Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Mirela Milori
“Nėse njė ditė do tė trokasėsh nė portėn time”... Askujt prej shqipėtarėve qė shikonin, rreth 15 vjet mė parė, filmin italian me kėtė titull, nė televizionin e vetėm shtetėror, nuk i shkonte ndėr mend se gjatė 13 viteve tė tranzicionit, me qindra familje shqiptare do vuanini fatin e vajzės sė trafikuar apo tė ikur rrugėve tė Europės si prostitutė; askujt nuk i besohej se me qindra prindėr do tė pėshpėrisnin me vehte, tek luteshin pėr fatin e vajzave tė humbura s’dihet se ku: ”Nėse njė ditė do tė vijė prapė nė shtėpi…!!!?”


Dėshmi…

ANA
Isha 16 vjec, po ecja diku pranė parkut Rinia, njė makinė frenoi fort pranė meje dhe nuk mbaj mend se si pėrfundova brenda saj. Mė pas, di qė jam zgjuar nė Vlore e, mė tej, mb ēuan jashtė. Kalova 2 vitet mė tė errėta tė jetės sime, duke u detyruar tė prostituoj pėr dikė qė mė shfrytėzonte dhe qė mė shiti disa herė pėr tė fituar para.

MIRA
Jemi shumė tė varfėr nė shtėpi. Nėna ime ėshtė e ndarė, dhe e martuar pėrsėri. Jetoja me njerkun. Isha 15 vjeē, kur u njoha me njė djalė tė fshatit tim. Ai mė premtoi martesė, erdhi nė shtėpi dhe mė kėrkoi pėr nuse. Nėna dhe njerku e dhanė menjėherė pėlqimin por dhe unė e desha. Doja tė largohesha nga varfėria. Mė ēoi nė Itali dhe me nxorri nė rrugė. E pranova atė punė se e desha atė dhe se doja tė fitoja ndonjė lek, por ai s’mė jepte asgjė dhe kur fillova tė kėrkoja para, ai mė rrihte.

KLARA
Nėna mė ka vdekur qė e vogėl. Babai pinte dhe me rrihte vazhdimisht, madje kam ende shenja tė dhunės se tij ne trup.Ika me tė parin qė mė kėrkoi. Mbasi punova si prostitutė nė Itali pėr disa kohė, ai mė shiti te njė tjetėr dhe pėrfundova nė Kosovė. Mbas muajsh pune nėpėr lokale, tutori im i ri mė mbylli nė njė shtėpi mbasi tentova tė largohem. Kam provuar dhunė tė paimagjinueshme( tregon shenjat e te ēarave tė thikės dhe tė cigareve tė fikura nėpėr trup).

Historitė janė tė ndryshme, fati ėshtė i njėjtė. Varfėria, mungesa e shkollimit, krizat familjare, apo thjeshtė etja pėr fitim, mund tė jetė shtysa e parė drejt trafikimit pėr kontigjentin e vajzave- viktima tė trafikut. Nuk ėshtė mė gjė e re pėr opinionin tonė, njė fenomen i tillė. Shumkush nxiton tė jap statistikat dhe shifrat pėr vajzat apo gratė shqiptare qė prostituojnė nėpėr rrugėt e Europės, duke harruar qė, mė e rėndėsishme pėr kėto vajza viktima, ėshtė jeta e tyre mbas kthimit…

Mė pas…

ANA
Mė pėlqen tė lexoj, do tė doja shumė tė vazhdoja shkollėn e lartė dhe tė bėhesha dikush qė kur tė krijoj familje( nėse do tė mundem ndonjėherė) tė jem si gjithė tė tjerėt.

MIRA
Dua tė mėsoj zanat, tė bėhem rrobaqepėse dhe stiliste. Kėshtu do ndihmoj dhe familjen time.

KLARA
Nga dhuna jam e sėmurė, do tė doja tė shėrohesha, njėherė tė marr vehten e mė pas… kismet..!

REALITET …

Prej disa vjetėsh nė Tiranė dhe nė Vlorė janė ndėrtuar disa strehėza tė cilat merren me rehabilitimin e vajzave tė trafikuara, strehėza tė mbėshtetura nga shoqata joqeveritare. Qė nga shkurti i vitit 2002 deri nė shtator tė vitit 2003, janė ndihmuar dhe sistemuar 116 vajza shqiptare tė cilat kanė marrė pjesė nė programe shkollimi dhe punėsimi. 60 % e tyre janė pėrfshirė nė kurse trajnimi, 50 % janė sistemuar nė punė, ndėrsa 5% u ėshtė dhėnė mundėsia e shkollimit. Shumica e vajzave shqipėtare i pėrkasin grup-moshės 14 deri 20 vjeē, nga tė cilat 34 % janė tė mitura, 14 deri nė 18 vjec.
Njė prej vendeve jo vetėm furnizues, por dhe tranzit i trafikut tė qėnieve njerėzor, Shqipėria, ėshtė kthyer shpesh herė nė trampolinė pėr trafikantėt tė cilėt kanė kaluar drejt Europės Perėndimore mijra vajza tė huaja, kryesisht nga lindja. Vetėm nė Tiranė, gjatė vitit 2000 kanė mundur tė shpėtojnė nga rrjeti i trafikimit dhe janė sistemuar nėpėr strehėza 125 vajza viktima. Viti 2001 shėnon 77 raste, nė vitin 2002 janė sistemuar 29, ndėrsa nė vitin 2003, 86 vajza kanė marrė asistencėn e duhur. Mbasi kalojnė periudhėn e rehabilitimi nė strehėz, tė gjitha vajzat e huaja kthehen nėpėr vendet e tyre.
46 % e vajzave tė asistuara nė strehėza janė rekrutuar nga trafikantėt duke iu premtuar martesė, 28 % e rasteve janė grabitur me dhunė, 19 % e vajzave iu ėshtė premtuar punėsim, ndėrsa 6 % iu ėshtė premtuar bashkim me familjen. Historia e Mirės ėshtė mė e shpeshta, martesat me premtimin e jetės dhe ėndrrave pėtej detit, shprishen trotuareve dhe rrugėve tė kontinteti plakė.

SHTETI…

Qė nė momentin kur vajza e trafikuar kontakton me policinė, ajo ėshtė nė mbrojtjen e shtetit. Megjithėse policia i ndihmon me asistencė , shpesh kėto vjaza janė pėrsėri nė shėnjestėr tė trafikantėve tė cilėt, edhe pse denoncohen, jo gjithmonė marrin dėnimin qė parashikon ligji. Problemi ngec nė prokurori dhe gjykatė, ku jo rrallė ndodh qė dėshmitė apo provat janė tė pamjaftueshme dhe ēėshtaj mbyllet. Ky ėshtė momenti mė i rrezikshėm pėr vajzėn qė guxoi “t’i hapė” probleme tutorit tė dikurshėm . Ndaj ruajta e viktimave tė trafikut nėpėr strehėza, dhe ndryshimi i identitetit ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi pėr to. Me 14 Korrik 2003, gjithė opinioni publik u njoh me dėshminė e vajzes trembėdhjetėvjeēare nga Mirdita , Albana Prenga, e cila zbriste nga zonat mė tė thella, bashkė me tė atin, Zef Prengėn, pėr tė denoncuar publikisht jo vetėm trafikantėt, por edhe gjyqtarėt e hetuesit qė bashkėpunuan me ta dhe i liruan. Ajo, ėshtė larguar nga fshati i saj, bashkė me familjen, nė njė qytet tė vogėl nė Shqipėrinė e mesme, por gjithnjė me ankthin e pasigurisė pėr tė nesėrmen e nė pritje tė premtimeve qė iu dhanė nga pėrfaqėsuesit e USAID-it dhe tė Shoqėrisė Civile. Edhe pse vazhdimisht ka pasur dhe ka mbėshtetjen e familjes dhe Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, shpresat i ka vetėm tek Drejtori i USAID, Harry Birnholz, i cili me dashamirėsi dhe vendosmėrinė pėr t’iu gjendur pranė nė ēdo ēast i ka dhėnė edhe njė kartėvizitė qė ajo e mban nė dorė plot besim. Fjala e saj para mediave ishte dėshmia mė e qartė e kėtij realiteti tė dhimbshėm.

FAMILJA…
Ndonėse fenomeni ėshtė bėrė i njohur, pėrgjatė 13 viteve, pėrsėri mentaliteti ėshtė ende i egėr. Familja shqiptare e mbėrthyer nga kriza morale, ekonomike e mbi tė gjitha nga opinioni, shpesh, mbyll dyert pėr vajzėn qė i turpėroi nė sy tė botės.

ANA
Familja ime e pati tė vėshtirė tė mė pranonte, po prindėrit u bindėn qė nuk ishte dėshira ime tė merrja atė rrugė.

MIRA
Mami dhe vėllai i vogėl vijnė e mė takojnė ndonjėherė nė strehėz, fshehtas. Njerku nuk e di qė jam kthyer. Nuk e di sa do tė rrijė nė strehėz, por nuk kthehem mė nė shtėpi sepse po u ktheva atje do tė marr prap rrugėt…

KLARA
Nuk do kthehem mė kurrė tek im atė…

MĖ SHUMĖ SE PRANIMI…
Statistikat tregojnė “fatlumet” tė cilat kanė pasur mundėsi tė kontaktojmė me shoqata joqeveritare, mbasi i kanė shpėtuar kalvarit tė trafikut. Por mė tė shumta janė ato vajza tė cilat mbas kthimit nė Rinas apo Durrės, janė pėrpara dilemės, tė rikthehen atje ku ishin apo tė marrin rrugėn drejt shtėpisė, me pikėpyetjen e madhe; “ A do m’a hapin derėn?..”
Janė qindra qė kthehen pasi kanė “punuar” diku nė Itali, Greqi, Belgjikė apo gjetkė, pranė shtėpisė, ku i pret nėna apo babai i turpėruar, dhe lusin vetėm njė gjė; Tani qė do trokas pėrsėri nė portėn e tyre, do Zoti ma hapin…!!!

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes