Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Dritero Agolli
Intervistė e dhėnė posaēėrisht pėr revistėn LIGJI DHE JETA

Me njė shkrim te madh dore e fjali tė thjeshta gjeniu i letrave na e dha me preokupacion e sinqeritet kėtė interviste tė cilėn po e botojmė bashke me falenderimin dhe urimin pėr nje jete te lumtur e te frutshme ne shėrbim tė artit, tė politikės dhe tė gjithe shoqėrise.


Korespondent i Ligji dhe Jeta- I dashur Z. Agolli. Ju njiheni si gjeniu i letrave, por edhe si pėrfaqesues i popullit nė politken shqiptare. Besojme se edhe ne politike keni mundur ta gjeni veten si mendimtar dhe njeri i artit. A mund ta konsiderojme ligjin jo vetem si nevoje por dhe si pjese te se bukures ne jete.

Dritero AGOLLI- Ligji, sipas fjalorėve, ėshtė rregull i domosdoshėm ose imperativ. Ligji ėshtė i shumėllojshėm, si fjala vjen, ligji i natyrės, i shoqėrisė, i moralit, i estetikės, i drejtėsisė e me radhė. Por kėtu ju e keni fjalėn pėr ligjin si normė apo rregull qė vendoset nga organi mė i lartė i pushtetit shtetėror dhe qė ėshtė i detyrueshėm tė zbatohet nga tė gjithė. Nė kėtė kuptim ligji, nuk mund tė jetė pjesė e sė bukurės, por eshte mbrojtės i vlerave tė saj. Pėr shembull, kemi ligje pėr mbrojtjen e veprave tė artit dhe tė letėrsisė, tė monumenteve tė kulturės, tė mjediseve publike, tė urbanistikės, tė ambjentit, tė florės, faunės etj.

Korespodent i Ligji dhe Jeta- Gjatė kėtij dhjetėvjeēari kundershtitė politike kanė sjellė pasoja te dhimbshme dhe regres. A mendoni se ka mospajtime tek shqiptarėt pėr tė bėrė shtetin e tyre?

Dritero AGOLLI- Te paktėn vetėm gjatė gjithė shekullit 20-tė, qė kaloi, shqiptarėt nuk i ndėrprenė pėrpjekjet e tyre pėr t'u pajtuar dhe pėr tė patur njė shtet tė vėrtetė. Nė periudhat kyēe tė historisė, gjatė qindvjeēarit tė shkuar, - mė 1912, mė 1920, mė 1924, dhe mė 1944 , -shqiptarėt e kanė treguar veten se dinė tė bashkohen dhe tė krijojnė shtetin e tyre. Dhe shteti mė serioz, mė i qėndrueshėm dhe mė i rregullt nė lėvizjen e gjithė organeve tė organizmės kolosale tė tij ishte ai qė jetoi 47 vjet me radhė, - nga 1944 deri mė 1991, pavarėsisht nga mėkatet qė ne po ia shohim sot. Duke i parė kėto kyēe tė historisė me gjakftohtėsi dhe pa synime nihiliste, bindemi se shqipatret dinė tė pajtohen, tė bashkohen dhe tė kenė shtetin e tyre. Kėtė zotėsi pajtimi dhe shtetndėrtimi po e tregojnė edhe shqiptarėt e Kosovės me parlamentin e tyre...

Korespodent i Ligji dhe Jeta- Nė kėtė perudhe tranzicioni qytetari ėshtė i zhgėnjyer nga administrata dhe qeverisjet. Si mund tė kemi njė funksionim tė mirė tė shtetit?

Dritero AGOLLI- Shteti ėshtė si njė orkestėr e madhe simfonike. Orkestrės sė mirė i funksionojnė tė gjitha instrumentet muzikore nė harmoni tė plotė, qė nga violina e parė dhe deri tek tamburi. Edhe nė shtet duhet tė funksionojnė harmonikisht tė gjitha organet e administratės sė tij, qė nga zyra e gjendjes civile deri tek zyra e kryeministrit; qė nga zyra e kryeplakut tė fshatit e deri tek zyra e Presidentit tė Republikės. Ēfarė shteti mund tė jetė ai qė ka njė administratė tė plogėt, pėrtace, pa respekt mdaj qytetarit dhe tė korruptuar, qė pėrditė humbet respektin e njerėzve me shkeljen qė u bėn vetė ligjeve. Nė ditėt e sotme nuk merret dot njė ēertifikatė nė zyrėn e gjendjes civile pa dhėnė ndonjė bakshish dhe jo pastaj tė zgjidhėsh ndonjė hall nė gjykatė apo prokurori. Shtet apo qeveri nuk ėshtė vetėm qeveria me ministritė e saj nė tiranė, por ėshtė gjithė administrata e gjithė provincave tė shqipėrisė. Po nuk punoi qeveria e provincės nuk ka qeveri nė Tiranė sado ti ketė zyrat luksoze me plot salltanet. Funksionimi i lavderueshėm i shtetit arrihet kur tek nėpunėsi bashkohen tė paktėn dy virtyte: e para, ideali pėrparimtar; edyta zotėsia profesionale. Kur mungon ideali vrapon korrupsioni pėr tia zėnė vendin kėtij ideali; kur mungon profesioni hapet defteri i bakallit, qe sipas "fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe" do tė thotė: " njė regjistėr i mbajtur keq, i fėlliqur e gjysmė i grisur.." Kur flas pėr zotėsinė profesionale tė nėpunėsit, e kam fjalėn edhe pėr ministrin si ftėsi drejtuese dhe jo thjeshtė si njė teknicen. Po jap mjė shembull. Nė njė nga qeveritė italiane u caktua nė postin e ministrit tė bujqėsisė njė njeri qė nuk ishte as agronom, as veteriner dhe as ekonomist agrar. Shkurt ky nuk ishte profesionist. Dhe kur i thane se ti nuk i di profesionet e bujqesise, ai u pėrgjigj: -"Po unė e di profesionin e mininstrit" Ēfarė do tė thoshte ky ministėr italian me kėtė shprehje pakėz tė ēuditėshme? Sipas mendimit tim, ai do tė thoshte : Unė vėrtetė nuk jam specialist i bujqėsisė, por di tė mbledh 17 specialistėt dhe shkencėtarėt mė tė shquar nė lėmin e bujqėsisė dhe hedh pyetjen ,-"ētė bėjmė" ? Kurse nė Shqipėri ministri i di tė gjitha dhe nuk ka nevojė pėr kėshilltarė. Domethėnė ky ministėr qė nuk di tė punojė me kėshilltarė, nuk e di profesionin e ministrit.

Korespodent i Ligji dhe Jeta- Shume politikane dhe analiste jane shprehur se ka pasur dhe ka diferencime midis veriut dhe jugut ne politikėn shqiptare, apo midis gegėve dhe toskėve, siē i quajme historikisht. Ju si mendoni.

Dritero AGOLLI- Problemi gegė dhe toskė ėshtė zgjidhur prej kohėsh, qė nė Lidhjen e Prizrenit dhe padyshim edhe mė parė. Nė politikėn shqiptare nuk ka pasur dallime as nė kohėn e Ismail Qemalit, as nė kohėn e Fan Nolit, as nė kohėn e Ahmet Zogut, as nė kohėn e Enver Hoxhės dhe as nė ditėt e sotme. Gegė e toskė janė pėrzier e shkrirė aq shumė sa po humbasin edhe dy emrat pėrgjithėsues tė tyre, - gegė e toskė. Dhe pėr kėtė rrofshin e qofshin rilindasit, patriotėt, politikanėt dhe shkrimtarėt e asaj kohe. Edhe nė kėto pesėdhjetė vjet, nga 1944 e kėtej, shkrimtarėt kanė qenė nė krye tė punėve dhe pėrpjekjeve pėr tė mos patur dallime politike e patriotike mes gegėve dhe toskėve dhe mė gjerė, pėr tė mos patur dallime nė politikėn shtetėrore, mes kėtyre dy vėllazėrive tė mėdha. Nuk maten diferencimet nė politikė nga numri i ministrave gegė apo toskė nė qeveri. Diferencimet, nėse do ketė, dallohen nė politikėn e diferencuar, nė zhvillimin ekonomik, shoqėror dhe kulturor tė dy pjesėve tė Shqipėrisė zyrtare..Por edhe diferencimet vijnė duke u thėrmuar si rrjedhim i njė jetese tė pėrbashkėt, si rrjedhim i ndėrtimit tė rrugėve dhe autostradave, i pėrhapjes sė shtypit, televizionit, radios, telefonit, duke pėrfshirė kėtu lėvizjen e njerėzve pėr arsye prodhimi dhe tregtimi. Megjithatė kujdesi pėr jetėn harmonike tė gegėve dhe tė toskėve duhet tė mos mungojė kurrė, pasi ka ēaste krizash shoqėrore dhe politike, kur provokohen konflikte si rrjedhim i qeverisjes sė keqe dhe tė ringjalljes sė paragjykimeve tė vjetra, siē ndodhi nė fillim tė vitit 1997 nė ngjarjet e Vlorės. Atėhere disa qarqe politike u pėrpoqėn tė hidhnin nė grindje veriun me jugun dhe anasjelltas, por vetė njerėzit e thjeshtė,-gegė e toskė- kuptuan kėtė marrėzi dhe e hodhėn poshtė, duke mos iu bindur asnjė urdhėri pėr vėllavrasje. Kjo tregon ndėrgjegjen e lartė tė unitetit kombėtar gegė dhe toskė.

Korespodent i Ligji dhe Jeta- A ka pasur dhe a ka lidhje feja me politikėn nė shqipėri dhe, nėse po, ēfarė u kėshilloni atyre?

Dritero Agolli- Ka qenė traditė e fesė nė Shqipėri pėr tu marrė me politikė, veēanėrisht me politikėn e ēėshtjes kombėtare. Ka pasur shumė klerikė qė kanė pėrqafuar kėtė politikė, si Papa Kristo Negovani, Fan S, Noli, Hasan Tasini, Ndre Mjeda, Hoxhė Vokrri, Baba Alushi i Frashėrit, Baba Hyseni i Melēanit, Ndoc Nikaj, Nikoll Kaēorri, Shtjefėn Gjeēovi. Pati dhe plot tė tjerė mė vonė qė u hodhėn me armė nė dorė kundėr pushtuesve fashistė, si Mustafa Xhani. Pais Vodica, Fejzo Dervishi e me radhė, -tė mos flasim pastaj pėr figura tė hershme klerikėsh patriotė kundėr sundimit tė huaj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani dhe Hasan Zyko me shokė... Shumė prej tyre kanė qenė poetė tė mėdhenj si Fishta, Fan Noli dhe Mjeda. Tė gjithė kėta kanė qenė brenda politikės, madje politikės sė madhe. Sdo mend se nga kleri i lartė, i krishterė dhe mysliman, ka patur edhe nga ata qė janė marre me politikėn reaksionare, duke u bėrė puthadorė tė sundimtarėve apo shėrbėtorė tė pushtuesve tė huaj. Nė klerikėt tanė tė krishterė e myslimanė, ku perfshihen katolikėt, orthodoksėt, bektashinjtė, syninjtė e me radhė, karakteristike ka qenė dhe ėshtė mbajtja e vijės politike tė vėllazėrimit tė feve, pa zėnka, pa grindje dhe pa urrejtje mes tyre. Duke qenė shumė fe, i janė pėrmbajtur devizės sė rilindasve: "feja e shqiptarit ėshtė shqiptarizma". Nga vija politike e marrėdhėnieve tė tyre duhet tė marrin shembull edhe partitė tona qė debatin e kthejnė nė grindje, madje edhe nė rrahje. Unė nuk kam parė kurrė qė tė rrihen mes tyre hoxha me priftin, apo njė dervish me njė frat, kurse tė rrihen mes tyre demokrati me socialistin , apo me te tjerė, shoh gati ēdo ditė. Eshtė mirė qė fetė tė mos ngatėrrohen me politikėn e partive dhe mos mbajnė anėn e asnjė partie. E them kėtė, pasi pesė apo gjashtė a shtatė vjet mė parė i shihnim hoxhallarėt apo dhe ndonjė prift, tė hipnin nė tribuna pranė kryetarit tė ndonjė partie, duke iu lutur zotit, qė ky kryetar me partinė e tij, tė fitonte nė zgjedhjet pėr nė parlament, dhe kur nuk fitonte, mund tė pėshpėriste ndonjėri: - kot u lut hoxha apo prifti, - zoti nuk e dėgjoi! Kėshtu qė me ndėrhyrjen e klerikut nė politikėn e partive, dėmtohet dhe zoti. Kohėt e fundit fatmirėsisht nuk ka patur raste tė tilla tė pėrmendura mė lart.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes