Gjenerata mė e madhe e adoleshentėve nė histori 1.2 miliard tė rinj pėrgatiten tė hyjnė nė moshėn e pjekurisė nė njė botė qė ndryshon me shpejtėsi. Raporti i UNFPA-sė (Fondit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Popullsinė) mbi Gjendjen e Popullsisė sė Botės 2003, nxjerr nė pah sfidat dhe rreziqet qė ata hasin. Ky raport zbulon se po tė investohet tani pėr tė rinjtė do tė pėrfitohej jashtėzakonisht nė tė ardhmen, por nevojat e tyre vazhdojnė tė mbeten tė paplotėsuara.
Njė fill i pėrbashkėt lidh gjithė jetėt e tyre: shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kjo shpresė ėshtė pėrkrahur edhe nga Objektivat e Zhvillimit Mijėvjeēar tė aprovuara nga krerėt e shteteve nė vitin 2000 qė janė: reduktimi i varfėrisė ekstreme dhe urisė, parandalimi i pėrhapjes sė HIV/SIDA-s, ulja e vdekshmėrisė amtare dhe foshnjore, sigurimi i arsimit fillor universal dhe pėrmirėsimi i zhvillimit tė qėndrueshėm deri nė vitin 2015.
Brenda kuadrit tė tė drejtave tė njeriut tė themeluara dhe pranuara nga komuniteti nė tėrėsi, disa tė drejta i pėrkasin veēanėrisht tė rinjve, duke pėrfshirė barazinė gjinore dhe tė drejtėn pėr arsim dhe shėndet. Duke ushtruar tė drejtėn pėr shėndet, duhet qė tė sigurohet akses ndaj informacionit dhe shėrbimeve tė shėndetit seksual e riprodhues, qė i pėrshtatet moshės, kapaciteteve tė tyre dhe rrethanave.
Shumica e tė rinjve kanė njė lloj aksesi nė shkollė, megjithėse 57 milion djem dhe 96 milion vajza tė moshės nga 15-24 vjeē nuk mund tė shkruajnė ose tė lexojnė. Megjithatė, nė tė gjitha vendet, gratė po fitojnė akses ndaj edukimit dhe shkollimit, me njė ritėm mė tė shpejtė se burrat. Rreth 90 vende po pėrpiqen tė plotėsojnė objektivat globale pėr t`i dhėnė fund pabarazisė gjinore nė arsimin fillor deri mė 2015. Mbajtja e vajzave pėr njė kohė sa mė tė gjatė nė shkollė ėshtė njė prioritet i zhvillimit. Vajzat qė ndjekin shkollėn martohen dhe sjellin fėmijė mė vonė nė jetė, gjė qė zvogėlon rreziqet pėr shėndetin e tyre dhe rrit kontributet e tyre ekonomike.
Rreziqe tė tjera pėr gratė e reja
Shumė vende e kanė pranuar qė tė investohet tani pėr gratė dhe vajzat, qė tė fuqizohen ato, ėshtė njė nga rrugėt mė efektive dhe eficente pėr tė ēuar mė tej axhendėn e zhvillimit. Gratė e reja ende hasin diskriminimin qė pėrhapet nga dita nė ditė dhe mohimin e tė drejtės pėr tė votuar. Marrėdhėniet e pabarabarta pėr pushtet midis grave dhe burrave ēojnė nė shkelje masive tė shėndetit dhe tė drejtave tė njeriut. Mė tė vazhdueshme dhe shkatėrruese janė martesat e hershme ose tė bėra qė nė fėmijėri, dhuna dhe detyrimi seksual, trafiku seksual dhe prerja e organeve gjenitale femėrore.
Normat tradicionale gjinore mund tė kufizojnė kontrollin e grave tė reja pėrsa i takon jetės sė tyre seksuale dhe riprodhuese. Vajzat adoleshente janė veēanėrisht tė prekura nga rreziqet pėrsa i takon aktivitetit tė pambrojtur seksual. Nga ana biologjike, rreziku i infeksionit pėr gratė gjatė marrėdhėnieve tė pambrojtura seksuale ėshtė dy deri nė katėr herė mė i lartė sesa tek burrat. Gratė e reja janė shumė mė tė prekura, sepse organet e tyre riprodhuese janė ende nė zhvillim.
Besimet sociale shpesh ushtrojnė presion mbi vajzat qė tė martohen dhe tė fillojnė tė kenė fėmijė pėrpara se tė jenė gati. Pavarėsisht se nė shumė vende tė botės ka njė tendencė ndaj njė martese mė tė vonėt, 82 milion vajza tė vendeve nė zhvillim qė i pėrkasin moshės nga 10 deri mė 17 vjeē do tė martohen pėrpara se tė mbushin moshėn 18 vjec. Martesat nė moshė tė re shkatėrrojnė shėndetin dhe mundėsitė qė u afrohen grave dhe fėmijėve tė tyre, zakonisht ndėrpret arsimimin e tyre dhe shpesh dhunon tė drejtat e tyre tė njeriut. Vajzat adoleshente tė martuara, shpesh e kanė tė pamundur qė tė diskutojnė pėrdorimin e metodave kontraceptive, ose tė kenė akses ndaj shėrbimeve tė shėndetit riprodhues. Nga gratė e martuara qė i pėrkasin moshės nga 15-19 vjeē, vetėm 17% e tyre pėrdorin kontraceptivė.
14 milion gra dhe vajza tė moshės nga 15 nė 19 vjeē si tė martuarat dhe tė pamartuarat lindin fėmijė ēdo vit. Pėr kėtė grup moshe, komplikacionet e shtatzanisė dhe lindjeve janė shkak kryesor qė ēojnė nė vdekje, duke shtuar kėtu dhe abortet e pasigurta qė pėrbėjnė njė faktor vendimtar. Rreziqet janė akoma mė tė mėdha pėr vajza nėn moshėn 15 vjeē.Vajzat adoleshente janė gjithashtu tė prekura nga forma tė ndryshme tė dhunės seksuale. Shtrirja e njė fenomeni tė tillė sapo ka filluar tė kuptohet.
Sot numėrohen mė shumė se 1.2 miliard adoleshentė qė i pėrkasin kėsaj moshe. Suksesi dhe lumturia e tyre varet nga ndihma, shembujt, arsimi, mundėsitė si dhe burimet qė do tė kenė. Ata duhet tė fuqizohen pėr tė bėrė zgjedhje tė pėrgjegjshme dhe tė shėndetshme si dhe tė kenė informacionin dhe shėrbimet qė u duhen. Investimi pėr mirėqenien dhe sigurimin e pjesėmarrjes sė gjeneratės mė tė madhe tė tė rinjve nė botė do tė sillte pėrfitime pėr gjeneratat qė do tė vijnė. |