Ėshtė folur vazhdimisht pėr kanunin dhe ndikimin e tij deri nė ditėt tona. Njė pjesė e tagrave tė tij janė barbare, pėrfshirė edhe disa prej tė drejtave dhe detyrimeve tė grave e vajzave. Por pėr kėtė janė prononcuar qindra studjues e albanologė duke nxjerrė nė pah si barbarinė edhe anėt brilante e tė pakontestueshme pėr drejtėsinė dhe panshmėrinė e nė veēanti kapitujt besa, pajtimi, kisha, rrogtari, uji, mulliri, kufini etj. Botimi i Gjeēovit ėshtė njė pėrmbledhje e tagrave kryesore por pa iu referuar zakoneve tė traditės pozitive qė e veshin kanunin e qė do tė pėrbėnin njė enciklopedi mė vete: Po iu referohemi disa prej tyre, nė krahinėn qė e themeloi Kanunin, nė Mirditė. Ato shprehen qartė nė mbrojtje tė jetės dhe dinjitetit tė grave e fėmijėve, pavarėsisht nga tagrat themelore. Le tu referohemi pėr tė kuptuar sa absurde janė sjelljet dhe dhuna e ditėve tona. Nė raport me kohėn e Kanunit gratė dhe fėmijėt e sotėm janė shumė herė mė tė dhunuar.
-Fėmijėt janė tė pacėnueshėm dhe pėr ēdo veprim tė tyre pėrgjigjen tė afėrmit. Nuk mund tė qėllojė njeri me pushkė nė njė mjedis fėmijėsh, nė ēfardo rrethane tė ndodhet.
-Dėmi i fėmijėve konsiderohet dėm fėmijėsh dhe vlerėsohet vetėm me gjobė, edhe sikur tė ketė shkaktuar viktima.Gjobės i pėrgjigjen prindėrit.
-Burri ėshtė i detyruar t'u sigurojė jetesė normale gruas dhe fėmijėve tė tij e tė mos i lerė tė vuajnė.
-Gratė e prijėsve dhe mė tė moshuarat e fiseve, kur ėshtė puna pėr mbrojtjen e jetės dhe dinjitetit tė ndonjė gruaje apo fėmije jashtmartese, marrin masa pėr tė fshehur shkeljen e kurorės dhe vazhdimin e jetės sė tyre pa shqetėsim. Asnjė burrė apo kuvend burrash nuk mund tė kundėrshtojė apo tė merret me kėsi rastesh.
- Fjala nuk lėshon njeri nė gjak.
-Asnjė burrė apo grua nuk mund tė vrasė apo tė vritet nga fjalėt e hallkut.
-Gruaja dhe vajza nuk bien nė gjak. Pėr ato pėrgjigjen prindėrit. Nė mbrojtje tė nderit tė tyre ato nuk lėshojnė njeri nė gjak.
-Nėse njė grua kalon pranė njė prite, nė momentin qė kalon hasmi, ajo gėzon tė drejtėn ta shoqėrojė atė pėrgjatė pritės,dhe asnjeri nuk mund tė qėllojė mbi tė kur ajo eshte prezent.
-Nė njė betejė mes dy pritave gruaja kalon lirshėm dhe nė momentin e kalimit tė saj ulen tė gjitha armėt.
-Nėse nje grua u bėn thirrje palėve pėr tė ndėrprerė luftimin ata janė tė detyruar ta zbatojnė kėrkesėn e saj dhe tė fillojnė armėpushimin.
-Kur njė burre ėshtė nė gjak, ai mund tė marrė pėr dore nė udhėtim njė fėmijė ose tė shoqėrohet nga njė grua, pėr tė qenė krejtėsisht i mbrojtur.
-Gratė mund ti dalin zot ēdo udhėtari qė mund tė jetė nė gjak dhe ėshtė ne sjelljen e tyre qė ta pyesin atė, nėse ka nevojė pėr shoqėrim.
-Nė rrethanat e shoqėrimit me njė grua apo fėmijė nuk shkėmbehen fjalė tė rėnda e nė gjak tė nxehtė qė lėndojnė e fyejnė ato.
-Nėse njė grua ėshtė shtatzėnė nuk lejohet asnjė krismė pushke nė teritorin ku ndodhet ajo. Edhe lajmet e kėqija nuk pėrfliten nė prezencė tė saj.
- Gruas sė ve nuk i kėrkohet pėr tu martuar pa e pyetur nėse ka lidhje dashurie me ndonjė person.
- Virgjinat dhe tė vejat nuk mund tė pėrgjohen as tė pėrgojohen, ato gėzojne respektin dhe dashurinė e tė gjithėve pėr sakrificėn e tyre. |