Si klerik dhe perfaqesues i tarikateve islamike te Shqiperise, ndjej shqetesimin per ate qe, si une edhe ju, po verejme ne jeten tone te perditeshme. Shume njerez, nder ta dhe politikane e qeveritare, kane nje shpirt te pashtruar, lakmitar, te prirur ne mashtrime dhe te etur per ngjarje tragjike. Njerez te tille, te dale nga rruga e zotit, e kane mbushur jeten tone me hidherime, mallengjime, krime, vuajtje dhe brenga saqe shpesh degjojme qe nevojtare e te vuajtur, nena qe iu vidhen femijet apo prinder qe iu vriten djemte, shkojne aq thelle ne deshperim, sa te mallkojne oren qe i ka lindur, fatin e zi qe i mban te gjalle e te lakmojne para kohe jeten e te vdekurve. Keta mekatare, sundimtare te shoqerise sone, edhe pse jane me origjine e gjak shqiptare nuk gjenden ne rrugen e drejte te luftes dhe perpjekjeve per mireqenie e begati. Ata ndjenjat bujare i kane shtypur dhe per ta jeta eshte nje llogjike e ftohte, mbasi asgje nuk e masin me shpirt por me shifra tregtari, te humbjes dhe fitimit. Njerez te tille jane dhe ata fetare te rreme ose edhe te veshur me petkun e fese, qe hiqen si klerike, por ne fakt jane mashtronjes, te cilet nen masken e fese genjejne njerezimin ose e perdorin fene per karriere dhe nevoja personale. Por per keto qe them nuk mund te me bejne te jem dakort me disa qe thone se per gjithçka e ka fajin shtetit, se po ndrruam kete apo ate qeveri " na del pranvera e lumtur" . Une jam me idene themelore se asgje nuk mund te arrihet me te vertete pa u edukuar me pare njeriu. Pra eshte vete njeriu qe ka nevoje te kurohet me pare se sistemi mbasi NJERIU I KEQ E KTHEN DHE SISTEMIN ME TE MIRE NE TE KEQ. Me ket dua te them se shqiptaret pa edukuar me pare kete pjese te shoqerise, nuk duhet te lypin as te presin me kot nga bota, keshtu siç jemi nuk mund te shkojme drejt çerdhes se lumturise dhe qyteterimit te vertete. |