillon tė ikin nga padroni i tyre, pasi tė faktohet, tė dėnohet me tetė hyperperė sidhe me zhdėmtimin pėr kėt ikje tė shėrbėtorit ose tė shėrbėtores. Gjysma e kėsaj gjobe i shkon tė zotit tė shėrbėtorit ose tė shėrbėtores. Nėse bashkė me ikjen kėta marrin diēka nė shtėpinė e padronit ose padrones, kėta tė fundit e marrin pa diskutim gjėnė e tyre". (kreu 221)
Nė kėtė dispozitė bie nė sy se pėr herė tė parė parashikohet roli dhe pėrgjegjėsia e nxitėsit, qė me kėshillat e tij bėri tė largohet shėrbėtori ose shėrbėtorja nga padroni.
15.Vjedhja e qytetarit tė lirė sė bashku me shėrbėtorin
"Kur njė person i lirė kryen njė vjedhje sė bashku me njė shėrbėtor, vjedhjen e paguan i pari, bashkė me njė gjobė prej dy hyperperėsh, nėse vjedhja ėshtė bėrė ditėn dhe katėr hyperperė nėse vjedhja ėshtė bėrė natėn. Kėtė gjobė prej dy hyperperėsh duhet ta paguajnė edhe persona tė tjerė tė lirė qė pėrfshihen nė vjedhjen e organizuar me shėrbėtorėt". (kreu 222)
Prej kėsaj dispozite kuptohen tre rrethana kryesore: 1.Pėrgjegjėsi penale ka vetėm qytetari i lirė, kurse bashkėpunėtori i tij, shėrbėtori nuk pėrgjigjet penalisht 2.pėr herė tė parė pėrmendet nocioni i vjedhjes sė organizuar dhe 3.masa.
16.Shpėrthimi i shtėpisė sė huaj
"Nėse dikush, pa mandatin e gjykatėsve, hyn nė shtėpinė e huaj me dhunė, ditėn ose natėn, nėse i provohet, detyrohet tė paguajė tetė hyperperė sklavonie gjobė sidhe gjithė dėmin. Gjysma e gjobės i takon kontit dhe gjysma tjetėr paditėsit". (kreu 207)
Figura e veprės penale hyn nė kategorinė e vjedhjeve tė pasurisė sė tjetrit, veēse kjo ka si element tė veēantė anėn objektive - mėnyrėn e kryerjes sė vjedhjes me anė tė shpėrthimit me dhunė tė shtėpisė.
Dallimi tjetėr nga vjedhjet e tjera bėhet edhe nė kohėn e kryerjes sė shpėrthimit tė shtėpisė ditėn ose natėn, kurse vjedhjet e tjera dallohen nė vjedhje qė kryhen ditėn dhe vjedhje qė kryhen natėn pėr efekte tė dėnimit. Kuptohet se kjo figurė e veprės penale kryhet vetėm me dashje direkte dhe me qėllim tė pėrvetėsimit.
17.Fshehja (pėrkrahja) e hajdutit (vjedhėsit)
"Fshatrat ose katundet qė ndodhen rrotull qytetit tė Shkodrės nuk duhet tė mbajnė brenda tyre vjedhės, qė mund tė jenė zėnė njė herė ose dy herė nė faj. Nėse veprohet ndryshe, fshati ose katundi nė fjalė duhet tė paguajė 25 hyperperė, gjysmėn e sasisė kontit dhe gjysmėn komunės. Pėrveē kėsaj, fshati duhet tė paguajė tė gjitha vjedhjet qė kanė mbetur pa u verifikuar (provuar). Si provė vjen pikėrisht fakti qė fshati kėmbėngul tė mbajė nė gjirin e tij vjedhėsin nė fjalė" (kreu 223)
Ndryshe nga dispozitat e mėparshme qė parashikojnė pėrgjegjėsinė penale pėr subjekte fizike, nė dispozitėn e sipėrme parashikohet pėrgjegjėsia kolektive e fshatit pėr strehimin (fshehjen- pėrkrahjen pas kryerjes sė veprės penale) e vjedhėsit. Nga ana procedurale penale vlerėsohet si provė fajėsia e fakti qė fshati kėmbėngul tė fshehė vjedhėsin.
18.Proēeset pėr vjedhje
"Nėse dikush gjykohet se ka vjedhur, gjėja e vjedhur i kthehet personit tė dėmtuar. Vjedhėsi duhet t'i japė kontit vlerėn e gjėsė sė vjedhur, si parashikohet nė kreun qė bėn fjalė pėr vjedhjet". (kreu 259)
Kjo ėshtė dispozitė e pėrzier penale e procedurale dhe ka lidhje me figurat e veprave penale tė paraqitura mė lart.


19.Prerja e drurėve
"Nėse provohet me dėshmi tė sigurta se dikush ka prerė ose djegur qėllimisht ullirin e huaj, fajtori dėnohet me 50 hyperperė sklavonie, qė ndahen pėrgjysėm mes kontit dhe atij qė e ka pėsuar dėmin. Nėse nuk arrihet tė provohet, i dėmtuari bėn betimin bashkė me gjashtė dėshmitarė. Nėse dikush shihet duke prerė vreshtėn e tjetrit, paguan tė njėjtėn gjobė sidhe dėmin. Pėr prerjen e ēdo druri tjetėr frutor, keqbėrėsi i paguan 2 hyperperė kontit dhe pronarit sidhe shlyen dėmin" (kreu 42)
Me kėtė dispozitė penale vihet nė mbrojtje tė posaēme ulliri, sidhe vreshta osse ēdo peme tjetėr frutore, por veēanėrisht prerja e ullirit paraqet rrezikshmėri tė madhe shoqėrore dhe dėnohet rėndė me 50 hyperperė, dmth. mė shumė se vrasja e njeriut.
20.Djegia e trungjeve ose e duajve tė kashtės
"Kur dikush u vė zjarrin trungjeve, duajve tė kashtės ose arave dhe zjarri merr dhenė pėrtej arave tė tij dhe ai nuk thėrret pėr ndihmė, por ia mbath, ai dėnohet me pesė hyperperė gjobė dhe shlyerjen e dėmit. Gjoba ndahet pėrgjysėm midis kontit dhe tė dėmtuarit. Nėse provohet se ka thirrur pėr ndihmė, do tė paguajė vetėm dėmin, jo gjobėn". (kreu 204)
Figura e veprės penale ka tė bėjė me dėmtimin me dashje tė pasurisė, kryesisht tė pyjeve dhe tė prodhimeve bujqėsore. Element kryesor i figurės sė veprės penale ėshtė vėnia e zjarrit me dhunė, ēka nėnkupton dashjen.
Element tjetėr i rėndėsishėm pėr figurėn e veprės penale ėshtė qė personi i cili vė zjarrin (subjekti) tė mos ketė kėrkuar ndihmė pėr shuarjen e tij.

21.Djegija e tė lashtave.
"Nėse provohet se dikush i ka vėnė zjarrin qėllimisht drithit, ullishtave, mullinjve, shtėpive prej druri ose prej kashte, dėnimi ėshtė 25 hyperperė sklavonie gjobė dhe shlyerje e plotė e dėmit. Gjoba ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis Kontit dhe tė dėmtuarit. Nėse ky nuk ėshtė nė gjendje tė japė prova, tė betohet bashkė me gjashtė fqinj tė tij pėrpara gjykatėsve (kreu 205).
Nė kėtė figurė tė veprės penale del nė plan tė parė qė djegija e tė lashtave tė bėhet qėllimisht, dmth me dashje direkte dhe me qėllim pėr ta dėmtuar pronarin e ullishtave, tė lashtave etj.

22.Sendet e gjetura.
"Nėse ndokush gjen njė gjė tė huaj dhe nuk i a kallzon atė gjykatėsve, ose nuk njofton nėpėrmjet semecit ose vatakut, nė rast se kapet duhet tė trajtohet sikur e ka vjedhur sendin nė fjalė dhe do tė gjykohet si vjedhės, kurse sendi i kthehet tė zotit"(kreu 158).
Si veēori e kėsaj figure tė veprės penale ėshtė se personi, i cili gjen njė send tė huaj dhe nuk e njofton baraxohet me vjedhėsin e sendit nė fjalė dhe gjykohet si i tillė.


II.Veprat penale kundėr personit
1.Vrasja.
Statutet, krahas mbrojtjes juridike penale tė pasurisė, njė vend tė veēantė i kushtojmė mbrojtjes juridike penale tė jetės sė njeriut. Kjo pasqyrohet nė dispozitat qė parashikojnė vrasjen.
Nėse provohet se njė person ka vrarė njė burrė ose njė grua, tė dėnohet me pesė hyperperė sklavonie, qė duhet tė ndahen midis Kontit dhe njeriut mė tė afėrt tė tė vrarit. Pasi tė ketė paguar, tė mbyllet nė shtėpi dhe tė shlyejė urazbėn (taksėn e gjakut). Nėse nuk paguan dot, ēėshtja i pėrcillet gjykimit tė mbretit".(kreu 224).
Me sa del kėtu nuk bėhet dallim. Vrasja me dashje, nga pakujdesia dhe pranohet parimi i compositios, i shpėrblimit tė gjakut (urazba-taksa e gjakut) tipike pėr vrasjen pėr gjakmarrje.
2.Akuzat pėr vrasje.
Bashkė me dispozitėn penale parashikohet edhe njė dispozitė procedurale penale pėr akuzat pėr vrasje."Kur ndaj njė njeriu, tė akuzuar pėr vrasje nuk mund tė sillen prova, i akuzuari duhet tė betohet bashkė me 12 burra tė tjerė, ndėrsa pėr gjysmė gjaku me gjashtė burra.ndėr kėta qė betohen bashkė me tė mund tė jenė kushėrinjtė, krushqit ose miqtė e tij, tė cilėt bėjnė be qė i afėrmi i tyre ėshtė akuzuar pa tė drejtė dhe duhet tė lirohet. Kreu qė trajton kėtė ēėshtje duhet tė tė pėrfshihet nė kreun sllav qė ėshtėe futur nė statutet nga mbreti.(kreu 225).
Nė kėtė dispozitė pranohet beja me porote, ashtu sikurse nė Kanun, me ndryshim se kėtu kėrkohet porota me 12 burra, kurse Kanuni me 24 burra.
3.Pagimi i urazbės ose gjakmarrjes.
"Asnjė burri nuk i lejohet tė marrė diēka nga paja e sė shoqes pėr tė paguar njė gjakmarrje, ose urazbė. Komuna duhet ti dalė nė mbrojtje gruas, ndėrsa burri qė e kryen njė marri tė tillė tė paguajė atė nga xhepi i vet. Nėse nuk ėshtė nė gjendje ta bėje kėtė, gruaja ka tė drejtė tė ushtrojė autoritetin e vet mbi tė. (Kreu 266).
Kjo dispozitė bėn fjalė pėr pagimin e taksės (shpėrblimit) tė gjakut, dmth tė gjakmarrjes, ėshtė vėnė nėn ndikimin e zakonit tradicional tė shpėrblimit tė gjakut tė pranuar nga malėsorėt dhe tė sanksionuara edhe me tė drejtėn zakonore tė shqiptarėve (kanunet) mė vonė.
Nė dispozitė nuk pėrmendet sasia e taksės (urazbės) qė paguhet pėr gjakmarrje, por kjo me sa duhet i ėshtė lėnė traditės sė malėsorėve.
Gjithashtu vėrehet se urazba apo taksa e gjakut nuk mund tė merret nga burri prej pajės sė gruas, duke vėnė nė mbrojtje tė posaēme tė drejtat pasurore tė bashkėshortes-gruas.

II.Plagosjet
Statutet mbrojnė edhe shėndetin e personit, duke parashikuar llojet e plagosjeve, sipas vendit ku kryhen, ose sipas shkallės sė dėmtimit qė i shkaktohet shėndetit etj.

1.Goditjet me gurė
"Kur ka prova se dikush ka gositur njė person tjetėr me gurė, fajtori paguan dy hyperperė gjobė, gjysmėn pėr tė plagosurin, gjysmėn pėr kontin. Veē kėsaj tė paguajė edhe mjekun sidhe ditėt e humbura. Nėse i ka thyer ndonjė kockė me gurė ose me bastun, tė paguajė tetė hyperperė. Kėtu pėrfshihen tė gjitha llojet e dėmtimit, pėr tė cilat njeriu shtrėngohet tė zėrė shtratin". (kreu 240)
Nė kėtė dispozitė jepet mė qartė nocioni i plagosjes, e cila lidhet me thyerjen e gjymtyrėve ose me mjekimin nė shtrat.
2.Plagosjet e shkaktuara gjatė lojės
"Nėse njė person plagos dikė duke luajtur, nuk detyrohet tė paguajė gjė. Por nėse provohet se dėmtimin e ka bėrė me qėllim, tė paguajė sipas shkallės sė dėmtimit". (kreu 241)
Ka rėndėsi tė mbahet parasysh fakti se pėrherė tė parė nė dispozitė flitet pėr plagosje tė kryer me qėllim, dmth. vlerėsohet ana subjektive si element pėrcaktues i pėrgjegjėsisė penale pėr plagosjen gjatė lojės. Kriteri tjetėr kryesor ėshtė shkalla e dėmtimit qė pėrcakton sasinė e shpėrblimit.
3.Plagosjet e rėnda
"Nėse provohet se njė person i ka shkaktuar dikujt plagė tė shumta, tė dėnohet me pesė hyperperė pėr ēdo plagė dhe gjysma t'i shkojė kontit, kurse gjysma tjetėr tė plagosurit". (kreu 243)
Element kryesor qė pėrcakton plagosjet e rėnda ėshtė vetėm njė kur janė shkaktuar plagė tė shumta, pavarėsisht nga karakteri ityre ose pasojat qė kanė ardhė.
4.Plagosjet nė qytet
"Nėse dikush plagos njė person natėn, nė njė rrugė publike tė qytetit ose nė shesh, dėnohet me 12 grosh dhe jo me sanksione tė tjera, si nė rastet e mėsipėrme". (kreu 244)
Dispozita flet posaēėrisht pėr plagosjet nė qytet ose nė shesh tė kryera natėn, kurse pėr ditėn nuk sjell pėrgjegjėsi penale.
Dėnimi nė rastin e sipėrm ėshtė relativisht i lehtė 12 grosh.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes