Nė fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**

:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit



RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS
ME INICIATIVË TË KOMITETIT TË PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR

PROMEMORIE

Për ndryshimin e gjendjes politiko-shoqërore, prishjen e monopolit dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit.

Tiranë më 21 qershor 2004

DREJTUAR
Opinionit Publik Shqiptar.
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
Besimeve fetare
Partive Politike, Mediave dhe Organizatave joqeveritare.
Këshillit të Europës
Bashkimit Europian
OSBE-së
Departamentit të Shtetit të SH B A - së


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

DUKE VLERËSUAR SE NË SHQIPËRI:

1- Demokracia është e brishtë dhe shteti ligjor nuk funksionon.

- Në këto 14 vjet, klasa politike nuk ka shfaqur aftësi as ka mundur të ruaj vlerat e traditës shqiptare për rregullin në komiunitet e shtetformimin. Populli shqiptar, edhe pse është prezantuar me dinjitet para kombeve të qytetëruara deri në fillim të tranzicionit postkomunist, sot, gjykohet si një popull i papranueshëm në bashkësinë europiane.
-Institucionet e Shtetit shqiptar nuk gëzojnë autoritet në popull, ligji dhe kushtetuta janë zhvlerësuar nga keqpërdorimi i politikës dhe administratorëve, në kundërshtim me interesat e publikut. Klasa politike miraton ligje sipas standarteve ndërkombëtare por nuk i zbaton ato dhe as i implementon në shoqëri.
-Rikthimi i traditës kanunore për vendosjen e rregullit në komunitet dhe i zakonit të gjakmarrjes është reagim i një shoqërie të pambrojtur e të braktisur nga shteti.
-Krimi është kthyer në sistem që me krijimin e firmave piramidale gjatë viteve 1994-1996, dhunimin e institucioneve e konfliktet me armë në vitin 1997, trafikimin e armëve dhe elmenteve radioaktive në vitet 1998-1999 dhe vazhdon në ditët e sotme me trafikun e drogës, kontrabandën, korrupsionin, mungesën e transparencës dhe vënien e shërbimeve informative dhe strukturave ligjore, nën kontrollin e lidershipit partiak.
- Popullit shqiptar akoma i mbahen fshehur iniciatorët e krijimit të firmave piramidale, organizatorët e vrasjeve, terrorit e dhunës mbi popullsinë dhe shtetin në ngjarjet tragjike të vitit 1997 si dhe prapaskenat politike pas këtyre ngjarjeve.
-Trafikimi i ligjeve midis grupeve parlamentare për përvehtësimin e pasurisë publike e pronave private, krijimin e monopoleve në treg si dhe kufizimin e lirisë së mediave e të shoqërisë civile, është tregues se kjo klasë politike nuk mund të shkëpuetet nga lidhjet që ka me krimin e organizuar.
-Grupimet politike sunduese kanë dhunuar vazhdimisht ligjin elektoral duke fituar pushtet mbi votën. Çdo qytetar shqiptar e ka shumë të vështirë të mendojë se mund të kontribuojë apo të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemeve me votën apo qëndrimin e tij.
-Zhvillimi i demokracisë, reformat shoqërore dhe jeta politike janë nën ndikimin negativ të një pakice të fuqizuar me mjete të paligjshme. Kjo klasë sunduese, për ruajtjen e monopolit politik ka gjeneruar vazhdimisht nxitjen e konflikteve shoqërore, psikologjinë e vrasjes, urrejtjen dhe ndasitë historike.

2- Gjendja ekonomiko-shoqërore po rëndohet gjithnjë e më shumë


Ekonomina dhe jeta e shqiptarëve është në nivelin e vendeve më të varfëra në botë dhe mbahet kryesisht nga përpjekjet e qindra mijë emigrantëve, që, në këto 14 vjet, kanë punuar me shpresën se do kthehen shpejt për investime në vendin e tyre.
Reformat, ekonomia, prodhimi vendas e turizmi pengohen nga klanet uzurpuese të politikës dhe lufta pa princip midis tyre. Ligji i pronave vazhdon të shkaktojë gjakderdhje. Vendi është braktisur e shkatërruar, njerëzve u mungon drita, uji dhe komunikimi. Dhuna dhe vrasjet kanë fituar terren edhe brenda familjes.
Gjatë këtyre viteve, rreth 8 miliard dollarë të taksapaguesve shqiptarë si dhe rreth 1,5 miliard të donatorëve ndërkombëtarë i kanë shërbyer më shumë korrupsionit e krimit të organizuar se sa zhvillimit të vendit.
Populli vuan nën stresin e varfërisë ekstreme, mungesës së shërbimeve më elementare dhe sigurisë për jetën. Shumica e qytetarëve kanë humbur shpresat për të ardhmen, janë kthyer në një jetë të plogësht, të mpirë e në apati. Papunësia kap shifrat më të larta të vendeve të lindjes. Duke mos gjetur rrugëdalje, shumë të rinj kanë përqafuar rrugën e krimit, mijra vajza janë të detyruara të punojnë rrugëve të Europës si prostituta. Qeveritë, jo vetëm nuk e kanë inkurajuar, por, e kanë penguar zhvillimin e tregut dhe të aktiviteteve prodhuese vendase. Pyjet, tokat prodhuese dhe infrastruktura bujqësore janë shkatërruar. Politikat tregtare favorizojnë mallrat e importit të cilat nuk garantojnë as cilësinë as sigurinë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve.


3- Politika pengon dhe synon kontrollin mbi shoqërinë civile

Prej më se një viti shoqëria civile shqiptare ka kërkuar rritjen e sensit dhe kulturës qytetare për protestën, si një faktor shumë i rëndësishëm për demokracinë.
Format e reja të protestës të udhëhequra nga shoqëria civile, kanë fituar simpatinë e opinionit publik. Por ndaj këtyre protestave paqësore, shoqërisë civile dhe mediave që i kanë mbështetur ato, po ushtrohet një trysni e fortë politike, me akuza, kërcënime, presione mediatike e denigrime të protagonistëve.
Trysnia e ushtruar mbi shoqërinë civile, provokimi dhe kërcënimet ndaj saj, për të hequr dorë nga protestat që kundërshtojnë vendimet e qeverisë dhe veprimet e klasës politike aktuale, gjykojmë se janë një dhunim flagrant i të drejtave universale të njeriut, i kushtetutës së vendit dhe një atentat ndaj demokracisë. Kjo trysni është vazhdim i strategjisë së klaneve politike, të implikuar me krimin, që në këto 14 vjet, synojnë mbajtjen e monopolit dhe pengimin e çdo rryme që mund të sillte zhvillimin e proceseve reformuese dhe ndonjë lëvizje të re politiko- shoqërore.
Lufta për mbajtjen e këtij monopoli ka çuar vazhdimisht në manipulimin e votimit dhe zhvlerësimin e procesit elektoral.
Vendin tonë, në këto 14 vjet, e kanë udhëhequr dy parti, të cilat, edhe pse fillimisht u mbështetën nga shumica e zgjedhësve, aktualisht, së bashku me të gjithë partitë e tjera të spektrit të tyre, nuk kanë më shumë se 35 % të elektoratit. Pas 14 vjet tranzicion, 65 % e popullit nuk merr pjesë në votime. Populli nuk përfaqësohet në rreth 70 % të vendeve të parlamentit. Pra, populli nuk përfaqësohet as në vendimmarrje as në qeverisjen e tij.
Nuk mohohen vlerat pozitive të individëve të veçantë brenda klasës aktuale politike, por e gjithë kjo klasë është futur në një batak që i ka sjellë vendit vazhdimisht vetëm kriza, korrupsion, krim të organizuar, regres e tragjedi. Shumica e militantëve që janë punësuar në administratë e shohin zyrën si një mjet fitimprurës. Për këtë arsye 25000 djem e vajza, që kanë mbaruar me nivel shumë të mirë arsimin e lartë, presin të emigrojnë jashtë vendit, sepse atyre nuk u janë afruar as auditoret politike as vendet e punës në administratë.
Mediat, edhe pse kanë përparuar në llojshmëri e profesionalizëm, janë nën kontrollin e politikës dhe, si rrjedhojë, nuk kanë mundur ta lëvizin shoqërinë përpara. Inteligjencia shqiptare, e afirmuar për nivelin e saj të lartë në shkallë botërore, vazhdon të emigrojë e pavlerësuar, e zhgënjyer dhe pa rrugëdalje.
Partitë politike aktuale janë të interesuara të komprometojnë lëvizjet sindikaliste dhe iniciativat e shoqërisë civile duke i politizuar, sfumuar, përçarë dhe bërë të paefektëshme veprimtaritë e tyre. Në mënyrë demagogjike, për të justifikuar praninë e rinisë dhe të gruas në politikë e vendimmarrje, lidershipi aktual politik përdor për “dekor” forumet e grave dhe të të rinjve në këto parti.
Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar nuk i ka analizuar me objektivitet partitë aktuale politike shqiptare, të cilat nuk kanë mision, nuk udhëhiqen nga parime demokratike dhe nuk reformohen. Demokracia dhe reformat që kërkon komuniteti ndërkombëtar janë në udhëkryq.
Shqiptarët kanë marrë mesazhin se vetëm pas vitit 2025 mund të bashkohen me Europën. Ky mesazh na e bën të qartë se shpejtimi drejt Europës është shpejtimi i procesit të reformimit e kjo kërkon, në radhë të parë, reformimin e klasës politike, me formacione të reja, me vizione të reja e mision të vërtetë politik.

*****

PËR SA MË SIPËR:

Rrjeti për Demokraci dhe Shtetin e së Drejtës i drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Krerëve të Besimeve Fetare, OSBE-së, gjithë opinionit publik europian, qeverive të vendeve të BE-së, Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Opinionit Mbarëkombëtar të kontribuojnë dhe ushtrojnë autoritetin e nevojshëm për ta nxjerrë popullin shqiptar nga gjendja në të cilën ndodhet.
Pas ngjarjeve të viteve 1997, populli shqiptar është i traumatizuar, ka humbur shpresën dhe besimin ndaj demokracisë. Pa ndihmën e të gjithë faktorëve pozitivë, të brendëshëm e të jashtëm, gjendja nuk mund të ndryshojë
Është e nevojshme dhe e çmueshme për vendin, që individë apo grupe qytetarësh, veçanërisht të rinj e intelektualë, të themelojnë, sipas kushtetutës dhe parimeve europiane, një lëvizje gjithëshoqërore për një klasë të re politike shqiptare të paimplikuar me krimin e manierat e kontigjenteve aktuale, me projekte të qarta për reformat e integrimin.
Rrjeti për Demokraci dhe Shtetin e së Drejtës fton intelektualë e të rinjë të shoqërisë civile, të institucioneve private e shtetërore, të stafeve të mediave e bisnesit, të auditorëve të partive politike dhe dikastereve qeverisëse, që ta ndërmarrin me guxim hapin për ndryshimin e gjendjes politiko-shoqërore nëpërmjet faktorit të ri politik, duke mbajtur kështu përgjegjësinë politike për vendin.

NË MBËSHTETJE TË PROPOZIMEVE TË BËRA:

Rrjeti për Demokraci dhe Shtetin e së Drejtës i kërkon Parlamentit Shqiptar dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë:
1- Riformulimin e Kodit Zgjedhor, jo mbi bazën e marrëveshjes së dy partive të mëdha politike, por të mendimit të kualifikuar të specialistëve dhe të shoqërisë civile, për sigurimin e demokracisë, garantimin e paprekshmërisë së votë dhe pjesmarrjen e të gjithë qytetarëve në votim.
2- Të rishikohet Ligji mbi Partitë Politike në interes të zgjerimit e konsolidimit të demokracisë, për të mos lejuar dukuritë e Partisë Shtet dhe për të siguruar marrëdhënie demokratike midis partive dhe shoqërisë civile.
3-Të rishikohet Ligji mbi pastërtinë e figurës së politikanit dhe deklarimin e pasurisë që, krahas komisionit të posaçëm, kjo veprimtari të jetë edhe objekt i punës së Shërbimit Informativ shtetëror.
4-Shërbimi Informativ Shtetëror të jetë nën vartësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
5- Të ngrihet një Komision Kombëtar për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën, zbulimin e organizatorëve dhe implikimin e klasës politike në dhunimin e institucioneve shtetërore, vrasjet e terrorin mbi popullsise në ngjarjet e vitit 1997.

RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

GRUPI NISMËTAR

1- Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar :Gjin MARKU (Kryetar)
2 - Të Rinjtë Europianë për Sigurinë (YES Albania) : Kastriot NOLI (Drejtor Ekzekutiv)
3 - Forumi i Gruas në Biznes : Eva POJANI (Presidente)
4- Shoqata e Mjekëve Ambjentalistë : Prof. As Gëzim BOÇARI (Kryetar)
5- Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptar : Ilir ÇUMANI (Drejtor)
6- Prof. As Yllka SELIMI Instituti i Kulturës Popullore
7- Dr. Eriketa Kambo, Instituti i Historisë

KONTAKT:
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124
Mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@pajtimi.com gjin_marku@yahoo.com
Web: www.pajtimi.com www.reconciliation.com

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes

 
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar© 2003-2011  Te Gjitha te drejtat e rezervuara.