Reja e smogut qė mbulon Tiranėn nga gurorja e Dajtit deri tek kodrat e Durrėsit nuk kish se si tė mos binte nė sy tė shkencėtarėve dhe organizatave ndėrkombėtare tė mjedisit. E njė shkalle mė tė lartė ėshtė regjistruar ndotja e qytetit tė Elbasanit. Nxehtėsia gjatė verės, kėtu, zbret nga pllajat e zhveshura tė maleve dhe pėrzihet me gazin karbonik, smogun, ndryshkun e plehrat duke e bėrė jetėn e banorėve tė qytetit e tė luginave shumė tė vėshtirė.
Sapo kalon Qafėn e Morinės vėren se, edhe nė Kosovė, pyjet e pemėt janė prerė pa kriter e pa dhimbje, ashtu si nė Shqipėri. Shumė qytete janė zaptuar nga pluhuri dhe erėrat qė, tashmė, as pengohen as filtrohen nga pyjet qė i kishin pėrreth. Po kėshtu, matanė Kapshticės, megjithė rregullin e vėnė nga shteti dhe qytetarėt grekė, shihen shkurre gjysmė tė thara e toka tė braktisura. Edhe pse ėshtė pjesė e Bashkimit Europian, Greqia po shndėrrohet nė qendėr e prodhimit tė mallrave kancerozė pėr tregun e lindjes. Ndonėse Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Rumania kanė njė traditė mė tė mirė pėr respektimin e ligjit dhe ruajtjen e mjedist, tranzicioni ka sjellė probleme qė sapo kanė nisur tė shfaqen. Mbi sipėrfaqen e gadishullit dhe nė ujrat tona teritoriale shpėrndahen sasi tė mėdha inertesh dhe lėndėsh radioaktive qė asnjėri nga shtetet nuk i kontrollon. Sigurisht, gjendja mė alarmante ėshtė tek ne, nė Shqipėri, por mungesa e pėrgjegjėsisė ndjehet nė tė gjithė rajonin.
Para ca kohėsh u zhvillua njė debat midis shkencėtarėve dhe organizatave ekologjike tė Europės Juglindore. Dėmtimi i shtresės sė ozonit dhe sjellja e popujve nė kėtė gadishull i ka ēuar disa nga kėta shkencėtarė nė konkluzionin se Ballkani, pas treqind vjetėsh, do te jetė shkretėtirė. Ky konkluzion ngjalli reagime tė ndryshme. Njė nga pjesmarrėsit solli nė debat shembullin e popullit izraelit qė, nė mes tė shkretėtirės, ka ndėrtuar shtetin modern dhe jetėn e begatė. Replika, se asnjė komb i Ballkanit nuk ka vitalitetin e popullit izraelit, na u duk sa shqetėsuese aq edhe pavend. Popujt e Ballkanit, e nė veēanti shqiptarėt, edhe pse kanė shkuar shumė larg nė shkatėrrimin e resurseve, qė natyra ua ka dhėnė me bujari, nuk duhen paragjykuar. Gjendja e tanishme ėshtė si pasojė e mosnjohjes, dekurajimit dhe e humbjes sė shpresės pėr tė ardhmen. Qytetarėt e Ballkanit edhe pse e aspirojnė Europėn e Bashkuar, nuk janė tė sigurtė pėr kėtė tė ardhme. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė i qartė se si do tė jetė ky bashkim. Politika globale po shfaqet me mbjelljen e varfėrisė, krimin e organizuar, shkatėrrimin e pasurisė dhe degradimin e kulturave kombėtare. Ende nuk ka njė prononcim tė qartė pėr mbrojtjen e lirisė, tė pronės, veēorive kombėtare dhe diversitetit kulturor (kėsaj pasurie tė paēmueshme tė kontinentit Europian). Puna pėr ndėrtimin e jetės e sfidon ēdo tė keqe, e ribėn natyrėn e ringre ēdo popull, por nėse ajo motivohet dhe idea e sė ardhmes ėshtė e qartė. Motivimi i shqiptarėve ndėr shekuj pėr ti rezistuar shfarosjes dhe asimilimit bėri qė ata tė pėrballen me vėshtirėsitė, padrejtėsinė e aktet ēnjerėzore, dhe tė mbijetojnė, por sot ndjehen tė dekurajuar dhe tė demotivuar. Tradicionalisht, vendet e Ballkanit, nėn trysninė e politikės sė vendeve mė tė fuqishme, kanė punuar mė shumė pėr tė shkatėrruar njėri-tjetrin se sa pėr tė rimėkėmbur jetėn e tyre. Pasojat kanė rėnė e vazhdojnė tė bien mbi kurrizin e popujve, veēanėrisht mbi popullin shqiptar. Kolapsi mund tė kapėrcehet nėse politika e bashkimit dhe e integrimit europian e inkurajon secilin popull pėr ndėrtimin e shtetit tė tij, duke ruajtur identitetin kombėtar dhe pasuritė e veta. Jo vetėm tek ne, por edhe tek vendet e pėrparuara e me traditė shekullore nė shtetformim, politika globale dhe ajo e integrimit sipas interesave tė mė tė fuqishmit, do tė hapė probleme. Bashkimi i popujve nė Europė nuk mud tė jetė as unifikim as shkatėrrim apo rrėmbim i pasurive kombėtare. Nėse Europa e Bashkuar do tė dijė tė ndėrtojė federatėn e shteteve duke i ruajtur pasuritė dhe vlerat kombėtare tė secilit popull, nuk do tė kemi kėto probleme qė kemi sot, do tė kemi njė shoqėri tė hapur e diverse, ku do tė ndjehet mė shumė respektimi i ligjit, i lirisė dhe i drejtave tė tjetrit, respektimi i racės dhe i fesė sė tjetrit. Ēdo qytetar i Europės do tė punojė pa u pėrulur pėr paqen, pėr tė ardhmen, pėr fėmijėt e brezat qė do vijnė. Atėherė, lulėzimi, begatia, dhe jo shqetėsimet do ti buzėqeshin Europės nga Juglindja. Nė kėtė rrugė them se duhen nxitur, inkurajuar e mbėshtetur shqiptarėt, grekėt, serbėt, rumunėt, bullgarėt, boshnjakėt, maqedonėt, malazezėt etj. Kėshtu mund tė ecim drejt bashkimit, qytetėrimit, e lumturisė. Atėherė Ballkani smund tė jetė njė shkretėtirė, por oazi ynė, oazi i popujve tė ringritur.
|