Prof. Dr. Mark Tirta etnolog, lindur nė Orosh tė Mirditės mė 21 maj 1935 ; mbaron universitetin nė Tiranė pėr histori – gjuhėsi mė 1961. Nė vitet 1955 – 1957 dhe 1961 – 1967 ka qenė arsimtar nė Mirditė : mė tepėr drejtor shkolle e inspektor arsimi pėr rrethin.
Nga viti 1961 e nė vazhdim, krahas punės nė arsim, merret dukshėm me kėrkime nė fushė tė etnokulturės : mbledhje materiali etnografik e folklorik ; zbulon e pėrshkruan qendra tė reja arkeologjike tė Arbrit Mesjetar, po kėshtu dhe kulturė ilire – romake ; ngriti njė muze nė Rrėshen (1967) ; mbledh toponime, antroponime, fjalė tė rralla. Botoi shkrime tė ndryshme, po dhe dorėzoi objekte e shkrime nė arkiva nė Tiranė.Si rrjedhojė e kėsaj pune kėrkimore, mė 1968 e emėrojnė etnolog profesionist, nė Institutin e Histori – Gjuhėsisė, dega e etnologjisė, Universiteti i Tiranės (tani : Instituti i Kulturės Popullore i Akademisė sė Shkencave, Tiranė), punė qė vazhdon ta kryejė edhe nė ditė tė sotme.
Kualifikimin e tij pasuniversitar e ka bėrė nė fushė tė etnologjisė. Ka mbrojtur disertacionin me njė temė nga etnologjia e ka fituar gradėn « Kandidat i Shkencave » mė 1978 ; ėshtė bėrė « Bashkėpunėtor i Vjetėr Shkencor » mė 1983 ; ka fituar gradėn « Doktor i Shkencave » mė 1989. Ka marrė titullin “Prof. Dr.” mė 1994.
Ka shkruar rreth 300 punime shkencore e kulturore nė fushė tė etnologjisė shqiptare e mė tej, kryesisht nga temat: mitologji e besime, migrime tė Shqiptarėve, por ėshtė marrė dhe me temat: familja, arti popullor, e drejta kanunore, jeta sociale e fshatarėsisė, veshjet popullore, toponimet nė vėshtrim etnologjik, probleme tė zhvillimit krahinor e etnik tė Shqiptarėve, histori e etnologjisė e njerėz tė shquar, kritikė e bibliografi. Jo pak punime tė kėtij etnologu janė botuar nė gjuhė tė huaja, madje dhe nė disa revista e periodikė shkencorė nė botėn e jashtme. Ky etnolog ka marrė pjesė me kumtesa: nė sesione shkencore, nė simpoziume, nė konferenca, nė kongrese shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare, brenda vendit e nė botėn e jashtme, nė rreth 90 raste.
Ka bashkėpunuar nė bėrje tė veprave madhore si: “Qytetėrimi Ballkanik” – nėn kujdesin e UNESKO –s; po kėshtu nė “Atlasi i vendeve danubiane”, - drejtuar nga Instituti i Studimeve pėr Eur, J. L. nė Vjenė; nė botimet madhore tė Shqipėrisė: ka bashkėpunuar nė: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, “Veshjet popullore shqiptare”, “E drejta kanunore shqiptare” e me rradhė.
Prej vitesh jep lėndėt e etnologjisė nė Universitetin e Tiranės. Jep lėndėn “Etnologjia e E. J. L. dhe e Mesdheut” nė Universitetin e Prishtinės. Ka udhėhequr tė rinjtė, si mentor, nė marrje tė gradave shkencore master e dr. I shkencave.
Veprat e tij kryesore janė: “Migrime tė Shqiptarėve” (1999), “Veshjet popullore shqiptare” (me bashkėautorė), V.I (1999), V.II (2001), “Etnologjia e Pėrgjithshme” (2001), “Etnologjia e Shqiptarėve” (2003), “Mitologjia ndėr Shqiptarė” (2004). |