Në fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Komiteti i Pajtimit Mbarkombėtar
Committee of Nationwide Reconciliation
(Botim i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar)
(suplement i revistės "Ligji dhe Jeta")

“...STATUTET E SHUMĖ TĖ PĖRSHPIRTSHMIT QYTET I SHKODRĖS...”

“Njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, produkt nė territorin e Shqipėrisė”

Hyrje

Zbulimi i Statuteve tė Shkodrės dhe botimi i tyre nė gjuhėn italiane dhe nė gjuhėn shqipe (2002), ėshtė pa dyshim njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr historinė e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr historinė e shtetit tė sė drejtės shqiptare nė veēanti.
Me kėtė dokument historiko-juridik, sė bashku me Statutet e Durrėsit, Tivarit, Drishtit e tė Budvės, krijohet mundėsia tė merren njohuri mė tė plota pėr organizimin e zhvillimin e qyteteve-shtete mesjetare, siē ishte Shkodra etj.
Botimi i Statuteve tė Shkodrės, siē thonė nė parathėnie Lucia Nadin e historiani Oliver Schmitt, janė "njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, podukt nė territorin e Shqipėrisė".
Sipas Gerhard Ortalit, statutet janė "dokument me rėndėsi themelore nga shumė pikėpamje".
Deri tani shkencat historike e juridike shqiptare dhe shumė studiues tė huaj janė pėrqėndruar kryesisht nė studimin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, posaēėrisht nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė i referohet nga gojėdhėna popullore mesjetės (shek.XV). Mirėpo, dihet se Kanunet pėrmbanin norma qė rregullonin marrėdhėniet juridike tė njerėzve nė zonat malore tė qeverisjes vendore nė Jug, nė Veri tė Shqipėrisė e deri nė Kosovė, ndėrsa nė qytete nuk vepronin. Me zbulimin e Statuteve tė Shkodrės tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek.XIV, plotėsohet njė boshllėk i madh pėr vetqeverisjen e qyteteve.
Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė tė japė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė historikut tė statuteve dhe veēanėrisht tė paraqesė normat me karakter penal qė ata pėrmbajnė nė kontestin historik.


1.Pak histori
Na njoftimet e dhėna nė artikujt hyrės tė statuteve del se nė vitin 1907, pėr herė tė parė Leone Fontana, nė Bibliografinė statutore shėnonte ekzistencėn e njė statuti tė Shkodrės: Scutari (Albania), Statuti di Scutari Ms. Museo Civico Correr Venezia.
Studiuesja italiane Lucia Nadin, nisur nga interesa gjuhėsore dhe Oliver Jons Schmitt pėr interesa historike, bėnė kėrkime intensive derisa hodhėn nė dorė Statutet, nė dorėshkrim nė 40 fletė, tė shkruara nė gjuhėn veneto-veneciane. Dorėshkrimi ishte kopjuar nga origjinali prej Marino Dulcik, nė arkivat e Kėshillit tė tė Dhjetėve nė Arkivin e Shtetit tė Venecias. Dorėshkrimi nuk pėrmban datėn e kopjimit, por sipas historianit Oliver Schmitt, ky ėshtė dokument unikal, qė pasqyron korpusin tėrėsor tė statuteve tė qytetit tė Shkodrės nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek.XIV.
Statutet janė hartuar sipas modeleve perėndimore tė qyteteve shtete tė Italisė: Venecia, Milano, Ankona etj. dhe pėrmbajnė parime evropiane, ndonėse Shkodra nė kėtė periudhė historike ndodhej nėn sundimin e mbretit Stefan Dushanit, Rasha. Nė fakt nė krerėt (nenet) 1, 2, 3, 54, 84, 92, 99 e 224, flitet pėr mbretin. Ky fakt ėshtė me shumė rėndėsi qė tregon se Statutet janė hartuar para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car).
Ky fakt vėrteton gjithashtu edhe origjinalitetin shqiptar tė Statuteve tė Shkodrės kundrejt zakonik-ut (Kodit ligjor) tė Stefan Dushanit qė hyri nė fuqi nė vitin 1349, dmth. pas statuteve.
Veē asaj, origjinaliteti i Statuteve vėrehet edhe nė pėrmbajtjen e tyre, qė ndryshon shumė nga zakonik-u i Dushanit, sepse statutet pėrmbajnė shumė mė tepėr norma penale se sa zakonik-u, qė kėrkohej tė zbatohej nė perandorinė e tij, nė Thesali, Maqedoni dhe Shqipėri.
Pas vdekjes sė Stefan Dushanit (1355), Shkodra kaloi nėn sundimin e Balshajve, tė cilėt e shtrinė pushtetin e tyre deri nė Vlorė e nė Berat. Kėshtu kreu (neni) 271 i statuteve i pėrket kohės kur ishte nė fuqi Gjergj Balsha, i cili mė 1396 kėrkoi protektoratin e Venecias.
Nga viti 1396-1479 Shkodra bie nėn sundimin e Venecias. Kėshtu shpjegohet qė nė Arkivin e Venecias ka shumė dokumente pėr Shkodrėn. Me sa duket, pas pushtimit tė Shkodrės nga Turqia nė vitin 1479, shkodranėt e emigruar nė Venecia morėn me vete kėto dokumente, pėrfshirė edhe statutet e qytetit tė tyre.
Meritė e madhe historike u pėrket studiuesve Lucia Nadin dhe Oliver Schmitt qė i gjetėn e i botuan Statutet e Shkodrės, duke i bėrė njė shėrbim tė madh Shqipėrisė e posaēėrisht shkencės juridike shqiptare. (Vazhdon tek Suplementi)

2.Pėrmbajtja e Statuteve
Pa hyrė nė analizėn e hollėsishme tė pėrmbajtjes sė Statuteve, sepse kjo do tė kėrkonte njė punim mė vete, vlen tė vihet nė dukje sa vijon:
Nė kopertinė ėshtė stema e qytetit tė Shkodrės. Statutet pėrmbajnė 268 krerė (nene) origjinale dhe 11 krerrė (nene) shtesė. Tė 268 krerėt i pėrkasin dhjetėvjeēarėve tė parė tė treqindės, kurse 11 krerėt (nenet janė shtesa tė viteve 1392-1479).
Nė krerėt e parė flitet pėr qytetarinė, pėr apustujt e shenjtorėt, pastaj vijnė krerėt me radhė pėr ndėrtimin e shtėpive, pėr punėt bujqėsore, pėr punėt artizanale, pėr peshėmajtjet, pėr zgjedhjet e funksionarėve, pėr marrėdhėniet midis komunės dhe klerit, pėr pozitėn e gruas qė gėzon disa privilegje, ndryshe nga Kanuni i Lekė Dukagjinit, pėr gjykimet (procedura penale) dhe nė pjesėn e fundit pėr normat e sė drejtės penale, qė pėrbėn objektin e kėtij shkrimi.
Gjuha e pėrdorur nė statute, sipas Giovan Batista Pelegrinit ėshtė e qartė, veneto-veneciane, por pėrmban edhe pak shprehje orientale. Statutet janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Pėllumb Xhufi. Nga prof. Ismet Elezi


STATUTET E SHKODRĖS


Mbi lirinė e tė huajve pėr tė ardhur e pėr tu
vendosur nė qytetin tonė.
Kreu 1.

Nėse ndokush do tė dėshironte tė qėndronte nė qytetin tonė,qoftė ky njeri i Mbretit apo i ndonjė fisniku,ai duhet ti shėrbejė vetėm Komunės sonė dhe askujt tjetėr.Nė rast se ndonjėri nga qytetarėt tanė ,apo Sllava a Arbėresh,do tė pėrpiqej ta bėnte atė pronė tė vetėn ,do ti paguajė Mbretit 50 hyperperė ndėrsa i huaji do tė lihet i lirė dhe i qetė.Tė gjithė qytetarėt e Komunės sonė duhet t’i mbrojnė tė ardhurit nė cdo mėnyrė.


Mbi rastet kur gjykon Mbreti.
Kreu 2.

Duke se pėr cdo ēėshtje gjyqėsore qė lind nė qytet mes qytetarėve, Sllavėve, Arbėreshėve dhe tė huajve tė cdo lloji, Mbreti ia beson tė drejtėn pėr tė gjykuar gjykatėsve.Kėtu pėrjashtohen katėr ēėshtje,tė cilat i gjykon vetė Mbreti dhe qė kanė tė bėjnė me kurorėthyerjen,me vrasjen e shėrbetorit,me atė tė shėrbyeses dhe me vrasjen e kalit.


Mbi periudhėn kur njėrzit thirren nė gjyq.
Kreu 3.

Me dėshirė tė zotit Mbret ,qytetarėt tanė qė thirren nė gjyq me leteėr a vulė,nuk janė tė detyruar tė paraqiten nė periudhėn nga festa e Shėn Stefanit deri nė festėn e Shėn Shirgjit.Paskėtaj duhet tė paraqiten.Po ashtu nuk janė te detyruar tė paraqiten nė gjykatė me fillimin e mbjelljeve e deri nė festėn e Shėn Stefanit tė Krishtlindjeve.


Statute tė jenė nė dy kopje.
Kreu 4.

Me urdhėr tė Komunės dhe sipas dispozitave tė Statutit duhet qė tė ekzistojnė dy Statute me pėrmbajtje identike.Njėri te ruhet nė thesarin e Komunės ,kurse tjetri nė gjykatė,pėr tu pėrdorur gjate gjykimit.


Mbi personat qė nuk njohin normat statutuore.
Kreu 5.

Nėse njė qytetar ose njė i huaj kėrkon tė justifikohet duke thėnė se nuk i njeh dispozitat e Statutit,justifikimi tė mos merret parasysh dhe personi nė fjalė tė shlyejė dėnimin sipas fajit.
Mbi aktet antistatutuore.
Kreu 6.

Aktet qė bien nė kundėrshtim me Statutin quhen tė paqėna dhe tė pavlera.


Mbi festėn e Shėn Stefanit.
Kreu 7.

Me vullnet tė Zotit dhe tė mbrojtėsit tonė Shėn Stefan urdhėrojmė qė pėr njė periudhė gjashtėditore,tre ditė para e tre ditė pas festės se tij ,tė huajt qė vijnė nė qytetin tonė enkas pėr kėtė festė,tė mos preken e trazohen.Ai person qė do tu bjerė nė qafė nė territorin apo zotėrimet tona ,dėnohet me 50 hyperperė.


Mbi ndėrtimin e shtėpisė.
Kreu 8.

Nėse dikush ka ndėrmend tė ndėrtojė njė shtėpi mė gurė apo me dru nė njė truall ku nuk ka pasur ndėrtese me parė,sė pari duhet tė thėrrase gjykatėsit dhe duhet tė rrėthoje vendin me mur ose me gardh.Pėrtej rrethimit mbete njė hapsirė dy hapash .Nėse nuk i fillon punimet detyrohet ti paguajė Komunės 20 hyperperė duke humbur edhe truallin.Kėto gjėra duhet tė kryhen me akte tė noterit.


Mbi shtėpitė e rindėrtuara.
Kreu 9.

Personi qė fillon tė punojė e tė rindėrtojė shtėpinė e trashėguar nga prindėrit ose tė dhėnė nė pajė,qoftė kjo prej druri apo prej guri,mund ti vazhdojė punimet deri nė fund,ne rast se brėda tre ditėve nga fillimi i punimeve nuk paraqitet ndonjė ankesė.


Si zgjidhen kontradiktat nė rast meremetimi tė njė shtėpie.
Kreu 10.

Nėse dikush kėrkon tė meremetojė njė shtėpi mė qėllim shitjeje ose kėmbimi ,duhet tė jetė i paisur me njė dokument tė noterit ose njė garanci te besueshme.Nėse brėnda ditės nga filimi i punimeve nuk paraqitet ndonjė ankesė,ai mund tė vazhdojė i pashqetėsuar punimet.


Mbi hurjet e shtėpive.
Kreu 11.

Lejohet qė njė banesė tė ketė aq hyrje sa persona ka dhe pėr kėtė nuk mund tė ketė ankesa.


Ndalohet hapja e portės ballė pėr ballė me fqinjin.
Kreu 12.

Ndalohet hapja e portės sė shtėpisė apo e qilarit si dhe hapja e dritares ballė pėr ballė me fqinjin,me pėrjashtim tė rasteve kur nė momentin e ndėrtimit tė shtėpisė , i zoti i shtėpisė ka lėnė njė hapsirė tė mjaftueshme pėr ndėrtimim e shkallėve nė njė moment tė dytė.Njė gjė e tillė duhet tė ndėshkohet me dokument tė noterit.Atyre qė veprojnė nė kundėrshtim me kėtė disposzitė,u ndalohet tė bėjnė shkallė dhe u pritet njė gjobė prej 8 hyperperėsh,qė ndahen mes Kontit dhe paditėsit.


Mbi shkallėt.
Kreu 13.

Nuk mund tė ndėrtohe shkallė aty ku nuk ėshtė prashikuar dhe nuk janė hedhur themele qė nė fillim pėr njė gjė tė tillė,me pėrjashtim tė rastit kur nė momentin e ndėrtimit tė shtėpise,i zoti i shtėpisė ka lėnė njė hapsirė tė mjaftueshme pėr ndėrtimin e shkallėve nė njė moment tė dytė.Njė gjė e tillė duhet tė dėshmohet me dokument tė noterit.Atyre qė veprojnė nė kundėrshtim me kėtė disposzitė,u ndalohet tė bėjnė shkallė dhe u pritet njė gjobė prej 8 hyperperesh,qė ndahen mes Kontit dhe paditėsit.


Mbi themelet.
Kreu 14.

Nėse dikush gjen themele shtėpie ose shkallė brėnda territorit e kufinjėve tė vet,ato konsiderohen pronė e tij.


Mbi dritaret qė dalin mbi fqinjin.
Kreu 15.

Gjithkush mund tė hapė dritare mbi shtėpinė e fqinjit pėr tė marrė dritė,por nė asnjė mėnyrė kjo dritare nuk duhet pėrdour pėr tė hedhur plehra apo pėr tė shtruar mbulesė dėrrase mbi shtėpinė e fqinjit.Kundravajtėsi dėnohet me 12 hyrperperė gjobė dhe me murosjen e dritares.Dritarja duhet tė muroset edhe kur fqinji vendos tė ngrejė katin e shtėpisė sė vet.


Mbi hedhjen e themeleve.
Kreu 16.

Nėse dikush kapet natėn apo ditėn duke hedhur themele tė paligjshmė shtėpie ose shkallė,dhe nėse kjo provokohet me dėshmi tė ligjshme,kundravajtėsi gjobitet me 8 hyperperė ,tė cilat ndahen pėrgjysėm mes Kontit dhe paditėsit.


Mbi murin dhe gardhin mes dy shtėpive.
Kreu 17.

Nėse dikush kėrkon tė ngrejė njė mur guri ose njė gardh me dėrrasa midis shtėpisė sė tij dhe atij tė fqinjit ,shpenzimet duhet tė pėrballohen nga tė dy palėt.Nėse nuk hidhen themelet,secila palė tė bėjė gjysmėn e punės sė vet.Nėse ekzistojnė themele tė vjetra dhe nėse njėra palė ėshtė nė gjėndjė tė provojė me dokumente se themelet i pėrkasin asaj,ato konsiderohen tė tillė dhe pala tjetėr duhet tė shlyejė pjesėn tjetėr.Nė rast se njėra palė ėshtė e varfėr dhe nuk mund ta ndėrtojė murin ose gardhin nė fjalė,atėherė le ta ndėrtojė pala tjetėr qė ėshtė nė gjėndje,ndėrkohė fqinji i detyrohet me gjysmėn e shpenzimeve pėr ndėrtimin e murit sa lartėsia e shtėpisė sė tij.Nėse njėra palė dėshėron ta ngrejė murin mė lart se shtėpia e fqinjit,duhet ta bėjė kėtė me shpenzimet e veta.Nėse edhe pala tjetėr dėshėron lartėsimin e murit,gjysmėn e shpenzimeve duhet ta heqė ajo.Fqinji i varfėr qė nuk ėshtė nė gjėndje tė paguajė punimet,nuk duhet tė shesė pronat e pasurinė e vet,por duhet t’i jetet njė afat brėnda tė cilit do tė ketė mundur tė vjelė tė ardhura dhe ky afat tė caktohet nga gjykatėsi.


Mbi muri qė zbret nga lart poshtė.
Kreu 18.

Nė rast se midis dy shtėpive gjendet njė mur qė ngjitet nga posht lart ose zbret nga lart poshtė,muri i pėrket tė dy palėve,me pėrjashtim tė rastit kur njėra palė ėshtė nė gjėndje tė provojė se muri i pėrket tėrėsisht asaj.Kjo vlen edhe pėr murin qė ndan nė mėnyrė trasversale dy shtėpi.Muri duhet ti pėrkasė shtėpisė sė sipėrme.,pėrveē rastit kur shtėpia e poshtėme mund tė provojė se muri ose njė pjesė e tij i pėrkasin asaj.Tė vendoset ashtu siē tregojnė provat.


Mbi murin qė rrezikon tė shėmbet.
Kreu 19.

Nėse nė qytetin tonė do tė konstatohet njė mur qė rrezikon tė shėmbet dhe gjėndet se muri i pėrket atij apo kėtij personi,gjykatėsit duhet tė urdhėrojnė pronarin e murit ose tė arkitraut qė ta riparojė atė dhe nėse nuk mund tė riparohet ta rrėzojė pėrtokė nė mėnyrė qė mos tė dėmtojė njeri.Nėse ky rrefuzon ta rrėzojė,atėherė kėtė le ta bėjė gjykatėsi me shpenzimet e pronarit tė murit.Veē kėsaj ,ky i fundit duhet tė dėnohet me 8 hyperperė, qė ndahen pėrgjysėm midis Kontit dhe Komunės.

Mbi bashkėpronėsinė nė hapsirėn midis dy shtėpivė.
Kreu 20.

Nė rast se bėhet fjalė pėr hapsirėn poshtė dy shtėpive dhe as njėra e as tjetra palė nuk ėshtė nė gjėndje tė ofrojė ndonjė provė pronėsie, secila palė do tė vazhdojė tė zotėrojė ashtu si mė parė,qoftė mbi tokė e qoftė nėn tokė,pjesėn e bodrumit ose tė qilarit qė ka pasur mė parė.


Mbi derdhjet e ujarve.
Kreu 21.

Ndalohet tė drejtohen derdhjet e ujrave mbi ēatinė e fqinjit,gjė qe do ta dėmtonte atė.Pėr kėtė tė verpohet siē ka qėnė zakon mė parė.Nėse dikush vepron kunder,tė paguajė si gjobė 12 grosh tė Sklavonisė,prej tė cilavė gjysma i shkon Kontit dhe gjysma paditėsit.


Mbi truallin buzė shtėpisė.
Kreu 22.

Trualli qė ndodhet poshtė dy shtėpive duhet ti takojė shtėpisė sė sipėrme dhe nė rast se shtėpia e poshtme ka shkallė ,kjo shkallė duhet tė jetė e zbuluar.Nėse nuk ka shkallė,tė lėrė zbuluar njė copė vend pėr derdhjen e ujrave,pėrjashto rastin kur shtėpia e poshtme mund tė provojė se trualli ėshtė i saj.


Mbi nje nje hapsirė qė zbret nga lart poshtė.
Kreu 23.

Hapsira mes dy shtėpive qė qėndrojnė njėra sipėr tjtrės, duhet tė ndahet pėrgjysmė,pėrveē rastit kur njėra nga palėt provon se ka blerė kėtė hapsirė.Nėse dėshėron tė ndėrtojė nė kėtė hapsirė hajat apo ballkon,mund ta bėjė kėtė,por ta ngrejė aq lart sa tė mos dėmtojė fqinjėt dhe Komunėn.Ata qė veprojnė kundėr kėtij urdhėri paguajnė 12 grosh Slavonie gjobė dhe puna u hidhet pėrtokė.


Mbi hedhurinat.
Kreu 24.

Urdhėrojmė qė askush tė mos flakė plehra nga dritarja,ballkoni,qilari nė rrugė publike ose ne ēdo lloj rrugėkalimi tjetėr tė qytetit tonė.Kundravajtėsit do tė ndėshkohen me 12 grosh gjobė ,gjysma e tė cilave do t’i shkojė Kontit dhe gjysma Komunės.


Mbi dherat e themeleve.
Kreu 25.

Urdhėrojmė qė askush nga ata qė ndėrtojnė shtėpi tė re ose qė meremetojnė tė vjetrėn,tė mos hedhė nė rrugė dheun e nxjerrė nga hapja e themeleve apo qilarit.Kush vepron kundra ligjit do tė paguajė njė gjobė prej 4 hyperperesh tė Sklavonisė,prej sė cilės gjysma do ti kalojė Kontit dhe pjesa tjetėr paditėsit.Veē kėsaj, kundravajtėsi duhet ti zhvendosė dherat jashtė rrugės sė qytetit.


Mbi qeranė e shtėpisė.
Kreu 26.

Kur shtėpia lėshohet me qera pėr njė vit apo disa muaj,urdhėrojmė qė i zoti i shtėpisė tė mos e nxjerrė jashtė qeramarrėsin pėrpara se tė mbarojė afati.,pėrveē rastit kur vetė i zoti i shtėpisė vendos tė banojė vetė nė atė shtėpi pėrara se tė mbarojė kontrata:porn ė njė rast tė tillė qeramarrėsi i nxjerrė jashtė pėrpara afatit nuk ėshtė i detyruar tė paguajė kurrfarė qeraje.Por nėse qerramarrėsi e lėshon shtėpinė pėrpara mbarimit tė kontratės dhe jashtė dėshirės sė pronarit,atėherė ai ėshte i detyruar tė paguajė pėr gjithė vitin.Qerramarrėsi duhet tė shlyejė cdo dėmtim qė provohet qė ėshtė bėrė prej tij:nėse shtėpia ka nėvojė pėr meremetim, kėtė duhet ta bėjė pronari i shtėpisė,nėse ky rrefuzon ta bėjė kėtė atėherė qeramarrėsi duhet tė ankohet tek gjykatėsi,tė cilėt duhet ta urdhėrojnė pronarin ta marre persipėr punimin.Por nėse ky nuk dėgjon ta bėjė njė gjė tė tillė atėherė qeramarrėsi mund tė kujdeset vetė duke i zbritur shpenzimet nga qeraja.


Mbi qeramarrjen.
Kreu 27.

Urdhėrojmė qė nė rast se dikush i kėrkon fqinjit njė shtėpi me qera,i zoti i shtėpisė mos t’ia lėshojė dikujt tjetėr,por kėtij fqinji me tė njėjtin ēmim qė do t’ia jepte njė tjetri.Kjo vlen nėse ujdia vlen para fundit tė vitit dhe nėse pėr shtėpinė ka kėrkėsa tė tjėra.Por nėse deri ditėn e parė tė vitit tė ri fqinji nuk shfaq ndonjė interes pėr shtėpinė,pronari ėshtė i detyruar t’ia lėshoje kujt tė dojė,ndėrkohė qė fqinji e humb tė drjtėn tė shfaqė pretendimin mbi tė derisa tė mbyllet viti.
Mbi mullirin.
Kreu 28.

Kur pronari i njė mulliri ka rradhėn e blojės,ai nuk ėshtė i detyruar ti japė mullisit miell apo gjė tjetėr.Nėse mullisi nuk ia ka dalė dot tė zhvasi diēka,pėrpiqet ti shkaktojė dėm pronarit duke i prishur mullirin,do tė dėnohet me 12 grosh Sklavonie,prej tė cilave gjysma do ti dorėzohet Kontit dhe gjysma paditėsit.Njėherėsh ,fajtorėt do t’i shlyejnė dėmin pronarit tė mullirit.


Mbi furrtarin.
Kreu 29.

Urdhėrohet qė ēdo furrėtar tė mbajė pėr vete jo mė shumė se katėr bukė pėr ēdo mbushje.Ata qė veprojnė ndryshe,duhet tė gjobiten me 12 grosh,gjysmėn pėr Kontin dhe gjysmėn tjetėr pėr paditėsin.


Mbi bujtinat.
Kreu 30.

Urdhėrojmė qė askush nė qytetin tonė apo nė rrethinat e tij tė mos ushtrojė bujtinarinė.Kush vepron kundėr tė dėnohet me 50 hyperperė tė Sklavonisė,nga tė cilat gjysma i kalon Kontit dhe gjysma tjetėr Komunės.


Mbi mbjelljen e hardhive.
Kreu 31.

Gjithkush qė dėshėron tė mbjell hardhi nė tokat e veta ,ėeshtė i lirė ta bėjė njė gjė tė tillė.Nėse do tė kėtė ndonjė pretendim,ky duhet tė paraqitet brėnda tetė ditėsh kur pretenduesi ndodhet nė qyetet,brėnda tetė muajsh kur pretenduesi ndodhet jashtė qyetetit,dhe brėnda vitit kur ai ndodhet jashtė zotėrimeve tė Mbretit.Me tė kaluar kėto afate,askush nuk ka tė drejtė tė nxjerrė pretendime,qoftė edhe sikur tė paraqese tapi a dokument tjetėr.


Mbi ndėrtimet nė shesh.
Kreu 32.

Pėr cdo ndėrtim tė ri me dritare pse hajat nė sheshin ose nė rrugėt qėndrore tė qytetit,banoret duhet tė bėjnė kėrkesė dhe t’i pėrmbahen me ndershmėri ligjeve tona.


Ndarja e prodhimit pėr vreshtat e ngritura nė tokėn e huaj.
Kreu 33.

Gjithkush ėshtė i lirė pėr ti dhėnė tokėnė vet tjetrit pėr ta kthyer nė vresht;ndarja e prodhimit tė bėhet sipas marrėveshjes sė bėrė mė kėtė qėllim.Nė rast se pėrdoruesi do tė mbjellė ullinj,ti japė pronarit gjysmėn e prodhimit ose aq sa janė marrė vesh mė pėrpara..Nė rast se pėrdoruesi i tokės dėshiron ta shese pėr njė farė kohe pjesėn e tij tė prodhimit ,shitjen mos t’ija bėjė ndonjė tjetri,por pronarit tė tokės dhe me ndershmėri,duke i kėrkuar aq tė holla sa do ti kėrkonte tė tjereve.Nėse pronari i tokės nuk ka dėshirė ta blejė,mund ti shitet cilido qė ofrohet.Nė rast se toka nuk mbillet me hardhi,sipas marrėveshjes,ajo i rikthehet pronarit qė e leshoi pėr mbjellje.

Mbi punimin e vreshės nė gjysmatari.
Kreu 34.

Nėse dikush pranon tė punojė njė vresht nė gjysmatari,ai ėshtė i detyruar ti bėjė tė gjitha shėrbimet e duhura vreshtės.Vjelja e rrushit duhet tė bėhet nė prani tė pronarit.Nėse punėtori nuk ia bėn si duhet shėrbimin vreshtit,atij nuk i quhet fare puna qė ka bėrė dhe detyrohet tė paguajė pjesėn e tij duke marrė pėr bazė prodhimin e realizuar nė e punuar mirė nga njė fqinjė i tij.T’i zihet besė atij qė punon nga 12 denarė e sipėr.


Mbi ata qė punojnė mė hile.
Kreu 35.

Kur njė punėtor pėrpiqet tė bėjė hile nė punė,padroni i tij kur vjen koha e vlerėsimit nė mbrėmje ia bėn kėtė gjė tė ditur dhe punėtori ėshtė i detyruar ta zėvendėsojė punėn tė nesėrmen..Nėse nuk pranon ta bėjė kėtė ,do tė paguajė 12 grosh Sklavonie gjobė dhe veē kėsaj do tė kryejė dhe punėn e pakryer.


Mbi mėditjen.
Kreu 36.

Tė gjithė ata qė kėrkojnė tė punojnė nė vresht ,nė arė ,nė shtėpi ose nė cdo mėditje tjetėr,janė tė detyruar tė punojnė mirė dhe ta ēojnė punėn e tyre deri nė fund,siē pėrcaketohet nga marrėveshja e arritur me punėdhėnėsin:nėse shihet se nuk e ka kryer deri nė fund punėn ose nuk ka punuar mirė ,urdhėrojmė qė tė humbė tė gjithė meditjen dhe tė shlyejė dėmin e pėsuar nga pronari.Pėr mė tepėr tė gjobitet me 12 grosh tė Sklavonisė,gjysma e tė cilėve ti jepet Kontit dhe gjysma pronarit.


Mbi tokat.
Kreu 37.

Lidhur me tokat qė ndahen mes dy vreshtave,dy arave ose dy kopshteve, urdhėrojmė qė ato tė jenė tė pronarėve tė vreshtave,tė arave apo tė kopshteve qė gjenden ne pjesėn e sipėrme,me pėrjashtim tė rastit kur pronarėt e pjesėve tė poshtme vėrtetojnė me tapi se tokat janė tė tyret.


Mbi rrėqitjen e dherave dhe rėnien e gurėve.
Kreu 38.

Nė rast rrėshqitje dheu ose rrėzimi muri nė tokėn e fqinjit ,personi i dėmtuar duhet ta ēojė nė gjyq pronarin e tokės nga ku ka ndodhur rrėshqitja dhe tė kėrkojė qė ky tė heqė dherat apo gurėt e rėnė.Nėse pronari nė fjalė nuk dėgjon ta bėjė kėtė brėnda kohės sė caktuar nga gjykatėsi,dherat ose gurėt bėhen pronė e tė zotit tė tokės ku kanė rrėkitur,i cili mund ti nxjerrė jashtė kufinjėve tė vet.


Mbi ndėrimin e muranave.
Kreu 39.

Nėse ndokush dėshėron tė ndėrtojė njė muranė tė re,tė ndėrtojė kėtė nė tokėn e vet dhe tė lėrė hapsirė prej njė pėllėmbe nga pjesa e tij,tė cilin fqinji nuk duhet kurrėsesi ta punojė dhe as t’i afrohet muranės mė punėtorė.Kush vepron nė kundėrshtim me kėtė urdhėr,gjobitet me 12 groshė Sklavonie,gjysma e tė cilave i shkon Kontit dhe gjysma tjetėr paditėsit.


Mbi mbjelljen e pemėve.
Kreu 40.

Cilido qė dėshėron tė mbjellė pemė frutore nė tokat e veta,por jo mė afėr se njė vrap nga toka apo vreshti i fqinjit.Nėse vepron ndryshe,fqinji ka tė drejtė qė me urdhėr tė gjykatėsve tė presė pemėt nė fjalė.Veē kėsaj kundravajtėsi duhet tė gjobitet me 12 groshė Sklavonie,qe ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe paditėsit.


Mbi tė gjitha llojet e pemėve.
Kreu 41.

Pėrsa i pėrket pemėve frutore qė janė mbjellė pranė tokes ose vreshtės sė fqinjit:sė pari ,pėr pemėn e arrės, kokrat e rėna nė tokėn e fqinjit ndahen pėrgjysmė midis tė zotit tė pemės dhe pronarit tė tokės nė tė cilėn kanė rėnė.Pėr dardhat ,i pėrkasin fqinjit tė gjitha kokrrat e rėna nga pema e pronarit,por as njėri e as tjetri nuk kanė tė drejtė tė vjelin ato degė qė zgjaten mbi tokėn e fqinjit.Kjo vlen pėr ēdo pemė frutore,me pėrjashtim tė ullirit:nė fakt i zoti i njė pemė ulliri ka tė drejtė tė mbledhė tė gjithė kokrrat e rėna nė tokėn e fqinjit.Nėse i zoti i tokės dėshėron tė presė degėt qė zgjaten mbi tokėn e tij dhe qė ai mendon se e dėmtjnė,mund ta bėjė kėtė, por duke filluar nga njė pashė e tutje .Pema e ullirit bėn pėrjashtim dhe nuk mund tė pritet.


Mbi prerjen e drureve.
Kreu 42.

Nėse provohet mė dėshmi tė sigurta se dikush ka prerė ose ka djegur qėllimisht ullirin e huaj,fajtori dėnohet me 50 hyperperė,qė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe atij qė ka pėsuar dėmin.Nėse nuk arrihet tė provohet ,i dėmtuari bėn betimin bashkė me gjashtė dėshmitarė .Nėse ndokush shihet duke prerė vreshtėn e tjetrit,paguan tė njėjtėn gjobė si dhe dėmin.Pėr prerjen e ēdo druri tjetėr frutor,keqbėrėsi i paguan 2 hyperperė Kontit dhe pronarit si dhe shlyen dėmin.


Mbi tokat e dhėna nė shfrytėzim.
Kreu 43.

Nėse dikush vendos tė japė nė pajė ose tė shesė vreshta e ara tė dhėna mė para nė gjysmatari ose shtėpi tė dhėna me qera,kėtė mund ta bėjė vetėm mbas njė viti ,kur pėrfundon kontrata me pėrdoruesin.


Mbi pajėn.
Kreu 44.

Nėse dikush ka dhėnė nė pajė vreshta tė punuara ose ara tė mbjella duke mos shprehur pėr pėrkatėsinė e fryteve,kėto tė fundit i gėzojnė gjithashtu pėrfituesit.

Mbi arat e shfrytėzuara nė gjysmatari.
Kreu 45.

Nėse dikush merr tė punojė njė arė me kushtin e ndarjes sė prodhimit me pronarin,ai ėshtė i detyruar ta punojė mirė atė.Nėse nuk vepron kėshtu,sasia e produkteve qė duhet ti dorėzojė pronarit duhet tė llogaritet mbi bazėn e prodhimit qė ka realizuar njė fqinji i tij,qė zotėron tė njėjtėn cilėsi toke por qė e ka punuar mirė.


Mbi arat e shfrytėzuara nė gjysmatari.
Kreu 46.

Nėse dikush qė nuk ėshtė nė gjėndje ta punojė vetė tokėn e tij vendos t’ja atė njė tjetri kundrejt ndarjes sė prodhimit,duhet tė heqė dorė nga toka gjatė gjithė ciklit tė plotė,nga mbjellja e deri nė korrje.:nė rast se ia merr para kohe punuesit,detyrohet tė paguajė pėr dėmin 4 hyperperė Sklavonie qė ndahen pėrgjysmė mes Kontit dhe paditėsit,ndėrkohė qė duhet tė paguajė dhe gjithė dėmin.Por nė rast se ai qė e mer tokėn pėr ta punuar nuk e bėn njė gjė tė tillė,atėherė do tė jetė ky qė do tė paguajė gjobėn e mėsipėrme dhe qė do ti shlyejė dėmin pronarit,pėrveē rastit kur i vdesin qetė,kur ato i vidhen apo kur vdes ai vetė.


Mbi hapjen e vijės sė ujit.
Kreu 47.

Nė rast se dikush dėshėron tė hapė njė vijė uji pėr arat e veta ,duhet ta bėjė kėtė si ėshtė zakoni i vjetėr.Nė rast tė kundėrt do tė gjobitet me 12 hyperperė ku gjysma i kalon Kontit dhe gjysma tjetėr fqinjit qė pėsoi dėmin.Pėrvec kėsaj tė paguajė dhe dėmin.


Mbi gropat.
Kreu 48.

Cilido qė ka ndėrmėnd tė hapė njė gropė poshtė truallit ,duhet lėnė njė rryp tokė nga e vetja mes gropės dhe truallit tė fqinjit dhe ,nėse dėshėron,aty mund tė ngrejė njė gardh dhe po kėshtu mund tė veprojė mė gropat e hapura mė parė,duke i ripunur siē ka qėnė zakoni.


Mbi punėn e pandershme.
Kreu 49.

Nėse dikush pėson dėm nga puna e keqe e njė mjeshtri dhe ėshtė nė gjėndje ta provojė kėtė, ky i fundit i detyrohet tė paguajė 12 hyperperė pėr dėmin,si dhe t’i shlyejė gjithė dėmin.


Mbi mjeshtrat marangozė.
Kreu 50.

Lidhur me mjeshtrat marangozė urdhėrojmė qė asnjėri prej tyre tė mos pėrfitojmė pėr pagė ditore mė shumė se tre grosh Sklavonie bashkė me njė vakt tė mjafueshėm ngrėnieje.Nga dita e Shėn Sergjit nė fund tė shtatorit e tutje tė paguhet me 12 grosh.Kush vepron ndryshe,tė dėnohet me 12 grosh ngjobė,qė do tė ndahen pėrgjysmė midis Kontit dhe paditėsit.Por me kėtė nuk i hiqet e drejta e ushtrimit tė zanatit.

Mbi kėpucarėt.
Kreu 51.

Mjeshtėrve kėpucarė u lejohet tė marrin pėr blerjen e syprinės sė kėpucėve tė mėdha jo mė shumė se 5 grosh,kurse pėr ato mė numėr tė vogėl vetėm njė.Kjo kur pėrdret lėkurė kau.Kurse kur pėrdoret lėkurė e regjuar bagėtish tė vogla 1 grosh.Gjysmė grosh duhet tė marrė pėr hedhjen e shollės,nė pjesėn e shputės dhe tė thėmbrės.Kėtu pėrfshikhet dhe ēmimi i linit.Kundravajtėsit gjobiten me 2 hyperperė,njė pėr kontin dhe njė pėr paditėsin.


Mbi hekurpunuesit.
Kreu 52.

Urdhėrojmė qė mjeshtrat hekur punues pėr cdo bel tė ri tė mos kėrkojnė mė shumė se 5 groshė,ku pėrfshihet dhe ēmimi i qymyrit ,dhe pėr ēdo shat tė ri jo mė shumė se dy grosh e gjysmė.Pėr mprehjen e shatit tė kėrkohet njė grosh kurse pėr lėmimin e tij vetėm (?) folerė.Pėr lėmimin e bėlit tė kėrkohen 20 folerė.Pėr ta kthyer nė gjėndjen e parė pėr tė punuar,nxjerrė e kthyer jepen njė grosh e gjysmė.Pėr mprehjen e cdo vegle paguhen 25 folerė dhe pėr kallitjen e rinovimin 1 grosh,kjo pėr cdo mbushjė qymyri.Kundravajtėsi gjobitet me 3 hyperperė qė ndahen pėrgjysmė midis Kontit dhe ankuesit.


Pėr mjeshtrat e cdo zeje.
Kreu 53.

Urdhėrojmė qė njė mjeshtėr i ēdo zeje ,kur fillon njė punė duhet ta pėrfundojė atė dhe deri atėhere tė mos marri porosi tė tjera.Kush vepron ndryshe duhet tė paguajė 2 hyperperė gjobė, nga tė cilat njė e merr Konti dhe njė e merr paditėsi.


Mbi mbulimin e ēative.
Kreu 54.

Mjeshtri qė hedh ēatinė e njė shtėpie ,nuk duhet tė kėrkojė si shpėrblim mė shumė se njė grosh nė ditė si dhe njė ushqim tė arsyeshėm.Kundravajtėsit tė dėnohen me 12 groshė gjobė ,gjysma e tė cilėve i kalon Kontit dhe gjysm tjetėr paditėsit.


Mbi mjekun.
Kreu 55.

Urdhėrojmė qė ēdo mjek qė pranon tė kurojė njė tė sėmurė ,tė mos ta braktisė atė pėrpara se ta kėtė shėruar,veē nė e thirrtė Mbreti.Kush vepron ndryshe,detyrohet tė paguajė 8 hyperperė gjobė,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn tjetėr paditėsit.


Mbi privilegjet e noterit dhe zyrtarėve tė tjerė.
Kreu 56.

Shtėpitė e tė gjithė atyre qė ditėn e Shėn Stefanit emėrohen noter,semec ose vatak tė Komunės sonė,nuk i detyrohen asaj asgjė dhe janė tė lirė e tė pėrjashtuar nga ēdo taksė.

Mbi bujqit.
Kreu 57.

Njė bujk nuk mund tė marrė mė shumė se dy grosh nė ditė,pėrfshirė ushqim tė mjaftueshėm.Nė rast se punon deri vonė nė mbrėmje,ushqimi i sillet nė vendin e punės.Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.


Mbi krasitėsin.
Kreu 58.

Njė krasitės ose njė mbarėshtrues vreshtash nuk duhet tė paguhet mė shumė se njė grosh nė ditė,bashkė mė ushqim tė mjaftueshėm.Ne rast se nuk pėrfshihet ushqimi ,i jepen dy groshė .Kush vepron ndryshe,e ēon dėm punėn e kryer si dhe detyrohet tė paguajė 12 grosh pėr Kontin dhe paditėsin.


Mbi limuesin.
Kreu 59.

Punėtori qė limon nuk mund tė marrė mė shumė se dy grosh nė ditė,pėrveē njė ushqimi tė mjaftueshėm.Nėse nuk pėrfshihet ushqimi,i jepen tre grosh. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.


Mbi remėtarėt.
Kreu 60.

Pėr ēdo ditė vozitjeje punėtori nuk merr mė shumė se njė grosh,pėrveē ushqimit tė mjaftueshėm. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.


Mbi vjelėsin e rrushit.
Kreu 61

Pėr ēdo ditė pune punėtori merr jo mė shumė se 10 folerė dhe njė ushqim tė mjaftueshėm. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.


Mbi vjelėsin.
Kreu 62.

Korresi ose mbledhėsi nuk mund tė paguhet mė shumė se tre grosh nė ditė,dhe po ashtu shirėsi.Nė rast se ėshtė femėr,tė marrė vetėm dy grosh. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.


Mbi mbledhjen e barit dhe tė kallinjėve.
Kreu 63.

Ndalohet keputja e barit dhe e kallinjėve nė arat e mbjella me tė lashta pėrpara se tė ketė pėrfunduar plotėsisht korrja. Ata qė nuk respekojnė kėtė urdhėr dėnohen me 12 groshė,qė pėrgjysohen mids Kontit dhe ankuesit.
Mbi masat, peshat e pashėt.
Kreu 64.

Masat ,peshėt dhe pashėt nė dheun tonė duhet tė jenė tė njėjta.Nėse dikush kapet me tė tilla jashtė standartit ,dėnohet me 8 hperperė Sklavonie.Nėse dikush bėn punėn e kontrollorit pa pasur mandatin e Komunės ose dikush tjetėr i caktuar me kėtė deyrė nuk e bėn atė si duhet ,ai duhet tė paguajė po atė sasi gjobė,qė shkon nė favor tė Kontit dhe tė Komunės.Gjykatėsit duhet tė kujdėsen qė njė detyrė e tillė ti caktohet njė njeriu sa mė tė ndershėm.


Mbi doganėn e thertores.
Kreu 65.

Kasapėt duhet tė paguajnė cdo mbrėmje doganėn e thertores qė ėshtė 2 grosh pėr ka ose lopė.1 folar pėr derr,gjysmė groshe pėr dele,dy grosh pėr buall ku duhen pėrfshirė (*) grosh pėr therje.Kush nuk e bėn pagesėn nė mbrėmjė gjobitet me 12 grosh.Kallzuesi qė nuk e bėn padinė tek gjyaktėsi nė mbrėmjė ditėn tjetėr nuk ėshtė i besueshėm .Kallzuesi duhet tė betohet pėr padinė e tij tek gjykatėsi.Tė njėjtėn gjobė duhet tė paguajnė dhe ata qė therin mish gjetkė ,jo nė thertore.
Mbi shitjen e mishti me peshė.


Kreu 66.

(mungon nga teksti origjinal)


Mbi ndalimin e eksportit tė mallrave ushqimore.
Kreu 67.

Nėse dikush ,qoftė i huaj apo vėndas,kapet duke nxjerrė jashtė tėrritorit tonė mallra ushqimore,si grurė ,miell ,elb,mish,sallo,thekėr apo djath,do tė dėnohet me 50 hyperperė gjobė ,qė mund tė paguhen me groshė si dhe me sekuestrim malli.Nėse njė i huja ėshtė nė gjėndjė tė tregojė se kujt ia ka shitur mallin,atėherė gjobėn do ta paguajė blerėsi ,e cila do tė ndahet midis Kontit dhe Komunės.Pėrjashtim nga ky bėjnė ata qė falėn nga gjykatėsit apo kėshilltarėt.


Mbi sjelljen e prodhimeve ushqimore nė dheun tonė.
Kreu 68.

Theksojmė se ēdo qytetar qė zotėron grunjėra apo drithėra tė tjera jashtė qytetit,ėshte i detyruar ti sjellė kėto drithėra nė qytetin tonė dhe jo gjetkė;nėse verpon ndryshe ,tė dėnohet me 50 hyperperė,qė do tė ndahen midis Kontit dhe Komunės.Nėse nuk arrihet tė provohet gjė ,le tė betohet tek gjykatėsi qė trajton ēėshtjen sė bashku me katėr fisnikė tė tjerė tė besueshėm.


Mbi blerjen e prodhimeve ushqimore.
Kreu 69.

U ndalohet qytetarėve apo tė huajve qė tė blejnė me qėllim rishitje nė territorin apo nė rrethin tonė lakra,hudhra,qepe,lesh,peshk e djathė.Tė blejnė aq sa u duhet pėr konsum shtėpiak,pėrveē rasteve tė lejuara nga gjykata ose kėshilli.Kush e thyen urdhėrin paguan 8 hyerperė,qė do ndahen midis Kontit dhe Komunės.
Si i jepet huaja Komunės.
Kreu 70

Kur dikush i jep Komunės grurė,verė apo mallra tė tjera,nuk mund tė pretendojė ti kthehet mė shumė,por aq sa ishte vlera e mallit nė kohėn kur iu huajt Komunės.Nė rast se gjykatėsit e paguajnė mė shumė se ē’kishte vlerėn malli nė kohėn e dhėnies,vetė ata dėnohen me njė gjobė prej 8 hyperperėsh .Po aq duhet tė paguajė dhe personi qė ka marrė mė shumė nga ēka dhėnė.Gjysmėn e merr Konti dhe gjysmėn tjetėr Komuna ,kurse mallrat konsiderohen tė humbura pėr dhėnėsin.


Mbi punėtorėt dhe pagėn.
Kreu 71.

Nėse njė punėtor apo shėrbėtor ,i cili nė prani tė garantėve ka rėnė nė ujdi mė padroinin e vet pėr tė qėndruar larg kaq apo aq vite ose muaj,dėshėron tė shkojė pėrpara kohe,nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė,qoftė sepse mund tė jetė parapaguar dhe qoftė pėr faktin e thjeshtė se nuk lejohet largimi pėrpara pėrfundimit tė kontratės.Nėse vepron ndryshe ai do tė paguajė njė gjobė prej 8 hyperperesh dhe gjysma do ti kalojė Kontit dhe gjysma tjetėr padronit.Po tė mos i qėndrojė mė marrveshjes do tė paguajė tė njėjtėn gjobė dhe do tė vazhdojė ti shėrbejė besnikėrisht padronit.Nėse provohet e kundėrta humbet pagėn e krejt vitit dhe paguan gjobėn e sipėrpėrmendur,si dhe shtrėngohet tė shėrbejė ēdo vit njė muaj mė shumė duke pėrfshirė dhe tė djelat.Nėse punėtori sėmuret padroni duhet ta ushqeje dhe kur shėrbėtori tė shėrohet duhet ti shėrbeje dhe pėr kohėn qė ka humbur pėr shkak tė sėmundjės.Nėse ndokush do ta merrte nė punė pėrpara se tė kishtė shlyer llogarinė mė padronin e vjetėr,dhe njė gjė e tillė provohet ,rrogėtari duhet tė paguajė 8 hyperperė gjobė,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn pronarit.Nga ana e tij pronari nuk ėshtė i detyruar tė plotėsojė me cdo kusht detyrimet qė lindin nga marrėveshja.


Mbi kullotjen e pėrbashkėt tė gjedhit.
Kreu 72.

Barinjtė qė ēojnė gjedhin nė kullota ditėve tė festės apo tė dielave,duhet ta bėjnė mirė njė punė tė tillė dhe ta kenė mėndjėn qė nė kthim tė mos u mungojė ndonjė kokė bagėti nga tė vetat dhe nga tė tė tjerėve.Me kullotjen nuk duhet te merren me shumė se dy njerėz,njėri prej tė cilėve do tė sjellė ushqimin kurse tjetri do tė kujdeset pėr kullotjen e bagėtisė.Nė mbrėmjė lopėt u duhen kthyer shėndoshė e mirė pronarėve dhe nėse konstatohet ndonjė dėm nė bagėti,barinjtė duhet ta shlyejnė atė.Nėse me kullotjem merren mė shumė se dy vetė ,detyrohen tė paguajnė njė gjobė prej 12 groshėsh,qė do ndahen pėrgjysmė midis Kontit dhe Komunės.


Mbi kthimin e lopėve nė mbrėmje pak kullotjes.
Kreu 73.

Nėse njė bari nė vėnd qė tė mbledhė bagėtinė e tij dhe tė bashkėfshatarėve nė mbrėmje,i braktis ato pėr tė shkuar nė ndonjė festė nė qytet dhe nėse atė natė rezulton ndonje mungesė nė bagėti,bariu detyrohet tė paguajė krejt dėmin.Por edhe sikur tė mos ketė dėm, do tė paguajė 12 grosh gjobė,gjysma e sė cilės i kalon Komunės dhe gjysma tjetėr Kontit.


Mbi lopėt qė dėmtojnė vreshtėn.
Kreu 74.

I ndalohet ēdo bariu e cilido tjetėr qė tė fusė lopė a ka tė huaj nė vreshtė,nga koha qė kjo ēel gjeth.Kundravajtėsi gjobitet me 4 hyperperė,gjysma e sė cilės i kalon Kontit dhe pjesa tjetėr Komunės.


Humbja e lopės.
Kreu 75.

Kur njė bari humb lopėn gjatė natės nė njė vėnd tė panjohur,pronari i lopės duhet tė njoftohet prej tij para agimit.Nėse nuk vepron kėshtu ,t’i paguajė lopėn pronarit.Nėse lopėn e humbet gjatė ditės t’ia paguajė pronarit pa fjalė.Nė rast se lopa i humbet ditėn ,nė kohėn kur zukat miza,deri nė mbrėmjė t’i ketė dhėnė lajmin pronarit,pėrndryshe ti paguajė vlerėn e lopės.


Mbi lopėt qė kullosi nė arat me grurė.
Kreu 76

Ndalohet kullotja e lopėve apo e kuajve dhe gomerėve brėnda arave me grurė,pėrpara se tė ketė pėrfunduar korrja.Kjo pėrjashton rastet kur kafshėt mbahen tė lidhura dhe nuk bėjnė asnjė dėm.Por,nėse shkaktojnė ndonjė dėm apo veprohet nė kundėrshtim me kėtė urdhėresė,tė paguhen 12 groshė gjobė,ku gjysma e tė cilave ti shkojė Kontit dhe gjysma tjetėr tė dėmtuarit,qė pėr mė tepėr duhet tė dėmshpėrblejė pėr tė gjithė dėmin e shkaktuar nga lopa.


Ndalimi i kullotjes mbi kodėr.
Kreu 77.

Askush ,qoftė njeri i zakonshėm apo bari, nuk duhet te kullosė lopėt nė kodrėn qė ndodhet midis kishės sė Shėn Pjetrit,Shėn Engjėllit e deri poshtė shkėmbit.Kjo vlen pėr periudhėn nga dita e Asumpsionit e deri nė festėn e Shėn Andresė.Pėr kundravjtėsit gjoba ėshtė 8 hyperperė,qė i ndan Konti dhe Komuna.Kjo masė nuk zbatohet vetėm kur Komuna vendos tė heqė dorė nga ndalimi nė fjalė.


Mbi lopėt nė bashkpronėsi.
Kreu 78.

Nėse ndokush merr hua njė ka kundrejt detyrimit qė tė punojė me tė tokat e pronarit,pėrgjithmonė ose pėr njė kohė tė caktuar,ai ėshtė i detyruar qė ti punojė tokat e pronarit tė kaut me ndershmėri,njėlloj si tė vetat.Nėse konstatohet se ka bėrė punė mė hile ose ka keqpėrdorur kan e ortakut dhe nėse kėsaj tė fundit i ndodh gjė nė kohėn qė lėron arat e tė interesuarit dhe nėse njė gjė e tillė provohet,atėherė ai paguan dėmin bashė me 12 grosh gjobė,qė ndahen midis paditėsit dhe Kontit.


Kur ndalohet therja e kaut.
Kreu 79.

I ndalohet ēdo banori tė qyetit tonė ose tė huaji qė tė therė njė mėshqerė apo ka nė thertore.Kėto lejohen vetėm tė shiten pėr tė lėrar arat,dhe kur mos jenė mė nė gjėndje tė lėrojnė,mund tė theren e tė shiten me peshė ne thertore.Shkelėsit e kėtij urdhėri detyrohen tė paguajnė njė gjobė prej 8 hyperperesh,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn Komunės.


Kur udhėtohet nė shoqėri.
Kreu 80.

Nėse disa nisen nga qyteti pėr tė shkuar sėbashku nė pyll,nė treg ose nė ēdo vend tjetėr,ēdo njėri duhet tė ruajė pjesėn e vet e tė mbrohet gjatė vajtjes dhe kthimit dhe askush nuk duhet tė ndahet nga grupi.Nėse ndonjėri prej tyre do tė humbasė gjėkafshė,tė paguajė dėmin ai qė ėshtė nė krye.Por edhe sikur tė mos ketė dėme ,por ia tė ketė humbur drejtimin,tė dėnohet me 12grosh ,gjysma Kontit dhe gjysma Komunės.Nėse do tė plaēkiten me dhunė duke qėnė bashkė nė udhė,tė paguhet dėmi i bėrė padashur ditėn o natėn.Nėse dikush niset pėrpara ose qėndron prapa grupit dhe pėson dėm ,lė ta mbajė vetė nė ngarkim,ndėrsa shokėt s’mbajnė pėrgjegjėsi,siē e thonė zakonėt e vendit.


Mbi shėrbimin e rojes nė qytet.
Kreu 81.

Urdhėrojmė qė rojet e ngarkuara me ruajtjen e qytetit tė qėndrojnė nė detyrė gjithė natėn deri nė mėngjes.Nėse dikush e braktis deryrėn dhe shkon nė shtėpi pėr tė fjetur,ose nuk paraqitet fare nė garnizon,ai duhet tė paguaje gjithė dėmin qė mund tė jetė bėrė atė natėn.Por edhe sikur tė mos jetė bėrė ndonjė dėm,ai detyrohet tė paguajė njė gjobė prej 12 groshėsh,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn garnizonit.Dhe nėse pas rėnies sė kėmbanės sė tretė njė person,qoftė ai klerik ose laik,do te kapet duke lėvizur nėpėr qytet pa pishtar,ai do t’i ngarkohen tė gjitha dėmet qė mund tė kenė ndodhur atė natė.Nė rast se nuk ka patur tė tilla,kleriku ose laiku nė fjalė detyrohet tė paguajė gjobėn prej 12 groshėsh,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn tjetėr Komunės.Pėr kėtė mjafton dėshmia e dy ose tre rojeve,e dhėnė nė betim.


Mbi ruajtjen e vreshtave.
Kreu 82.

Ruajtėsit e vreshtave duhet ta bėjnė besnikėrisht detyrėn nga festa e Shėn Elisė deri nė festėn e Shėn Mikelit.Gjatė kėsaj kohe ata mund tė krasisin,tė hapin rrugėt,tė lidhin degėt e tė ngrenė tendėn mbėshtetėse tė hardhisė,aty ku kanė qenė mė parė.Nėse dikush pėson dėm nė vreshtė,roja ėshtė i detyruar tė dorėzojė vjedhesin.C’donjėri duhet t’i jap rojes atė c’ka i pėrket sipas zakonit.Pėr sa kohė roja i vreshtės ėshtė nė detyrė atij i duhet besuar pėr ēdo gjė qė thotė,kundrejt betimit.


Mbi rojet e arave.
Kreu 83.

Ruajtėsi i arave ėshtė i detyruar ta bėjė punėn e tij me ndershmėri pėr sa kohė ėshtė pajtuar.Nėse pronari konstaton ndonjė dėm nė tė mbjellat brėnda arės sė tij,qofė nė arė,nė fryte, apo nga kullotja e bagėtive,atėherė rojtari duhet tė paguajė dėmin deri nė njė,nė rast se nuk dorėzon vjedhėsin ose bariun.Roja duhet besuar ,duke qėnė nėn betim.Roja tė paguajė ¼ e arės dhe nėse ara nuk ėshtė njėlloj si arat e tjera,tė mos paguajė gjė dhe nė krye tė vitit tė ketė njė pagė prej njė hyperperė e gjysmė.


Mbi ruajtjen e kullotave.
Kreu 84.

Rojtarėt e kullotave duhet tė ruajnė me besnikėri kullotat e qyetetit .Nė rast se rojtari kap dikė,njė malėsor ose njė shkodran duke kullotur delet ,lopėt ose derrrat,ai ka tė drejtė t’i heqė shkelėsit njė kokė pėr ēdo tufe delesh,nje lopė pėr ēdo tufė lopėsh dhe njė derr pėr ēdo tufė derrash.Pėrveē kėsaj,roja duhet ti drejtohet gjyqit,ku ta mbėshtesė akuzėn nė betimin e tij dhe nė dėshimnė e dy ose tre rojtarėve tė tjerė.Pronari i deleve ,lopėve ose derrasve duhet tė dėnohet me 50 hyperperė gjobė,qė do tė ndahen midis Kontit dhe Komunės.


Mbi pjesėmarrjen nė luftė.
Kreu 85.

Ushtarėt qė mė urdhėr tė mbretit shkojnė nė luftė,tė mos paguhen mė shumė se dy grosh nė ditė,kurse kapedanėt tė marrim jo mė shumė se katėr grosh nė ditė.Nėse dikush ėshtė regjistruar pėr tė shkuar nė luftė dhe nuk shkon,tė dėnohet mė 8 hyperperė gjobė si dhe tė shlyejė tė gjithė dėmin qė i shkaktohet Komunės pėr shkak tė braktisjes sė detyrės.Gjysma e shumės t’i shkojė Kontit dhe Komunės.


Mbi kapedanėt qė varen nga gjykatėsit.
Kreu 86.

Qoftė kapedanėt qė varen nga gjykatėsit ,qoftė kapedanėt e rojeve tė qytetit,duhet tė betohen se janė tė gatshėm ti binden ditėn dhe natėn ēdo urdhėri tė Kėshillit ose tė gjykatėsve tė qytetit,siē e do nderi dhe ineteresi i qytetit tonė.Por nėse ata do tė bėnin ndonjė veprim me kokėn e tyre,pa pasur urdher nga gjykatėsi,ata do tė humbin postin e tyre dhe do tė gjobiten me katėr hyperperė,qė ndahen midis Komunės dhe Kontit.


Mbi gratė e pėrdala.
Kreu 87.

Nėse njė grua provohet se ėshtė e pėrdalė nga dėshmia e dy ose tre burrave,te mos lėjohet tė mbajė kapele mbi kokė,siē ėshtė zakoni ynė,e as tė shoqėrohet me kėdo.Nuk i lejohet tė rrijė e tė banojė pranė zonjave fisnike.Nėse vepron ndryshe ,do tė gjobitet me 8 hyperperė,qė ndahen midis Kontit dhe paditėsit.Nėse provohet se njė grua e pėrdalė bėn punė tė liga ose kėrkon tė prishė tė tjerėt,ajo duhet tė lėrė qytetin brėnda tre ditėsh dhe nėse e kapėrcen afatin,tė ndėshkohet me 8 hyperperė gjobė,tė sillėt rrugėve tė qyetit duke u rrahur me shkop dhe ne fund tė syrgjynoset dhe kurrė tė mos kthehet nė vendin tonė.


Mbi arkėn e Komunės.
Kreu 88.

Arka e Komunės kur ruhen vula dhe privilegjet e qytetit,duhet tė ketė tre ēelėsa dhe ēdonjėri prej gjykatėsve tė ketė njė ēelės.Nėse dikush pajiset me dokument privilegji nga Komuna,duhet t’ja dorėzojė atė gjykatėsve.Nėse vėrtetohet se nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė,do ti japė Komunės 8 hyperperė Sklavonie.


Mbi ditėt kur caktohen gjykatėsit dhe nėnpunėsit e tjerė.
Kreu 89.

Urdhėrojmė qė ēdo vit ditėn e Shėn Mark Engjėllorit ,tė bėhet betimi pėr tre gjykatės ,tetė kėshilltarė dhe dy intendentė.Atė ditė duhet tė bien kėmbanat e Shėn Stefanit,tė mblidhet populli dhe tė vijė peshkopi ynė,i cili sė bashku me katėr fisnikė do tė zgjedhi nėnpunėsit e mėsipėrm si dhe gjykatėsit dhe kėshilltarėt.Nėse peshkopi nuk ndodhet nė provincė do tė paraqiten tre fisnikė laik vėndas,tė cilėt do tė betohen mbi ungjill dhe nuk do tė zgjedhin kėnd pėr miqėsi dhe as do tė rrėzojnė kėnd pėr armiqėsi.Zgjedhja do tė bazohet vetėm nė aftėsitė dhe nė pėrkushtimin e gjithesecilit prej tyre nė qytetin tonė.


Mbi nėnpunėsit e zgjedhur.
Kreu 90.

Nėse njė nėn punės i zgjedhur nga Komuna nuk pranon tė kryejė njė porosi,t’i jepet atij njė afat prej tre ditėsh dhe nėse dhe pas tre ditėsh nuk e ka vėnė atė nė vėnd,tė dėnohėt me tetė hyperperė gjobė dhe veē kėsaj tė qėndrojė nė krye tė detyrės dhe tė mos i merret parasysh asnjė lloj justifikimi.


Mbi amabasadorėt e zgjedhur.
Kreu 91.

Abasadori i zgjedhur duhet t’i bindet urdhrave tė Komunės dhe nė rast se refuzon tė niset pėr kryerjen e misionit jashtė shtetit,tė detyrohet tė paguajė pėr dėnim 25 hyperperė.


Mbi ata qė fyejnė tė tjerėt me fjalėt “tradhėtar “ dhe qė grishin pėr pėrleshje.
Kreu 92.

I ndalohet ēdo qytetari ti drejtohet bashkėqytetarit tė tij me fyerjen”ti je tradhėtar i Mbretit”ose i “Komunės” si dhe tė grishė nė dyluftim tjetrin pėe ēfarėdo lloj shkaku.Kush vepron ndryshe do ti dorėzojė kryezotit tonė 500 hyperperė.
Mbi zgjedhjen e noterit.
Kreu 93.

Noteri duhet tė zgjidhet nga gjykatėsit ,kėshilltarėt dhe nga gjithė burrat e shquar tė qytetit tonė me anė tė votave.Shpallet noter ai qė grumbullon mė shumė vota.Ai duhet tė pėrmbushi urdhėrat e tij dhe urdhėrat qe i jepen nga gjykatėsit dhe kėshilltarėt siē pėrcakohet nė statutet e qytetit tonė.Nėse nuk pranon tė bindet ai e humbet postin dhe paguan 50 hyperperė gjobė,gjysmėn Kontit dhe gjysmėn Komunės.Noteri ėshtė i detyruar qė brėnda tetė ditėsh tė hedhė nė letėr vendimet e marra nga gjykatėsit,gastaldėt dhe arbitrat e zgjedhur pėr ēėshtje shitje, kėmbimi, dhurimi, paje dhe ēdo veprim tjetėr tė bėrė nė bazė tė arsyes,tė statutit apo tė testamentit nė ēdo kohė e nė ēdo orė pėr llogari tė qytetarėve tanė ose bujtės.Noteri nuk mund tė pėrpilojė asnjė dokument nė mirėbesim,por vetėm nė praninė e tė dyja palėve.Noteri nuk duhet tė lėshojė mė shumė dokumente nga ē’kėrkjnė gjykatėsit.


Mbi kartėn e vulosur me vulėn e Komunės.
Kreu 94.

Nėse noteri nuk e pėrfundon brėnda tetė ditėve aktin zyrtar tė vendimit tė gjykatėsve,ky vendim mund tė shkruhet nė njė kartė mė vulėn ė Komunės,qė ka vlerė tė njėjtė me dokumentin e pėrpiluar nga noteri.


Mbi arbitrat e zgjedhur me betim.
Kreu 95.

Arbitart qė zgjidhen me dėshirėn dhe vullnetin e dy palėve,duhet ta japin gjykimin e tyre nė prani tė noterit,nė mėnyrė qė gjithshka qė thonė dhe vendosin arbitrat tė jetė e padiskutueshme dhe e qendrueshme pėrgjithmonė,nė pėrputhje me statuet e qytetit tonė.


Mbi mėnyrėn si zgjidhet pėrfaqėsuesi i njė qytėtari qė largohet nga qyteti.
Kreu 96.

Cilido qė largohet nga qyteti dhe qėndron njė vit jashtė ,duhet tė zgjedhi njė pėrfaqėsues qė do ta pėrfaqėsojė pėrpara gjykatės ose noterit.Pėrfaqėsuesi nė fjalė duhet tė pėrgjigjet madje dhe tė kėrkojė shpjegime nė kėmbė tė tij pėr ēdo ēėshtje,sikur tė ishte vetė personi.Por nėse pėrfaqėsuesi do tė bėnte ndonjė pohim qė ka lidhje me personin qė pėrfaqėson,pohimi i tij nė fjaė nuk duhet tė merret pėr bazė dhe konsiderohet i pavlefshėm.


Mbi mėnyrėn si gjykohet njė gjykatės.
Kreu 97.

Gjatė kohės qė ėshtė nė detyrė gjykatėsi duhet t’u ofrojė shėrbimet e tij tė gjihė atyre qė i paraqisin hallin e tyre dhe tė gjykojė mbi bazėn e statuteve tė qytetit me ndershmėri dhe pėrpikmėri,pa u joshur nga miqėsitė.Gjatė vitit tė shėrbimit si gjykatės, gjykatėsi nuk duhet tė marrė rolin e avokatit pėr askėnd.Detyra e tij ėshtė tė dėgjojė tė dyja palėt,tė regjistrojė mė anėn e sekretarit shpjegimet e seciles palė dhe tė japė vendimin tė dretjė sipas statueve dhe zakoneve tė qytetit.


Mbi gjykatėsit dhe kėshilltarėt.
Kreu 98.

Konsiderohen si tė vlefshme dhe tė pandryshueshme tė gjitha vendimet e marra nė mirkuptim nga gjykatėsit dhe kėshilltarėt.Nėse mungon konsensusi ,tė kthehet nė votim dhe tė bėhet vullneti i atij qė fiton shumicėn.


Mbi mikpritjen qė u ofrohet tė dėrguarve tė Mbretit.
Kreu 99.

Kur nė qytet vjen i dėrguari i Mbretit ose obortari i tij,gjykatėsit bashkė me kėshillin duhet ti bėjnė nderimiet e duhura,duke i ofruar pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė.Nėse ndokush prej bujtėsve do tė kėrkonte dhurata,gjykatėsi tė mos ia japė pa u marrė vesh mė kėshilltarėt.
Mbi mbledhjen e Kėshillit pėr ata qė kanė detyrime ndaj Komunės.
Kreu 100.

Nė rast se njė person,qytetar i yni,ka probleme me Komunėn,do tė mblidhet kėshilli dhe nėse aty gjendet ndonjė i afėrm i tij,ai duhet nxjerrė jashtė Kėshillit,derisa tė sqarohet puna me personin nė fjalė,pra deri sa tė paraqiten dėshmitarėt sipas statutit dhe personi nė fjalė tė dėnohet.Gjykatėsi dhe Kėshilli tė vazhdojnė tė rrinė tė mbledhur derisa tė detyrojnė personin tė pranojė fajin.


Mbi daljen e sekreteve nga Kėshilli.
Kreu 101.

I ndalohet ēdo anėtari tė kėshillit tė nxjerrė jashtė ēėshtjet qė diskutohen nė tė.Nė rast kundravajtje tė paguajė tetė hyperperė gjobė dhe tė mos pranohet kurrė mė nė postė bashkiake.


Mbi ata qė flasin fjalė tė dobishme nė Kėshill.
Kreu 102.

Kur njė kėshilltar ose gjykatės thotė nė mbledhjen e Kėshillit fjalė qė i vlejnė Komunės dhe pėr shkak tė tyre pėson ndonjė dėm ,Komuna ėshtė e detyruar ta dėmshpėrblejė.Nėse ndokush nuk dėshėron ta bėjė njė gjė tė tillė,tė dėnohet me tetė hyperperė gjobė,qė do tė ndahen midis Komunės dhe tė dėmtuarit.Ky i fundit pėrveē kėsaj do tė marrė dhe dėmshpėrblimin.

Mbi sudebinėn.
Kreu 103.

Gjykatėsit e betuar tė dheut tonė nuk duhet tė kenė asnjė pagė veē sudebinės dhe tė dhjetės sė vlerės sė pėrftuar nga ēdo shitje.Sudebina nxirret nga proēeset gjyqėsore.Pėr ēdo titull prone ,pėr ēdo kafshė apo borxh nga 8 hyperperė e lart,sudebina duhet tė jetė 4 grosh dhe duhet tė vilet nga ai qė e fiton gjyqin.Atij qė e humb gjyqin ,pėrmbaruesi(semeci) i merr pėng sende si pėr sudėbinėn ashtu dhe pėr shpenzimet e tjera dhe keto sende i dorėzohen fituesit tė gjyqit.


Mbi zgjedhjen e sekretarit.
Kreu 104.

Sekretati duhet tė zgjidhet nga gjykatėsit dhe nga Kėshilli.I zgjedhuri duhet tė betohet mbi ungjill se do tė jetė besnik dhe i bindur ndaj ēdo urdhėri tė gjykatėsve,se gjatė gjyqit,ashtu siē e thonė statutet,do tė shkruajė besnikėrisht nė fletorė tė gjitha sa deklarohen nga palėt si dhe vendimn e dhėnė nga gjykatėsit.Mė tej ,duhet tė plotėsojė njė shkresė,qė pasi ta lexojė,duhet t’ia kalojė noterit nė prani tė gjykatėsve.Nėse shkel ndonjė nga proēedurat e mėsipėrme,sekretari humbet postin dhe pagėn .Paga e tij ėshtė 15 hypeperė.Pėr me tepėr,shtėpia e sekretarit pėrjashtohet nga ēdo lloj takse.


Mbi financierėt e Komunės
Kreu 105.

Tė gjitha tė ardhurat e Komunės tonė qė vijnė nga doganat duhet tė mblidhen, ruhen dhe shpenzohen ndershmėrisht e pa hile nga financieri,pėr gjithė kohėn qė ky ėshtė nė detyrė dhe sipas normave tė pėrcaktuara nė statut.Pėr tė gjitha tė ardhurat dhė shpenzimet e bėra,ēdo tre muaj u duhet bėrė njė raport gjykatėsve dhe kėshilltarėve.Gjykatėsit e rradhės duhet tė rregjistrojnė mė shkrim me anė tė sekretarit gjithė shumėn e tė ardhurave vjetore,nė mėnyrė qė kjo tu bėhet e ditur gjykatėsve dhe kėshilltarėve qė do tė zgjidhen sė rishtmi.Gjykatėsit e rinjė duhet tė kėnė tė rregjistruara nė fletore nga dora e sekretarit tė gjitha detyrimet,duke specifikuar se cfarė u mbetet tė paguajnė financierėt e mėparshėm,ē’borxh ka Komuna ndaj privatėve.Por nuk duhet tė rregistrohen dhe tu kalohen gjykatėsve tė rinj detyrimet personale qė financierėt duhet ti heqin nga xhepi i vet.Rroga e financierėve duhet tė jetė katėr hyperperė pėr njėrin dhe pėr tjetrin.


Mbi semecin.
Kreu 106.

Semenci dhe otargu duhet tė bėjnė betimin dhe tu binden urdhrave tė gjykatėsve gjatė ditės,natės apo ēdo orė,t’i kryejnė shėrbimet e Komunės besnikėrisht e pa hile.Ata duhet tė njoftojnė ēdo njeri qė thirret nė gjyq dhe tė qėndrojnė e tė dėgjojnė ē’thuhet bashė mė gjykatėsit,kur kėta janė duke bėre punėn e tyre.Nėse nuk binden tė veprojnė kėshtu,tė dėnohen me 8 hyperperė,nga tė cilat gjysma shkon nė favor tė Kontit dhe gjysma ne favor tė Komnės.Po ashtu tė pėrjashtohen nga detyra.Dhe kėto tė jenė pėr semencin dhe otargun.


Mbi avokatėt.
Kreu 107.

Avokatėt e Komunės nuk mund tė pyesin ose tė pėrgjigjen pa patur autorizimin e palės sė interesuar.Mund ta bėjnė kėtė vetėm kur dikush paraqitet dhe deklaron nė prani tė gjykatėsve se “ky ėshtė avokati im”.Vetėm kėshtu ky avokat fiton tė drejtėn tė pėrgjigjet dhe tė pyesė lirisht e pa hile,si pėr veten e vet.Nėse vėrtetohet me prova se nuk e bėn detyrėn me ndershmėri ,ai shkarkohet nga detyra dhe detyrohet ti paguajė palės qė e ka pajtuar dėmin.Avokati duhet tė paguhet me jo mė shumė se 1 grosh pėr ēdo12 grosh.Avokati i pajtuar nga njėra palė nuk mund ta braktisė atė dhe tė kalojė nė palė tjetėr.Nėse vepron kėshtu,avokati duhet tė dėnohet me katėr hyperperė Sklavonie.


Mbi mbledhjen e detyrimeve.
Kreu 108.

Njerėzit e ngarkuar me mbledhjen e detyrimeve nga Komuna,ta bėjnė kėtė punė siē u ėshtė thėnė,me ndershmėri dhe pa hile.Pėrveē kėsaj tu raportojnė me pėrpikmėri gjykatėsve dhe Komunės.Nėse veprojnė ndryshe,tė dėnohen me tetė hyperperė gjobė.Pėrveē kėsaj tė paguajnė dėmin dhe tė pėrjashtohen pėrgjithmonė nga postet zyrtare.


Mbi peshoret e mishit.
Kreu 109.

Ata qė caktohen nga Komuna pėr tė peshuar mishin e therur ,duhet ta peshojnė mishin e cilitdo me ndershmėri dhe pa mashtuar.Pėr pagė u takon ,pėr ēdo dele njė folar,pėr ēdo lopė katėr folar dhe pėr ēdo derr dy folar dhe po aq pėr dosėn dhe kaun.Kėto folarė duhet tė paguhen nga kasapėt dhe nėse nuk e bėjnė kėtė ditėn e caktuar,ata gjobiten me 4 grosh .Ata qė pėrkujdesen pėr peshat tė kenė mėndjen nga ata qė shesin mish tė ngordhur,qė nuk ėshtė therur nė thertore.Ata kanė tė drejtė tė ngrenė akuzė dhe fjala e tyre tė besohet.Kundravajtėsit tė gjobiten me 8 hyperperė,gjysma pėr Kontin dhe gjysma pėr Komunėn,ndėrsa gjykatėsit nuk duhet t’u japin leje tė shesin mish tė ngordhur,qė s’ėshtė therur nė thertore.


Mbi besueshmėrinė e gjykatėsve.
Kreu 110.

Gjykatėsit e zgjedhur dhe qė kanė bėrė betimin,gjatė vitit qė janė nė detyrė,duhet tė besohen pėr gjithė sa bėhet dhe thuhet nė prani tė tyre.Me kalimin e vitit atij nuk mund t’i besohet mė shumė nga ē’do t’i besohej njė njeriu tė zakonshėm.


Mbi formimin e trupit gjykyes.
Kreu 111.

Nėse nė njė proēes gjyqėsor njėra palė pyet tjetrėn:”a je dakord me kėtė trup gjykues” dhe pala tjetėr pėrgjigjet:”jam dakord”,ky pranim nuk vlen e nuk quhet nėse nuk ndodhen dy gjykatės tė pranishėm qė tė gjykojnė pėr ēdo ēėshtje ose pėr ēėshtje nga dy hyperperė e sipėr.


Mbi gjykatėsin qė dyshohet.
Kreu 112.

Askush nuk mund tė refuzojė pa arsye asnjė nga gjykatėsit nė gjykim,pėrveē rastit kur ėshtė kushėri i njė gjaku,vėlla,gjysh ,dhėndėr ,nip,vjehėrr,kunat ,kumbar si nga ana e burrit,ashtu dhe nga ana e gruas.Nėse gjykatėsi tjetėr kėshillohet me gjykatėsin e kontstuar pėr arsyet e mėsipėrme,ai tė dėnohet me tetė hyperperė gjobė dhe vendimi tė quhet i paqėnė dhe i pavlefshėm.


Mbi ndalimin e gjyqeve tė djelave dhe ditėve tė Pashkės.
Kreu 113.

I ndalohet ēdo gjykatėsi tė gjykojė ēėshtje midis dy qytetarėve, po ashtu midis dy tė huajve ose midis njė qytetari dhe njė tė huaji,tė dielave,gjatė Krishtlindjeve, Karnavaleve, Epifanisė apo nė festat qė lidhen me Shėn Marinė dhe me Ngjitjen nė Qiell.


Mbi pretendimet nė kohėn e korrjeve.
Kreu114.

Qytetarėt tanė nuk mund tė ngrenė pretendime toke nė kohė vjeljesh e korrjesh,as pretendime mbi prodhimet nė fjalė,ndėrkohė qė mund tė ngrenė ēdo pretendim tjetėr.


Mbi ata qė nuk paraqiten nė gjyq.
Kreu 115.

Kur njė person i thirrun nė gjyq pėr tre herė mė rradhė nuk paraqitet as herėn e tretė,ai dėnohet nė mungesė dhe gjykatėsit i akordojnė palės tjetėr gjėnė e kėrkuar ,duke hequr menjanė pjesėn e Kontit.Po ashtu,po qe se pretendohet kthimi i njė borxhi,gjykatėsit ti vėnė nė dispozicion pretendentit njė titull pronėsie tė barabarte me vlerėne borxhit.Dhe nėse i interesuari nuk shfaqet pėr njė vit tė tėrė nė gjyq ,vendimi bėhet i pakthyeshėm.Po qe se paraqitet nė gjyq pėrpara se tė mbyllet viti,pikė sė pari duhet tė paguajė tė gjitha shpenzimet e hequra nga pala tjetėr,pastaj tė bėhet gjyqi nė bazė provave tė njėrės palė e tė tjetrės.


Mbi ata qė rrefuzojnė tė paraqiten nė gjyq.
Kreu 116.

Kur njė person pyetet nga gjykatėsit,dhe gjykatėsit pėr tre herė me rradhė i pėrsėritin pyetjen “pėrgjigju”,dhe nėse dhe pas kėsaj nuk dėshėron tė pėrgjigjet,atėhere personi nė fjalė konsiderohet se e ka humbur ēėshtjen pė tė cilėn e ėshtė bėrė pyetja.


C’duhet tė bėjė gruaja kur i shoqi ndodhet jashtė qytetit dhe nuk mund tė marrė pjesė nė gjyq.
Kreu 117.

Nėse njė grua e martuar burri i sė cilės nuk ndodhet nė qytet,thirret nė gjyq pėr njė ēėshtje qė ka tė bėjė me tė ose me tė shoqin,pėr rastin e parė ajo duhet ti pėrgjigjet thirrjes menjėherė nėpėrmjet avokatit tė saj.Nėse ēėshtja ka tė bėjė me tė shoqin dhe ky nuk ndodhet nė qytet,personi qė hap padinė duhet tė paguajė shpenzimet pėr korrierin dėrgues tė letėrthirrjes,tė cilat nė pėrfundim tė gjyqit i vihen nė ngarkim tė atij qė e humb davanė.Nėse i thirruri nuk pėrgjigjet ,konsiderohet humbės.Gjykatėsit duhet tja kėrkojnė detyrimet burrit e jo gruas.Nėse pretenduesi zotėron njė letėr noteri qė vėrteton dhėnien e borxhit,kurse borxhliu nuk ka njė tė tillė qė vėrteton marrjen e tij,kėrkuesi ka tė drejta mbi personin e tij nė ēdo vend tė botės.


Mbi paraqitjen e provave nė gjyq.
Kreu 118.

Nėse dikush do tė hedhė dikė nė gjyq,do tė veprojė nė kėtė mėnyrė:sė pari duhet tė paraqesė tė gjitha provat tė cilat mė parė duhet ti hedhė nė njė fletore ose nė skedė nėpėrmjet shkruesit tė tij.Kėto duhet t’ia dorėzojė gjykatėsit.Pėr tė gjykuar pėr kėto mblidhet kėshilli,i cili dėrgon dhe pėrgjigjen.


Mbi gjykimin.
Kreu 119.

Kur ndonjėri hap gjyq pėr ēėshtje prone ose pėr shuma nga 8 hyperperė e lart,gjyqi tė bėhet brėnda 15 ditėsh,kursė pėr ēėshtje me mė pak se 8 hyperperė tė vendosin vetė gjykatėsit.


Mbi dėshmitė me dokument tė noterit e tė garantėve.
Kreu 120.

Nėse dikush paraqitet pėr tu pėrgjigjur nė gjyq dhe nėse dokumenti i noterit ose i garantėve do ti kundėrshtojė ato ēka ai thotė,gjykatėsit i japin njė afat prej 3 ditėsh pėr tė pėrgėnjeshtruar dokumentin e noterit.Kurse dėshminė e shkurtėr tė garantėve duhet ta pėrgėnjeshtrojė jo mė larg se pas njė dite.Nė rast se pas skadimit tė kėtij afati nuk ėshtė nė gjėndje tė deponojė,gjykatėsit duhet tė japin vendimin mbi bazėn e dokumentit ose garancisė sė shkruar.


Mbi hapjen e ēėshtjeve.
Kreu 121.

Nėse hapet njė ēėshtje ajo duhet ēuar deri nė fund.Pala qė e humb ēėshtjen duhet tė shlyhet plotėsisht me fituesin dhe pastaj t’i bėjė pyetje fituesit,i cili duhet tė pėrgjigjet.


Kur ngrihen pretendime mbi diēka.
Kreu 122.

Kur kėrkohet gjėja e huaj, duhen prova pėr ta marrė.Pėr gjėnė e vet nuk ka nevojė pėr dėshmi.Nėse ai qė pretendon diēka nuk zotėron dėshmi,palės tjetėr i mjafton tė bėjė siē ėshtė zakoni.


Mbi mėnyrat si mund tė provohet e vėrteta.
Kreu 123.

Asnjė nuk mund tė provojė tė vėrtetėn e vet nė gjyq,veēse me anė tė pohimeve tė palės kundėrshtare ,me anė tė dėshmitarėve tė ligjshėm ose nėpėrmjet njė letre tė shkruar nga dora e kundėrshtarit.Kjo letėr e shkruar nga dora e kėtij tė fundit,nėse ėshtė e vulosur me vulėn e Komunės,mund tė besohet njėlloj si kara e noterit ose si vetė fjala e Zotit.


Mbi pretendimet pėr pronė ose gjėkafshė tjetėr.
Kreu 124.

Nėse njė qytetar i yni apo i huaj, nėpėrmjet gjyaktėsve ngre pretendim mbi njė pronė a gjėkafshė tjetėr,dhe nėse pala paraqitet nė ballafaqim por nuk arrin tė paraqesė prova,atėherė gjykatėsit duhet ta zhveshin kėtė nga prona apo gjėja e kontestuar me njė vendim tė pakthyeshėm.


Mbi dėnimin.
Kreu 125.

Askush nuk mund tė dėnohet pa dėgjuar dy ose tre dėshmitarė.


Kur kėrkohet mė shumė.
Kreu 126.

Kur dikush kėrkon mė gjyq qė ti kthehet njė borxh,por kėrkon mė shumė se ē’duhet tė marrė,nėse konstatohet qė kėrkon mė shumė,do tė humbasė gjithshka.


Mbi ēėshtjet e diskutueshme.
Kreu 127.

Nėse njė person ka njė ēėshtje tė hapur me njė person tjetėr pėr njė gjė tė caktuar,asnjėri prej tyre nuk duhe tė bėjė ndonjė lėvizje para se pėr tė tė kenė vendosur gjykatėsit.Nėse njėra nga palėt vepron me kokėn e vet pėrpara se tė jetė dhėnė vendimi,atėherė konsiderohet se ajo e ka humbur ēėshtjen.
Mbi rrėfimin.
Kreu 128.

Urdhėrojmė qė nėse njė person rrėfehet nė gjyq pėrpara gjykatėsve pėr diēka qė lidhet me tė ose me pronat e tij,ndėrkohė qė ka ēėshtje tė hapur me dikė qė nuk ndodhet nė sallė,gjykatėsit t’i japin gjyqin palės tjetėr.


Mbi dėshminė e avokatit.
Kreu 129.

Nė rast se nė gjyq paraqitet njė avokat qė dėshmon pėrpara gjykatėsve dhe personit qė e ka pajtuar si avokat dhe nėse dėshmia nuk kundėrshtohet nga klienti i tij,atėherė dėshmia e avokatit konsiderohet e vėrtetė dhe e vlefshme,sikur ta ketė thėnė vetė klienti i tij.Nėse kundėrshtohet nga personi qė e ka zgjedhur kujdestar apo avokat tė tij,dėshmia e avokatit konsiderohet e pavlefshme dhe nuk merret parasysh.


Mbi zgjedhjen e garantėve nė gjyq.
Kreu 130.

Njė person qe i rekomandohet gjyqit nuk mund tė pranohe si garant i besueshėm nėse nuk paguan nga 10 hyperperė e sipėr.Ndryshe nuk konsiderohet i besueshėm,pėrveēėse kur paraqitet me njė autorizim tė noterit.Kushte tė tjera pėr garantin janė:tė mos jetė mė i vogėl se 14 vjeē,tė mos jetė i jati ,i vėllai,kushėri gjaku,nip,gjysh,kunat,dhėndėr,vjehėrr i palės,qoftė ky mashkull apo femėr.Kėsaj liste i shtohen dhe shėrbėtorėt dhe tė vobegtėt tė cilėt nuk zotėrojnė mė shume se 20 hyperperė pasuri,gjakėsit,arbėreshėt,kumbarėt dhe sllavėt.Gjithashtu garanti nuk duhet tė jetė ortak mė personin pėr tė cilin do tė garantojė.Pėr ēėshtje martese ose paje,kur ka mosmarrėveshje midis dhėndrit dhe familjes sė nuses,nė mungesė tė dokumentit tė noterit,tė afėrmit e njėrės dhe tjetrės palė mund tė pajtohen si garantė.
Gruaja mund tė pranohet si garante pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me mosmarrveshje pėr ditėn e blojės,pėr moshėn,pėr fėmijėt,pėr sjelljen dhe virgjėrinė e vashave.


Mbi paraqitjen e provave nė gjyq.
Kreu 131.

Nėse dikush kėrkon tė drejtėn e tij para gjykatėsve duhet tė ofrojė prova tė besueshme nėpėrmjet garantėve tė besuar.Gjykatėsit i vėnė garantėt tė betohen se do tė thonė tė vėrtetėn.Dhe pastaj duhet tė pyesin secilin mėnjanė,nė mėnyrė qė tė mos dėgjojnė dėshminė e njėri –tjetrit.Gjatė kohės qė bėhen pyetje ,dėgjohen dėshmitė e sicilit garant,njė sekretar mban shėnim pėr gjithshka.


Mbi dėshmitarėt.
Kreu 132.

Nėse personi qė thirret tė dėshmojė pohon se “ une besoj se kėshtu ėshtė e vėrteta,por s’mund ta them me siguri”dėshmia e tij nuk mund tė konsiderohet e vlefshme.


Pėrsėri mbi dėshmitarėt.
Kreu 133.

Personi qė ėshtė pranuar pėr garant mund tė dėshmojė vetėm nė seancėn qė i ėshtė caktuar ,pėrndryshe nuk ėshtė i besueshėm.Pėrjashtim bėhet pėr garantėt e thirrur pėr vjedhje tė kryera gjatė natės ose jashte territorit tė qytetit ose pėr plaēkitjet e bėra jashtė qytetit,apo nė qytet gjatė natės.


Garantėt tė betohen mbi ungjill pėrpara ngrėnies.
Kreu 134.

Garantėt e thirrur nė gjyq duhet tė vijnė pėr tė njėjtėn ēėshtje.Secili prej tyre duhet tė bėjė betimin pėrpara ungjillit pėrpara ngrėnies,jo pas saj.Pėrndryshe dėshmia e tij nuk konsiderohet e vlefshme.


Kur ati dėshmon pėr bijtė.
Kreu 135.

Babai mund tė jetė dėshmitar nė ēdo gjė pėr bijtė e tij,qofshin ata meshkuj apo femra,dhe fjala e tij ėshtė ligj pėr ndarjen e pronėsisė.Nėna mund tė jetė dėshmitare pėr bijtė e saj,por vetėm pėr meshkujt, jo pėr femrat.


Mbi dėshmitė nė proēeset midis qytetarėve dhe tė huajve.
Kreu 136.

Nė proēeset midis qytetarėve nga njėra anė dhe sllavėve dhe arbėreshėve nga ana tjetėr,pala qe i ofron qė i ofron dėshmitarit duhet t’i zgjedhė pėrgjysmė,nga tė vetėt dhe nga njė palė tjetėr.Ndryshe garancia nuk ėshtė e besueshme.


Mbi thirrjen e dėshmitarit.
Kreu 137.

Kur caktohet njė dėshmitar ky thirret nga korrieridhe nga vataku tre herė dhe nė rast se dhe pas herės sė tretė nuk paraqitet tė dėshmojė,ose paraqitet por refuzon tė dėshmojė,atėherė ky dėshmitar ėshtė i detyruar ti paguajė te gjithė dėmin qė pėson pala tjetėr qė humbet gjyqin.Nėse dėshmitari ėshtė i pamundur ,gjykatėsi dhe sekretari shkojnė nė shtėpinė e tė sėmurit,tė cilin e ftojnė tė betohet mbi ungjill se do tė thotė tė vėrtetėn .Nėse nje grua duhet tė kryejė dhe ajo betimin,gjykatėsi dhe sekretari duhet tė shkojnė nė shtėpinė e asaj dhe e vėnė atė tė kryejė betimin.


Mbi ata qė i kanė borxh Komunės.
Kreu 138.

Gjykatėsit e kanė pėr detyrė ti shtrėngojnė borxhlinjtė e Komunės ti kthejnė kėsaj tė gjitha sa i detyrohen nga tatimet, nga shitjet e nga ēdo gjė tjetėr.


Mbi dėshmitarėt e rremė.
Kreu 139.

Kur njė dėshmitar i shtyrė nga ligėsia e tij ose i joshur nga tė hollat,jep dėshmi tė rreme nė dėm tė dikujt,dhe kur njė gjė e tillė provohet,ai detyrohet tė paguajė tė gjithė dėmin si dhe njė gjobė prej 8 hyperperesh,gjysma pėr Kontin dhe gjysma tė dėmtuarit.Pėrveē kėsaj njė dėshmitarė i tillė nuk do tė thirret mė tė dėshmojė dhe nuk mund tė shpresojė mė pėr ndonjė ofiq nė Komunė.Tė njėjtat sanksione vlejnė dhe pėr ata tė cilėt rekomandojnė dhe paraqesin dėshmitarė tė rremė.


Mbi dokumentin e noterit.
Kreu 140.

Njė akt noterial mbi marrėveshje ose kontraktim borxhi duhet tė nėnshkruhet nga dy ose tre dėshmitarė tė ēdo pale dhe duhet tė jetė nė pėrputhje me statutet e qytetit.Njė akt i tillė ėshtė i vlefshėm dhe askush nuk mund ta vėrė nė diskutim.Po ashtu vendimi i gjyqit ka vlerė nė rast se nuk bie nė kundėrshtim me statutet.


Mbi dokumentet e rreme.
Kreu 141.

Nėse konstatohet qė akti i noteri

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes