
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania
Tel & Fax 00355 42 263 126. Tel 00355 42 259 124
Mobile 00355 68 27 37 989 / 00355 69 32 38 786
Web: www.pajtimi.com
www.reconciliation-al.com
KOMITETI I PAJTIMIT MBARËKOMBËTAR:
Krijimi i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar lindi si
ide me fillimet e pluralizmit politik në vjeshtë të vitit
1990, nga një grup intelektualësh të shquar me qëllim
parandalimin e urrejtjes dhe vrasjeve midis familjeve të persekuatuara
politikisht dhe ish-komunistëve dhe iu bë prezent opinionit
publik në takimin me ish Presidentin e Republikës, Z. Ramiz
Alia. Këtë iniciativë e mbështetën përfaqësuesit
më në zë të familjeve të persekutuara në
Shkodër të cilët filluan veprimatrinë si misonionarë
të pajtimit mbarëkombëtar që në vitin 1991.
Nga viti në vit ata bënë në mënyrë vullnetare
pajtimin e qindra familjeve që hynin në hasmëri. Në
mars të vitit 1999, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin
për zgjidhjen me pajtim të konflikteve duke sanksionuar veprimtarinë
e misionarëve të pajtimit mbarëkombëtar edhe sipas
traditës kanunore. Mbas veprimtarisë vullnetare dhjetë
vjeçare, në qershor të vitit 2000, misonarët e
pajtimit organizuan konferencën e parë kombëtare ku asistoi
edhe Presidenti i Republikës Z. Rexhep Meidani. Përfaqësues
të kësaj konference i parashtruan Presidentit dhe Ministrit
të Rendit Publik, Z. Spartak Poçi kërkesën për
legalizimin e veprimtarisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
e cila u miratua tre muaj më vonë, më 18 tetor të
vitit 2000, nga gjykata e Tiranës. Komiteti do përbëhej
nga përfaqësues të misioneve të pajtimit, shoqatave
dhe personaliteteve më në zë të jetes shoqërore,
shkencore dhe politike të vendit. Strategjia e tij do kishte si
platformë pajtimin, bashkëjetesën, parandalimin e vrasjeve
për hakmarrje e gjakmarrje, barazinë gjinore dhe integrimin
e shqiptarëve në bashkësinë e kombeve të qytetëruara.
Nëpërmjet promovimit të kulturës së pajtimit
dhe të traditës pozitive, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
do mbështeste vazhdimisht shtetin e së drejtës.
Për zgjidhjen e konflikteve në shoqëri
dhe parandalimin e gjakmarrjes, Komiteti krijoi grupet treshe të
punës në çdo fshat, të përbëra nga mediatori,
përfaqësuesi i pushtetit dhe i arsimit si dhe bordet e drejtimit
nëpër rrethe. Bordet e Komitetit nëpër rrethe kordinojnë
punën me faktorë të tjerë shoqëror e politikë
për mbështetjen e punës së misionarëve të
pajtimit në terren. Këto borde koordinojnë punën
me policinë, pushtetin vendor dhe drejtoritë arsimore. Të
gjitha shoqatat e pajtimit kanë përqafuar programin dhe strategjinë
e këtij komiteti.
Gjatë viteve të tranzicionit Komiteti i Pajtimit
Mbarëkombëtar ka krijuar përvojën e tij edhe në
parandalimin e konflikteve midis grupimeve sociale e politike. Në
ngjarjet e vitit 1997, misionarët dhe aktivistët e Komitetit
në veri bënë të mundur që të bindnin familjet
për të mos iu përgjigjur thirrjes së politikanëve
për të dërguar djemtë e tyre në luftë
kundër protestuesve në jug , duke shmangur kështu luftën
civile. Kordinatori i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
për Jugun e shqipërisë Z. Pasho Uruçi u zgjodh
nga populli në krye të Komitetit të Shpëtimit Publik
të Lushnjës për të udhëhequr në mënyrë
paqësore protestat e qytetarëve që po degradonin në
dhunë kundër institucioneve të shtetit, dyqaneve e banesave
familjare.
Për procesin e pajtimit të familjeve në
hasmëri dhe ndalimin e vrasjeve kanunore Komiteti organizoi, në
shkurt të vitit 2001 dhe në shtator të vitit 2004, kongresin
e pare e të dytë të misionareve dhe shoqatave te pajtimit,
ku miratoi strategjinë e përbashkët dhe metodologjinë
e punës në këtë proces. Komiteti po punon sipas
programit dhe strategjisë së miratuar në këto konrese
si dhe në mbështetje të deklaratës së përbashkët
të përfaqësuesve të të gjithë fshatrave
të veriut dhe të disa zonave të Jugut të Shqipërisë,
të mbledhur më dt 14 qershor 2001 në Pukë, ku u
vendos: Respektimi i shtetit të së drejtës, lënia
e pergjegjësisë së vrasjes mbi fajtorin për tu ndjekur
penalisht nga shteti, lirimi pa kushte i grave dhe fëmijëve
të ngujuar si dhe denoncimi publik i trafikantëve të
femrave, të fëmijëve dhe të drogës si shkaktarët
kryesor të vrasjeve dhe ngjarjeve tragjike.
Reputacioni i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
dhe puna e mirë e misionarëve nëpër fshatra bëri
të mundur që në këto 17 vjet të fitojnë
lirinë 3680 familje të ngujuara dhe 2090 familje, tepër
të rrezikuara, të gjejnë mbrojtjen e Komitetit për
marrjen e statusit të azilit politik në vendet perëndimore.
Në punën e përvitëshme Komiteti e ka përqëndruar
vëmendjen tek rehabilitimi i femijëve dhe grave të traumatizuara
nga vrasjet e ngujimi. Me gjithë hezitimin e familjeve të
rrezikuara është bërë e mundur që 2160 fëmijë
të shkojnë në shkollë pa frikë. Komiteti ka
bërë të mundur që më se 50 % e familjeve në
konflikt për tokën e pronat të pranojnë zgjidhjen
ligjore dhe të braktisin psikologjinë kanunore të gjakmarrjes.
Nga 300 000 konflikte për titujt e pronësisë, të
krijuara nga ligji 7501 mbi tokën, i cili u kundërshtua nga
shumica e familjeve shqiptare, kanë pranuar zgjidhjen me mirëkuptim
dhe sipas ligjit 170 000 familje. 120 000 çështje të
tokave në fshat ndodhen në gjykata, por për shkak të
korrupsionit në drejtësi dhe administratën e shtetit,
28 % e tyre janë tërhequr duke mos e pranuar zgjidhjen ligjore,
ndërsa 25 000 familje mbeten në hasmëri për pronat
në qytet.
Me aplikimin e traditës pozitive Komiteti i Pajtimit
Mbarëkombëtar ka krijuar përvojë pozitive edhe në
luftën kundër fenomenit të trafikimit, veçanërisht
për gjetjen e kthimin pranë familjes të vajzave të
trafikuara që jane bërë objekt i gjakmarrjes midis palëve.
Në këtë hasmëri janë përfshirë 4600
familje. Në sajë të punës së misionarëve
të pajtimit 560 familje të këtyre grave e vajzave janë
pajtuar me familjen e fajtorit duke e mbyllur çështjen pa
gjakderdhje e pa e bërë publike.
Bordet e Komitetit po punojnë për krijimin
e një kulture të re familjare kundër patriarkalizmit.
Përballë traditës patriarkale, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
themeloi Lëvizjen Feministe shqiptare kundër dhunës,
shfrytëzimit dhe sundimit maskilist. Më 23 nëntor 2002
në Lushnjë dhe me 5 mars 2005 në Tiranë, Komiteti
organizoi Konferencat Kombëtare mbi Inkurajimin e Lëvizjes
Feministe Shqiptare, rezolutat e të cilave parashtronin konkluzione
dhe kërkesa serioze për klasën politike të vendit
dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Strategjia e Komitetit
për shpalljen e barazisë gjinore si barazi kombëtare
ka gjetur perkrahjen e organizatave ndërkombëtare, shoqatave
kryesore të grave, komunitetit dhe institucioneve vendore të
cilat kanë nënshkruar edhe kërkesat për sanksionimin
në ligj të detyrimit të partive politike për një
kuote të caktuar të pjesmarrjes së grave dhe vajzave
në vendim-marrje. Publikimi i strategjisë është
bërë nëpërmjet revistës Ligji dhe Jeta e cila
vazhdon ta trajtojë barazinë gjinore si një çështje
të rëndësishme kombëtare.
Promovimi i kulturës së bashkëjetesës
ndëretnike dhe tolerancës fetare ka qenë dhe mbetet prioriteti
kryesor i Strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.
Populli shqiptar ka një tolerancë të admirueshme fetare
dhe në traditën e tij shquhet për mbrojtjen e të
drejtave të pakicave etnike sepse u jep atyre edhe privilegje.
Sipas kësaj tradite çdo individ i huaj ose grup joshqiptar
që kërkon të banojë në territoret e këtij
vendi i jepen falas pjese të tokës, truall për ndërtim,
ujra për vaditjen e tokës, e drejta e arsimimit, e drejta
e besimit dhe ushtrimit të fesë së tij, e drejta e pjesmarrjes
në kuvende dhe mendimit të lirë, e drejta e lëvizjes
së lirë dhe ushtrimit të tregëtisë, etj. Kur
një i huaj martohej me një vajzë shqiptare siguronte
shumë privilegje. Kështu nuk ka pasar kurrë urrejtje
etnike mes pakicave dhe popullsisë shqiptare. Me ndryshimet politike
kjo traditë është zbehur dhe, shpesh herënxiten
në mënyrë të fshehtë urrejtje ndëretnike
dhe ndërfetare. Kemi pasar raste të hedhjes në erë
të kryqeve, djegje të xhamive apo botimeve me frymë raciste.
Për këtë arsye, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
ka organizuar takime të herëpasherëshme me përfaqësuesit
e inteligjencies kombëtare dhe krerët e besimeve fetare që
luajnë një rol konstruktiv në promovimin e ideve dhe
kulturës sonë kombëtare për bashkëjetesën
fetare. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka komunikim të
vazhdueshëm me të gjithë krerët e besimeve fetare.
Në shumicën e rasteve të pajtimit janë klerikët
që udhëheqin misionarët në këtë proces.
Në vitin 2005 Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar implementoi
projektin 6 mujor për promovimin e traditës positive shqiptare
për bashkjetesën ndëretnike dhe ndërfetare kundër
tendencave regressive. Projekti është implementuar në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi dhe ka pasur impakt
shumë pozitiv tek komuniteti.
ORGANIZIMI:
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e ka organizuar veprimtarinë
e tij sipas ligjit nr: 8465 dt. 11.3.1999 mbi ndërmjetësimin
dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
me metodologji të efektëshme dhe mbështetjen e nevojshme
logjistike. Aktivitetet dhe procesi I pajtimit mbështeten udhëhiqen
nga Bordi i Këshillimit që përbëhet nga personalitete
të larta të jetës shoqërore, politike e shkencore
të vendit, nga Rezidencat, Bordet e Drejtimit, Degët e Rretheve
dhe Grupet Treshe të punës për ndërmjetësimin
nëpër fshatra. Statuti dhe programi i Komitetit janë
miratuar me vendimin nr: 3190 të gjykatës së Tiranës.
Regjistrimi në Ministrinw e Financave është bërë
sipas vendimit të Këshillit të Ministrave me nr: serial
10062000019. KOMITETI KA Llogarinë Bankare: Raiffeisen BANK, Komiteti
i Pajtimit Mbarkombetar. Nr. 3825 01 001 0101014473 (Ne Lek) 3825 01
001 8010014473 (Ne Euro) / 3825 01 001 8020014473 (Ne USD). Swift Code
SGSBALTX REUTERS SSAL SGSA .
Bordi i Këshillimit
Prof. Arbën XHAFERRI, Mirie RUSHANI, Prof. Ylli POPA, Rubena MOISIU,
Prof Zekeria CANA, Prof. Luan OMARI, Eni ÇOBANI, Prof. Farudin
HOXHA, Afërdita SOKOLI, Prof. Shaban DEMIRAJ, Martin VULAJ, Ndue
HILA, Aranita QILIMI, Prof. Afërdita ONUZI, Dr. Eno KOÇO,
Prof. Et’hem RUKA, Dr. Rustem GJATA, Rrahman PARLLAKU, Dr. Arian
STAROVA, Fadil KEPI, Prof Mark Tirta, Uran BUTKA, Fran Lleshi, Palok
Lumi, Sokol DELIA, Zef SOKOLI, Kastriot BAJRAKTARI, Marie BIBA, Bardhok
SULEJMANI, Myfarete LAZE, Flora GJEÇI, Shpëtim SINO, Mark
Bajraktari, Meliha SHUNDI, Tanush FRASHËRI, Gjok MALÇI,
Pjetër GJOKA, Dhurata Zeqo, Vangjel Bello, Pashko TOMA, Adem ISUFI,
Vitore STEFA – (LEKA) Pasho URUÇI. Pjetër Noshi, Fran
Shullani.
Rezidencat
Rezidencat janë grupet e përherëshme të implementimit
të strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
në Jug dhe në Veri.
Rezidenca e Veriut
Qendra e saj është në Pukë dhe orienton punën
e të gjtha bordeve të degëve të rretheve të
veriut.
Rezidenca e Jugut
Qendra e saj është në Lushnjë dhe orienton punën
e të gjtha bordeve të degëve të rretheve të
Jugut.
Bordi Qëndror i Drejtimit – Tiranë
Gjin Marku – Kryetar
Alfred Gusho zv. Kryetar
Preng Cara zv. Kryetar
Englantin Bojaxhi Sekretare
Sotirulla Hoxha, anëtar
Bordi I Drejtimit të Veriut – Rezidenca
e Përherëshme -Pukë
Fran lleshi - Kryetar , Ded Peraj - Rezident
Jorgjie Dodani – zv Kryetar
Ndue Dodani – coordinator
9 anëtarë
Bordi I Drejtimit të Jugut – Rezidenca
e Përherëshme –Lushnjë
Vangjel Bello – Kryetar, Albert Sanxhaku Rezident
Dhurata Zeqo – Sekretare
Pasho Uruçi – Kordinator
11 Anëtarë
Deget e Komitetit të Pajtimit në
rrethe:
32 degë sipas ndarjes administrative të rretheve.
Kryesia e degës: 5-7 anëtarë
Grupet treshe të Pajtimit në fshatra: Perfaqësuesi
i pushtetit lokal, përfaqësuesi i arsimit (shkollës),
Ndërmjetësi (misionari)
REVISTA LIGJI DHE JETA
Revista LIGJI DHE JETA botohet nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
me qëllim ndërgjegjësimin dhe rritjen e kulturës
qytetare për ligjin, jetën, bashkjetesën, barazinë
gjinore dhe integrimin. Ajo komunikon me të gjitha nivelet e shoqërisë.
Shpërndahet në të gjithë territorin shqiptar. Revista,
krahas artikujve specifikë, ka dhe një suplement me ligje
aktuale ose të traditës Ajo është mirëpritur
nga lexuesit dhe ka gjetur mbështetjen e biznesit për ribotimin
e kopjeve të kërkuara nga administrata e rretheve dhe përfaqësuesit
e dikastereve qëndrore.
FAQJA E INTERNETIT
Faqja e Internetit pasqyron idetë, veprimtarinë, strategjinë
dhe organizimin e punë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
nëpërmjet www.pajtimi.com / www.reconciliation-al.com . Faqja
është kontribut i Shqipëria.com dhe administrohet nga
kjo kompani.
PARTNERET
1 -Akademia e Shkencave:
Institucion I Pavarur Shtetëror. Përfaqesuesit kryesore
të Akademisë janë anëtarë të bordit themelues
të Komitetit. Ata kanë dhënë një kontribut
shumë të madh për strategjinë, organizimin dhe realizimin
nga komiteti të aktiviteteve të rëndësishme kombëtare.
2 -Policia e Shtetit:
Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së
Shtetit dhe të gjitha komisariatet bashkëpunojnë në
mënyrë të vazhdueshëm me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
dhe misionarët në procesin e pajtimit. Ato marrin pjesë
në të gjitha aktivitetet e këtij Komiteti, mbështesin
strategjinë e tij të bashkëpunimit për çështjet
e krimeve kundër personit, kundër pronës si dhe konflikteve
që sjellin hasmëri.
3-Misionet e Pajtimit:
OJF- Veprojne kryesisht në Tiranë, Shkodër,
Pukë,Mirditë,Berat dhe Fier, sipas udhëzimeve të
Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe strategjisë
së miratuar në dy kongreset e misionarëve dhe shoqatave
të pajtimit.
4-Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve:
OJF- Vepron në Tiranë dhe në disa rrethe. Ka bashkëpunim
të vazhdueshëm me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
për realizimin e procesit të pajtimit dhe orientimin e qytetarëve
drejt ligjit dhe shtetit të së drejtës. Ka kontribute
të veçanta për hartimin e projektligjit për ndërmjetësimin
dhe për miratimin e tij në parlament.
5 -Forumi i Mendimit të Lirë:
OJF- Bashkëpunon me Komitetin për mbështetjen e punës
së misionarëve dhe sensibilizimin e opinionit kundër
fenomenit të gjakmarrjes. Ka eksperizë të lartë
për trajtimin e fenomeneve sociale dhe orientimin e tyre në
kahun pozitiv.
6-Yes Albania:
OJF-(Young Europeans for security-Albania), është degë
e Young Europeans for Security në Europë, me qendër në
Danimarkë, por vepron si degë e pavarur në Shqipëri.
Ka realizuar projekte mbi sigurinë kombëtare e rajonale në
bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.
7 -Drejtesi dhe Paqe:
OJF- Ështe menaxhuar nga fretërit françeskanë,
me qendër në Shkodër, dhe përkrahet nga CRS, Caritasi
shqiptar dhe Cordait Hollandë.
8- Grupi të Drejtave të Njeriut:
OJF- Vepron në Tiranë dhe në të gjithë territoret
e banuara nga shqiptarët. Ka nivelin, ekspertizen dhe përvojën
e duhur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sensibilizimin
e opinionit. Bashkëpunon vazhdimisht me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
për sensibilizimin e opinionit në mbrojtjen e së drejtës
për jetën dhe boton revistën KANUN.
9- Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
Ka bashkëpunim dhe kontakte me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar
për aktivitetet në mbështetje të demokracisë,
shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut
dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.
BASHKËPUNIMI
Komiteti bashkëpunon kryesisht me:
1-Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale
2-Ministria e Rendit Publik
3- Organet e Pushtetit Lokal
MBËSHTETËSIT INSTITUCIONALË
1-Institucioni i Presidentit.
Ka qenë vazhdimisht në mbështetje të procesit të
pajtimit dhe strategjisë së Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar,
udhëheq Këshillin Koordinativ për Ndalimin e Gjakmarrjes
por nuk ka ekspertizën, mjetet dhe efiçencën e duhur.
Më datën 9 janar 2003, Presidenti i Republikës Z. Alfred
Moisiu, thirri në një takim të posaçëm përfaqësues
të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ku deklaroi
para opinionit publik mbështetjen ndaj strategjisë dhe përpjekjeve
të këtij Komiteti duke garantuar asistencën e tij. Vajza
e ish Presidentit Alfred Moisiu është pjestare aktive e procesit
të pajtimit dhe anëtare e Bordit Këshillimor
2-Avokati i Popullit:
Ështe institucion legal dhe ka mbështetur vazhdimisht strategjinë
e Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtarë për parandalimin
e hasmërive, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtës së
azilit në vendet perëndimore të individëve dhe familjeve
të rrezikuara nga gjakmarrja në Shqipëri.
3-Koalicioni Antikorrupsion
Komiteti ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta
me koalicionin antikorrupsion në mbështetje të strategjisë
kundër monopoleve dhe krimit të organizuar, si dhe për
denoncimin e izolimin nga shoqëria të trafikantëve të
femrave, të fëmijëve dhe të drogës.
4-Rrjeti i Organizatave të Grave:
Shoqatat dhe forumet e grave kanë marrë pjesë në
Konferencat Kombëtare të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
për Inkurajimin e Lëvizjes Feministe Shqiptare kundër
dhunës shfrytëzimit e sundimit maskilist dhe në të
takimet e Komitetit me përfaqësues të komunitetit, shoqërisë
civile dhe mediave, për një front të përbashkët
me shtetin në luftën kundër krimit. Kanë mbështetur
slloganin tonë: Barazia Gjinore - Barazi Kombëtare dhe nënshkruar
bashkëpunimin.
DONATORËT:
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar punon kryesisht mbi baza
vullnetare dhe ka pasur shumë pak kontribute nga disa donatorëv
si:
Ministria e Jashtme e Norvegjise: viti 2003 - 300 000 NOK
UNFPA: Viti 2003 – 5000 USD, Viti 2004 – 5000 USD, viti
2006 – 5000 USD
USAID: viti 2004 - 2900 USD
UNDP: Viti 2004 – 1500 USD
Ambasada e Norvegjisë: Viti 2006 – 1000 Euro
KESH: Viti 2004 - 4600 USD (AL-L)
ANTA: Viti 2006 – 3000 USD
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: viti 2008
– 1300 USD.
VRASJET PËR HAKMARJE E GJAKMARRJE DHE
PROCESI I PAJTIMIT:
Gjatë viteve të tranzicionit shoqëria shqiptare pati
një çorganizim të skajshëm dhe u përball
me kriza të paimagjinueshme. Lufta e partive politike për
pushtetin nxiti përçarjen në shoqëri, urerrejtjen
mes palëve, korrupsionin, krimin e organizuar. Në mungesë
të strukturave shtetërore dhe të hierarkive tradicionale
u shfaqën shumë fenomene negative që ushqyen krimet e
tw gjitha llojeve. Dhunimi i familjes dhe i jetës së tjetrit,
trafikimi i femrave, i armëve dhe i drogës, pushtimi e rrëmbimi
i pronave, kontrabanda, korrupsioni e bizneset e paligjshme u përhapën
në të gjithë territorin shqiptar duke nxitur si në
veri edhe në jug, vetwgjyqwsinw, vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje.
Në këto 17 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi kanë
gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Shfaqja e ligjit zakonor të
gjakmarrjes erdhi si reagim i qytetarëve të braktisur e të
pambrojtur nga shteti duke sjellë në jetën qytetare veprimin
e kanunit i cili u keqpërdor, degjeneroi dhe funksionoi shpesh
herë si alibi e vrasjeve. Dalja në skenë e kanunit nxorri
si domodsdoshmëri pajtimin zakonor i cili fatmirësisht nuk
degjeneroi si proces. Të gjitha familjet e pajtuara me kanun nuk
i rikthehen më hasmërisë dhe vrasjeve.
Ligji mbi tokën, i miratuar me konsensusin e dy partive të
mëdha që në fillimet e pluralizmit, ishte krejtësisht
në interes tw mafies duke futur ne konflikt shumicën e familjeve
shqiptare e lënë djerr tokat bujqësore. Në disa
zona ku ky ligj është zbatuar ka shkaktuar vrasje edhe midis
familjeve me lidhje gjaku. Vetëm në zonën e zadrimës
e fshatrat e nënshkodrës janë 2200 familje me lidhje
të ngushta fisnore që nuk komunikojne me njëri-tjetrin
e as shkëmbejnë vizita për shkak të mosmarrëveshjeve
për tokën. 120 000 dosje me konflikte për pronësinë
mbi tokën ndodhen në gjykatat e shkallës së parë
dhe të dytë. Për shkak të korrupsionit në këto
gjykata janë marrë vendime të kontestueshme që kanë
thelluar konfliktin mes palëve duke i çuar ato drejt gjakderdhjes.
Konfliktet për trafikun e drogës dhe të femrave kanë
përfshirë 4600 familje që e ruajnë të fshehtë
hasmërinë për shkak të mbrojtjes së nderit
dhe presin vetëm çastin e përshtatshëm për
shpagim. Nga viti 1991 deri në ditët e sotme kanë hyrë
në ngujim mbi 7000 familje duke izoluar edhe gratë e fëmijët
jashtë çdo rregulli kanunor. Vetëm në vitin 1997,
kur u shpërthyen depot e armatimit dhe të gjitha armët
ranë në duar e popullatës, pati rreth 2000 të vrarë,
3000 të plagosur dhe mbi 5000 familje të ngujuara nga frika
e hasmit dhe bandave kriminale. Në vitin 2002, rezultonin të
larguar jashte shtetit per t’iu fshehur hasmit 1270 burra. Sot
pjesa më e madhe e tyre janë bashkuar me pjestarët e
familjes mbas marrjes së azilit në vendet perëndimore.
Komiteti i pajtimit Mbarekmbetar ka pasur bashkepunim të vazhdueshëm
me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe komisionet e azilit në
këto vende për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
shqiptarë që rrezikohen në Shqipëri për shkak
të gjakmarrjes. Qëndrimi brenda Shqipërisë i familjeve
apo individëve të përfshirë në gjakmarrje e
rrezikon në çdo çast jetën e tyre. Këto
familje detyrohen të ngujohen ose të largohen nga Shqipëria.
Ngujimi apo largimi nga vendi i familjes në gjakmarrje ul tensionin
e palës së dëmtuar që kërkon të hakmerret.
Gjakmarrësi mund t’i gjejë në çdo cep të
Shqipërisë këta persona. Ka pasar raste që familja
e viktimës ka kërkuar ta realizojë gjakmarrjen ndaj familjes
së hasmit edhe ne Europë.
Nevoja e shtetit efektiv ligjor dhe e mbështetjes
së procesit të pajtimit.
Deri tani, shteti shqiptar dhe institucionet e tij nuk kanë as
baze ligjore as mjete e nevojshme per marrjen ne mbrojtje apo asistimin
prane familjeve të përfshira në konflikte dhe hasmëri.
Te vetmit qe asistojne jane misionaret e pajtimit qe udhehiqen nga ndjenjat
humane per pajtimin e këtyre familjeve. Komiteti dhe misionaret
e pajtimit nuk jane mbeshtetur as nga shteti shqiptar as nga donatorët.
Komuniteti Ndërkombëtar ka dhënë rreth 2 miliard
USD kontribute të taksapaguesve perëndimorë për
shoqërinë civile shqiptare. Këto kontribute i kanë
shërbyer më shumë mafies dhe korrupsionit. Mbas krizës
së viteve 1997-1999, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
hartoi një plan strategjik për parandalimin e vrasjeve për
hakmarrje e gjakmarrje, i cili iu dorëzua, Presidentit të
Republikës, Kryeministrit, Parlamentit si dhe të gjitha institucioneve
shtetërore e organizmave ndërkombëtare. Strategjia u
botua edhe nga gazeta e Partisë Kryesore në në pushtet
- Zëri I Popullit, por nuk nuk gjeti mbështetjene as nga strukturat
e qeverisjes as nga donatorët ndërkombëtarë. Misionarët
janë gjendur vazhdimisht në pozita të vështira nga
vendimmarrja e drejtësisë dhe ligjvënësit në
këtë luftë të vështirë e shumë të
nevojshme për kooperimin e të gjitha institucioneve. Komiteti
i Pajtimit Mbarëkombëtar ka bërë disa herë
publike rastet flagrante kur policia, me ndihmen e misionareve, ka ndaluar
autorin e krimit, por ai është liruar ose dënuar me shumë
pak vjet burgim. Lirimi i kriminelëve, lehtësimi ose falja
e dënimit të tyre ka sjellë reagimin e palës së
viktimës duke shkaktuar ekzekutimin për gjakmarrje të
personit të liruar ose pjestarëve të familjes së
tij. Mbi 300 individë janë ekzekutuar sapo kane dale nga burgu
për shkak të dënimeve qesharake që u është
dhënë ose të lirimit me format e tjera korruptive. Ligjvënësit
kanë miratuar një ligj që dënon mbi 25 vjet - deri
në burgim të përjetshëm vrasësin për gjakmarrje,
në një kohë që dhunuesi ose vrasësi i familjes
së tij është i lirë, apo ka marrë një
dënim qesharak. Vihet re se marzhi i përcaktuar në ligje
për dënimin e kriminelit nga shkalla më e ulët deri
tek më e larta është shumë i madh dhe lejon jo vetëm
abuzimet por edhe përfitimin material të gjyqtarëve.
Nga informacionet që ka Komiteti, konstatohet se Komuniteti ndërkombëtar
ka vënë në dispozicion fonde të posaçme për
eleminimin e këtij fenomeni tragjik, por ato janë shpërndarë
pa kriteret dhe vigjilencen e nevojshme tek shoqata e individë
që nuk kanë bazë vullnetare as ekspertizën as organizimin
për të kontribuar në procesin e pajtimit dhe zgjidhjes
së konflikteve. Ekspeditat e përvitshme që janë
organizuar me rastin e krishtlindjeve e të pashkëve kanë
konstatuar se asnjë nga familjet në konflikt apo të ngujuara
nga gjakmarrja nuk i njohin projektet që hartohen në emër
të tyre. Këto projekte, janë hartuar me interesimin e
donatorëve sipas lidhjes që kanë me individët e
shoqatat e krijuara apostafat vetëm për thithjen e këtyre
fondeve, pa njohur gjendjen në terren si dhe mjetet që nevojiten
për përmirësimin e kësaj gjendje. Për këto
abuzime Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka kërkuar
Qeverisë Shqiptare dhe Presidentit të Republikës të
marrë informacionin e nevojshëm se ku kanë përfunduar
donacionet për eleminimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje
në Shqipëri. Nw mwnyrw tw papwrgjegjwshme shfrytwzohet fatkeqësia
e këtyre familjeve edhe nga politikanët, qeveritarët,
deputetwt e zonjat e para duke marrë fondet e bizneseve të
mwdha pwr takime mediatike me fëmijët jetimë tw gjakmarrjes,
të policëve të vrarë etj. Me këto fonde mund
të ishin ngritur dhjetra qendra për rehabilitimin e jetimëve
pa bujw e shou mediatik. Tirana me një popullsi rreth 1 milion
banore ka mbi 5000 jetimë që vuajnw nga varfwria ekstreme
dhe mungesa e strehws dhe vetem një jetimore shtetërore me
rreth 60 fëmijë. Nw Tiranw ndodhen 110 familje te ngujuara,
prej te cilave edhe perfaqesues te policise e shtetit, bashke me femijet
qw nuk frekuentojnw prej vitesh shkollwn. Policia, edhe pse ka qenë
i vetmi instititucion që ka bërë përpjekje për
të ndihmuar misionarët në zgjidhjen e konflikteve dhe
parandalimin e vrasjeve, është në të njejtat pozita
të vështira si dhe misionarët, sepse nuk ka mjete elementare
ligjore e teknike dhe mund të ndërhyjë nw situatat e
hasmwrisw kanunore pa pasur denoncim. Një familje në hasmëri
nuk denoncon se është e kërcënuar nga gjakmarrja
sepse kështu e thellon më tej konfliktin dhe ndërpret
mundësinë e pajtimit për të ardhmen. Familjet që
kërcënojnë me gjakmarrje e bëjnë atë me
forma të sofistikuara pa u konfrontuar me ligjin duke deklaruarar
vetëm se nuk falin familjen e hasmit. Qeveritë kërkojnë
ta maskojnë gjendjen duke i kërkuar policisë t’i
klasifikojnë vrasjet vetwm si krime kundër jetës ose
larje hesapesh sepse nuk kanë mundur të merren me këtë
problem specifik. Në parlamentin shqiptar dhe në tryeza politike
ky fenomen është konsideruar si një çështje
që shteti e ka të vështirë të merret me të.
Në shoqërinë shqiptare rikthimi i autoritetit të
ligjit do të jetë një proces i gjatë e shumë
i vështirë sepse Shqipëria ende nuk ka një klasë
politike misionare për zhvillimit e përparimin e vendit. Partitë
politike nuk kanë as strategji, as ideologji as mision. Programet
e tyre janë vetëm farsa elektorale të përkohëshme.
Energjitë e klases politike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë
janë harxhuar deri tani vetëm në taktikën e luftës
për marrjen ose mbajtjen pushtetit. Populli vuan nën stresin
e varfërisë ekstreme, mungesës së shërbimeve
më elementare dhe sigurisë për jetën. Shumica e
qytetarëve kanë humbur shpresat për të ardhmen,
bëjnë një jetë të mpirë e në apati.
Papunësia kap shifrat më të larta të vendeve të
lindjes. Duke mos gjetur rrugëdalje, shumë të rinj kanë
përqafuar rrugën e krimit, mijra vajza janë të detyruara
të punojnë rrugëve të Europës. Qeveritë,
jo vetëm nuk e kanë inkurajuar, por nën influencën
e mafies e operatorëve të bizneseve të huaja e kanë
penguar zhvillimin e tregut dhe të aktiviteteve prodhuese vendase.
Pyjet, tokat prodhuese dhe infrastruktura bujqësore janë shkatërruar.
Gjakmarrja është përhapur si fenomen në të
gjithë Shqipërinë. Sigurisht, mentaliteti kanunor e rregullat
zakonore zbatohen më shumë në veri, por ndryshimi i vrasjeve
për gjakmarrje midis veriut dhe jugut nuk është shumë
i dukshëm.
Zbritja e familjeve nga zonat rurale në qytete nuk e ka zbehur
fenomenin. Me implementimin e strategjisë së Komitetit është
bërë e mundur që rreth 50 % e familjeve në hasmëri,
të pajtohen ose të pranojnë zgjidhjen me rrugë ligjore
por çdo ditë lindin konflikte të reja duke e mbajtur
numrin e familjeve të ngujuara në çdo vit nga 800 deri
në 1200. Edhe pse Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar ka
verifikuar numrin, shkaqet dhe arsyen e vrasjeve në të gjithë
teritorin e Shqipërisë si dhe në Kosovë, Maqedoni
dhe Malin e Zi, nuk ka gjetur mbështetje për administrimin,
mbajtjen nën kontroll dhe realizimin e pajtimit tek më se
50 % e këtyre hasmërive. Një pjesë e misionarëve
me reputacion e të suksesshëm janë të pamundur nga
mosha e thyer dhe nuk mund të lëvizin si më parë.
Megjithatë vendin e tyre po e zenë me mjaft dinjitet të
rinjtë nga familjet e tyre, kështuqë abandonimi i procesit
të pajtimit dhe dekurajimi që i bëhet punës së
Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, nga faktorët
brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk e ka zbehur vullnetin
e bordit për të vazhduar përpjekjet e tij.
Vështirësitë e procesit të
pajtimit dhe mbrojtjes së familjeve të rrezikuara nga gjakmarrja:
Komiteti jo vetëm udhëheq në procesin e pajtimit, por
ka në ndjekje dhe arkivon të gjitha rastet e konflikteve të
gjakamarjes. Praktika e procesit të pajtimit ndiqet vetëm
me njerëz të besuar. Mentaliteti dhe psikologjia e familjeve
në hasmëri që ndjekin rregullat e kanunit nuk i tolerojnë
veprimet e pamatura, dhënien e informacionit konfidencisal dikujt
tjetër, publikimet, denoncimet apo dhënien e dëshmive
para organeve hetimore pa marrë pëlqimin e tyre. Çështja
e gjakmarrjes është shumë më delikate se çdo
krim tjetër në shoqërinë shqiptare. Çdo nxitim
nga ana jonë ose implikim në kësi rastesh, pa u konsultuar
me familjet në hasmëri mund të shkaktojë gjakderdhje,
biles edhe mbi anëtarët e Komitetit, gazetarët apo përfaqësuesit
e shtetit. Takimet tona me përfaqësuesit e palëve në
konflikt janë kofidenciale deri në momentin e pajtimit përfundimtar.
Kemi pasur raste të vrasjeve për veprime të papërgjegjëshme
ose informacione të bëra publike, para dhe pas pajtimit. Në
vitin 1997 i është vënë lëndë shpërthyese
para shtëpisë udhëheqësit të misionarëve
të pajtimit në Shkodër Z. Ndrek Pjetri i cili u detyrua
nga kërcënimet të largohej nga Shqipëria. Në
vitin 2004 vritet ish sekretari dhe fotografi i misionit të Pajtimit
Emin Spahia. Të dyja rastet janë akoma të pazbuluara
nga organet e shtetit shqiptar. Personat që ne marrim kontakt tek
familjet në hasmëri janë kryesisht persona të besuar
të këtyre familjeve. Fillimisht ata porositen që të
flasin në emrin e tyre pa treguar kontaktin që ne marrim me
ta, sepse kështu çështja mbahet nën kontroll më
mirë. Ata janë njerëzit më të besuar të
palës së dëmtuar, por takimet tona mirëkuptohen
sepse kanë qëllimin e mirë edhe kur bëhen në
mënyrë konfidenciale me ta.
Kushti dhe veprimi i parë sipas kanunit që tregon pendesën
e palës fajtore dhe përuljen ndaj palës së dëmtuar
është largimi i saj nga vendbanimi i mëparshëm ose
ngujimi. Në të kundërt ata mund të ndëshkohen
për mospërulje dhe krenari para palës së dëmtuar.
Ne rekomandojmë ndryshimin e vendbanimit të personit ose largimin
jashtë shtetit si dhe mos daljen në publik të hapur derisa
të zgjidhet çështja me pajtim. Çështjen
e arkivojmë sipas rrëfimit të personit të kontaktit
ose deklarimit me shkrim të përfaqësuesit të palës
në konfllikt. Pa pajtimin përfundimtar të palëve
jeta e familjes dhe të afërmëve të përfshirë
në hasmëri është e rrezikuar për çdo
moment. Kur kemi bashkëpunuar me institucionet e ndjekjes së
krimit për denoncimin e kriminelëve të ndryshëm
dhe për dërgimin e tyre në bankën e të akuzuarve,
janë hapur probleme të mprehta. Për këtë arsye
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u ka kërkuar të
gjithë misionarëve të Pajtimit të mos marrin pjesë
në proceset e hetimit dhe të gjykimit të çështjeve
dhe të mos paraqiten në asnjë rast si dëshmitarë
të ndonjerës palë mbasi humbin besimin dhe ndërpresin
mundësinë e pajtimit.
Për familjet dhe individët që largohen
nga Shqipëria për shkak të rrezikut të jetës
nga përfshirja në gjakmarrje, Komiteti u jep atyre vertetim
zyrtar, sipas kodit dhe numrit të dosjes së çështjes
që i përket, i cili u paraqitet komisioneve të azilit
në vendet perëndimore. Çdo dokument i nënshkruar
nga ana jonë është autentik dhe identik me çështjen
e protokolluar. Ky dokument respektohet nga të gjitha vendet perëndimore
dhe shtetet anëtare të OSBE-së, ashtu si dhe Komiteti
respekton çdo kërkesë të ligjeve të shteteve
perëndimore apo amabasadave të tyre. Kemi pasur raste të
vertetimeve të lëshuara në mënyrë fiktive nga
disa shoqata e individë që kanë ose jo aktivitet në
procesin e pajtimit. Komisionet e azilit dhe qeveritë e vendeve
perëndimore duhet t’ia dërgojnë këto vertetime
Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për verifikim,
para se t’i refuzojnë apo pranojnë ato. Vendimi për
arkivimin e çështjeve të hasmërisë në
zyrat e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është
vendim i dy kongreseve të misionarëve dhe shoqatave të
pajtimit, aprovuar nga vetë shoqatat dhe gjithë misionarët
e pajtimit. Çdo dokument i lëshuar nga individë të
këtyre shoqatave apo të tjerë pa e arkivuar çështjen
në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar konsiderohet i
parregullt edhe nga institucionet shtetërore dhe organet e policisë
së shtetit.
Aktivitete të misionarëve dhe Komitetit
të Pajtimit Mbarëkombëtar
Në mbështetje të strategjisë,
misionarët dhe Komiteti Pajtimit Mbarëkombëtar kanë
organizuar këto aktivitete.
1-Ekspeditat e misionarëve të Pajtimit në
Dukagjin: qershor -shtator 1992, Malësi e Madhe: prill –
maj 1993, Shkodër: shtator -tetor 1994, Mirditë: shtator -
nëntor 1995.
2-Seminare Trajnuese me misionarët dhe përfaqësuesit
e komunitetit për shmangjen e përgjegjësisë fisnore:
Malësia e Madhe, Pukë, Mirditë Lezhë e Kurbin: Korrik
- Tetor 1996
3-Takime me përfaqësues të komunitetit të rretheve
të veriut për abandonimin e thirrjes për të armatosur
të rinjtë dhe dërguar ata kundër protestuesve të
firmave piramidale në jug të vendit - Dhjetor 1996 - shkurt
1997
4-Takim me Presidentin, akademikët, politikanët dhe përfaqësuesit
e trupit dipllomatik për zgjidhjen paqësore të problemit
të Kosovës dhe shmangjen e luftës. Prezantimi i Letrës
dërguar qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Rajonit,
SHBA-së dhe Vatikanit, nëpërmjet Fondacionit “D&D
- Për mbrojtjen dhe integrimin e Kulturave”. Janar –
Shkurt 1999.
5-Ekspeditë tremujore për monitorimin e trafikimit të
grave e vajzave shqiptare në Itali. Takim me gratë e vajzat
e trafikuar si dhe tutorët e tyre në Bolonjë, Milano,
Modena, Rimini e Ferrara: -prill-qershor 1999.
6-Ekspeditë dyjavore e monitorimit të trafikimit të qenjeve
njerëzore në Greqi. Athinë, Larisa, Elasona: - Nëntor
1999
7- Konfernca MbarëKombëtare e Misionarëve të Pajtimit
në Lezhë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të
diasporës dhe Presidentit të Republikës Z. Rexhep Meidani:
3 qershor 2000 në Lezhë.
8- Kongresi i Parë i Misionarëve të Pajtimit, 26 shkurt
2001.
9- Takim me inteligjencien Kombëtare dhe përfaqësuesit
e Komuniteteve fetare për rolin e tyre në parandalimin e fenomeneve
negative dhe emancipimin e shoqërisë- Tiranë, Akademia
e Shkencave -4 qershor 2001
10- Takim Kombëtar i përfaqësuesve të të gjithë
fshatrave të veriut dhe të disa zonave të Jugut të
Shqipërisë ku u vendos: Respektimi i shtetit të së
drejtës, lënia e pergjegjësisë së vrasjes mbi
fajtorin për tu ndjekur penalisht nga shteti, lirimi pa kushte
i grave dhe fëmijëve të ngujuar si dhe denoncimi publik
i trafikantëve të femrave, të fëmijëve dhe
të drogës si shkaktarët kryesor të vrasjeve dhe
ngjarjeve tragjike. Pukë dt 14 qershor 2001
11 Ekspeditë një mujore e pajtimit në krahinën e
Kosovës- Gjakove - Dhjetor 2001
12- Botimi i numrit të parë të revistës Ligji dhe
Jeta: - janar 2002
13- Konferenca e Parë Kombëtare e Lëvizjes Feministe
Shqiptare: Lushnjë - 23 nëntor 2002- Rezoluta 1.
14- Takim me përfaqësues të familjeve fisnike dhe të
fshatrave të zonës së Nikaj –Merturit, Iballës
dhe Dukagjinit- Deklaratë për fillimin e iniciativës
kombëtare për lirimin pa kushte të grave dhe të
fëmijëve të ngujuar – Katedralja e Iballës
– 22 Maj 200
15- Konferenca I Kombëtare me përfaqësues të komunitetit,
shoqërisë civile dhe mediave: Për një front të
përbashkët me shtetin në luftën kundër krimit:
Akademia e Shkencave: Tiranë 12 Korrik 2003
16- Ekspeditë tremujore e Pajtimit në Lushnjë: Karbunarë,
Fier Shegan, Kruje- Shtator-Nëntor 2003
17- Botimi Numrit 2 të Revistës Ligji dhe jeta – Dhjetor
2003
18- Takim i misionarëve të Pajtimit “ Mbi punën
e bërë për parandalimin e konflikteve të pronës
dhe të trafikimit si shkak kryesor i vrasjeve për gjakmarrje-
Shkodër 30 Maj 2004
19 Krijimi i Rrjetit për demokraci dhe Shtetin e së Drejtës
– Promemorje: Mbi Ndryshimin e Gjendjes Politike e Shoqërore
dhe Prishjen e Monopolit. Prezantimi dhe Miratimi i saj nga 210 anetaret
e Asamblesë së Koalicionit Antikorrupsion – 21 Qershor
2004
20- Kongresi i dytë i Misonarëve të Pajtimit 17- shtator
2004
21- Seminar mbi përvojën e grupeve treshe të punës
në fshatrat e rretheve të Jugut-Modeli i Komunës së
Fier – Shegan: Dhënia e Çmimit të Virtytit. -Fier
Shegan –shkurt 2005
22- Konferenca e Dytë Kombëtare e Lëvizjes feministe
kundër dhunës e shfrytëzimit maskilist: Tiranë 5-
Mars 2005- Rezoluta 2
23- Ekspeditë 8 mujore e pajtimit nën udhëheqjen e klerikëve:
Monitorimi i konflikteve të lindura nga ndërtimet informale
në prag të miratimit të ligjit mbi legalizimet: Prill
– Dhjetor 2005
24- Sancë e Parlamentit Europian mbi gjakmarrjen në Shqipëri.
Fjala e Z. Gjin Marku: Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
para europarlamentarëve: 25 Nëntor 2005
25 - Takim me përfaqësues të popullit të Krujës
e Fushë Krujës mbi angazhimin gjithëqytetar për
mbrojtjen e jetës, mjedisit dhe pasurive tona kombëtare. 12
qershor 2006
26- Konferenca II Kombëtare me përfaqësues të komunitetit,
shoqërisë civile dhe mediave: Për nje front të përbashkët
me shtetin në luftën kundër krimit: Tiranë më
21 Qershor 2006.
27- Botim i Numrit të tretë të Revistës Ligji dhe
Jeta: Dhjetor 2006
28- Monitorimi 6 mujor i Korrupsionit, Lidhjeve të mafies me politikën,
monopoleve dhe tendencave për tjetërsimin e Territorit:- Dhjetor
2006- Maj 2007. Memo dërguar institucioneve vendore, Komunitetit
Ndërkombëtar, Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës
Europiane të të Drejtave të Njeriut: Mbi shkeljet flagrante
të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit
kombëtar të shqiptarëve, nevojën e gjykimit të
krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e Domosdshmërinë
e masave për Parandalimin e krimit të vrasjeve. Nëntor
2006 - Maj 2007
29- Ngritja e Qendrës së Misioneve të Pajtimit në
Babrru – Tiranë sipas programit të Komitetit të
Pajtimit Mbarëkombëtar- Tetor 2007
30- Takim me Komisionerin e Lartë të Këshillit të
Europës, Z. Thommas Hamerberg: Raport i Z. Gjin Marku: Mbi shkeljen
e të drejtëve të jetës në Shqipëri, veçanërisht
të drejtës për jetën. 1 Nëntor 2007
31 - Monitorim 5 mujor i projekteve ndotëse të mjedisit, ndërtimeve
informale dhe terreneve që rrezikojnë vrasje masive: Nëntor
2007 – prill 2008. Kërkesë drejtuar Gjykatës së
Hagës dhe Institucioneve të Shtetit Shqiptar: Mbi hetimin
e krimeve ndaj popullsisë nëpërmjet krijimit të
terreneve për vrasje masive dhe projekteve të rrezikshme për
jetën dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve të mafies ndërkombëtare
me lidershipin politik dhe përfaqësues të trupit diplomatikë
në Shqipëri: 30 Prill 2008
32 - Monitorim 6 mujor i varfërisë si burim i stresit dhe
krimeve kundër Jetës, Maj-nëntor 2008.
33- Konferencë Kombëtare mbi Varfërinë si burim
i dhunës në familjeve, vrasjeve, vetvrasjeve dhe trafikimit
të qenjeve njerëzore. Rezolutë për Institucionet
dhe Organizatat Ndërkombëtare: 25 Nëntor 2008
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
Dhjetor 2008