
Republika e Shqipërisë
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
Asambleja Mbarëkombëtare e Misionarëve të Pajtimit
Pleqësia e Lartë
Adresa: rr. Maliq Muça, Pall 46 ap 23. Email: gjin_marku@yahoo.com, tel: 0693238786 / 0682737989
Web: www.pajtimi.com
M E M O R A N D U M
DT. 9 Maj 2025
Drejtuar Fuqive të Mëdha
me rastin e 80 vjetorit të fitores mbi Nazizmin dhe planeve për një rend të ri botëror
Mbi dëmshpërblimin e shqiptarëve dhe bashkimin e tyre në BE
Miratuar në TAKIMIN MBARËKOMBËTAR, më 9 maj 2025, në kryeqendrën e Shtetit të Arbërit, MIRDITË, Gëziq-Ndërfandinë.
Presidentit të SHBA-së, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Donald TRUMP
Presidentit të Federatës së Rusisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Vladimir PUTIN Presidentes së Komisionit Evropian, Shkëlqesisë së Saj të Lartë, Zj. Ursula von der Leyen
Kancelarit të Gjermanisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Friedrich Merz
Presidentit të Turqisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Recep Tayyip Erdoğan Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Keir Starmer
Presidentit të Francës, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Emmanuel Macron
Kryeministres së Italisë, Shkëlqesisë së Saj të Lartë, Zj. Giorgia Meloni
Presidentit Federal të Austrisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Alexander Van der Bellen
Kryeministrit të greqisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Kyriakos Mitsotakis
Presidentit të serbisë, Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Z. Aleksandar Vučić
Presidentit të Malit të Zi, Shkëlqesisë së Tij të Lartë Z. Jakov Milatović
Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Sh. S. L. Zj. Gordana Siljanovska-Davkova
Shkëlqesia Juaj e Lartë
Po ju drejtohemi në 80 vjetorin e fitores mbi Nazizmin, në një moment të rëndësishëm për Evropën e më gjerë, kur kriza botërore, luftërat e planet për një rend të ri botëror po rrezikojnë jetën e njerëzimit me një luftë të re botërore. Rritja e buxheteve ushtarake e pushtimet e territoreve për burime natyrore po e nxisin këtë rrezik. Përparimi i madh teknologjik e shkencor nuk ka asnjë siguri se nuk do përdoret kundër jetës së njerëzimit. Edhe pse natyra ofron burime jetese e mirëqenie për të gjithë, shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe po shkon drejt shkatërrimit bashkë me njeriun.
Miliona njerëz në botë vazhdojnë të vriten për interesat e sundimtarëve, të tjerë vuajnë nga shfrytëzimi skllavërues dhe paguhen vetëm sa për të mbijetuar. Kapitalizmi po shfaqet më mizor se rendi skllavopronar, më i padrejtë se Nazizmi e Komunizmi. Shteti dhe feja nuk kanë mundur të sjellin paqen e lumturinë e njerëzimit sepse nuk kanë krijuar sistemin e duhur për mbrojtjen e jetës e të natyrës. Ato janë përdorur nga sundimatrët si mënyrë jetese e pasurimi. Demokracia dhe Shteti i së Drejtës mbeten demagogji, nuk janë në shërbim të qytetarit, paqes e lumturisë së njerëzimit por të kapitalistëve që kanë marrë nën kontroll politikën. Kjo ndodh sepse nuk mbretërojnë ndërgjegja e arsyeja, e drejta dhe drejtësia, por egoja për pushtet e para, që po derdh lumenj gjaku e rrënon jetën e popujve.
Një rend i ri botëror që i përket civilizimit të ardhshëm duhet të ngrihet por kërkohet një Sistem I së drejtës, i paqes dhe lumturisë, i dashurisë dhe jetës së vlefshme në këtë natyrë dhe tokë të begatë për të gjithë. Shoqëria e ka eksperimentuar dhe krijuar modelin e sistemit të së drejtës, po ai është izoluar e mbajtur jashtë vemendjes së njerëzimit sepse nuk u ka interesuar sundimtarëve që kanë udhëhequr në mënyrë mizore në të gjitha kohërat. Sistemi i së Drejtës u eksperimentua e u realizua për 800 vjet në MESDHE, me ShtetiN e Arbërit, pa ushtri, polici e burgje, pa taksa e protesta, por vetëm me ndërgjegje e drejtësi. Punët në komunitet ishin vullnetare e kontributet sipas mundësive. Në sistemin e ri nuk duhet të lejojmë një botë me vrasje e armë shfarosëse, as të një shoqërie me burgje e qytetarë skllevër që shfrytëzohen nga punëdhënësit e të pasurit. Është në nderin e udhëheqësve të sotëm që të hapin rrugën e Epokës së Re të civilizimit për sistemin e së drejtës, të paqes e lumturisë kundër shfrytëzimit barbar të njeriut prej njeriut, rrënimit të jetës së popujve e të natyrës.

Të nderuar Shkëlqesinj të Lartë
Tragjeditë e luftës së parë e të dytë botërore erdhën si pasojë e konflikteve mes Fuqive të Mëdha në kurriz të popujve të pafajshëm të Ballkanit, veçanërisht të shqiptarëve, të cilët i ndanë padrejtësisht në 5 shtete, edhe pse historikisht janë njohur si komb i së drejtës e paqëdashës. Dëmi i shkaktuar nga kjo ndarje ishte jo vetëm ekonomik, por dhe genocid i dhimshëm, mohim i prejardhjes e tjetërsim i territoreve. Akoma më i madh është dëmi i shkatërrimit të civilizimit të tyre, Shtetit 800 vjeçar të Arbërit, shteti i parë laik në botë, unikal i së drejtës. Perandoritë bizantine, sllave e otomane, e njohën dhe e respektuan këtë shtet, me marrëveshje qindra vjeçare, për të mos i prekur jo vetëm territorin ku ai u themelua, MIRDITËN, por dhe influencën që ushtronte në gjithë Arbërinë për mbrojtjen e demokracisë, gjuhës, zakoneve, fqinjësisë së mirë e vëllazërisë ndërfetare. Për këtë arsye Papa Françesku planifikoi vizitën e tij të parë tek shqiptarët, dhe bekimin për një familje përfaqësuese me tre breza e zgjodhi pikërisht nga kryeqendra e Shtetit të Arbërit, në Gëziq–Ndërfandinë, Mirditë, ashtu siç bëri dhe Perandori Austriak Franc Jozef në vitin 2014.
Ky memorandum përcillet nën statusin juridik të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, që u themelua në vitin 1990 nga akademikët dhe intelektualët më në zë, me qëllim ruajtjen e paqes, bashkëjetesës e vëllazërisë ndërfetare si dhe për të parandaluar konfliktet që lindën bashkë me pluralizmin politik mbas rënies së sistemit komunist. Komiteti punon për integrimin e shoqërisë shqiptare në Bashkimin Evropian dhe është përballur vazhdimisht me rrymat që e minojnë këtë proces, ashtu si dhe paqen, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Në vitin 1997, misionarët e pajtimit ishin faktori kryesor që ndaluan
mijëra djem nga veriu për të shkuar e luftuar në jug, ku politikanët nxitën konflikte e gjakderdhje duke lënë 3000 të vrarë. Një vit më vonë ky komitet kërkoi zgjidhjen me rrugë paqësore të pavarësisë së Kosovës duke theksuar se fitorja me luftë nuk do sjell kurrë paqe. Edhe pse kërkesa u pranua nga Presidenti i Serbisë si dhe Franca e shumica e vendeve perëndimore, u abandonua nga rrymat që kërkonin luftë, trafikim armësh dhe gjakderdhjen midis shqiptarëve dhe Serbëve. Komiteti është i pavarur dhe nuk influencohet në idetë e tij sepse punon mbi baza vullnetare. Komiteti nuk është mbështetur financiarisht as nga Qeveria Shqiptare, as nga ambasadat apo donatorët e tjerë perëndimorë e lindorë, as nga USAID, SOROS, BE, etj. Komiteti ka bashkëpunuar vullnetarisht me Departamentin e SHBA-së dhe falenderon ambasadorin e SHBA-së z. James F. Jeffrey, që i deklaroi qeverisë shqiptare se Departamenti i Shtetit i SHBA-së mbështet strategjinë e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar për aplikimin e traditës në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Nëse nuk do ishte ky komitet sot do kishim mbi 100 mijë shqiptarë të vrarë. Të dhënat janë bërë të ditura edhe më parë me Parashtrimet e Pleqësisë së Lartë, dërguar institucioneve të Shtetit Shqiptar, Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun. Ato mund ti gjeni të botuara edhe në faqen e internetit www.pajtimi.com, seksioni Arkiva 2024, dhe Activities.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ju fton si udhëheqës botëror, në këtë moment të rëndësishëm për paqen, që të vlerësoni situatën aktuale të njerëzimit dhe të merrni përgjegjësi për dëmshpërblimin e Shqiptarëve që u ndanë padrejtësisht në pesë shtete nga Fuqitë e Mëdha. Ky komitet i ka kërkuar here pas here Komisionit të Bashkimit Evropian të shohë me përparësi mundësinë e kompensimit të dëmit të shkaktuar ndaj shqiptarëve nëpërmjet financimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mjedis, në të gjitha shtetet që kanë territore shqiptare, sepse kështu do të përfitojnë edhe kombet e tjerë të Ballkanit. Këto kërkesa nuk janë vlerësuar dhe shqyrtuar nga Bashkimi Evropian e Komuniteti Ndërkombëtar, as nga politika shqiptare. Fuqitë e Mëdha, që kanë qenë pjesë e vendimmarrjeve në dëm të shqiptarëve, duhet ta shohin me përgjegjësi kthimin e këtij dëmi e bashkimin e shqiptarëve rreth vlerave të tyre shtetformuese në shërbim të përparimit ekonomik e integrimit në BE. Kjo arrihet lehtësisht duke ulur shpenzimet për armë e luftra e rritur investimin për paqen, mirëqenien e përparimin në gjithë territorin e Ballkanit.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është kundër çdo nxitje të nacionalizmit por kërkon qëndrim të drejtë të Fuqive të Mëdha e Bashkimit Evropian ndaj shqiptarëve. Shqiptarët sot janë të ndarë në 6 shtete të Ballkanit, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, në Malin e Zi dhe në Greqi. Ata janë rreth 13 milionë por më shumë se gjysma kanë ikur nga Ballkani për shkak të shtypjes e skllavërimit. Gjuha e tyre është gjuha shqipe, degë më vehte e familjes indoevropiane. Janë njohur si Arbër, pasardhës të Ilirëve në
brigjet e deteve Adriatik e Jon. Shteti i tyre i pare, Shteti i Arbërit, është themeluar në territorin ILIR të PIRUSTËVE, i pasur në bakër e flori, në Mirditë, pike e mesme e territorit Arbëror nga Arta deri në Mitrovicë e nga Igumenica në Ulqin. Që nga periudha e Mbretëreshës së tyre Teuta, 300 vjet para Krishtit, ruajnë festat pagane e adhurimin për paqen e natyrën. Janë komb i kulturës së ligjit dhe i shtetit të së drejtës, siç ishte Shteti i Arbërit, pa ushtri, polici e burgje, Pa taksa e Protesta, vetëm me ndërgjegje e drejtësi për qindra vjet. Arbërorët, edhe pse i përkisnin kulturës pagane, e mirëpritën apostullin Pal, në vitet 40 – 60 të erës sonë, kur ai u foli atyre mbi
sakrificën e Jezu Krishtit për drejtësisnë si dhe qëndrimin e nënës së tij Maria që nuk iu nënshtrua torturave por qëndroi në krah të të birit deri në momentin e fundit të jetës së tij. Arbërorët paganë pranuan ndërtimin e kishave për Jezusin, sepse ai u sakrifikua për të drejtën, ndërsa Shën Marinë e konsideruan simbol të dashurisë dhe sakrificës së nënave, vajzave e bashkëshorteve të tyre. Siç lejuan ndërtimin e kishave katolike e ortodokse, ata pranuan ngritjen e xhamive në shekujt e sundimit ottoman duke kërkuar që feja islame, ashtu si fetë e tjera, të zbatonte ligjet e zakonet Arbërore. Për 800 vjet të sundimit të tij, Shteti i Arbërit mbrojti, si asnjë shtet tjetër në botë, demokracinë, lirinë e fjalës e të pronës, barazinë para ligjit pa dallime race, feje, gjinie apo hierarkie në shoqëri, ndërtoi vëllazërinë ndërfetare dhe inkurajoi martesat midis qytetarëve me fe e kombësi të ndryshme. Natyra, qielli dhe toka ishin të shenjta e të paprekshme. Banorët e kryeqendrës së Arbërit, në Mirditë, edhe sot betohen vetëm për Qiellin e Tokën. Është në interes të së ardhmes së Ballkanit, Evropës e gjithë njerëzimit, që të kenë model frymëzimi Shtetin e Arbërit.
Vendimi i parë, për mosnjohjen e Kombit Shqiptar nga Fuqitë e Mëdha, u muar në traktatin e Shën Stefanit, mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane, më 3 mars të vitit 1878, i cili e mohoi Kombin Shqiptar si subjekt të drejtash politike, dhe shumica e trojeve shqiptare iu dhanë shteteve sllave e ortodokse ballkanike. Territoret e tjera shqiptare u lane nën kontrollin e Perandorisë Osmane me përjashtim të Mirditës, territorit të Shteti të Arbërit. Mohimi i Kombit shqiptar u përsërit edhe në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878, që u mblodh me iniciativën e 6 Fuqive të Mëdha: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia, nën drejtimin e Kancelarit Gjerman, Otto Bismark. Fuqitë e Mëdha kishin ftuar në këtë Kongres për të paraqitur pretendimet e tyre shtetet si Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania e Mali i Zi, por jo shqiptarët. Kërkesat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit e princit të Mirditës për njohjen e kombit shqiptar dhe territoreve të tij nuk u pranuan, siç ndodhi edhe në Konferencën e Londrës, 17 dhjetor 1912 – Janar 1913, e cila la më shumë se gjysmën e territoreve shqiptare në favor të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë (së Veriut). Në Konferencën e Jaltës, që u mbajt me dt, 4 – 11 shkurt 1945, nga tre Fuqitë e Mëdha, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA, u vendos përsëri që shqiptarët të mbeten të ndarë në pesë shtete. Kërkesa e SHBA-së që në këtë takim të ishin dhe shtetet e vogla, si Shqipëria etj, u refuzua nga udhëheqësi i Rusisë. Shqipëria egzistonte si shtet vetëm në sajë të mbrojtjes së SHBA-së. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe kombi shqiptar i janë mirënjohës Perandorit Franc Jozefi të Austro- Hungarisë, i cili thirri, në vitin 1914, princërit shqiptarë për tu bashkuar kundër padrejtësisve. Me largpamësi Perandori urdhëroi vendosjen e trupave ushtarake përreth territoreve të Mirditës, kryeqendrës së Shtetit të Arbërit dhe financoi ringritjen e Kishës së Shën Marisë së Arbërit në Gëziq, Mirditë, duke vendosur stemën dhe mbishkrimet arbërore në muret e Kishës për ti ruajtur si dëshmi për brezat, të cilat sot gjenden në Muzeun Historik Kombëtar.
Për 145 vjet, që nga traktati i Shën Stefanit, 1878, vendimet e Fuqive të Mëdha u sollën shqiptarëve dëme ekonomike e fizike që shkojnë në triliona dollarë, por asnjëherë nuk është trajtuar ky dëm. Asnjë kontribut nuk është dhënë për të lehtësuar shqiptarët që u sakrifikuan për paqen e Evropës dhe kurrë nuk cënuan fqinjësinë. Gjatë kësaj periudhe Fuqitë e Mëdha kanë shpenzuar qindra triliona dollarë për luftra e armatime, por për shlyerjen e dëmit ndaj shqiptarëve asnjë qindarkë. Dëshmitë janë në arkivat e kancelarive të Fuqive të Mëdha që duhet të hapen për të parë të vërtetën dhe analizuar dëmet.
Për sa më sipër kërkojmë që nga buxheti prej qindra trilionë dollarë i Fuqive të Mëdha për luftra e armatime, të zbritet një fond minimal, prej një trillion, për rehabilitimin e vendeve të Ballkanit, me prioritet shtetet që kanë territore shqiptare si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, pa përjashtuar Bosnjë–Hercegovinën. Kështu do të ngremë besimin se Rendi i ri Botëror do bëhet për Paqen. Ky buxhet të planifikohet me investime në infrastrukture, mjedis, shëndetësi dhe edukim, si dhe për mbrojtjen e demokracisë, drejtësisë dhe shtetit të së drejtës sepse drejtësia po vuan bashkë me popujt nga dhunimi i politikës. Gjykatat në Ballkan nuk kanë burimet e mjaftueshme njerëzore e financiare dhe janë lënë qëllimisht pas dore nga politika. Kjo ka sjellë mbingarkesat duke i detyruar gjykatat të shtyjnë vendimet për vite të tëra e të mos japin drejtësinë. Reforma në Drejtësi, e mbështetur nga SHBA e BE në këto vende, është vënë në shënjestër për ta asgjësuar sepse Gjykatat Kundër Korrupsionit e Prokuroritë Speciale kanë vënë nën hetim edhe personalitete të larta të politikës. Evropa dhe gjithë Komuniteti Ndërkombëtar duhet të shohë se problemi kryesor që ka dëmtuar demokracinë janë partitë politike të cilat janë bërë private e nuk mbajnë përgjegjësi para ligjit si çdo individ e organizatë tjetër. Ato duhet të gjykohen si çdo individ, shoqatë, apo grup kriminal që mashtron dhe e grabit popullin si dhe e çon në konflikte tragjike. Partitë politke në Ballkan po shfaqen si grupe të sofistikuara të krimit të organizuar për rrëzimin apo mbajtjen e pushtetit me qëllime përfitimi e sundimi.
Mendojmë që ky Plan të monitorohet nga BE, SHBA, Gjermania, Austria, Turqia, Rusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Shpërndarja e fondeve të bëhet sipas numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendeve përfituese, pavarësisht nga numri i popullsisë shqiptare që kanë në territoret e tyre. Nëpërmjet këtij plani mund të krijohet simbolikisht “Federata e Arbërit”, duke hequr doganat mes shteteve me territore shqiptare, e aty të vendoset stema dhe flamuri i Arbërit, krahas flamurit Evropian e shtetëror të këtyre vendeve. Për të mos prishur vijat kufitare egzistuese, të krijohen asociacionet shqiptare në Malin e ZI, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, sipas modelit të asociasionit serb në Kosovë. Tek shtetet e Ballkanit që i përkasin “Federatës së Arbërit’’, institucionet e drejtësisë dhe kontrollit të territorit të jenë pjesë integrale e Bashkimit Evropian dhe të monitorohen prej tij. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian të bëhet deri në vitin 2030 sëbashku me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Bosnjë-Hercegovinën. Gjatë kësaj periudhe është e nevojshme të përgatitet Kushtetuta e këtij Bashkimi që garanton të ardhmen dhe nuk lejon shpërbërjen e tij. Është e nevojshme të riktheksojmë se Shteti i Arbërit është modeli më i mire për tu promovuar në Ballkan e më gjerë për demokracinë. Demokracia e Kuvendet e Arbërit ishin gjithëpërfshirëse dhe vullnetare. Të gjitha ligjet në Shtetin e Arbërit miratoheshin brenda tre ditësh dhe diskutoheshin sëbashku me të rinjtë, grate, fëmijët, barinjtë, artizanët, tregtarët, punëtorët dhe bujqërit. Vendimet e gjykatave shqyrtoheshin, në të gjitha shkallët, brenda një muaji dhe zbatoheshin me ndërgjegje nga i penalizuari. Ligjet e rregullat e jetës në komunitet e në familje mësoheshin që në fëmijëri. Shpesh here ato shkruheshin në pllaka guri e druri në anë të rrugëve e banesave publike që të rikujtoheshin nga qytetarët. Gjykatësit, prijësit dhe administratorët nuk mund të kishin asnjë përfitim me përjashtim të benefiteve të shkruara në ligj e të përcaktuara nga populli. Nëse konstatohej përfitim i padrejtë, ndëshkimet ishin të rënda e zbatoheshin me vetëburgim (ngujim), konfiskim i pronës, djegie e shtëpisë, përzënie nga vendbanimi, detyrim i shlyerjes së shumëfishtë të dëmit, etj. Në demokracinë e Shtetit të Arbërit udhëhiqte populli e jo
individi. I zgjedhuri zbatonte detyrat e vëna nga populli. Liria, barazia, dinjiteti dhe të drejtat e njeriut prevalonin mbi gjithçka. Pasurimi nga shfrytëzimi i punëtorëve e puna e papaguar kishte pasojat më të rënda. Barazia gjinore e sociale si dhe vëllazëria ndërfetare ishin të shenjta. Protokollet e ceremonive publike, deri tek ajo mortore, ishin të thjeshta dhe të barabarta, si për prijësit e gjykatësit ashtu dhe për punëtorët, mjeshtrit e bujqërit. Çdo ceremoni e tepruar braktisej duke i kthyer shpinën. Një mesazh të tillë dha dhe Papa Francesku me porositë për një varrim të thjeshtë dhe dhurimin e pasurisë për të burgosurit e të sëmurët.
Shkëlqesia Juaj Z. Friedrich Merz. Kombi Gjerman pësoi fatkeqësi të mëdha nga ideologjia nacionaliste ashtu si popuj të tjerë që vuajnë nën sundimet fetare. Gjermania ka rol të rëndësishëm në përparimin e Bashkimit Evropian dhe paqen në botë. Kontributi Juaj paraqet interes për promovimin e vizionit të Shtetit të Arbërit përpara rendit të ri botëror, me qëllim paqen e lumturinë e njerëzimit. Për realizimin sa më efikas të planit për Ballkanin, propozojmë të ngrihet një Komision Ndërkombëtar, në Bashkinë Mirditë, kryeqendra e Shtetit të Arbërit, e cila të luajë rolin simbolik të “Kryeqendrës së Federatës së Arbërit”. Në shenjë mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa të cilat nuk do egzistonte kombi shqiptar as Shqipëria e sotme, propozojmë që President Nderi i këtij komisioni të jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministi i Shqipërisë, i Kosovës dhe Kryetari i Bashkisë së Mirditës të marrin pjesë në çdo mbledhje të këtij komisioni dhe të paraqesin planin e nevojshëm të investimeve dhe organizimeve për territoret shqiptare. Banka për derdhjen e fondeve të këtij plani të ngrihet në Bashkinë Mirditë. Në atë bankë, qeveria shqiptare, në shenjë mirënjohje dhe detyrimi ndaj popullit të Mirditës, të kalojë sasinë e arit të Republikës së Shqipërisë, që është prodhuar me sakrifica nga familjet e Mirditës, pa asnjë përfitim nga shteti shqiptar, por të persekutuara nga sistemi komunist për idetë që kishin mbi barazinë, drejtësinë dhe Shtetin e së Drejtës. Shteti shqiptar e ka detyrim të kompensojë dëmin që i shkaktoi Mirditës, kryeqendrës së Shtetit të Arbërit, duke e ndarë në 6 rrethe për të dobësuar oponencën politike të këtij populli ndaj diktaturës e keq-qeverisjes. Është detyrë e qeverisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë të marrin përsipër kordinimin për realizimin e këtij plani largpamës për integrimin e Ballkanit në një të ardhme të lumtur në BE. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka idetë të qarta se si ky plan do sjellë integrim të shpejtë e përfitime në të gjitha vendet e Ballkanit si dhe marrëdhënie vëllazërore mes qytetarëve të këtyre vendeve, sepse Shteti i Arbërit ka pasur lidhje të forta bashkëpunimi me Greqinë nëpërmjet Ali Pashë Tepelenës e familjeve mirditore të Himarës. Me Malin e Zi e Serbinë lidhej nëpërmjet Peshkopëve e Krajlëve që kanë dhuruar donacione të herëpasherëshme për ndërtimin e katedraleve e manastireve në kryeqendrën e Shtetit të Arbërit, Gëziq- Ndërfandinë, ashtu si me Maqedoninë e Veriut, banorët e së cilës kanë ngritur me kontributet e tyre Kishën e Progonit si nderim e mirënjohje ndaj themeluesit të Shtetit të Arbërit, prijësit Progoni.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, dëshiron të sjellë në vëmendje të Shkëlqesisë së tij të Lartë, Z. Donald Trump, letrën që iu dërgua para se të zgjidhej President, ku u theksua se ishte Shë Maria e Arbërit ajo që mbrojti jetën e Tij e të popullit të Amerikës nga lufta civile. Jemi përsëri të bindur se është Shën Maria e Arbërit që e ftoi të ulej me Presidentin Zelensky tek Kisha e Shën Pjetrit në Vatikan, ku gjithë njerëzimi pa një takim shumë domethënës. Shën Maria e Arbërit e ka ftuar Presidentin Trump të bëjë dhe një foto shumë të bukur me veshjen e Papa Françeskut, që ta kujtojë Papën sa here të marrë vendime
për emigrantët, për të dënuarit që do vuajnë në burgje e për popujt që do përfshihen në luftëra. Gjithashtu ky komitet i kërkon Shkelqesisë së Tij, z. Vladimir Putin, shkëlqesisë së Saj, znj. Ursula von der Leyen dhe shkëlqesisë së tij, Z. Friedrich Merz, që të ulin buxhetin ushtarak e zhdukin armët bërthamore në Rusi e në Evropë, se Evropa e Rusia janë një kulturë e një qytetërim e smund të shpallin armiqësi mes tyre. Populli Rus dhe gjithë popujt e botës do e mbështesnin këtë vendim. Me buxhetin për Ballkanin e shqiptarët, Rusia le të ndërtojë një autostradë e linjën hekurudhore nga Moska në Beograd deri në në Ulqin sepse Deti Mesdhe është jo vetëm për Shqiptarët, Grekët, Malezezët e Kroatët, por edhe për Serbët e Rusët që i kanë dhënë jetë historisë së kontinentit Evropian me krijimtarinë gjeniale në art, kulturë e shkencë. Shkëlqesia e tij e Lartë, z. Recep Tayyip Erdoğan, si President i Turqisë, që mban mbi supe peshën e rëndë e me shumë përgjegjësi për paqen midis lindjes e perëndimit është nën vështrimin e shpresën e gjithë Shqiptarëve për të negociuar në realizimin e këtij plani. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ashtu si gjithë njerëzimi e vlerëson kontributin e madh të kombit Turk për mbrojtjen e paqes e të drejtave të kombeve kudo në botë dhe i beson z. Erdogan.
Shkëqesia Juaj e lartë:
Duke ditur që Populli i SHBA-ave, Rusisë, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Austrisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë u ka besuar detyrën e udhëheqësit, ju sigurojmë se Shën Maria e Arbërit, Shën Maria e gjithë njerëzimit, e paqes dhe e vëllazërimit për të gjitha kombet e fetë, do tju ndihmojë në këtë plan. Ajo u tha shqiptarëve ta bënin Shtetin e Arbërit pa ushtri, polici e burgje dhe ata e bënë për 800 vjet. Ajo u tha të mos i dërëzonin hebrejtjë dhe ata nuk i dorëzuan. Ajo u tha ta donin fenë islame dhe ata vazhdojnë ta duan. Ajo është në zemrën e të gjithë shqiptarëve myslimanë si dhe emri më i përmendur në të gjitha librat e shenjtë e çdo gjë që po ndodh me njerëzimin është kundër vullnetit të saj. Ajo do ua japë Ju bekimin e gjithë udhëheqësve të njerëzimit për rendin e ri botëror, sepse njihet si Shën Maria e së Drejtës.