Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Kastriot Noli
Drejtor Ekzekutiv i YES Albania
Executive Director of YES Albania
Mospjesmarrja nė votime nuk ėshtė zgjidhje. Rinia duhet te marre inisiativen per te sjelle modelet e reja te funksionimit te shoqerise; Ajo duhet te perballet me sfiden e ndryshimeve te shpejta dhe cilesore.

Shqiperia, qe nga zgjedhjet e Marsit ‘92 eshte ballafaquar me nje sere problemesh ne perpjekjet e saj per respektimin e standarteve demokratike. Asnjehere nuk eshte pranuar parimi i respektimit te votes se lire dhe rrotacioni i pushtetit si parim themelor per funksionimin e nje shteti demokratik.Per rrjedhoje proēeset zgjedhore jane pare dhe trajtuatuar si mundesi per marrjen ose mbajtjen e pushtetit, per te demostruar fanatizmin politik dhe permbushjen e interesave te ngushta grupore apo dhe ndividuale, pa ofruar alternativa. Ne rrethana te tilla eshte realizuar nje konsumim i madh i te gjithe spektrit politik ne vend. Nderkohe, votuesit kane kuptuar gradualisht se farsa elektorale ėshtė thjesht per motive partiake. Elektorati po fillon te reagoje per vete pasojat qe i ka sjelle politika e dobet dhe qeverisja e keqe. Si rezultat, ndarja me politiken po thellohet cdo dite, ndersa partite politike po konsumohen e konsumohen gjithnje me shume sa qe, duket se do te vije momenti te mos jene ne gjendje te ofrojne qeverisje. Krahas dy partive tė mėdha, kanė lindur parti tė tjera, ne nje ngjashmeri te plote, si perpara disa vitesh fenomeni i kioskezimit. Permbledhtas mund te thuhet se nuk ka patur dhe nuk ka vullnet politik per te shendoshur proēesin zgjedhor.Nderkohe qe hendeku mes politikes dhe shoqerise po thellohet problemet po shtohen proēes pas proēesi.Ato rezultojne te shumta dhe te dimensioneve te ndryshme. Duke filluar nga ndarja e zonave elektorale (ne rastin zgjedhjeve te pergjithshme), regjistrimi i votuesve, funksionimi i komisioneve zgjedhore nga ai qendror ne ato zonale, administrimi i kutive te votimit, saktesia dhe shpejtesia e shpalljes sė rezultateve, qendrimi i pa-anshem i drejtesise, financimi nė kohė dhe me trasparencė i partive, balancimi i Komisionit Qendror, roli i policise, etj Keto probleme te shumta sidomos ne zgjedhjet e fundit vertetuan mosaprovimin e politikes nga pjesa me e madhe e votuesve.U vertetua plotesisht se politika ka shkaktuar zhvlerėsimin e proēesit zgjedhor ne syte e elektoratit. Per rrjedhoje ka renie te vazhdueshme te pjesmarrjes ne zgjedhje, veēanerisht dhe krejtėsisht nga te rinjte. Kjo eshte me pasoja te medha per nje demokraci te brishte.Votuesit nuk perfillin te drejten me sovrane te demokracise, te drejten per te zgjedhur qeverisjen e tyre. Kjo sjell qeverisjen e vendit nga qeveri te votuara nga pakica e elektoratit. Pra parimi i shoqerive demokratike; “vullneti i pakices i nenshtrohet vullnetit te shumices” po kthehet ne – “vullneti i shumices nen vullnetin e pakices”. Ne nje rast te tille dėmi eshte i te gjitheve. Mospjesmarrja ne votime, mund te krijoje paradokse te tilla. Por a duhet te pajtohet shoqeria shqiptare me kete gjendje? A duhet te pajtohet ajo me abstenim dhe neglizhence? Eshte me se qarte se pergjigja eshte JO. Nderkohe qe politika po duket gjithnje e me pak reaguese, shoqeria duhet ti jape nje mesim asaj; sėpari te perpiqet te largohet nga partitizmi dhe fanatizmi i verber politik, te insistoje per te krijuar mentalitetin e ri, mentalitetin e programit dhe alternatives me te mire dhe mė tej tė ndėrgjegjėsohet me nevojat e protestės pėr ēdo gjė qė bie ndesh interesave tė saj. Shoqeria duhet te harroje lidhjet e saj te vjetra apo te reja emocionale me politiken Ajo duhet te kerkoje programet dhe alternativat qe sjellin zhvillimin. Duhet ti jape fund tranzicionit permes dhenies fund te tranzicionit politik. Dhe fundi i tranzicionit politik fillon me vendosjen e standarteve demokratike dhe sjelljen ne menyre te pergjegjshme ndaj zgjedhjeve. Eshte e qarte qe ndryshimi kerkon kontributin dhe perfshirjen e te gjithe faktoreve politiko-shoqeror ne vend. Por kur behet fjale, per ndryshim te mentalitetit, pjesa mė efektive eshte rinia. Ne kete drejtm rinia duhet dhe mund te beje shume. Rinia duhet te marre inisiativen per te sjelle modelet e reja te funksionimit te shoqerise; Ajo duhet te perballoje sfiden e ndryshimeve te shpejta dhe cilesore; Pa pjesmarrje dhe perfaqesim, rinia do te jete e vete-perjashtuar dhe interesat e saj e tė shoqėrisė do te ngelin ne dore te grupimeve tė dyshimta e tė rrezikshme pėr tė ardhmen. Sigurisht keqpėrfshirja ėshtė akoma mė e rrezikshme, siē ka ndodhur deri tani me frumet rinore partiake. Pėrfshirja duhet tė jetė dinjitoze, me vizion tė qartė, larg metodave tė vjetrat tė rekrutimit pėr interesa tė ēastit a grupeve tė caktuara. Rinia duhet te ndikoje vete ne proēesin e transformimit te vendit drejt standarteve Euro-Atlantike, duke kontribuar nė radhė tė parė per standarte ne zgjedhje. Vemendja ndaj proēesit zgjedhor tregon se rinia shqiptare nuk do te behet pjese e paaftesise tipike shqiptare ne momentet e rendesishme historike siē ka ndodhur ne shume raste dhe breza me pare. Proēeset zgjedhore te ardheshme do te jene vendimtare dhe me nje rendesi te shumefishte, per stabilitetin e vendit dhe permbushjen e kerkesave permanente nga BE dhe SHBA. Per me teper per vete rrethanat e Shqiperise, zgjedhjet do te jene edhe per shume kohė nje investim i madh mbarėkombėtar. Nuk ka arsye qe te rinjte te mos jene pjese e ketij kontributi, aq me teper qe e ardhmja europiane e Shqiperise do te jete ne duart e rinise. Sfida eshte me se e qarte. Do te arrije Shqiperia te behet pjese e vlerave Euro-Atlantike apo do te mbetet perfundimish vendi i shanseve historikisht te humbura?! Une besoj se ne do do te dijme te vendosim pėr tė ardhmen tonė.


:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes