Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Komiteti i Pajtimit Mbarkombėtar
Committee of Nationwide Reconciliation


REZOLUTĖ
PĖR NDALIMIN E DHUNĖS NDAJ GRUAS DHE BARAZINĖ GJINORE
NĖ VENDIMMARRJE
DALĖ NGA
KONFERENCA KOMBĖTARE
MBI INKURAJIMIN E LĖVIZJES FEMINISTE SHQIPTARE
KUNDĖR DHUNĖS, SHFRYTĖZIMIT DHE SUNDIMIT MASKILIST


Lushnjė mė 23 Nėntor 2002

Konferenca Kombėtare "Mbi Inkurajimin e Lėvizjes Feministe Shqiptare" kundėr dhunės, shfrytėzimit dhe sundimit maskilist, u zhvillua nė Lushnjė, me 23 nėntor 2002. Ajo u organizua nga Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar, me propozim tė 112 grave dhe vajzave, aktiviste tė komitetit tė pajtimit tė komunės sė Fier Sheganit. Morėn pjesė gra e vajza intelektuale nga rrethet e tjera tė vendit, nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ishin prezentė pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar, organizmave ndėrkombėtare, trupit dipllomatik, partive politike, mediave shqiptare dhe tė huaja, organizatave joqeveritare.


KONFERENCA VLERĖSOI

a) -Kontributin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Kėshillit tė Europės dhe Bashkimit Europian pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, veēanėrisht tė grave dhe fėmijėve,

b) -Kontributin e organizatave ndėrkombėtare tė grave dhe pėrvojėn e vendeve europiane pėr sigurimin e balancės gjinore nė vendimmarrje.

c) -Pėrpjekjet e mediave nė Shqipėri pėr mbrojtjen e femrės nga dhuna dhe diskriminimi.

d) -Mbėshtetjen e kėsaj lėvizje nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar, tė cilėt garantuan se do tė jenė aleatė tė sigurtė tė saj, deri nė arritjen e objektivave pėrfundimtare.


KONFERENCA THEKSOI:

Lėvizja Feministe Shqiptare, kundėr dhunės, shfrytėzimit dhe sundimit maskilist, nuk ėshtė "lėvizje tendencioze kundėr seksit mashkull" por lėvizje pėr progres, pėr mbrojtjen e lirisė e tė drejtave themelore tė grave e vajzave shqiptare. Ajo nuk sjell antagonizėm sepse ėshtė themeluar dhe po inkurajohet nga pėrfaqėsues tė tė dyja gjinive. Termi "Lėvizje Feministe" ėshtė pėrdorur pėr tė tėrhequr vėmendjen nė favor tė kėrkesave tė shprehura me nocionet "Barazi Gjinore" dhe "Tė drejta tė barabarta" tė cilat, deri tani, janė konsumuar pa zgjuar interesin e duhur.


KONFERENCA KONSTATOI:

Populli shqiptar ruan mentalitetin patriarkal nė familje dhe traditėn e sundimit tė mashkullit nė shoqėri, gjė qė ka penguar zhvillimin dhe rėnduar jetėn e grave, vajzave dhe tė fėmijėve. Krijimi i njė hapsire shqiptare tė qytetėruar, paqėsore e tė qėndrueshme, do tė jetė i pamundur pa angazhimin e pjesmarrjen e plotė tė grave e vajzave nė vendimmarrje dhe nė tė gjitha fushat jetės.
Dominimi i mashkullit nė politikė dhe shoqėri gjatė viteve tė tranzicionit, ka sjellė dhunė, konfliktualitet dhe ngjarje tragjike, ērganizimin e ē'orientimin e shoqėrisė dhe mungesėn e shtetit ligjor, egon pėr pushtet e pė t'u pasuruar shpejt, korrupsionin dhe krimin e organizuar, trafikun e femrave, minorenėve, armėve dhe drogės, vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje, dhunėn nė familje, rritjen e influencės sė patriarkalizmit e pėrdorimin jashtė kritereve tradicionale tė Kanunit.
Popullsia shqiptare, veēanėrisht e zonave rurale dhe e periferisė sė qyteteve ėshtė nė gjendje tė stresuar nga mungesa e ushqimit, dritave, ujit dhe sigurisė pėr jetėn. Gratė dhe fėmijėt nė kėto zona jetojnė nė kushtet e mjerimit ekstrem. Pjesa mė e madhe e shoqėrisė shqiptare ka humbur besimin tek shteti dhe shpresėn pėr tė ardhmen.
Varfėria dhe krimi i organizuar kanė bėrė qė, mė shumė se 30 000 gra e vajza, tė punojnė si prostituta, 15 000 prej tyre janė nė Itali, mbi 5000 nė Greqi, ndėrsa 10 000 tė tjera , nė vendet e ndryshme tė Europės Perėndimore. 4000 fėmijė janė tregėtuar dhe shfrytėzohen nga tutorėt. 80 % e grave dhe vajzave qė prostituojnė janė nėn diktatin e individėve tė inkriminuar mė parė me vrasjet, trafikimin e drogės dhe armėve. Gjatė vitit 2002 u dhunuan nė mėnyrė tragjike, nga bashkėshortėt, 26 familje. Nga vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje u ėshtė marrė jeta rreth 3000 vetėve, duke u privuar gėzimin dhe lumturine fėmijėve dhe grave qė detyrohen te mbyllen brenda nga frika e hasmit. Nga ky izolim, 712 fėmijė nuk kanė mundur tė vazhdojnė shkollėn. Nga raportet e organizatave joqeveritare nė terren, konfirmohet se rreth 100 mijė shtėpi mbajnė akoma armė, 1300 baballarė kanė ikur jashtė shtetit nga frika e vrasjes dhe familjet nuk e dinė se ku ndodhen.
Popullsia shqiptare ėshtė relativisht me moshė mesatare tė re, 65% e saj ėshtė nėn moshėn 40 vjeēare dhe 52% e kėsaj moshe janė femra. Kjo konfirmon se rreth njė milion gra e vajza tė reja, pjesa mė aktive, izolohet dhe kapaciteti i tyre nuk vihet nė shėrbim tė komunitetit. Nė pjesėn mė tė madhe tė familjeve shqiptare, femra ndjehet inferiore pėr shkak tė mentalitetit tė shoqėrisė. Nėnat e kėshillojnė vajzėn qė:"..tė jetė e urtė dhe tė dėgjojė fjalėn e vėllait e, kur tė martohet, tė burrit, sepse burri ėshtė burrė...". Kėshtu gruaja shqiptare e sajon vetė izolimin dhe dhunėn, qė mė vonė do tė ushtrohet mbi tė. Nga anketimet del se mbi 70% e ēifteve tė reja, tė sapomartuara, i gėzohen lindjes sė djalit mė shumė se tė vajzės.
Bindja tradicionale se gratė janė inferiore, apo njė destinim i pėrcaktuar nė shėrbim tė jetės sė mashkujve, i ka bėrė dhe vazhdon ti bėjė tė paefektshme edhe mjetet ligjore pėr mbrojten e tyre nga dhuna. Shoqatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave nuk kanė mundur tė jenė kritike dhe tė tėrheqin vemendjen e opinionit. Ato pėrbėhen vetėm nga gra, nė mesin e tyre nuk kanė asnjė burrė. Botimet dhe aktivitetet e tyre sajohen mbi shabllone tė botimeve ose tė projekteve tė njėra tjetrės ose tė huazuara nga shoqatat europiane.
Opinioni qytetar nuk i njeh akoma ēėshtjet e kulturės dhe balancės gjinore sepse kėto botime nuk janė pėrshtatur pėr publikun shqiptar. Termat "barazia midis burrit dhe gruas" dhe "tė drejta tė barabarta", qė pėrdoren rėndom, nuk tėrheqin vėmendjen sepse jane konsumuar gjatė sistemit socialist.
Komuniteti i grave nė Shqipėri, zė vetėm 4% nė sferat e larta tė drejtimit tė vendit. Rasti i vetėm pozitiv ėshtė nė kryesinė e parlamentit ku dy zėvendėset janė gra. Femra, edhe pse ėshtė nė tė njėjtin nivel arsimimi me mashkullin, mbetet larg karrierės e veprimtarisė krijuese. Nga 222 profesorė qė ka sot vendi ynė, vetėm 13 janė gra. Nga 140 deputetė nė Kuvendin e shqipėrisė, zonja janė vetėm 8. Tė 13 komisionet parlamentare drejtohen vetėm nga burrat. Nga 19 anėtarė tė kabinetit tė qeverisė, vetėm 2 janė zonja. Nga 23 zevendėsministra, femra janė vetėm 4. Nga 14 anėtarė tė kėshillit tė lartė tė drejtėsisė,vetėm 1 ėshtė zonjė. Nga 26 kryetarė tė gjykatave tė shkallės sė parė, zonja janė vetėm 3. Nga 309 kryetarė komunash, femra janė vetėm 5, po kėshtu nga 65 kryetarė bashkie femra janė vetėm 8.
Gratė e afta profesinalisht, po tė ftohen e kryejnė me dinjitet detyrėn. Kjo u provua nė pėrzgjedhjen e kandidaturave pėr drejtimin e gjykatave tė apelit ku ato zunė 50 % tė vendeve si kryetare..
Nė dikasteret, ku janė pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm grash e vajzash, ato punojnė, kryesisht, si nėpunėse tė thjeshta dhe drejtohen nga burrat. Mbi 90 % e ekonomisė nė shkallė vendi zotėrohet nga mashkujt. Vetėm 8% e biznesit tė femrave mbėshtetet me kredi. Raporti ekonomik midis dy gjinive ėshtė 1 me 5 nė favor tė mashkujve.
25000 vajza dhe djem, qė kanė mbaruar arsimin e lartė, kėrkojnė tė emigrojnė jashtė vendit sepse atyre nuk u janė ofruar vende pune nė administratėn e shtetit sepse janė zėnė nga militantė partiakė.


KONFERENCA VENDOSI:

T'u drejtohet institucioneve tė shtetit shqiptar dhe shoqėrisė civile, ambasadorėve tė akredituar nė Tiranė, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Europian, Kėshillit tė Europės, OSBE-sė, Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuarara, pėr mbėshtetjen e kėsaj lėvizjeje duke kėrkuar qė:

1-Sė pari e mbi tė gjitha, shteti dhe shoqėria shqiptare tė gjejnė mjetet e duhura pėr ērrėnjosjen e dhunės kundėr grave, vajzave e fėmijėve, njė nga shkeljet mė flagrante tė tė drejtave tė njeriut.

2-Institucionet ligjvėnėse tė shtetit shqiptar dhe partitė politike tė themelojnė aktin kushtetues tė balancės gjinore nė vendimmarrje. Pėr kushtet specifike tė vendit tonė, tė sanksionohet me kushtetutė qė, nė parlamentin shqiptar, nė kėshillat bashkiake e komunale tė mos ketė mė pak se 40% gra.

3-Qeveria Shqiptare tė marrė masat dhe vendimet pėrkatėse qė, tė gjitha institucionet e shtetit shqiptar, tė hapin dyert e nė to tė jetė prezenca e domosdoshme e gruas, jo vetėm si nėpunėse e thjeshtė, por dhe si drejtuese.

4-Ftohen Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeveria Shqiptare tė rishqyrtojnė ligjet qė nuk i pėrshtaten inkurajimit tė barazisė gjinore dhe favorizojnė diskriminimin e femrės, si psh. orari i punės, vendi i punės, kultura e mjedisit, trajtimi gjatė shtatzanisė, ngacmimi dhe bezdisja seksuale etj.

5-Ftohen Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeveria Shqiptare tė nxjerrin akte ligjore e nėnligjore qė ngushtojnė raportin e tė ardhurave ekonomike midis femrės dhe mashkullit nė shoqėrinė shqiptare. Tė hartojnė e tė nxjerrin ligje qė mbrojnė dhe favorizojnė interesat ekonomike tė femrės, barazinė gjinore nė tregun e punės, nė bizneset, nė kreditė dhe vendimmarrjet ekonomike.

6-Ftohen Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeveria Shqiptare tė transformojnė kabinetin qeverisės pėr t'i ardhė nė ndihmė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar duke vėnė nė krye tė digastereve qėndrore tė financave, tė ndjekjes, hetimit e zbatimit tė ligjit, drejtorive tatimore dhe doganave, gra qė vijnė nga auditoret e universitetit dhe shoqėrisė civile. Tė hartohet ligji i ri pėr shėrbimin informativ, korrupsionin dhe verifikimin e pasurisė sė politikanėve nga njė ekip jashtėparlamentar i pėrbėrė kryesisht nga gra e vajza, pėrfaqėsuese tė universitetit, shoqėrisė civile dhe organizmave ndėrkombėtare.

7-Ftohen partitė politike tė rishikojnė procedurat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr nė forumet drejtuese tė partive dhe tė pėrgatisin stafet pėr vjeljen e tė dhėnave mbi aftėsitė e kandidatėve nė listat pėr kėshillat bashkiakė e komunalė, pėr deputetėt, pėr kandidatėt e kabinetit qeveritar dhe tė administratės lokale, qė tė kenė raporte sa mė tė drejta midis dy gjinive.

8-Organet shqiptare tė ndjekjes, hetimit dhe zbatimit tė ligjit tė ngrenė nivelin e bashkėpunimit me komunitetin dhe shoqėrinė civile pėr zbulimin, parandalimin dhe ndėshkimin e operatorėve tė krimit tė organizuar, tė trafikantėve tė femrave, tė drogės, armėve dhe minorenėve.

9-Ftohen Parlamenti dhe Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė tė shfuqizojnė ligjin qė dėnon gratė dhe vajzat qė prostituojnė dhe tė nxjerrin akte ligjore nė mbrojtje tė tyre nga dhuna e shfrytėzimi i tutorėve. Tė rritet masa e dėnimit pėr trafikantėt dhe tutorėt.

10-Ftohen Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeveria Shqiptare tė inkurajojnė aktivetetet e forumeve politike tė grave duke pėrcaktuar dhe specifikuar, nė ligjin pėr financimin e partive politike, fondet e tyre tė veēanta.

11-Qeveria Shqiptare, nė bashkėpunim me OJQ-tė, tė krijojė organizmin e nevojshėm pėr tė ndihmuar arritjen cilėsore tė balancės gjinore nė administratė, duke siguruar njė buxhet minimal pėr seminaret treinuese tė pėrfaqėsuesve tė kabineteve.

12-Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, tė ngrejė nė njė nivel mė tė lartė punėn edukative nė shkolla, qė fėmijėt tė paisen me njohuri mė tė plota mbi barazinė gjinore dhe detyrimet ndaj femrės nė njė shoqėri contemporane. Tė ndalohet praktika e disa kolegjeve qė bėjnė ndarjen e djemve nga vajzat gjatė procesit tė mėsimdhėnies. Tė rishikohen tekstet mėsimore qė hymnizojnė luftrat dhe kanė pėrmbajtje tė theksuar nacionaliste e patriotike.

13-Ftohen bashkitė dhe komunat pėr ruajtjen e barazisė gjinore nė stafet e administratės publike dhe plotėsimin e tyre, kryesisht me tė rinj. Tė ndalohet tregėtimi i objekteve dhe lodrave qė ndikojnė nė formimin e psikologjisė sė dhunės tek fėmijėt.

14-Ftohen mediat tė kontrollojnė artikujt dhe emisionet qė mund tė nxisin psikologjinė e dhunės e autoritetin patriarkal nė familje, vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje dhe tė ndalojnė shfaqjen e filmave horror.

15-Ftohen Organizata e Kombeve tė Bashkuara, Kėshilli i Europės dhe vendet anėtare tė BE-sė tė aktivizojnė tė gjitha potencialet e mundėshme pėr nxjerrjen e Shqipėrisė nga situata e vėshtirė, duke ofruar mė tepėr asistencė pėr popullsinė e zonave rurale.

16-Ftohen sindikatat tė vlerėsojnė mė drejt rolin e gruas nė strukturat e drejtimit tė tyre, tė ruajnė balancėn gjinore nė aktivitete dhe nė kushtet aktuale, tė fillojnė protestat pėr ndalimin e korrupsionit dhe pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės.

17-Ftohen operatorėt e shoqėrisė civile dhe mediat tė kontribuojė mė shumė pėr ndėrgjegjėsimin dhe transformimin e mentalitetit tė burrave shqiptarė, mbasi pozita e tyre para femrės shqiptare e dhuna nė familje tregojnė se janė shumė larg emancipimit.

18-Ftohen tė gjithė pjesėtarėt e shoqėrisė tė sigurojnė respektin ndaj lirisė dhe tė drejtės sė tjetrit, pėr njė jetė pa dhunė e pa lėndime duke marrė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta pėr tė gjitha problemet e familjes dhe komunitetit.


KONFERENCA KONFIRMOI

Miratimin e kėsaj rezolute si njė hap i rėndėsishėm pėr sensibilizimin e opinionit mbi gjendjen e gruas, vajzave dhe fėmijėve nė shoqėrinė shqiptare dhe mobilizimin e tė gjithė faktorėve pėr ndryshim.
Pranimin e Strategjisė sė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar qė, nėn pėrgjegjėsine kolektive tė komunitetit, po organizon mbrojtjen e tė drejtave tė grave dhe vajzave, nxitjen e kurajos sė tyre kundėr dhunės, shfrytėzimit dhe sundimit maskilist.
Mbėshtetjen e planit strategjik pėr lirimin e familjeve tė ngujuara si dhe rehabilitimin shpirtėror e psikologjik tė fėmijėve e grave tė traumatizuara nga vrasjet e ngujimi.
Komitetet e pajtimit nė fshat, po japin rezultate pozitive nė disa rrethe pėr lėnien e pėrgjegjėsisė sė vrasjes mbi fajtorin qė tė ndiqet penalisht nga shteti, si dhe denoncimin publik e izolimin nga shoqėria tė trafikantėve tė armėve, tė drogės dhe tė femrave.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes