INTERVISTE ME AMBASADORIN E SHBA-SĖ NĖ SHQIPĖRI
Shkėlqesinė e Tij James JEFFREY Posaēėrisht Per revistėn Ligji dhe Jeta
Korespodent i Ligji dhe Jeta:
I nderuar shkėlqesi!
Sh.B.A. gjithmonė i kanė mbrojtur dhe mbėshtetur Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
A mendoni qė me integrimin e Ballkanit nė Europėn e bashkuar, padrejtėsitė ndaj tyre do tė ndalen, njė ditė?
Ambasadori James JEFFREY:
Ndėrkohė qė vendet ballkanike punojnė drejt integrimit nė strukturat euro-atlantike, ato sigurisht duhet tė pėrmbushin njė gamė kriteresh shoqėrore, ekonomike dhe politike. Duke bėrė kėtė, promovohet njė mjedis paqeje, stabiliteti e begatie dhe ndihmohet tė sigurohet qė problemet e tmerrshme tė sė kaluarės tė lihen prapa. Kjo do tė kėrkojė vullnet dhe pėrkushtim, dhe ne kemi shpresė qė kėto masa do tė mund tė arrihen. Ne, sė bashku me misionet e tjera dypalėshe si dhe organizatat ndėrkombėtare, jemi entuziastė pėr tė punuar me tė gjitha vendet nė rajonin europiano-juglindor pėr tė arritur kėtė synim fisnik.
Korespodent i Ligji dhe Jeta:
Gjatė tranzicionit tė vazhduar tė Shqipėrisė, krimi i organizuar, korrupsioni, shkatėrrimi i mjedisit, varfėria ekstreme, vrasjet pėr hakmarrje dhe gjakmarrjet vazhdojnė ende. Pa qenė ekskluziv pėr veriun e vendit, "Kanuni" dhe udhėheqėsit tradicionalė respektohen mė shumė se sa ligji edhe nė jug. Nė dritėn e kėtyre fakteve, si mund ta forconte Shqipėria autoritetin e shtetit dhe t'i zmbrapsė kėto rryma?
Ambasadori James JEFFREY:
Shqipėria nė fakt ka filluar t'i zmbrapsė disa prej kėtyre rrymave. Ajo ka bėrė pėrparim mbresėlėnės gjatė vitit tė kaluar pėr adoptimin e ligjeve tė reja qė ndihmojnė tė luftohet krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe financimet terroriste. Shqipėria gjithashtu ėshtė nė procesin e miratimit tė ligjeve tė reja qė ngrenė njė program pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, si dhe njė ligj tė amenduar mbi tė huajt, dhe kuptojmė gjithashtu qė ligje tė tjera tė rendėsishme tė reja qė luftojnė krimin janė duke u hartuar pėr miratim vitin e ardhshėm. Gjithashtu, drejtėsia e Shqipėrisė, prokurorėt e saj, dhe policia po bėhen gjithnjė e mė shumė profesionistė dhe tė mire-trainuar. Ky ėshtė njė rezultat si i pėrpjekjeve tė vetė institucioneve tė Shqipėrisė, ashtu dhe tė trainimeve tė ofruara nga Sh.B.A. dhe BE, si dhe nga organizatat ndėrkombėtare tė zbatimit tė ligjit. Megjithėkėtė, Shqipėria ka ende njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė dhe krimi ėshtė kėrcėnimi i vetėm mė i madh ndaj begatisė dhe pėrparimit tė ardhshėm tė Shqipėrisė. Udhėheqėsit e Shqipėrisė duhet tė kėrkojnė mė shumė pėrgjegjshmėri dhe arritje nga zbatimi i ligjit. Nevojitet qė ata tė tregojnė kurajo nė betejėn kundėr korrupsionit, trafikimit dhe krimit tė organizuar, dhe nevojitet tė kėrkojnė llogari nga ata zyrtarė qė dėshtojnė nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre. Mbi tė gjitha, duhet tė shohim mė shumė dėnime.
Korespodenti i Ligji dhe Jeta:
Ēfarė konsideronisi nevojat mė urgjente tė Shqipėrisė dhe si mund tė pėrballen me sukses me to udhėheqėsit dhe populli?
Ambasadori James JEFFREY:
Shqipėria ėshtė njė demokraci e re dhe vendi ka bėrė pėrparim mbresėlėnės drejt institucionalizimit tė parimeve demokratike dhe njė ekonomie tė tregut tė lirė. Megjithatė, mbetet shumė pėr tė bėrė. Siē e kam pėrmendur, krimi dhe korrupsioni janė njė barrė e madhe mbi vendin dhe duhet tė ketė njė pėrpjekje tė organizuar pėr t'i vėnė ato nėn kontroll. Qeveria dhe shoqėria civile duhet tė punojnė sė bashku pėr tė bėrė gjithēka qė ėshtė nė pushtetin e tyre pėr t'i trajtuar ato probleme. Aktorėt politikė duhet tė peshojnė me kujdes jo vetėm vendimet dhe politikat e tyre personale por edhe ndikimet qė lindin nga veprimet e tyre. Mosveprimi apo apatia ndaj kėtyre sfdave do tė ēojnė veēse drejt vonesash tė mėtejshme pėr t'u bėrė pjesė e njė Europe mė tė madhe, dhe do tė vazhdojė tė dėmtojė vendin. Nga ana tjetėr, sa mė shpejt qė mė shumė OJQ vendore shumė prej tė cilave i ka mbėshtetur Qeveria e Sh.B.A. punojnė pėr t'i fshirė kėto sėmundje shoqėrore, promovojnė programet e informimit anti-trafikim nė zonat fshatare dhe promovojnė barazi pėr tė gjithė, aq mė shpejt Shqipėria do tė jetė e aftė tė pėrmirėsojė imazhin e saj jashtė vendit. Tė gjithė e dimė se kush janė baronet e krimit dhe trafikantėt, dhe autoritetet shqiptare, me ndihmėn e qeverisė sime dhe partnerėve tanė europianė do t'i gjurmojnė ata dhe do t'i sjellin para drejtėsisė. Duke vėnė krimin nėn kontroll dhe duke fshirė korrupsionin, do tė krijohet njė klimė investimesh mė e qėndrueshme, duke e bėrė Shqipėrinė mė tėrheqėse si pėr investorėt vendas ashtu edhe pėr ata tė huaj. Investimet e kapitalit krijojnė vende pune dhe kuadrin pėr njė ekonomi tė qėndrueshme dhe prodhuese. Kėto hedhin themelet qė vendi tė realizojė potencialin e vet tė plotė nė sistemet rajonale e globale ekonomike dhe politike.
Korespodent i Ligji dhe Jeta:
Cili ėshtė opinioni juaj pėr gjendjen e shoqėrisė civile shqiptare dhe kontributet e saj pėr vendin?
Ambasadori James JEFFREY:
Unė jam shumė i kėnaqur qė shoqėria civile nė Shqipėri po bėhet dukshėm mė e fortė dhe mė aktive nė njė shumėllojshmėri pėrpjekjesh tė rendėsishme. Demokracia ėshtė njė pėrpjekje pjesėmarrėse dhe sot kėtė e shohim tė zhvillohet nė Shqipėri. Shohim organizata joqeveritare qė kėrkojnė ndryshime pozitive nė shoqėrinė shqiptare, dhe jam i lumtur tė jem nė gjendje tė them qė Misioni i Sh.B.A. dhe pjesa tjetėr e Bashkėsisė Ndėrkombėtare kėtu kanė qenė nė gjendje tė mbėshtesin shumė prej tyre. Siē e dini, OJQ-tė ndrėmarrin nė mėnyrė aktive fushata informuese pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e qytetarėve mbi ndėshkimin e trafikimit njerėzor; ato ofrojnė shėrbime ligjore falas pėr qytetarė qė ndjejnė se kanė vuajtur nga korrupsioni; angazhohen nė pėrpjekje pėr "dil dhe voto" dhe monitorim zgjedhjesh pėr tė ndihmuar qė zgjedhjet tė jenė tė lira e tė ndershme dhe qė elektorati tė jetė i informuar. Kėto dhe shumė veprimtari tė tjera tė ngjashme janė tė mira dhe duhet tė vazhdojnė, por duhet tė jemi plotėsisht tė qartė nė njė drejtim: shoqėria civile nuk ėshtė thjesht njė masė e numrit tė OJQ-ve qė ekzistojnė nė njė vend; por, ėshtė sensi qė pėrpjekjet e bashkėrenduara mund tė sjellin ndryshim, sepse qytetarėt kanė tė drejtėn tė marrin pjesė dhe tė pėrkufizojnė proceset shoqėrore dhe politike qė ndodhin pėrreth tyre. Ky sens ėshtė gjallė dhe nė rritje nė Shqipėri, ēka ėshtė inkurajuese ta shohėsh.
Korespodent i Ligji dhe Jeta:
Cilat janė mendimet tuaja pėr tolerancėn fetare shembullore tė Shqipėrisė? A mendoni qė klasa politike e vendit e vlerėson apo shfrytėzon atė?
Ambasadori James JEFFREY:
Dhjetėvjeēari i kaluar ėshtė karakterizuar nga toleranca e admirueshme midis bashkėsive tė ndryshme fetare kėtu nė Shqipėri. Fakti qė Zyra e Presidentit kohėt e fundit sponsorizoi njė konferencė mbi fenė dhe qytetėrimin nė mijėvjeēarin e ri tregon qė udhėheqėsit tuaj janė tė pėrkushtuar ndaj vazhdimit tė kėsaj tradite dhe unė jam krenar qė Sh.B.A. ishte nė gjendje ta mbėshteste kėtė konferencė. Nė pėrgjithėsi nė Shqipėri, ēėshtjet e besimit nuk janė ato burime ndarjesh qė janė nė disa pjesė tė tjera tė botės. Pėr ta theksuar kėtė element pozitiv, Ambasada jonė dėrgoi pesė gazetarė dhe pėrfaqėsues OJQ-sh, tė shkėlqyer, nė Uashington nė fillim tė dhjetorit pėr t'u angazhuar me gazetarė amerikanė dhe anėtarė tė Kongresit pikėrisht mbi kėtė temė: Midis tė tjerash, ata diskutuan tolerancėn fetare tė vendit si dhe mėnyrėn pozitive nė tė cilėn besimet e Shqipėrisė kanė ndėrvepruar nėpėr vite. Besoj qė kėto bisedime duhet shkojnė larg drejt uljes sė ēfarėdo shqetėsimesh se elementė ekstremistė mund tė zėnė vend nė Shqipėri dhe tė demonstrojnė aftėsinė e vendit pėr tė kapėrcyer dallimet nė njė mėnyrė unike dhe tė suksesshme. Duhet tė shtoj qė toleranca fetare do tė forcohet nga promovimi i vlerave demokratike tė tilla si shoqėria civile pėrfshirėse, qeverisja e pėrgjegjshme dhe shkėmbimi i hapur i ideve.
Korespodent i Ligji dhe Jeta:
Siē e dini, forumi ynė (Komiteti i Pajtimit Mbarėkmbėtar) aplikon traditėn pozitive tė vendim-marrjes nė komunitet drejt zbatimit tė ndryshimeve pozitive. Mes kėtyre ndryshimeve janė edhe parandalimi i hakmarrjeve, gjakmarrjes, respektimi i shtetit ligjor, mosshfrytėzimi i grave dhe fėmijėve dhe denoncimi i trafikantėve tė drogės. Cilat janė mendimet tuaja nė lidhje me pėrpjekjet tona?
Ambasadori James JEFFREY:
Siē e pėrmenda, OJQ-tė kėtu nė Shqipėri janė tė angazhuara nė njė radhė ēėshtjesh kyēe lufta kundėr trafikimit, dhėnia fund korrupsionit, forcimi i shtetit ligjor, krijimi i qeverisjes transparente dhe Sh.B.A. janė tė kėnaqura qė kanė pasur mundėsinė tė mbėshtesin shumė prej tyre. Ndėrkohė qė Shqipėria kėrkon tė ardhmen e saj nė bashkėsitė euro-atlantike dhe globale, organizata tė tilla si Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar dhe tė tjerė ndihmojnė forcimin e shoqėrisė civile dhe demokracinė pjesėmarrėse kėtu brenda vendit. Ne jemi tė inkurajuar kur e shohim kėtė dhe besojmė qė inkursionet qė kėto grupe po bėjnė aktualisht do tė kontribuojnė drejt ndryshimeve jetėgjata dhe pozitive nė vitet qė do tė vijnė.
|