Republika e Shqipërisë
Komiteti I Pajtimit Mbarëkombëtar
Asambleja Kombëtare e Misionarëve të Pajtimit
Address: Rr. “M. Muça”, Pall. 46, Ap. 23, Tirana, Albania
Tel & Fax: 00355 4 2 263 126. Tel: 00355 4 2 259 124 Mobil 00 355 68 27 37 989 00 355 69 32 38 786
E-mail gjin_marku@yahoo.com
Web page: www.pajtimi.com
Raport
I ekspeditës 2 vjeçare të misionarëve të pajtimit Mars 2020 – Prill 2022
Ekspedita e misionarëve të pajtimit, Mars 2020 – Prill 2022, e organizoi punën e saj në kushtet e kufizuara të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID-19, e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në kushtet e pandemisë u bë i nevojshëm bashkëpunimi me qeverinë dhe policinë për të paisur misionarët e pajtimit me leje të posaçme të lëvizjes në terren dhe në takime me komunitetet fetare, gjykatat dhe prokurorinë. Të gjithë misionarët e pajtimit u paisën me lejen zyrtare të policisë për të lëvizur në çdo orë duke zbatuar rregullat e vendosura nga Komiteti Shtetëror i Ekspertëve për PANDEMINË. Grupet e misionareve te pajtimit u ndihmuan dhe nga fëmijët e tyre që te lehtësonin komunikimin on-line me familjet në hasmëri. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar e udhehoqi ekspediten e e misionareve te pajtimit si gjate gjithe viteve te tranzicionit, ne menyre vullnetare, sipas tradites, pa asnje mbeshtetje financiare nga qeveria, donatoret apo bizneset. Misionaret e pajtimit punojne vetem mbi baza vullnetare. Ekspedita konstatoi se janë dyfishuar konfliktet e nxitura nga politika. Sjellja dhe retorikat e politikanëve shqiptarë, bazuar ne kulturen e dhunes, urrejtjes e hakmarrjes ka qene nje nga faktoret nxites per perhapjen e vetegjyqesise e dhunes ne shoqerine shqiptare.
Ekspediat e misionarëve të pajtimit, 2020-2022, përkoi me 30 vjetorin e themelimit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Në këto rrethana ekspedita, krahas procesit të pajtimit, organizoi studimin në shkallë kombëtare të punës së bërë nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar për periudhën 30 vjeçare 1991 -2021. Ekspedita konstatoi se përveç rëndësisë së procesit të pajtimit kontributi i vendeve perëndimore në këto 30 vjet ka qenë faktori kryesor i pazevendësueshëm për mbrojtjen e familjeve në hasmëri dhe parandalimin e vrasjeve për gjakmarrje. Ne 30 vite te tranzicionit post komunist, nga viti 1991 deri ne viitin 2021, kane marre te drejten e azilit ne vendet perendimore 273140 shqiptare. Vendet që kanë kontribuar më shumë janë SHBA, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Australi, Kanada, France, Anglia, Austri, Hollande, Zvicer, Belgjike, Norvegji, Suedi, Finlande, Danimarke, Itali, Scoci, Greqi, Luksemburg, Australi, Irlande, Islande, Zelanda e Re etj. E drejta e azilit eshte dhene mbi bazen e raportimeve te perviteshme te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar prane OKB-se dhe vendeve perendimore per situaten e pasigurte ndaj jetes se qyetareve ne Shqiperi per shkak te tradites se gjakmarrjes dhe hasmerive qe lindin nga konflktet e shumellojshme ne mungese te drejtesise dhe institucioneve funksionale te shtetit te se drejtes.
Ne Shqiperi, edhe pse krimi i raportuar gjate 30 viteve eshte nen 30 %, gjenden te regjistruara ne prokurori e gjykata rreth 900 000 konflikte: 60 % e tyre jane për tokat, ujërat, pyjet, kullotat, rrugët, kalimet, gardhet, dëmet e bagëtive, vend varrimet, rrugekalimet, fejesat me shkuesi dhe prishjet e tyre, divorcet, lidhjet e fshehta të dashurisë, grindjet e çastit, fyerjet publike, borxhet, dëmet në prona, uzurpimi i tokave në qytete, konfliktet mbi dyqanet dhe rrugët para tyre. 7500 prej tyre permbajne hasmëri të thella për vrasjet për nderin, vrasjet për grabitje, vrasjet aksidentale, vrasjet brenda familjes, vrasjet per trafikimin e femrave, vrasjet për trafikimin e armeve dhe lëndëve narkotike, vrasjet per borxhet e pashlyera dhe humbjen e pasurisë në kazino, vrasjet per shkak te perkatesise se një grupi te vecantë etj.
Ekspedita konstatoi se e vetmja rrugë shpëtimi nga rreziku i hakmarrjes e gjakmarrjes mbetet pajtimi ose largimi nga Shqipëria. Eksedita dy vjeçare 2020-2021 nxori statistika të punës 30 vjeçare të Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, duke verifikuar numrin e të vrarëve dhe të pajtimeve, jo vetëm në Shqipëri por dhe në territoret shqiptare të Kosovës, Maqedonise dhe Malit te Zi.
Nga studimi i punes 30 vjecare rezultoi se numri i personave qe jane vrare per nder, gjakmarrje dhe hakmarrje, nga viti 1990 deri ne Mars 2022 është 15601, 9805 brenda Shqiperise dhe 5501 në territoret e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. 295 persona te shpallur si persona te zhdukur e te vetëvrare kanë rezultuar viktima të gjakmarrjes.
Nga studim iEKSPEDITËS rezultoi se në Shqipëri:
Numri vjetor i te vrarëve për hakmarrje, gjakmarrje e nderin nga viti 1991 deri në vitin 2021 është si më poshtë:
1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003
361 582 461 394 417 398 476 2910 860 640 530 306 252 191
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020
169 162 121 136 109 113 111 105 101 98 99 87 82 78 77 71 70
2021
69
T O T A L I = 9805
Numri i Familjeve te pajtuara 1991 – 2021
1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005
41 26 23 41 36 52 54 47 39 38 47 49 54 37 58 46
2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021
49 48 36 44 32 29 45 49 43 51 35 39 43 51 48 54
Totali: = 1384
Ekspeditat e misionarëve të pajtimit konstatoi se per periudhen dyvjecare mars 2020 – prill 2022 eshte bere e mundur kontaktimi i paleve ne hasmeri në 2560 fshatra e 61 bashki. Pervec pajtimeve per vrasje te paraqitura ne tabelen e mesiperme eshte bere e mundur qe ne bashkepunim me policine te zgjidhen me marreveshje pa u denoncuar 1330 raste per grindje e rrahje qe ne te shumten e tyre kalojne ne hasmeri e gjakmarrje nese nuk zgjidhen me mirekuptim. Ne kete bashkepunim jane zgjidhur me mirekuptim 105 raste për plagosje te lehta, 123 per konflikte familjare, 453 per prishjen e fejesave, 345 konflikte per pronen ne qytet, 763 per token ne fshat, 675 per fyerje te personit, 456 per borxhe te pakthyera, 186 per trafik te femrave, 7 per shkak te shfaqjes se prirjeve seksuale, 345 per tradheti bashkeshortore, 186 per lidhje dashurie midis personave me fe te kundert, 760 per shkak te divorcit. Policia e shtetit ka bashkepunuar me Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar per zgjidhjen e ngaterresave me marreveshje pa u ndjekur penalisht per shkak se vendimet e padrejta te gjykatave ne 30 vitet e tranzicionit kane bere thellimin e konfliktit mes paleve duke i cuar ne hasmeri e gjakderdhje me pasoje 4200 viktima.
Ekspedita konstatoi se numri i te vrareve Sipas qarqeve per hakmarrje, gjakmarrje e nderin Në 4 vitet e fundit 2018, 2019, 2020, 2021 eshte: – 287 individe, (237 mashkuj dhe 50 femra).
Janar – dhjetor 2018
77 të vrarë (59 mashkuj dhe 18 femra), 24 brenda familjes ( 13 mashkuj dhe 11 femra).
Te vetëvrare për shkak të depresionit nga konfliktet brenda familje dhe jashtë saj, 86 vetë (59 mashkuj dhe 27 femra).
Të ngujuar 345 familje dhe 41 fëmijë
Te vraret sipas rretheve deri me 28.12.2018 = 77 viktima
Shkodra 11 vetë [ 8 m +3 f].
Vlora 15 [10 m + 5 f].
Tirana 13 [7 m + 6 f].
Fieri 5 [ 4 m + 1 f].
Durresi 5 [ 3 m + 2 f].
Dibra 4 [3m+1f].
Kruja 2m.
Kuksi 1 f.
Tropoja 2 m.
Korça 1 m.
Saranda 1 m.
Kurbini 2 m.
Librazhdi 1 m.
Poliçani 1 m.
Lushnje 2 m.
Mahmurras 2 m
Memaliaj 1 m.
Mati 3 m
Gjirokastra 1 m
Elbasani 4 m.
Bulqiza 1 m.
Janar – dhjetor 2019
Deri me 19.12 .2019. Te vrare 71 vete [ 59 m dhe 12 f]. Brenda familjes 18 vete[11 f.+7 m].
Te vetëvrare për shkak të depresionit nga konfliktet brenda familje dhe jashtë saj 58 [38 m e 20 f]
Të ngujuar 321 familje dhe 30 fëmijë
Te vraret simbas rretheve.
Ballsh 2 f.
Tirane 11 [ 8m+3f.]
Vlore 12 [10 m dhe2 f]
Shkoder 6 m
Pogradec 1 m
Mahmurras 1 m
Puke 1m
Tepelene 2m
Durres 6 [5m+1f] Elbasan 5 [4 m +1f ]
Kavaje 4 m
Laç 3 m.
Gjirokaster 1f
Lezhe 1 m
Korçe 2m.
Fier 1 m.
Rreshen 1 m.
Memaliaj 1 m
Bulqize 1m .
Librazhd 1f.
Fush kruje 1 f.
Burrel 2m
Mirdite 1m
Lushnje 1 m
Patos 2m
Janar – dhjetor 2020
Te vrare deri me 31.12.2020. 70 (62m+8f).Brenda familes 11 [6f. +5m] .
Te vetëvrare për shkak të depresionit nga konfliktet brenda familje dhe jashtë saj 64 [ 51m+13f]
Tëngujuar 378 familje 49 fëmijë
Te vraret sipas zonave.
Tropoja 1m.
Rresheni 4[3m.+1f
Tirana 11[2f +6m]
Firi 3 [ 1f +2m]
Korça 2 m
Durres 11[ 1f +10m]
Fush kruja 1 [ 1m]
Kruje 2m
Lezhe 3 m
Vlora 6 m
Skrapar 1m
Kurbini 2m
Gjirokastra 3 m
Elbasan 6m
Pogradec 3 [2m+1f]
Shkodera 6m.
Rrogozhina 1m
Himara 1m
Bulqiza 1m.
Berati 1m.
Diber 1m
Janar – dhjetor 2021
Te vrare deri me 27.12.2021. 69 viktima. nga keta[57m+12f]. Brenda familjes 14[6m +8f.]
Te vetevrare për shkak të depresionit nga konfliktet brenda familje dhe jashtë saj 63[49m+14f] .
Të ngujuar 356 familje 45 fëmijë të ngujuar
Te vrare simbas zonave.
Tirane. 10 (9 M.+1f]
Durresi 3m.
Fier 6[4m+2f]
Vlore 7m
Gjirokastra 3m
Shkoder 12[3f+9m] Kavaje. 1f
Diber 4[1f +3m]
Elbasan 7[6m. +1f]
Tepelene 1m
Lushnje 4[3m +1f]
Sarander 1m
Librazhd 1f
Peqin 3m
Korçe 1 m.
Kruje1 f.
Tropoje 1m.
Lezhe 1 m.
Studimi i trendit të vrasjeve pas vitit 2000 nga sondazhi i ekspeditës për vitet 2005-2009 tregoi se:
- Ne vitin 2005 nga 162 viktima, 51 vrasje janë per hakmarrje-gjakmarrje dhe 40 vrasje per nderin,
- Ne vitin 2006 nga 121 viktima, 49 vrasje janë per hakmarrje-gjakmarrje dhe 36 vrasje per nderin,
- Ne vitin 2007 nga 136 viktima, 40 vrasje janë perhakmarrje-gjakmarrje dhe 31 vrasje per nderin,
- Ne vitin 2008 nga109 viktima, 38 vrasje janë per hakmarrje-gjakmarrje dhe 42 vrasje per nderin,
- Ne vitin 2009 nga 113 viktima, 36 vrasje janë per hakmarrje-gjakmarrje dhe 39 vrasje per nderin,
Ky trend në raport me numrin e vrasjeve vjetore ka vazhduar edhe gjatë dhjetëvjeçarit të fundit 2010 – 2021.
Ekspedita konstatoi se:
Ne mars te vitit 2022, numri i individëve te fshehur ose te ngujuar per shkak te gjakmarrjes ishte 750. Numri i femijeve qe nuk shkojne ne shkolle per shkak te gjakmarrjes eshte 147. Prej tyre 42 jane te ngujuar dhe 105 te tjere jane të fshehur me familjet ne metropole. Disa nga këta fëmijë te fshehur ne metropole punojne per te ndihmuar familjet per sigurimin e ushqimit dhe mbijeteses. Sipas të dhënave në Tiranë janë 81 fëmijë që nuk shkojnë në Shkollë dhe 3 të ngujuar, 52 janë në zonën e Bathores. Në Durrës kemi 25 fëmijë që nuk shkojnë në Shkollë dhe 8 të ngujuar. Të tjerët janë në lezhë, në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë dhe në Kukës.
Numri i vrasjeve mbeti konstant edhe gjatë dy viteve të pandemisë duke kulmuar ne muajt e pare te vitit 2022 me vrasjen për gjakmarrje te Lek Gjonaj nga 17 vjeçari Florian Përvathi, i cili ishte nxitur e edukuar qe ne femijeri me ndjenjen e hakmarrjes per vrasjen e padrejte te babait te tij dhe vdekjen e nenes ne momentin e ketij akti tragjik. Po kështu edhe me 13 shkurt 2022 vritet në Malësinë e Madhe Prek Tonaj, djali i fundit i familjes Tonaj. Miratimi i ligjit per denimin ne ekstremin maksimal te vrasjeve per gjakmarrje ka bere qe edhe ne vitin 2021 te kete akte të bujshme vrasjesh të fshehta e të sofistikuara për hakmarrje e gjakmarrje, ku kanë mbetur viktima Bardhok Pllana, Edmond Koçi, Taulant Beqiraj, Behar Sofia, Shkëlzen Kastrati, Jetmir Bregu etj. Si hakmarrje për shkak te konflikteve e denoncimeve, me dt. 25 nëntor 2021, vritet shoferi i autobusit dhe dy nxënës në Deçan te Kosoves. Me 16 nëntor vritet e groposet fëmija 8 vjeçar, Mateo Vasiu, nga komshiu i tij Klodian Çalamani. Shkaku i kesaj vrasje ishin denoncimet qe kishin bere me pare ne polici prinderit e viktimes. Me dt 14 Nëntor 2021 vriten Erigers Mihasi dhe Armando Dumani per hakmarrje nga trafikantët, ashtu si dhe dhjetra të tjerë në tre muajt e fundit. Me dt 6 Maj 2021 ish polici Koço Buzo vret bashkëshorten Liljana Buzo para gjykatës ku ajo po kërkonte mbrojtje dhe të drejtën e divorcit. Po këtë vit mbetën nën tentativën e vrasjes për hakmarrje edhe gjyqtarja Gentiana Muçaj dhe bashkëshorti i saj, prokurori Arjan Muçaj. Ne mes te dhjetorit të vitit 2020 shqiptaret u tronditen nga vrasja e 51-vjeçarit Anton Keli, djali i motres se të vrarit Armando Gjini, mbas 6 vrasjesh të tjera mes fiseve per te njejtën gjakmarrje. Po kështu, me dt 10 qershor 2020 vritet per gjakmarrje Hekuran Billa i cili ishte ekstraduar nga Anglia. Me dt. 2 mars 2020 vriten për hakmarrje Dorjan Shkoza, 25 vjeç, dhe Anxhelo Avdija. Me dt. 25 shkurt 2020, Fatmir Kolecaj vret për hakmarrje bashkeshorten e tij 36 vjeçare, Esmeralda Filopati, nene e tre femijeve, dhe vellain e saj, Vledison Filopati, 34 vjeç ne oborrin e shtepise se tyre edhe pse viktima Esmeralda Filopati kishte urdher mbrojtje nga gjykata e policia si ne shume raste te tjera vrasjesh. Po keshtu, nën mentalitetin e hakmarrjes, me dt 2 shkurt 2020, 45 vjeçari Lulzim Cuku vret bashkeshorten e tij Manjola Cuku ne Durres ne prezence te tre femijeve. Me dt 17 janar 2020 merret peng dhe vritet per hakmarrje Joan Prenga per shkak te borxheve qe vellai i tij Jak Prenga kishte ndaj personave te tretë. Keto te dhena kane mjaftuar qe zyrat e emigracionit dhe gjykatat perendimore te japin te drejten e azilit per familjet shqiptare qe emigrojne per shkak te konflikteve e hasmerive.
Vendet perëndimore kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e vrasjeve duke marrë në mbrojtje të drejtën e jetës së familjeve shqiptare që kërkojnë azil për shkak të hasmërive, por disa nga keto vende e kane shpallur padrejtesisht Shqiperine vend i sigurt ne kundershtim me realitetin shoqeror. Zyrat dhe gjykata e emigracionit kanë zbatuar Rekomandimin e Qeverisë Shqiptare nr. 1716, dt 29/ 9/ 2009, lënë në fuqi nga gjykatat dhe prokuroria shqiptare në vitin 2012 i cili u kërkon institucioneve vendore dhe ndërkombëtare qe ti referohen Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për vertetimin dhe mbrojtjen e të drejtës së jetës së familjeve në hasmëri me qëllim që të eleminohen çdo paqartësi dhe burim fiktiv të dhënash duke theksuar se – “Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ofron ekspertize te nevojshme prane grupeve ne nevoje dhe institucioneve te interesuara vendore dhe nderkombetare ne nivelin me te larte te perfaqesimit”. Në raportet periodike për OKB-në, Ministria për Evropën dhe e Punëve të Jashtme ka kerkuar bashkëpunimin me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar si faktori kryesor i pajtimit ne komunitet. Në letrën e Ministrittë Drejtësisë, z. Ulsi Manja, drejtuar z. Gjin Marku, Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, me dt. 18 shkurt 2022, nr 599 të protokollit, thuhet se: “.. -Duke marrë në konsideratë rëndësinë e rolit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për ndalimin e gjakmarrjes mirëpresim çdo angazhim apo propozim tuajin për shqyrtimin e ligjit për gjakmarrjen dhe reformën në Drejtësi”. Ky bashkëpunim ka mbetur i palëkundur edhe me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e familjeve që emigrojnë për shkak të gjakmarrjes si UNFPA, UNHCR, te Këshillit të Evropës, Selisë së Shenjtë dhe te perfaqesuesve te qeverive perëndimore, SHBA, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Australi, Kanada, France, Angli, Austri, Hollande, Zvicer, Belgjike, Norvegji, Suedi, Finlande, Danimarke, Itali, Greqi, Luksemburg, Australi, Irlande, Islande, Zelande e Re etj.
Bashkëpunimi i ekspeditës me të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka bërë të mundur që numri i vrasjeve për konflikte pronësie, hakmarrje, gjakmarrje, nderin e trafikimin e qenjeve njerëzore të zbresë edhe gjatë dy viteve të pandemisë nën 50 % të mesatares vjetore të viteve 2005-2013, periudhë në të cilën qeveria shqiptare nuk bashkëpunoi ne menyre konstante me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar dhe kerkoi zhberjen e ketij komiteti nepermjet prishjes se imazhit per shkak te denoncimeve qe ky komitet i beri kesaj qeverie ne gjykaten e Strasburgut, gjykaten e Hages dhe ne Organizatat e tjera nderkombetare per inkriminim ne trafikimin e fshehte te armeve e municioneve me pasoje vrasjen masive sic ishte ngjarja tragjike e Gerdecit. Me rrezimin e kesaj qeverie, ne vitin 2013 ekspedita e pajtimit bashkëpunoi me organet e drejtësisë shqiptare për ndjekjen penale dhe vënien para drejtësisë të individeve te lidhur me krimin e organizuar e qeverine per te prishur imazhin e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar dhe penguar procesin e pajtimit. Keto fakte ishin parashtruar edhe në në Memon e Asamblesë së Misionarëve të Pajtimit të dt 28 dhjetor të vitit 2011 dërguar institucioneve me të larta te shtetit shqiptar dhe Komunitetit Ndërkombëtar: – MBI skenarët dhe strukturat politike kundër Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar për të mbuluar realitetin e gjakmarrjes e vrasjeve per nderiN si dhe lidhjet e mafies me shtetin shqiptar: http://www.pajtimi.com/Pajtimi/Memo, Kjo Memo u shqyrtua nga gjykatat e zyrat e emigracionit ne vendet perendimore si SHBA, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Australi, Kanada, France, Angli, Austri, Hollande, Zvicer, Belgjike, Norvegji, Suedi, Finlande, Danimarke, Itali, Greqi, Luksemburg, Australi, Irlande, Islande, Zelande e Re etj.
Ekspediat konstatoi se mbas ketyre denoncimeve dhe hetimeve 10 vjecare, Gjykata Shqiptare dhe prokuroria shpalli ne kerkim te gjithe personat e inkriminuar ne kete veprimtari kunder Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar. Me vendimin e dt. 2 maj 2012 Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane zbuloi denoncimet e rreme, skenaret dhe montazhet fallse te inskenuara ne policine e shtetit shqiptar e te raportuara ne media kundër kryetarit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Dëshmitë ishin sajuar me dhune e mashtrim nga punonjës te policisë së shtetit, të cilët u shkarkuan nga detyra. Në vendimin nr. 3621 dt. 23 tetor 2015, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, zbuloi se policia e shtetit kishte përpunuar dëshmitarët e rremë Niko -Kuri dhe Abdulla Skeja. Prokuroria zbuloi se “Çështja Skeja” ishte një montazh falls i policisë së Shtetit kundër z. Gjin Marku, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, sepse familja Skeja rezultoi të ishte në gjakmarrje të shumëfishtë. Gjykata shpalli fajtor deshmitarin e rreme Ervjon Cara- NIKO KURI per vepren penale te shpifjes dhe fyerjes ndaj Kryetarit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar dhe dënoi ate me 200 000 lek gjobë. Kjo gjykatë zbuloi se dëshmitari i rremë i policisë ishte inkriminuar në vjedhjen e materialeve filmike e te dhenave sensitive nga zyra e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar ne bashkepunim me gazetaren Adelajda Xhamani dhe punonjës të policisë së shtetit me qellim nxjerrjen e tyre ne media e internet me mbishkrime te rreme dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për vjedhje. Hetimet u mbyllën disa herë gjatë viteve 2016-2020 sepse personat e inkriminuar fshiheshin. Me vendimin nr. 1718, dt, 27 shtator 2021, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë urdheroi prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane te filloje procedimin penal ndaj te akuzuarit Ervjon Cara-Niko Kuri per vepren penale te vjedhjes. Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane ka filluar procedimin penal e hetimin per te inkriminuarin Ervjon Cara – Niko Kuri si dhe persona te tjere qe kane bashkepunuar me të në këto vjedhje si dhe per te bere artikuj me dizinformime e shpifje ne media e portale kundër Kryetarit të Komitetit të pajtimit Mbarëkombëtar. Babai i te inkriminuarit Ervjon Cara – Niko Kuri, z. Preng Cara, kishte denoncuar ne polici dhe prokurori bashkepunimin ne kete veprimtari kriminale te perfaqesuesve te Ministrise se Brendeshme dhe te policise. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka kerkuar nga organet kompetente hetimin e shkakut te vdekjes misterioze te gazetares Adelajda Xhamani, pikerisht tre dite mbasi Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar i kerkoi takim pronarit te Media Grup per ta informuar mbi veprimtarine kriminale te Ervjon Cara-Niko Kuri ne bashkepunim me kete gazetare. Zhdukja e autorëve të kësaj veprimtarie kundër procesit të pajtimit dhe vdekja misterioze e gazetares bashkëpunëtore Adelajda Xhamani ka detyruar Komitetin të kërkojë hetime për financime të fshehta të terrorizmit ndaj kësaj organizate kriminale e cila ka pasur qëllim abandonimin e procesit të pajtimit dhe nxitjen e gjakmarrjes. Ekspediat konstatoi se Prokuroria shqiptare ka marre denoncime edhe nga familjet e ngujuara që në mbeshtetje te kesaj veprimtarie kriminale kunder procesit te pajtimit jane perfshire dhe individe te tjere qe i kane rrezikuar ato me mashtrime të prezantuar edhe në media si “perfaqesues shoqatash” e “misionesh pajtimi”.
Ekspedita rikonfirmoi se nga 350 mije dosjet me konflikte te mprehta qe ndodhen ne gjykatat shqiptare 40 % e paleve ne konflikt jane terhequr për ta zgjidhur çështjen me vetëgjyqësi. Per zgjidhjen e ketyre konflikteve jane angazhuar misionaret e pajtimit tradicional si institucioni i vetem i besuar nga qytetaret dhe qeveria e Rilindjes Kombetare. Ky besim vjen si rezultat i veprimtarise se ndershme vullnetare te ketyre misionareve. Implikimi i zyrave shteterore, individëve dhe organizatave fallse ne afera per te terhequr fonde ne emer te familjeve ne gjakmarrje ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për ekspediten dhe asamblenë e misionarëve të pajtimit sepse asnjë nga këto projekte e fonde nuk i ka shërbyer procesit të pajtimit apo familjeve në nevojë. Edhe pse shumat e dhena nga donatoret e kalojne shifren e 100 milion dollareve asnjë familje në gjakmarrje nuk ka përfituar as dhe një cent nga këto fonde.
Ekspedita konstatoi se, pavaresisht nga perpjekjet qe po ben qeveria shqiptare, popullsia shqiptare e zonave rurale dhe e periferisë së qyteteve është në gjendje të prambetur per shkak te veshtiresive te grumbulluara ne 30 vitet e tranzicionit. Kjo varferi ka sjelle konflikte brenda familjes me pasoje dhunimin e grave, vajzave e femijeve. Gratë dhe fëmijët në këto zona jetojnë në kushtet e papranueshme per nje jete normale. Në kundershtim te plote me traditen dhe Kanunin krimet barbare ndaj grave e vajzave behen ne emër të nderit. Populli shqiptar po kultivon ne menyre te deformuar mentalitetin patriarkal në familje dhe traditën e sundimit të mashkullit në shoqëri, gjë që ka penguar zhvillimin dhe rënduar jetën e grave, vajzave dhe të fëmijëve. Qeveria e Rilindjes Kombetar ka dhene shembull pergjegjesie duke afruar ne qeveri, ne polici dhe administraten publike mbi 50 % gra e vajza, por ky shembull pergjegjesie duhet te behet veprim i perhershem dhe te kthehet ne kulture kombetare. Ekspedita rikonfirmoi se degjenerimi i institucioneve të shtetit dhe i sistemit të drejtësisë nën kontrollin e partive politike të kthyera në pronë private te liderit dhe një grupi biznesmenësh ka rrënuar besimin e qytetarëve për shtetin e së drejtës, ka krijuar diferencën e madhe midis popullit që është në kufijtë ekstremë të varfërisë dhe një grupi të pasurish që kanë në duar monopolin mbi politikën, mbi shtetin, mbi tregun dhe pasuritë natyrore të vendit. 60 % e popullsisë nuk shkon në votime sepse kanë bindjen se shteti dhe partitë politike nuk u përkasin atyre por jane prone private e liderëve dhe familjeve të tyre. Per te ndihmuar ne permiresimin e situates se veshtire qe po kalon shoqeria shqiptare ekspedita kerkoi qe keto te dhena ti dergohen Kryetares se Parlamentit, Presidentit, Kryeministrit dhe deputeteve te kuvendit te Shqiperise duke shprehur gatishmerine e misionareve te pajtimit qe ne cdo cast do gjejne bashkepunimin per krijimin e paqes ne komunitetet ku ata zhvillojne veprimtarite.
Miratuar e shpallur nga Asambleja Kombëtare e Misionarëve të Pajtimit me dt 21 prill 2022.
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë
Sali Gera.
Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
Gjin Marku