Tranzicioni Shqiptar, i gjatė dhe i vėshtirė, u pėrball me sfida shumė tė mėdha dhe njė ēthurje tė skajshme tė njė pjese tė shoqerisė.
Mosfunksionimi i shtetit ligjor ka bėrė qė tė pėrhapet nė mėnyrė tragjike dhe shumė tė dhimbėshme fenomeni i pasurimit nėpėrmjet trafikimit tė femrave, , tė fėmijėvė dhe tė drogės.
Shpesh herė kėto veprime janė shoqėruar me vrasje, duke u marrė jetėn mjaft shqiptarėve dhe privuar nga gėzimi e lumturia fėmijėt e gratė qė detyrohen ti nėnshtrohen ēdo lloj pune pėr tė mbijetuar.
Fatkeqėsisht, Shqipėria, edhe pse ka njė traditė tė mirė e tė lashtė tė rregullave nė komunitet pėr mbrojtjen e grave e tė fėmijėve, ėshtė shfaqur si vendi i burimit tė dhunės dhe i trafikimit tė tyre.
Trafiku i qenieve njerėzore pėrbėn nė vetvete jo vetėm njė krim, por, nė tė shumtėn e rasteve, ai ėshtė krim me veprimtari tė shumfishtė, me struktura organizative shumė planėshe, siē janė rrjetet e prostitucionit, tė pėrhapjes sė lėndėve narkotike, tė shitjes sė armėve dhe krijimit tė grupeve terroriste. Kjo veprimtari kriminale e organizuar bėhet akoma mė e rrezikshme kur lidhet me individė brenda strukturave politike e shtetėrore.
Vendet perėndimore, Departamenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara e ndjekin me shqetėsim tė madh kėtė fenomen ndėrkombėtar, qė po fuqizon ēdo ditė e mė tepėr mafien e cila synon marrjen dhe mbajtjen nėn kontroll edhe tė pushtetit nė vendet me demokraci tė brishtė.
Qeveria Shqiptare i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėtij shqetėsimi duke angazhuar pėr kėtė qėllim strukturat shtetėrore. Por mungesa e angazhimit tė tė gjithė faktorėve tė shoqėrisė ka bėrė qė strategjia e luftės kundra krimit tė organizuar tė mos funksionojė siē duhet dhe strukturat shtetėrore tė mos kenė efektivitetin e duhur.
Shqetėsimi ynė ėshtė mungesa e angazhimit dhe e pėrgjegjėsisė sė organeve tė drejtėsisė nė luftėn kundėr kėtij krimi ēnjerėzor.
Sipas Legjislacionit shqiptar, Trafikimi i njerėzve, trafikimi i femrave pėr prostitucion, trafikimi i fėmijėve mė qėllim fitimi material, ose ēdo pėrfitim tjetėr, dėnohet me sanksione tė rėnda nga 5 deri nė 20 vjet, ose me burgim tė pėrjetshėm.
Opinioni publik shqiptar ende nuk e ndjen njė qėndrim tė tillė tė organeve tė drejtėsisė edhe pse policia e prokuroria kanė ēuar nė dyert e tyre qindra raste pėr gjykim. Mendojmė se ėshtė i nevojshėm edhe rishikimi i ligjit, pėr tė bėrė tė mundur klasifikimin e kėtyre veprimeve si vepra tė rėnda penale, me pasoja tė jashtėzakonshme pėr jetėn e individit dhe tė shoqėrisė.
Ardhja nė Tiranė e njė vajze trembėdhjetė vjeēare nga Mirdita pėr tė denoncuar veprimet e trafikantėve dhe tė pėrfaqėsuesve tė drejtėsisė ėshtė njė dėshmi edhe pėr qindra raste tė tjera qė kalojnė nė heshtje. Angazhimi i forumit tė grave tė Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar pėr marrjen nė mbrojtje tė kėsaj vajze si dhe qindra krijesave tė tė tjera tė pafajshme duhet mbėshtetur e pėrkrahur fuqimisht nga e gjithė shoqėria shqiptare. Iniciativa e tyre pėr denoncimin dhe izolimin nga shoqėria tė trafikantėve tė femrave, tė fėmijėve dhe tė drogės nuk do jetė aq e lehtė. Por ajo duhet vlerėsuar seriozisht nga shteti shqiptar dhe organizmat ndėrkombėtare.
Nuk duhet tė pėrqėndrohemi vetėm tek sensibilizimi i opinionit qytetar dhe atij shtetėror, por tė bėhet evidentimi dhe angazhimi i tė gjithė faktorėve tė mundshėm tė shoqėrisė.
Mendoj se nė thelbin e kėsaj lufte tė vazhdueshme dhe pa kompromis duhet tė jenė:
- Masat pėr reformimin e organeve tė drejtėsisė. Ato duhet tė shoqėrohen me plotėsimin e kuadrit ligjor sipas standarteve ndėrkombėtare dhe kushteve specifike tė vendit tonė.
- Identifikimi i plotė dhe ndėshkimin i rreptė i organizatorėve e ndihmėsave tė tyre trafikantė.
- Asistenca e specializuar pranė viktimave dhe rehabilitimi i tyre, duke filluar me trajtimin mjeksor e psikologjik dhe mė pas krijimin e kushteve pėr punėsim brenda dhe jashtė vendit.
- Sensibilizimi i opininoni publikut, veēanėrisht informimi i tė miturve dhe i tė rinjve pėr kėtė dukuri tė shėmtuar dhe antinjerėzore.
- Ulja e nivelit tė varfėrisė dhe tė tensioneve politike me pasoja tė dėmshme sociale.
Nė rrethet e Lushnjės tė Pukės e tė Mirditės aktivistet e Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar kanė marrė nisma me shumė vlerė qė duhen mbėshtetur nga opinioni shoqėror dhe ai mediatik. Nė muajin nėntor tė vitit 2002, 112 gra e vajza tė komunės sė Fier Sheganit inicuan thirrjen e njė Konference Kombėtare kundėr dhunės e sundimit tė mashkullit nė shoqėrinė shqiptare ku u miratua njė rezolutė me shumė vlerė qė ka gjetur vlerėsimin dhe mbėshtetjen e opinionit ndėrkombėtar si dhe tė institucineve tė larta tė shteti shqiptar, por partitė politike nuk kanė pasur angazhimin e duhur. Aktiviteti publik dhe pjesmarrja e gruas nė vendimmarrje ėshtė e njė niveli shumė tė ulėt. Pėrfaqėsimi i tyre nė zgjedhjet lokale tė sivjetshme ėshtė mė i ulėt se nė ēdo shtet tjetėr, anėtar i OKB-sė. Ngritja, nga ky komitet, e grupeve treshe tė punės nė ēdo fshat, tė pėrbėra nga pėrfaqėsuesi i shkollės, i pushtetit dhe njė mediator, ka siguruar informacionin e saktė dhe ka dhėnė rezultate premtuese nė zona problematike, jo vetėm pėr parandalimin e trafikut por edhe forcimin e bindjes qytetare pėr respektimin rregullit e ligjit nė tė gjitha drejtimet.
Angazhimi i vetė qytetarėve pėr denoncimin e trafikantėve dhe keqbėrėsve tė tjerė ėshtė faktori kryesor i ecjes sonė pėrpara dhe i aspirimit pėr njė shoqėri konteporane. Kėtė synojnė dhe kėrkojnė tė bėjnė aktivistet e kėtij Komiteti duke u bazuar dhe nė traditėn tonė pozitive tė vendimmarrjes nė komunitet. Ato po organizojnė nėn pėrgjegjėsinė kolektive tė komunitetit rehabilitimin e fėmijeve dhe grave tė traumatizuara nga dhuna dhe trafikimi, lirimin e grave e fėmijėve tė ngujuar, braktisjen e formave tė poshtėrimit ndaj gruas. Puna e tyre e palodhshme ėshtė shembulli i cilėsive dhe vlerave shpirtėrore qė kanė vajzat dhe gratė shqiptare. Si intelektual e kam ndjerė dhe do ta kem obligim tė vazhdueshėm mbėshtetjen time ndaj pėrpjekjeve tė tyre. |