NJĖ DĖSHMI E KULTURĖS SĖ RILINDJES EVROPIANE NĖ SHQIPĖRINĖ E PERIUDHĖS PARA-OSMANE
Nga anonimati, Skėnderbeu u identifikua me princin dragua, qė guxon tė matet dhe fiton nė ēdo rast me kuēedrėn; ndėrsa te Lekė Dukagjini u pa princi engjėll, qė u shfaq me guxim dhe urtėsi pėr tė ruajtur nė vazhdimėsi shqiptarizmėn
( J.G.von Hahn) "Po kush ka qenė ky (Lekė) Dukagjini? Ai ka qenė sundimtari i kėtij vendi dhe nė tė njėjtėn kohė ligjbėrėsi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethėnė dispozitat, nė bazė tė tė cilave jetojnė deri nė ditėt e sotme, jo vetėm dukagjinasit, por edhe tė gjithė malėsorėt qė banojnė nė veri tė Drinit..., tė cilėt kėtė emėr ia atribuojnė heroit tė tyre kombėtar"
(Edith Durham) Lekė Dukagjini duhet tė ketė pasur njė personalitet imponues qė ka ndikuar kaq shumė te njerėzit, aq sa shprehja "Kėshtu ka thėnė Leka", ka mė tepėr forcė detyruese se sa tė Dhjetė Porositė e Biblės, mėsimet e Islamit e tė Krishterimit.
Ligji i Sheriatit dhe i Kishės, tė gjitha duhet t'i nėnshtroheshin Kanunit tė Lekės
Fama e tij midis fiseve qė ende ruajnė emrin e tij, ia ka kaluar edhe famės sė Skėnderbeut."
Leka bashkėkohės i Skėnderbeut
Lekė Dukagjini ėshtė njė figurė historike mjaft komplekse. Madje ėshtė njė figurė edhe e legjendarizuar, nėse e pranojmė kėtė term, ashtu siē e kemi pranuar pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu).
Lekė Dukagjini (1410-1481) ishte bashkėkohės i Gjergj Kastriotit (1405-1468).
Historia i njeh tė dy si princėr trashėgimtarė, qė u lartėsuan kur morėn nė sundim dy principatat qė mbanin mbiemrat e tyre: Leka - tė Dukagjinėve, pas vdekjes sė tė atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - tė Kastriotėve mė 1443, tetė vjet pas vdekjes sė tė atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinėve kishte si kryeqendėr qytetin e Lezhės, pėrfshinte Zadrimėn, zonat nė veri dhe nė verilindje tė Shkodrės dhe shtrihej deri thellė trojeve tė Serbisė sė sotme me kryeqendėr tė dytė qytetin e Ulpianės afėr Prizrenit; ndėrsa Principata e Kastriotėve me kryeqendėr Krujėn, pėrfshinte Matin dhe krahinėn e Dibrės, duke u shtrirė nga kėshtjella e Rodonit nė bregdetin e Adriatikut.
Deri nė kohėn kur vihen nė krye tė principatave tė tyre, Lekė Dukagjini kishte marrė njė kulturė tė gjithanshme me frymė humaniste tė Rilindjes Evropiane, nė qytete tė tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndėrkohė qė Skėnderbeu kishte bėrė njė karrierė tė shpejtė dhe tė shkėlqyer prej ushtaraku nė oborrin e sulltan Muratit II.
Nė udhėheqje tė Besėlidhjes Shqiptare (themeluar nė Lezhė mė 1444) Skėnderbeu e ndien pėrherė pranė vetės Lekėn (fillimisht tė atin e tij Pal Dukagjinin), sepse tė dy luftuan krah pėr krah (apo edhe iu kundėrvunė njėri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndėrsa Lekė Dukagjini e pasoi veprėn e tij, duke u prirė shqiptarėve nė fazėn mė tė vėshtirė tė rezistencės sė tyre antiosmane, deri nė fund tė jetės sė vet (1481).
Princi i pėrfolur
Me tė drejtė kronistė e historianė, duke filluar nga Tivarasi\Biemi, Frėngu, Barleti e Muzaka, bashkėkohės tė tyre, e deri te Gegaj e Noli tė shek.XX, kanė ndriēuar bėmat e Gjergj Kastriotit dhe nėpėr to kanė pėrmendur edhe Lekė Dukagjinin, ashtu sikundėr disa princėr tė tjerė tė kohės. Por nuk do tė mund tė thuhet se, po me tė drejtė, ata, historianė e kronistė, e kanė pėrfolur vend e pa vend Lekė Dukagjinin, vetėm e vetėm se ishin tė magjepsur prej heroit tė veprės sė tyre, Skėnderbeu. Mė me barazpeshė se historianėt kanė vepruar "legjendarizuesit" anonimė tė figurave tė tilla. Nga anonimati, Skėnderbeu u identifikua me princin dragua, qė guxon tė matet dhe fiton nė ēdo rast me kuēedrėn; ndėrsa te Lekė Dukagjini u pa princi engjėll, qė u shfaq me guxim dhe urtėsi pėr tė ruajtur nė vazhdimėsi shqiptarizmėn.
Historianėt e kanė pėrfolur qė nė krye Lekė Dukagjinin, sepse kėrkuan te ai njė pėrsonazh antagonist tė Skėndebeut pėr ta intriguar jetėshkrimin e heroit tė vetėm shqiptar, qė njohu Evropa nė pėrballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin tė fajėsonin Evropėn perėndimore, qė nuk arriti tė krijonte njė koalicion antiosman nė Ballkan. Ata nuk guxuan tė gjykonin, veēanėrisht, Republikėn e Venedikut, qė jo vetėm nuk u qėndroi aleate shqiptarėve kur mbanin mbi supet e tyre njė perandori tė tėrė tė egėrsuar kundėr Evropės, por e shrytėzoi rezistencėn e tyre pėr interesat e veta komercialiste, duke i pėrēarė princėrit shqiptarė me intriga, duke i kundėrvėnė ata njėri me tjetrin edhe me armė dhe, kur nuk ia arrinte kėsaj, duke i shpallur armiq tė Republikės dhe tė Krishtėrimit. Lekė Dukagjini ishte princi mė i fuqishėm shqiptar pas Skėnderbeut dhe mė me autoritet, prandaj u bė pre e intrigave tė politikės veneciane (dhe tė historianėve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portės sė Lartė, krejt afėr pragut tė shtėpisė sė vet dhe u bashkua realisht me rezistencėn e shqiptarėve, duke i shpallur luftė Perandorisė Osmane (1463). Pas kėtij viti venecianėt pushuan sė pėrfoluri Lekė Dukagjnin. Ndėrsa historianėt kanė shkruar pėr disa prej bėmave tė Lekė Dukagjinit pėrkrah Skėnderbeut, deri nė vdekjen e tij (1468) dhe mė pas nė krye tė trupave shqiptare pėrkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nėnshkroi paqen me Portėn e Lartė (1479). Pas kėsaj historianėt heshtin. Gojėdhėna na bėn me dije se Lekė Dukagjini e vazhdoi rezistencėn nė krye tė trimave tė principatės sė tij derisa qe gjallė.
Por tė pėrfolurit e Lekė Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes sė tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane nė principatėn e tij e mė gjėrė. Tė pėrfolurit pas vdekjes ka tė bėjė me veprėn, Kanunin, qė u la trashėgim Lekė Dukagjini shtetasve tė tij, shqiptarėve. Thelbi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit janė fjalėt e urta tė dala nga goja e tij, qė u ruajtėn (dhe u pasuruan) brez pas brezi pėr gati gjashtė shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekė Dukagjinit duke e kthyer atė nė njė mit tė vėrtetė, aq sa studiuesit e kanė pasur tė vėshtirė ta pranojnė si njė realitet historik. Prandaj disa syresh kanė vazhduar ta pėrflasin Lekė Dukagjinin, sė bashku me Kanunin e tij, ashtu si ėshtė pėrfolur e verbuar Homeri, sė bashku me Iliadėn e Odisenė e tij (Sa pėr ngjashmėri edhe Lekė Dukagjinit i ėshtė sajuar njė vėlla i verbėr). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike pėr Lekė Dukagjinin, mund tė hidhet dritė pėr kohėn dhe rrethanat kur u ngjizėn fjalėt e urta tė Kanunit tė tij.
Kur ngjizej Kanuni
Nė fund tė viteve 50 tė shek.XV Principata e Dukagjinėve nuk ka mė asnjė nga qendrat e veta tė zhvilluara: Lezha u ėshtė dorėzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatės, ėshtė shkatėrruar me themele nga turqit mė parė se tė binte nė dorėn e tyre Prizreni (1458), njė qendėr tjetėr e zhvilluar e Principatės sė Dukagjinėve. Nė kėto kushte, Lekė Dukagjini ka pushtuar kėshtjellėn e Shatit nė Zadrimė pėr ta pasur si rezidencė princėrore, por u sulmua nga Skėnderbeu, i cili ua ktheu menjėherė venedikasve. Pa njė rezidencė princėrore dhe, pėr njė farė kohe, nė mes tė tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skėnderbeu), Lekė Dukagjini gjeti strehim nė thellėsi tė maleve tė principatės sė tij, ku ndėrtoi saraje e kėshtjella sė bashku me banorėt e lirė tė atyre anėve, tė cilėt kryezotin e tyre tė derės sė Dukagjinėve me gruan e tij, Teodorėn e Muzakajve tė Beratit dhe tė gjithė oborrtarėt qė i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malėsorėt e Principatės sė Dukagjinėve, tė njohur pėr trimėritė e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetėm ringriti qytezė-kėshtjellat e veta, por siguroi nė mėnyrė tė pandėrprerė njė ushtri tė mjaftueshme qė luajti rol tė rėndėsishim nė kuadrin e trupave tė Lidhjes sė Lezhės nėn komandėn e Skėnderbut dhe mė pas. Nė kėmbin tė kėsaj gatishmėrie, Lekė Dukagjini u siguroi malėsorėve tė principatės sė tij dhe tė gjithė atyre qė u bashkuan me tė pėr tė gjetur mbrojtje, veēanėrisht, pas vdekjes sė Skėnderbeut, lirinė brenda organizimit tė tyre fisnor, tė cilėn nė kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqėsive mbi bazė fshati e krahine. Gjatė kėsaj periudhe (1458-1481), kur ai udhėhiqte tė gjitha kuvendet dhe pleqėsitė e malėsorėve, u ngjiz Kanuni, qė u trashėgua brez pas brezi, si praktikė gjykimi dhe pėrmes fjalėve tė urta tė formuluara apo tė rithėna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndėr shekuj si Commom law anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefėn Gjeēovit, nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX.
Hero Kombėtar apo...
Nė kohėn kur Gjeēovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, sė bashku me autorin qė e kishte dhėnė atė, ishin tė shenjtėruar prej tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga besimi fetar i tyre. Nė popull nuk mbeti i pėrfolur emri i Lekė Dukagjinit, pėrkundrazi, ai u heroizua. Fakti qė njė sundimtar ishte kthyer nė njė hero tė vėrtetė, popullor e kombėtar, mund tė shpjegohet sipas njė teorie qė thotė se masat popullore (malėsorėt), duke i pranuar sundimtarėt dhe kalorėsit si heronj tė tyre, ata vetė identifikoheshin me vlerat e prijėsit dhe tė fisnikėrisė ose, tė paktėn, sepse atyre u duhej ta strukturonin botėn e tyre nėpėr mjet modelesh qė u jepte grupi sundues (P.Burke:169).
Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė njė vepėr unikale me frymė humaniste e periudhės sė Rilindjes Evropiane nė gjuhėn shqipe, e cila, megjithėse u pėrfol dhe vazhdon tė pėrflitet edhe sot e kėsaj dite, ėshtė vlerėsuar nga studiues seriozė, vendas dhe tė huaj, si njė vepėr monumentale (A.Buda\Gjeēovi-Kryeziu:22), kontribut nė thesarin e kulturės botėrore (C. Von Schwerin\Hylli i Dritės 1939:502) dhe autori i saj, Lekė Dukagjini, ėshtė cilėsuar njė personalitet imponues (E.Durham:116) e Hero Kombėtar (J.Hahn:114) i popullit tė vet. Shumė shkrimtarė dhe artistė i kanė kushtuar vepra, nė mes tė tė cilėve Dritėro Agolli (Mundja e Lekė Dukagjinit, poezi, 1969), Henrik Lacaj (Dy princa pėr njė vashė, dramė historike vėnė nė skenė me regjinė e vetė autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit Rozafat tė Shkodrės mė 1937, ku rolin e Lekė Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaēi), arbėreshi Anton Santori (Alessio Ducagini, melodramė, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar mė 1983), piktori Naxhi Bakalli (Kuvendi i Dukagjinit, tablo murale 4x3.2m nė Muzeun Historik tė Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjėll Berisha (Rrėnjėt e Dukagjinit, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (Lekė Dukagjini, portret, koleksion privat nė Shkodėr), skulptori Sotir Kosta (Lekė Dukagjini, portret nė bronz-GKA Tiranė dhe Muzeu Kombėtar i Skėnderbeut nė Krujė, 1982) etj.
Humanisti i harruar
Si apokrif i Lekė Dukagjinit ka mbetur portreti i Simon Rrotės (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit nė pamje ballore, me njė vėshtrim tė mprehtė ku bashkohet zgjuarsia dhe urtėsia, veshur mė njė jelek tė kostumit tradicional tė malėsorėve tė veriut, me shpatė nė brez dhe me njė dorėshkrim tė Kanunit nė dorėn e majtė, qė tė sugjeron intelektualin humanist tė shek.XV. Kur bėhet fjalė pėr fisnikun fiorentinas me njė personalitet tė jashtėzakonshėm, Lorenzo de Medici, me tė cilin ne kemi dashur ta pėrafrojmė Lekė Dukagjinin qė nė fillim tė kėtij jetėshkrimi, shkruhet se ishte njė politikan gjenial, i cili mund tė dallonte pushtetin e njėmendėt nga shfaqjet e jashtme tė tij. Frontespisi i librit tė tij e tregon nė rrugėt e Firences, tė veshur si njė qytetar i thjeshtė, tė rrethuar prej vajzash qė kėndojnė baladat e tij... Nė tė vėrtetė, Lorenzo-ja ishte njė poet i mirė dhe pėrkrahėsi mė bujar i poetėve tė tjerė si dhe i shkencėtarėve e filozofėve (K.Clark:106). Kėshtu mund ta pėrfytyrojmė deri nė njė farė shkalle edhe Lekė Dukagjinin, poezitė e tė cilit do tė ishin sentencat e Kanunit. Nėse ky krahasim nuk do tė shkonte, si ēdo krahasim tjetėr, sė paku, Principata e Dukagjinėve mund tė pėrqasej me oborret mė tė vogla tė Italisė veriore nė ēerekun e fundit tė shek.XV, tė cilėve Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences (K.Clark:107). Dhe Leka mund tė pėrafrohej, ndoshta, me Dukėn e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili nuk ishte vetėm njė burrė jashtėzakonisht i kulturuar dhe i menēur, por edhe strategu i madh i kohės sė vet, qė diti tė mbronte zotėrimet e tij prej katilėve qė e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij tė ēmuara e tregojnė duke lexuar njė nga dorėshkrimet e tij. Eshtė i veshur me parzmore dhe tėrė pajimet luftarake... Pallatin e tij nisėn ta ndėrtonin si kėshtjellė mbi njė shkėmb thuajse tė pakalueshėm dhe vetėm mė pas, kur fituan siguri, lejuan ti jepnin atij pamjen e butė dhe tė stėrholluar, qė e bėnė njė nga monumentet mė tė bukura arkitektonike tė botės (K.Clark:107 ).
Ne sot nuk jemi nė gjendje as tė restaurojmė njė kėshtjellė a pallat princėror tė Lekė Dukagjinit, aq mė pak, tė mund ta vlerėsojmė atė qė nuk ekziston me superlativa: mė i bukuri nė botė, nė mesdhe apo rajon, sepse nė atė kohė kėshtjella e qytete tė lulėzuara (shqiptare)
me pallate e monumente
u zhduknė nga faqja e dheut
mbetnė si hieje tė bukurisė dhe shkėlqimit tė vjetėr (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė vėrtetė monumenti mė i rėndėsishėm i kulturės shqiptare gjatė periudhės sė Rilindjes Evropiane, qė ka gjalluar prej gjashtė shekujsh dhe ka luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė jetėn e popullit, nė gjuhėn e tė cilit ėshtė krijuar.
|