... Ne sfondin e ... ngjarjeve, njerezia jone e shkrete eshte tronditur nga urrejtja, terrorizmi, nga deshira rrenqethese per te shkaterruar ēdo gje, per tu hakmarre. Kemi prekur fundin e pasigurise, kemi ne sy forcen thermuese te se keqes qe po na shkaterron: mendoj Palestinen, Betlehemin, mendoj luftrat e shumta etnike ne bote, 11shtatorin, New Yorkun e Washingtonin, Afganistanin; por Papa na siguron: e keqja nuk e ka fjalen e fundit ne ngjarjet njerezore dhe zoti di te nxjerre frutet me te mira edhe nga nje toke e thate. Cila eshte rruga qe te ēon ne rivendosjen e plote te rendit moral e social qe kaq barbarisht eshte dhunuar?.....vetem duke u bashkuar mes tyre drejtesia dhe falja. Shtyllat e paqes jane drejtesia dhe falja..
NEVOJA E FALJES
Para se ajo te jete nje fakt shoqeror..eshte nje akt personal. Falja e ka seline ne zemer te secilit. Ajo eshte nje akt njerezor: secili gabon dhe e deshiron faljen. Falja eshte para se gjithash nje zgjedhje e zemres qe shkon kunder instiktit spontan te shpagimit te se keqes me te keqen. Kjo zgjedhje ka rrenje ne zotin, ne krishtin e gozhduar ne Kryq. Falja ka, pra, nje mase e nje rrenje hyjnore. "Falja mund te duket dobesi. Ne te vertete, qofte per ate qe fal, qofte per ate qe e pranon faljen, supozon nje force te madhe shpirterore dhe nje kuraje morale me te gjitha provat. |