Nė shoqėritė e pėrparuara, veēanėrisht nė shtetet perėndimore, ēdo qytetar ėshtė aktiv dhe denoncon nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme veprimet e jashtėligjshme. Mė tė ndjeshėm janė ndaj veprimeve tė ekstrakomunitarėve, por nuk heshtet kurrė edhe ndaj vendasve dhe nė veēanti ndaj pushtetarėve. Kėtu dua tė theksoj domosdoshmėrinė e bashkėpunimit tė shoqėrisė me ligjin. Kėtė bashkpunin nuk e shoh thjeshtė tek denoncimi i krimit, por mbi tė gjitha tek krijimi i klimės sė favorshme nė marrėdhėniet midis shtetit dhe Komunitet. Sėpari dua tė theksoj se tek ne nuk ėshtė bėrė traditė qė, menjėherė mbas miratimit tė ligjit tė bėhet sqarimi dhe punimi i tij. Shoqėria shqiptare ėshtė nė natyrėn e saj tolerante dhe kjo duhet vlerėsuar, por tė mos e lejojmė qė kjo tolerancė tė bjerėe nė kurriz tė zbatimeve tė ligjit. Zbatimi i ligjit lidhet me emancipimin e gjithė shoqėrisė. Qė nga viti 1992 janė bėrė pėrparime nė fushėn e ndėrtimit tė legjislacionit, por vihen re dhe difekte shumė serioze. Ligji ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė. Atė duhet ta respektojnė edhe Partitė politike, funksionarėt e shtetit, politikanėt etj. Kėta duhet tė jenė shembull, sepse indiferentizmi ose mospėrfillja e tyre ndaj ligjit inkurajon cėnimin e tij. Psh, shkarkimi i prokurorit te pergjithshem me miratimin e Kuvendit dhe dekret te Presidentit te Republikes krijoi debate te njeanshme politike dhe nje vendim te gjykates kushtetuese qe solli peshtjellim ne opinionin publik duke dobesuar besueshmerine tek institucionet.
Kur shkelet ligji ėshtė e rėndėsishme jo vetėm masa e ndėshkimit, por mbi tė gjitha bindja dhe ngulitja tek secili i konceptit se " pas shkeljes sė ligjit ndėshkimi do tė jetė i pashmangshėm"
Tani kemi ligjin nė fuqi. Tė meta qė vihen re nė tė duhen riparuar, por deri sa ai te rishifet duhet zbatuar dhe mbi tė gjitha tė ndiqet rruga e ligjshme e rishikimit tė tij, jo abandonimi qe haset qe nga digasteret deri nė parlament.
Kohėt e fundit shihet njė frymė dialogu midis forcave politike. Opinioni i mbėshtet, por akoma nuk po shohim debate pėr idetė dhe alternativat. Nuk mund tė kemi dialog konstruktiv kur flitet pėr persona dhe kundėrshtarė politikė e mbi te gjitha kur behet duke cenuar ligjin. Partite politike kane ngarkuar administraten me elemente partiake dhe te paafte, pikerisht se nuk ka nje interesim per ta bere administraten sa me efiēente e te bazuar mbi ligjin. Kjo do te sillte nje afrim me te madh te kontributeve qytetare ndaj saj dhe shtetit ne teresi.
Shoqėria civile ėshtė njė oponent i shėndoshė dhe i kualifikuar mjaft nė kėtė periudhė tė tranzicionit. Ky faktor duhet njohur dhe shfrytėzuar qė tė shmangim praninė e elementit ordiner dhe te paafte nė kete administratė. Difekti kryesor nė qeverisjen e vendit eshte pikerisht se njerėzit futen ne administrate nga partite. Fatkeqėsisht, kjo ndodh nė tė dy anėt e politikės shqiptare. Ngritja e besimit ndaj administrates dhe institucioneve te shtetit ligjor eshte hapi me i rendesishem qe duhet te ndermarre politika shqiptare duke vene mbi te gjitha zbatimin me rigorozitet te ligjit.
Nė kėtė peridhė ėshtė e domosdoshme ndėrtimi i institucionit pėr sigurimin e votės. Njė sistem zgjedhor i drejtė, trasparent, i kontrolluar nga publiku dhe ligji ėshtė i domosdoshėm. Kėtu kėrkohėt dhe njė angazhim mė i madh i qytetarėve mbasi kandidatėt partiakė mbartin gjithnjė tendencėn pėr manipulimin e votės.
Kėto janė disa nga ēėshtjet mė tė ngutėshme qė do na ndihmojnė pėr tė Luftuar mbi baza mė tė shėndosha dhe krimin e organizuar. Bashkudhėtarė me keto preokupacione mbeten reformat nė tė gjitha sistemet e drejtimit dhe organizimit tė shoqėrisė. Kjo don njė trajtesė tė veēantė dhe tė gjerė. Besoj se nė numrat e ardhshėm do ketė njė debat nga ana e kėsaj reviste.
Ėshtė e nevojshme qė qytetari tė dijė mė shumė pėr reformat dhe legjislacionin. Rubrikat e posaēme me opinione nga qytetaret per ligjin mund te sjellin kontribute me vlere. |