Në fokusin e aktiviteteve dhe botimete tona **In focus of our activities and our editions**
:: Expedition 2013

Conclusion of reconciliation expedition 2013

Konkluzionet e ekspedites se Pajtimit 2013

 

First part Rapport of Reconcilation Expedition 2012

Word

PDF

False allegation of Police against CNR and Gjin Marku

:: Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro-Serbe

Albanian-Serb Cohabitation

20 Mars- 20 Maj 2011
Raport i Ekspedites per OSBE/ODIR

20 March- 20 May 2011
Report of Reconcilation Expedition 2011



:: Menuja\Menu

0 Cohabitance
0 Legal State
0 Feminist Movement
0 Social
0 Blood feud
0 Politics
0 Integration
0 International Org.
0 Culture
0 Tradition
0 Economic
0 Religion
Aktivitetet tona
Our Activities

20 Maj- 8 Korrik 2005
Ekspeditë e Misionarëve

May 20 - July 8 2005
Expedition of Missionaries

:: Botime\Edition
::Downloads    Edition







::Kulture\Culture


Intelektuali i Kombit

0

Nga Dr. Mark Tirta
I vėshtruar nė shkallė botėrore, besimi fetar, nė mendėsinė mesjetare e paramesjetare, ze njė vend tė veēantė e tė thuash zotėrues nė proēeset e ndryshme etnike, nė kompaktėsimin a nė shpėrbėrjen e popujve, nė ndryshimin e strukturės sė tyre, nė etnokulturė, nė gjuhė, nė dukuri tė caktuara sociale qė e kompaktėsojnė a e dyzojnė ose e trizojnė atė. Tė kujtojmė kompleksin kulturor arab. Ėshtė formuar nė rrjedhė tė disa shekujve si rrjedhojė e pushtimeve arabe. Nė atė kompleks hyjnė shumė popuj, tė races sė bardhė, tė races sė zezė, po mė nė lindje edhe nga raca turko-mongole. Nė rrjedhė tė njė seri proēesesh shumė popuj u shkrinė, e doemos kėtu rol zotėrues ka pasur feja islame, nė njė besim, nė njė gjuhė, nė njė etnokulturė, edhe pse nė shfaqje tė ndryshme sipas traditave krejt tė veēanta, kushteve gjeografike, klimės e burimeve ekonomike tė ndryshme. Vėrehen nė atė kompleks popuj arabė, arabishtfolės, tė arabizuar, tė shkrirė tė thuash nė njė popull, nė njė kompleks tė madh etnik siē ėshtė Bota Arabe me bazė besimin Islam si mjet i fuqishėm etnopsikologjik nė kėtė kompaktėsim. E njejta gjė ka ndodhur me formimin e kompleksit etnokulturor turk me shtrirje qė nga Ballkani Lindor e deri nė Mongoli, si rrjedhojė e pushtimeve Osmane nė vazhdim tė disa shekujve nė Mesjetė. Nė shtrirje gjeografike nė kėtė mes ka dhe disa ndėrprerje e ndėrfutje tė popujve jashtė kompleksit etnokulturor turk. Ky kompleks ėshtė i njejtėsuar nė gjuhė, nė fenė islame, nė etnokulturė tė formuar nė bazė tė kodeve islame, po dhe me tradita vendėse tė secilit popull qė hyn nė kėtė bashkėsi.
Pakistani ishte pjesė e shtetit hindian e, si shkruhet nė burime tė ndryshme, konfliktet, pėrplasjet ndėrfetare, ēuan nė shkėputjen e tij nga Hindia e daljen shtet nė vete si shtet mysliman, ndryshe nga pėrbėrėsit e tjerė tė Hindisė.
Qė nė Romėn Antike feja ėshtė vlerėsuar sė tepėrmi si faktor psikologjik me shumė peshė nė drejtimet politike tė popujve. Nė shek.II para Kr. ndėrtohet nė Romė Panteoni e merren simbolet e hyjnive tė popujve tė pushtuar dhe vendosen nė tė bashkė me ato tė Romės. U morėn kėto simbole nga tėrė Europa e pushtuar nga Roma, nga veriu i Afrikės, nga Lindja e Afėrme, nga Azia e Vogėl. Me kėtė u thonin popujve tė nėnshtruar se pėrfaqėsuesit hyjnorė i kanė nė njė vend tė nderuar nė Romė e pra, duhej t’i bindeshin nė ēdo gjė Romės. Kėshtu muarėn dhe Gurin e Zi tė Frigėve (fis ilir nė Azi tė Vogėl) dhe e vendosėn nė Panteon. Ai ish trupėzim i hyjnisė sė madhe tė Frigėve – Kibela, Nėna e Madhe.
I dhamė kėto pėr tė treguar se fe tė caktuara kanė luajtur njė rol tė madh nė jetėn e popujve. Tė kujtojmė se nė jo pak raste fe tė caktuara, tė orientuara drejt nė vėshtrim moral e psikologjik kanė ndikuar shumė nė kompaktėsinė etnike tė popujve.
Fetė pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė nga faktorėt historikė nė zhvillimin etnik tė popujve, tė etnokulturės sė tyre, nė kompaktėsi etnopsikologjike ose, nė tė kundėrtėn, nė shpėrbėrje a pėrēarje tė kombėsisė. Nė kėtė vėshtrim duhet zbėrthyer dhe faktori fe nė jetėn, nė historinė, nė etnokulturėn e Shqiptarėve, si faktor kompaktėsimi, ose e kundėrta, si faktor shpėrbėrjeje tė kėtij populli, si faktor i
dobėsimit a kufizimit tė kohezionit etnik. E njėjta gjė duhet thėnė pėr faktorin fe nė popujt e tjerė tė Ballkanit. Te Kroatėt, te Malazezėt, te Rumunėt, te Serbėt, te Grekėt, te Bullgarėt bashkėjetojnė nė tė njėjtin vend komunitete katolike e myslymane ose ortodokse e myslymane e nė marrėdhėnie ekonomike e shoqėrore mes tyre.
Problemi i feve dhe ndikimi i tyre nė etnopsikologjinė e Shqiptarėve do tė vėshtrohet nė masėn kohore shek. XIX e gjysma e pare e shek.XX, po pėr disa ēėshtje, nė synim krahasues e sqarues, jemi tė detyruar tė kalojmė dhe nė Mesjetė e mė tej. Kjo do tė ndodhė nga qė disa dukuri tė etnopsikologjisė shqiptare, tė etnokulturės sė tij, i kanė rrėnjėt nė thellėsinė e atyre kohėve, prej andej janė ushqyer, kanė marrė force pėr tė ardhur tė gjalla deri nė kohė tė sotme.
Trajtimi i feve nė kėndvėshtrimin e ndikimit tė tyre nė etnopsikologjinė e Shqiptarėve ėshtė njė temė e lehtė nė dukje tė jashtme, po tepėr komplekėse dhe e ngatėrruar nė anė tė mbrendisė, tė thelbit tė dukurive tė kėsaj natyre.
Tani mė ėshtė e ditur se fetė e ndryshme qė i kemi tė pranishme nė popullin shqiptar nuk kanė krijuar tė ēara nė kompaktėsinė etnike tė kėsaj bashkėsie kombėtare. Shqiptarėt kanė jetuar e janė zhvilluar nė harmoni, nė lidhje tė forta sociale e shpirtėrore edhe pse bėnin pjesė nė besime tė ndryshme, sipas grupimeve tė veēanta, myslimanė, duke kuptuar kėtu edhe Bashkėsinė Bektashiane, tė krishterė tė ritit greko-bizantin dhe tė krishterė katolikė tė ritit roman. Kanė qenė tė pranishme deri nė kohėn tonė njė kompleks i tėrė ritesh, mitesh e besimesh me zanafillė nga paganizmi, por kėto tė fundit tė lehtėsuara, tė fisnikėruara nėn ndikimin e feve monoteiste, pra tė pėrshtatura e tė afruara me kėto tė fundit, tė larguara nga disa shfaqje tepėr primitive. Kėto kanė qenė tė njėjta pėr tėrė Shqiptarėt.
Nė mbizotėrimin nė psikologjinė e kėtij populli, tė njerės a tė tjetrės fe, ka ndodhur njė evolucion qė i takon rrjedhės sė shumė shekujve. Ėshtė njė proēes historik qė nuk ėshtė kryer pa ashpėrsi, pa pėrplasje, nga njera palė a nga tjetra.
Le ta shqyrtojmė diēka kėtė ēėshtje. Stėrgjyshėrit e Shqiptarėve e Arbėrit e Mesjetės sė Hershme patėn mbizotėruese njė kompleks ritesh, besimesh, mitesh tė fesė pagane, politeiste. Nė shekujt e parė pas Kr. filloi tė pėrhapet krishtėrimi, nė fillim nė qendrat urbane e gjysėm urbane e mandej, pak e nga pak, dhe nė viset fshatare, po dhe mes malesh. Nuk mund tė mendohet qė krishtėrimi tė bėhej fe mbizotėruese nė trojet shqiptare para shek.XI; nuk ka dėshmi qė ta vėrtetojė kėtė. Diku u bė mbizotėrues mė shpejt, po diku dhe shumė mė vonė. Bashkėjetoi pėr njė kohė krishtėrimi me sistemin fetar pagan nė kėtė popull. Nė shek. XV filloi tė pėrhapet islamizmi, po jo pa pėrplasje me krishtėrimin. Masiv e mbizotėrues islamizmi u bė nė shek.XVII-XVIII, po sidomos nė shek.XIX nė tėrė trojet shqiptare, pėrjashto disa krahina malore tė veēanta, disa vende mė tė palidhura me jetėn urbane, pėrfshi kėtu dhe bregdetin e Himarės. Nė ata shekuj tė kaluar, a ka pasė pėrplasje mes feve tė ndryshme e pėrfaqėsuesve tė politikave tė ndryshme? Doemos qė ka pasur. Kanė pasur nė Mesjetė kundėrvėnie pėrfaqėsuesit e bashkėsisė katolike romane me ata tė bashkėsisė greko-bizantine, ose nė veriun e trojeve arbėrore pėrfaqėsuesit e bashkėsisė katolike me ata tė bashkėsisė krishtere-sllave, pėr mbizotėrim, pėr vise ndikimi nė krahina tė ndryshme. Pėr kėtė ka dėshmi tė shumta tė kohėve tė caktuara nė Mesjetė e deri nė Kohė tė Re. A nuk ndjehet gjatė shek. XIX-XX, njė prirje e forte, e egėr, e disa qarqeve greke pėr tė emėrtuar si kombėsi greke tėrė Shqiptarėt e ritit ortodoks!? A nuk ndikoi rryma e sllavizimit nė disa vise tė Shqipėrisė sė Epėrme qė ishin tė krishterė ortodoksė - “pravo-sllavė” si Palabardhėt, Kuēėt, Vasoviqėt, Pipert, Mėrkojeviqėt (Markajt), Bratonoviqėt e tjerė!? Kėta u sllavizuan nė shek. XVII e mė vonė.
Nė Mesjetė Kisha e Perėndimit ka qenė tė thuash se gjithnjė nė grindje me Kishėn Greko-Bizantine pėr hapėsira ndikimi. Shuflai na e thotė qartė se nė metropolin e Durrėsit nė shek.XIII-XIV, rritja dhe zvogėlimi i ndikimit katolik, anasjelltas ai ortodoks, shkonte paralel me ndryshimet e autoriteteve politike. Ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, siē ndėrronin mendim njerėzit e mėdhenj laikė, ashtu ndėrronin dhe peshkopėt e njerit e tė tjetrit ritual (M. Shuflai, “Serbėt dhe Shqiptarėt”, f. 199). Vėrejmė se kur u ashpėrsua pėrēarja fetare nė mes Romės e Konstandinopolit nuk ishte e mundur tė ruhej njejtėsia e metropolisė sė Durrėsit brėnda atyre pėrplasjeve tė mėdha nė mes Veriut latin e Jugut grek – ortodoks. Vetė qyteti i Durrėsit ishte nė shek. XIII-XIV i dyzuar nė pikėpamje fetare. Nė kohėn e pushtetit autoritar grek ishte i internuar argjipeshkvi katolik dhe nė kohėn e sundimit tė zotėrve perėndimorė gjendej i internuar metropoliti ortodoks grek (M.Shuflaj, Serbėt e shqiptarėt, f.186). pra lufta nė mes sunduesve pushtues e nė mes feve ka qenė tepėr e herėshme, jo vetėm e vonė.
Por dhe nė pėrplasjet nė mes dy kishave, tė Lindjes e tė Perėndimit, ose nė mes klerit katolik e atij pravosllav, pėr fanatizėm fetarė nė popullin e thjeshtė nuk mund tė bėhet aspak fjalė. Ka dėshmi tė qarta tė bashkėjetesės sė pastėr nė mes katolikėve e ortodokėsve nė martesa, nė doke e tradita tė pėrbashkėta, mjaft tė herėshme.
Sami Frashėri shėnon, pėr gjysmėn e dytė tė shek.XIX, se nė trojet shqiptare kishte dy tė tretat e popullsisė myslimane e nji tė tretėn ortodokse e katolike. Nė regjistrimin shumė tė pėrpiktė tė popullsisė mė 1930, nė Shqipėrinė e cunguar nė 28749 km2 e nė njė milion banorė, kishte 70% tė popullsisė myslimane, nė tarikate tė ndryshme, pėrfshirė kėtu dhe Bashkėsia Bektashiane, tė tjerėt: 10% katolikė e 20% ortodoksė. Sipas disa burimeve, ėshtė dhėnė pėr kohėn e sotme e pėr trojet mbarėetnike shqiptare shifra 92% myslimanė e tė tjerėt tė krishterė ortodoksė e katolikė.
Lind pyetja: nė kėto kushte a ka pasur rrezik konfliktesh nė mes elementėve nga fe tė ndryshme? Doemos qė rreziqe tė kėsaj natyre ka pasur. Ėshtė krejt e dėshmuar se nė kohė tė ndryshme pushtuesit zotėrues ndėr Shqiptarė, dikush mė pak e dikush mė shumė, e kanė pėrdorur fenė pėr t’i pėrēarė Shqiptarėt, pėr t’i vėnė kundėr njeri- tjetrit e nė shėrbim tė interesave tė tyre. Nuk u fut kot sė koti shprehja “jam turk elham dyrylah”, ndėrsa e drejta do tė ishte shprehja, e si e thonė nė pėrgjithėsi Shqiptarėt: “jam shqiptar mysliman”; ka dhe kėshtu: po qe ortodoks, thuhej aty-kėtu “jam ortodoks grek”, tė tjerė “jam latin”, kur ėshtė fjala pėr tė krishterėt katolikė. Kėto llojė theksimesh e dallimesh, sado qė kalimtare, kanė qenė tė rrezikshme nė ruajtjen e mendėsisė sė njėjtėsisė etnike, kombėtare.
Sami Frashėri, ideologu i Rilindjes Kombėtare, duke parė kėtė rrezik, u bėnte thirrje bashkėatdhetarėve:
“O burra-ni, o Shqiptarė… Mos vėshtroni besė e fe; myslimanė, katolikė, ortodoksė, gjithė Shqiptarėt, sa janė e tek janė, janė vėllezėr. Tė gjithė duhet tė bashkohen nėn flamurin e shėnjtėruar tė Shqipėrisė! Ay Shqiptar, qė le vėllezėrit e tij e ndahet nga Shqiptarėt, pėr t’u bashkuar me armiqtė e Shqipėrisė, duke u tėrhequr nga besimi (feja), ėshtė tradhėtor, ėshtė armiku i kombit e i mėmėdheut”.
Duhet theksuar se, nė momente tė caktuara, ndasia fetare deridiku dhe e ka dėmtuar unitetin e popullit nė luftė pėr pavarėsi. Ajo ėshtė pėrdorur nga pushtuesit si njė mjet me efekt pėr pėrēarjen politike. Kėshtu, nė disa raste, ky faktor e ka vonuar ose e ka dobėsuar bashkimin ndėrkrahinor e kombėtar nė luftė kundėr pushtuesit. Nėnkuptohet, kjo ka ndodhur nė momente tė veēanta dhė nėn nxitjen e politikave tė elementėve qė, nė njė formė a nė njė tjetėr, pėrkrahnin pushtuesin.
I shtyrė nga shfaqje tė kėsaj natyre e duke pare rrezikun e pėrēarjes sė Shqiptarėve me anė tė fesė P. Vaso do tė shkruante mė 1879: “Shqyptarė me vllazėn jeni t’u vra,//Ndėr njiqind ēeta jeni shpėrnda;//Sa thonė, kam fe, sa thonė kam din;//Njeni: jam turk, tjetri: latin;//Do thonė: jam grek, shqe, disa tjerė,//Po jeni vllazėn t’gjithė, mor tė mjerė!”. Pra kanė qenė nė momente tė caktuara politika tė ndryshme qė janė munduar t’i pėrēajnė Shqiptarėt.
Dėshmitė na bėjnė tė ditur se as nė Arbėrit e Mesjetės, po as nė Shqiptarėt e Kohės sė Re, grindje fetare nė popull nuk ka pasur edhe pse pushtuesit e kanė pėrdorur fenė nė shėrbim tė interesave tė tyre. Kėtė gjė na e bėn tė ditur edhe Shuflai pėr Mesjetėn Paraosmane ndėr Shqiptarė, kur thotė: “Lufta e gjatė e Papatit me Bizantin mbi vendin shqiptar nuk mori kurrė forma tė kėqija. Pėr fanatizėm fetar nuk bėhej aspak fjalė, pėrkundrazi gjenden shenja qė kėto vise nuk i kanė vėrejtur kurrė pengesat fetare. Ka shenja tė qarta tė bashkėjetesės sė pastar ndėrmjet katolikėve e ortodoksėve” (M. Shuflai, S. e Sh, f.199).
Shqiptarėt i ka bashkuar ndjenja e fortė etnike, psika e njėjtėsisė, e origjinės si popull, me doke e tradita, me njė tė drejtė juridike popullore me tė cilėn vetėorganizoheshin nė bashkėjetesė. Duhet vėnė nė dukje se Shqiptarėt, ashtu si dhe popujt e tjerė, trashėguan njė seri ritesh, mitesh e besimesh tė lashta qė i kanė praktikuar deri nė shek. XX e ato i kanė pasur tė njėjta, tė pėrbashkėta, pavarėsisht nga pėrkatėsia nė njerėn a nė tjetrėn fe. Kremtonin me rite tė tėrė Shqiptarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia, mysliman, ortodoks a katolik, Ditėn e Verės, Shėn Gjergjin (me rite pagane), Shėn Gjinin (mė 24 qershor), si solstice i verės, ashtu dhe tė kremte pagane tė fundit tė dhjetorit siē ishin, Kolendrat, Buzmi, Motmoti i Ri, e me radhė, qė pavarėsisht nga ndonjė element ornamental krishter a islam, ato nė thelb ishin tė kremte pagane e me rite tė asaj natyre. Me zanafillė pagane janė dhe pelegrinazhet nė majė tė maleve si: nė Tomorr, nė Kėndravicė, nė Gjalicė tė Lumės, nė Pashtrik tė Gjakovės, nė Rumie tė Krajės (Mali i Zi) e nė vende tė tjera. Atje kryheshin rite pagane, po nė kohė mė tė vona dhe rite krishtere a islamike, drejtuar kryesisht nga Bektashijt. Pra tė tėra kėto janė shtresime etnokulturore tė njėjta pėr tė tėrė Shqiptarėt e po kėshtu mund t’i vėrejmė mirė nė shumė besime pagane, rite tė lindjes, tė martesės, tė vdekjes, po dhe nė figura tė mitologjisė popullore.
Njė seri figurash tė mitologjisė popullore janė dėshmi e tipareve tė besimeve tė lashta vendėse nė popullin tonė. Ndėr to kemi Draguan e Kuēedrėn, unike nė tė gjithė Shqiptarėt, personifikim i forcave tė kundėrta tė natyrės dhe tė jetės shoqėrore; Vitoren (gjarprin a bollėn) e shtėpisė, Nėna e Vatrės, Ora-shpirti mbrojtės i njeriut, familjes, fisit a krahinės me tiparet e njė jehone nga koha e lashtė; Zana (Zėra, tė Mirat e Malit, Shtojzavallet) – pėrfshin nė vetvete gjurmė tė njė hyjnie tė lashtė tė malit, tė gjahtarisė e blegtorisė; dordoleci e Nėna e Diellit, gjurmė tė hyjnive tė bujqėsisė nė trojet shqiptare.
Betimet e mallkimet nė popullin tonė, nė disa raste, lidhen me faltore e shenjtorė krishterė a islamė, por nė shumicėn e rasteve ato janė nga motive e objekte tė kultit pagan, si “Pėr atė diell!”, “Pėr ato male!”, “T’u preftė Ora!”, “Pėr atė Tomorr!”, e kėshtu me radhė. Ėshtė me interes tė theksohet se betimi me gur ėshtė pėrdorur deri vonė, duke e quajtur “ i vjetėr dhe shumė i fortė”..
Ruajtja e kėtyre riteve, besimeve, figurave mitike me burim pagan vendės, tė pleksura me fetė e organizuara, e ka bazėn e vet nė veēoritė e zhvillimit shoqėror e historik tė popullit tonė. Nė njė kohė kur bėhej njė luftė e vazhdueshme pėr t’u mbrojtur nga pushtuesit e ndryshėm, ai ruajti deri vonė nė familje e nė krahinė, disa mbijetoja tė marrėdhėnieve patriarkale si njė kundėrshtim ndaj rrezikut tė shpėrbėrjes etnike, nė kushtet e njė farė veēimi gjeografik nga ndikimet e jashtme. Ato u ruajtėn dhe pėr karakterin e tyre mė njerėzor e pėr lidhjen me jetėn e me prodhimin e vogėl. Kėto gjurmė besimesh pagane vendėse, duke qenė se lidheshin drejtpėrdrejt me etnicitetin e popullit tonė, pavarėsisht nga fakti se elementė tė tillė i ndeshim dhe nė popuj tė tjerė (natyrisht, tek ne me tipare tė veēanta), u mbajtėn me njė qėndrueshmėri tė madhe, edhe si pasojė e prapambetjes sė theksuar dhe nivelit tė ulėt tė forcave prodhuese. Kjo duhet shpjeguar dhe me organizimin e dobėt tė besimeve tė krishtera a islame.
Shqiptari, mė nė qendėr tė gjykimeve, tė mendėsisė, psikės, ka vėnė shqiptarėsinė e tij e pastaj pėrkatėsinė fetare. Shqiptarėt kanė bashkėjetuar, janė vėllazėruar, kanė ndihmuar njėri-tjetrin nė ēdo rast e nevojė, tamam si tė afėrm, edhe pse me besime tė ndryshme. Harmoninė ndėrfetare Shqiptarėt e kanė pasur nė gjak e kjo u ka rėnė nė sy dhe studiuesve, eksploruesve, politikanėve tė huaj. Ahmet Xhevdet Pasha, komisar turk nė Shqipėri, shkruan mė 1861 pėr Shqipėrinė e Epėrme: “Miqėsia dhe bashkimi midis myslimanėve e katolikėve arrin nė njė shkallė tė tillė qė nuk mund tė shihet nė asnjė vend tjetėr. Katolikėt hyjnė nėn urdhėrat e bajraktarėve myslimanė e myslimanėt nėn urdhėrat e bajraktarėve katolikė dhe nė luftė ata bashkėpunojnė nė njė mėnyrė tė plotė. Tė vdekurit e tė dy palėve i nderojnė bashkarisht si tė ishin martirė. Myslimanėt e Shkodrės mbajnė lidhje farefisnie me katolikėt e Malėsisė prej nga kanė ardhur dhe shkojnė e vijnė nė tė kremte e gostira si njerėz tė njė familje”. Shumė udhėtarė tė huaj eksplorues, relatorė apostolikė e me radhė, shėnojnė se Shqiptarėt janė “Njerėz shumė tė ftohtė nė besim”, (tė krishterė a islamė), “Krejt tė paditur nė kultin e zotit”, kuptohet, kjo dukuri ka sjellė dhe harmoni mes besimesh tė ndryshme, jo pėrēarje, si do tė ndodhte nėse secili do tė ishte fanatik i fesė pėrkatėse.
Qė nga shek. XVII e kėtej dėshmohet se kishte jo pak familje ku njė pjesė e anėtarėve ishin myslimanė e pjesa tjetėr tė krishterė. Bėheshin jo pak martesa mes elementėve nga fe tė ndryshme. Pėr kėtė dukuri na flasin dhe dokumentet historike tė shek. XIX, dhe shkrime autorėsh tė ndryshėm, dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė kėsaj dukurie. Njė ndėr ta nėnvizon: “katolikėt nuk kanė kurrfarė ngurimi qė bijat e tyre t’i martojnė me myslimanėt dhe, nga ana tjetėr, sado rrallė nė qytet e bukur shpesh nė malėsi, katolikėt martohen me vajza myslimane”; ose siē thotė anglezi Hughes: “Martesa tė tilla nuk ishin diēka e rrallė nė Shqipėri dhe qė nė kohėt e hershme njė zakon i vendit e pėrcaktonte pozitėn pėrkatėse tė burrit, tė gruas e tė fėmijėve nė martesat e pėrziera; burri mbante besimin e vet e gruaja tė vetin, kurse pėr fėmijėt, djemtė ndiqnin besimin e babės, kurse vajzat tė nėnės… ai i merr me vete tė bijtė nė xhami, kurse tė bijat i lejon tė shkojnė nė kishė me t’ėmėn, dhe ai vetė ndonjėherė shkon nė tė dy qendrat e kutit”. Shkaqe kryesore tė familjeve me dy besime ishin martesat e pėrziera (me kusht qė fėmijėt tė mbanin besimin e gruas) ose rastet kur njė anėtar i familjes (burrė) bėhej mysliman, ndėrsa vėllezėrit a tė afėrmit e tij mbeteshin tė krishterė. Nė kėtė mėnyrė, deri tani vonė nė vise tė ndryshme gjejmė familje me dy besime qė bashkėjetonin nė harmoni tė plotė. Nė shtėpi kryheshin rite dhe kremtoheshin festa nga tė dy besimet, pa shkaktuar asnjė keqkuptim. Martesa tė pėrziera nė shek. XIX e fillimi i shek. XX janė vėrejtur nė Pukė, nė Malėsitė e Gjakovės, nė fshatra tė Gjakovės e nė qytet, nė Mirditė, nė Pėdhanė, nė Lurė, nė Arni tė Kukėsit, nė Dibėr, nė Shkodėr, nė Malėsi tė Shkodrės, nė Elbasan, nė Dukat tė Vlorės, nė Korēė, nė Leskovik, nė Janinė e krahina tė tjera shqiptare dhe jetesa nė kėto familje ka qenė krejt harmonike.
Ll. Mihaqeviqit i ka bėrė pėrshtypje tė thellė vėllazėrimi ndėrfetar nė Lurė. Thotė se ata janė aq tė afėrt e tė pėrzemėrt njeri me tjetrin sa qė nuk ka dhe nuk mund tė bėhet kurrfarė dallimi mes tyre. Pavarėsisht nga ndryshimi fetar, ata jetojnė si vėllezėr, ashtu si janė nė tė vėrtetė nga tė njėjtat vėllazėri.
Myslimanėt e tė krishterėt janė bėrė vėllezėr me pirje gjaku, me kumbari flokėsh, me lidhje tė tjera rituale. Shpesh herė tė krishterėt u vinin fėmijėve tė tyre emra myslimanė; e myslimanėt emra tė krishterė fėmijėve tė tyre, si symbol afrimi nė vėllazėrim me miqtė nga besimi tjetėr, ndryshe nga i tyri: djalit i vinte emrin e mikut tė tij mysliman. Kėto duhen dalluar nė thelb nga kriptokrishterėt.
Tipik pėr vėllazėrim mes besimeve ka qenė Lura. Familja Doēi nė Lurė, e pėrbėrė nga 31 frymė, 14 prej tyre ishin myslimanė e 17 ishin katolikė, deri kur janė ndarė mė 1966. po kėshtu familja Moriseni ku nė njė familje jetonin 26 frymė, nga tė cilėt 14 ishin myslimanė e 12 katolikė deri mė 1966.
Nė disa raste nė Lurė njerėzit kanė mbajtur dy emra me tė cilėt thirreshin sipas mjedisit: njė mysliman e njė katolik: Bib Koēeku – Habib Koēeku, Dodė Koēeku – Daut Koēeku, Mark Murati- Murat Murati, Marė Vladja – Mide Vladja, Fatime Ajazi – Margjelė Gjomarku, Selman Ajazi – Simon Ajazi.
Nė shumė raste, myslimanė e tė krishterė kanė shkuar, nė raste tė kremtesh tė mėdha, nė kishė e xhami, sė bashku.
Shkonin te njėri-tjetri pėr Pashkė e pėr Bajram e uronin njėri-tjetrin. Nė Lurė, nė disa vise tė Shkodrės, nė Has tė Gjakovės ndėr myslimanė kremtoheshin disa festa tė krishtera me miq si: Shėn Nikolli, Shėn Gjoni, Shėn Mėria e me radhė. Si kthim respekti nė ato raste tė tė kremteve tė mėdha islame siē ishin Bajrami i Madh, Kurban Bajrami e ndonjė tjetėr, tė krishterėt shkonin nė xhami. Nė familje dy besimesh e nė ato me martesa tė pėrziera kremtoheshin festat myslimane e ato katolike.
Pra nė psikologjinė e Shqiptarit pėrkatėsia nuk ka luajtur rol nė veēime nga bashkėvėllezėrit e fesė tjetėr, sadoqė tė huajt janė pėrpjekur tė pėrdornin fenė pėr t’i pėrēarė Shqiptarėt. Kjo bashkėvėllazėri nderfetare ka qenė faktor kompaktėsimi dhe pėrparimi mbarėshqiptar nė pėrforcimin e ndjenjės kombėtare.
Vėrehet se janė nderuar e respektuar objekte e vende tė kultit islam nga tė krishterėt dhe objekte e vende tė kultit tė krishterė nga myslimanėt, madje ndėrsjelltas frekuentoheshin teqe, mekame, varre tė shenjta islame nga tė krishterėt pėr “shėrim” nga sėmundjet, grate pėr tė lindur fėmijė, pėr t’u jetuar fėmijtė; tė njejtėn gjė bėnin myslimanėt nė raste tė tilla, duke frekuentuar e bėrė lutje nė objekte tė krishtera si manastire, varre tė shenjta, vende pelegrinazhesh nė male si te Kisha e Shna Ndojt nė Laē e me radhė. Populli, nga tė dy konfesionet, kanė nderuar varret e njeri tjetrit e kurrėn e kurrės nuk i kanė dhunuar. Vėren varreza tė krishterėsh tė paprekura nė Martanesh, nė Malėsitė e Kumanovės, (Maqedoni) nė Has tė Gjakovės, nė Has tė Thatė, nė Mat, nė Brataj tė Labėrisė e me radhė, ku edhe pse popullsia ėshtė islamizuar para disa shekujve, varret e tė krishterėve tė njė kohe tė hershme i gjenė dhe sot tė patrazuara. Mandej vėren dhe raste ku njerėz myslimanė nga populli drejtohen pėr shėrim e fat nė varre e nė rrėnoja kishash tė krishtera, katolike e ortodokse, ashtu si bėjnė anasjelltas dhe tė krishterėt nė teqe, nė mekame, nė vende tė shenjta tė kultit islam.
Islamizmi ndėr shqiptarė ka qenė shumė tolerant me bashkėkombasit e besimeve tė tjera, e kjo ka ndodhur me tė gjitha tarikatet: Bektashij, Sunij, Halvetij e me radhė.
Hyrja e disa elementėve tė kulturės orientale islame nė jetėn shqiptare si nė artin e ornamentikėn popullore, nė veshje, nė gjellė tė ndryshme, sidomos nė ėmbėlsira, nė mėnyrė jetese, nė mjeshtėri e zeje, nuk e ka dėmtuar kompaktėsinė etnike nė etnokulturė. Pėrkundrazi, e ka pasuruar atė, e ka bėrė mė tė larmishme, mė lėvizėse, mė tė pasur. Nė kėto raste ka ndodhur njė sinkretizėm qė vetėm e ka gjallėruar trashėgiminė mė tė herėshme, e ka risuar atė.
Bashkėjetesa nė harmoni e vėllezėrimi nė mes Shqiptarėve tė krishterė e myslimanė ka arsyet e veta historike e shoqėrore:
Kjo kompaktėsi mes popullsisė shqiptare nga besime tė ndryshme ka qenė njė mjet i fuqishėm mbijetese e zhvillimi si popull: nė luftė e mbrojtje bashkė, nė punė bashkė, nė rite e festa bashkė, nė gėzime e hidhėrime bashkė; kjo e ka bėrė jetėn mė tė gjallė. Kanė pasur nevojė jetėsore pėr njėri-tjetrin, nė ndihmė shoqėrore, nė mbrojtje. Ndihma e ndėrsjelltė mes shqiptarėve nė nevoja rėndėsore, nė fatkeqėsi, nė varfėri e mjerime, ka qenė mjet i fuqishėm lidhjesh nė jetesė, si vazhdim i njė tradite tė lashtė qė shprehet dhe me fjalėn e urtė popullore: “ Nė tė keq e nė nevojė/ shoqi – shoqin ta ndihmojė!”
Kompaktėsia ndėrfetare duhet pare dhe nė njė shtresė ritesh e besimesh, dokesh e traditash me rrėnjė para krishtere e para islame, dukuri etnokulturore qė ishin tė pėrbashkėta pėr njerėzit nga tė tėra fetė. Kėto kanė qenė njė lėng i jetės qė e ka mbajtur tė fortė, tė bashkuar kėtė popull.
Kompaktėsia e popullit tonė, tė ndarė nė disa fe, flet dhe pėr njė traditė tė hershme tė kohezionit etnik qė nė Mesjetėn e Hershme, kur kėto fe qė kemi sot nuk kanė qenė zotėruese nė etnopsikologjinė arbėrore ose qė nuk kanė pasė hyrė fare nė jetėn e popullit tonė.
Nė kėtė kompaktėsi nė mes grupeve me fe tė ndryshme njė rol shpėrthyes kanė luajtur Rilindasit tanė tė mėdhenj, kanė luajtur nė pėrgjithėsi intelektualėt shqiptarė tė tė tėra feve. Ata gjithnjė bėnė thirrje pėr bashkim e vėllazėrim nė mes shqiptarėve pa dallim feje e krahine.
Nė kėtė pėrforcim vėllazėrimi ka ndikuar shumė atdhetarizmi i elementit mysliman qė u ngrit nė luftė kundėr pushtuesve tė ndryshėm bashkė me vėllezėrit e tij nga fe tė tjera. Gjithnjė ēėshtja e atdheut, e kombit u vu mbi gjithēka. Kjo gjė i vėllazėroi dhe mė tepėr Shqiptarėt nė mes tyre. Nė radhė tė pare Shqiptarė, atdhetarė e bashkė me tė dhe me pėrkatėsi nė fenė islame, krishtere, bektashij e me radhė. Dukuri tė harmonisė nė mes grupeve tė njerėzve me fe tė ndryshme I vėrejmė nė tėrė popujt e Ballkanit. Bashkė jetesa nė tė njėjtin vend ka kėrkuar dhe marrėdhėnie mirėkuptimi, bashkėjetese, e tė ndihmės sė ndėrsjelltė, harmoni mes tyre. Por, nga ana tjetėr, nė disa raste, nė mes grupeve me fe tė ndryshme ka pasur dhe pėrplasje; pėr mė keq nė kėtė aspekt ka pasur dhe njėjtėsim tė fesė me kombin, ka pasur ndarje sipas feve, ka pasur dhe genocid pėr arsye fetare. Kėto dukuri duhet ti takojnė vetėm sė kaluarės. Kėrkohet qė sot me hulumtime tė gjenden shkaqet sociale e historike tė harmonisė ndėrfetare e, aty ku kanė qenė dhe konfliktet nacional fetare. E ardhmja kėrkon harmoni e mirėkuptim, vėllazėrim mes grupeve tė ndryshme fetare e kombėtare, nė dobi tė mirėqenies, tė pėrparimit

Bibliografi

1. Balivet, Michel, Tolérance religieuse et grands dignitaires ottomans dans les Balkans, des vizirs Ēandarli au vizirs köprűllű (XIV-XVII sičcles). Bulletin AIESEE, nr. 26-27, 1996-1997. Bucarest, Ed. Tinerama, 1998, pp. 161-171.
2. Durham, Edith, Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike, Tiranė, Mesagjeritė shqiptare, 1944.
3. Durham , Edith, Brenga e ballkanit dhe vepra tė tjera, Tiranė, « 8 nėntori » 1991.
4. Eksplorime terreni, bėrė nga autori, po dhe pėrjetime udhėtimesh tė viteve 1950-1990. Materiale nė AE tė IKP dhe nė arkivin vetjak nė shtėpi.
5. Frashėri Sami, Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet, Tiranė, “8 nėntori”, 1962.
6. Guillou, Andre, Tolérance et pouvoir dans le monde orthodoxe médiéval et moderne. « Bulletin AIESEE » nr 26-27, 1996-1997. Bucarest, Ed. Tinerama, 1998, pp 111-118.
7. Hahn, Johann Georg von, Albanesische studien, Jena 1854. Konsultuar pėrkthimi dorėshkrim nė AH, tė Instit. Tė Historisė.
8. Hahn, Johann Georg, Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit, Tiranė, Geer, 2001.
9. Hasani, Ismail, Vetėdija fetare dhe kombėtare tek Shqiptarėt, Prishtinė, Un. Pr. 2001.
10. Hecquard, Hyacinte, Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegarie, Parigi, Bertrand 1859.
11. Jurgen Kornrumpf, Hans, Ahmet Xhevdet Pasha mbi Shqipėrinė Veriore dhe Malin e Zi, « Gjurm. Alb. », Prishtinė, IAP, 1969, nr. 2, f. 189-199.
12. Konica, Faik, Shqipėria : Kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, Tiranė , « Marin Barleti », 1993.
13. Krasniqi, Mark, Toleranca fetare mes myslymanėve e katolikėve nė Kosovė. “Feja, kultura dhe tradita islame ndėr Shqiptarė”. Prishtinė, Kryesia e Bashk. Islame tė Kosovės, 1995, f. 205-210.
14. Morina, Qemajl, E vėrteta dhe paragjykimet pėr Islamin nė botė dhe ndėr Shqiptarė, Prishtinė, Kr. B. Is., 1995, f. 29-39.
15. Moroco dela Roka, Roberto, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri, 1920-1944, Tiranė , Sh. B. « Elena Gjika », 1994.
16. Nopcsa, Frantz, Shqipėria. Kultura shoqėrore. Vepėr dorėshkrim, shkruar mė 1913. vėllim mbi 500 faqe dkt. Ndodhet nė AH tė Institutit tė Historisė, Tiranė.

17. Nopcsa, Frantz, Pikėpamja fetare. Vepėr dorėshkrim, shkruar mė 1913. ndodhet nė AH tė Instit. tė Historisė, Tiranė.
18. Rexhepagiq, Jashar, Dėrvishetė dhe teqetė « Fryma », Sh.B, Dukagjini, Prishtinė, 2003.
19. Shuflaj Milan, Serbėt dhe Shqiptarėt, Tiranė, “ Bargjini ”, Sht. Kumi, 2002.
20. Tirta, Mark, Survivances religieuses du passé dans la vie du peuple (Objects et lieux du culte), « Ethnographie Albanaise » (mė tej Eth. Al.). Ed special…, Tirana, IHASH, 1976, pp. 49-69.
21. Tirta, Mark, Les cultes de l’agriculture et de l’élevage chez le peuple albanais, « Eth. Al. », IX, Tiranė, IKP-ASH, 1979, pp. 155-211.
22. Tirta, Mark, Aspekte tė besimeve popullore shqiptare (Rite e besime pėr vdekjen), “Shqyrtime albanologjike”, nr. 3, Shkup, “Fokus”, 1997, f. 129-149.
23. Tirta, Mark, Martesat e bėra pas Ēlirimit midis personave nga besime tė ndryshme, « Stud. Hist. », Tiranė, IH-UT, 1973, nr.1, f. 49-69.
24. Tirta, Mark, Survivances des rites paļens chez les Albanais , « AIESEE »-Bulletin, nr. 26-27, 1996-1997, Bucarest, 1998, f. 85-95.
25. Tirta, Mark, Besime pagane nė tė drejtėn dokėsore shqiptare, « Dy Drinat », Kukės, sht. Grafik Impeks Prizren, nr.2, 1999, f. 96-98.
26. Tirta, Mark, Prania e kulturės arabe islame nė mite, rite e besime popullore shqiptare, « Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarė », simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė 1995, f. 179-185
27. Tirta, Mark, Bashkėjetesa e lurasve nė traditė dhe mes besimesh tė ndryshme, « Pajtimi », Shoq. Zgjedh. E Konflik., Tiranė, 1996, nr.2, f. 59-64.
28. Tirta, Mark, Kulti i Tomorrit, Bektashizmi, Abaz Aliu, « Urtėsia », KSH. Q. I Kryegjyshatės, Tiranė, 1996, nr. 8, f. 8-12.
29. Tirta, Mark, Kulti i disa dokeve tė vjetra nė qėndresėn etnike tė shqiptarėve, « Pėrpjekja », Tiranė, 2000, f. 159-164.
30. Tirta, Mark, Uberreste des fruheren Albanischen Panteon, « Albanien Svischen Kreuzund und halbmond », München, « Pinguin » 2001, pp.158-162.
31. Vlora, Eqerem, Ditar. Nga Berati nė Tomorr, Tiranė, “ Koēi ”, 2003.
32. Xhufi, Pėllumb, Tolleranza religiosa fra tradizione moderne in una societį multiconfesionale, AIESEE-Bulltin, nr 26-27, 1996-1997, Bucarest, 1998, pp. 153-159.

:: Gjakmarrja / Blood Feud

Gjakmarrja ne Keshillin e Sigurimit te OKB

Blood feud in Sicurity Council of UN

Leter per
BAN KI-MOON

PDF

Letter
to BAN KI-MOON

PDF

:: Church decree
Statement about the decree of the Catholic Church for the excommunication of citizens who commit murder for revenge and blood feud.
:: Kultura e Ligjit/ The culture of Law
Kultura e Ligjit
Raport i takimit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit e faktoreve te shoqerise Per Kulturen e Ligjit dhe Shtetin e se Drejtes Perballe Krimeve Kunder Jetes


The culture of Law
From the meeting of Committee of Nationwide Reconciliation with representatives of the community and social factors. About the culture of law and rule of Justice in facing crimes against human life

:: Information
Rreth Nesh
About us


Aktivitete
Our Activities

 
::Bashkëpuntorë/
Partners

   

Cmimi i Virtytit
Award of Virtue


RRJETI PËR DEMOKRACI DHE SHTETIN E SË DREJTËS

NETWORK FOR DEMOCRACY AND STATE OF RULES OF LAW

PROMEMORIE

MEMORANDUM

Për ndryshimet politiko-shoqërore
For the politico-social changes