00355 68 27 37 989 gjin_marku@yahoo.com

Kosova

Bashkejetesa Shqiptaro – Serbe / Albanian – Serb Cohabitation

Në prag të 1 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Një letër që zë vend mbas 10 vjetësh por nuk u pranua para luftës.

Letra e mëposhtëme iu dërgua deputetëve të Shqipërisë dhe të parlamentit të Jugosllavisë me 23 qershor të vitit 1998 me synim zgjidhjen pa luftë të konfliktit mbi pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Jugosllavisë dhe dipllomacian franceze reaguan të parat në mbështetje të idesë. Por debati duhej të fillonte nga Parlamenti Shqiptar. Edhe kryesia e parlamentit shqiptar me pjekuri e vendosi atë para deputetëve shqiptar duke kërkuar debat. Fatkeqësisht të gjithë deputetët e anashkaluan atë. I vetmi person që u ngrit për të hapur debatin ishte deputeti Limoz Dizdari i cili nuk u përkrah nga asnjë diskutant tjetër. Mungesa e përgjegjësisë dhe angazhimit solli një vit më vonë vetëm luftë e viktima nga të dyja palët. Tashmë zgjidhja është po ajo që kërkuam para luftës. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Redaksia revistës Ligji dhe Jeta e panë të nevojshme tapublikojnë këtë letër edhe si homazh për ata që ranë në këtë luftë dhjetë vjet më parë.

On the verge of the first anniversary of Kosovo’s Independence

A letter that is still timely after 10 years but was not accepted before the war.

The following letter was sent to the members of the Albanian and Yugoslavian Parliaments on June 23rd 1998 aiming the warless resolution of the conflict about the independence of Kosovo. The president of Yugoslavia and the French diplomacy were the first to react in support of the idea. However the debate should have started by the Albanian Parliament. Also the chairmanship of the Albanian Parliament, with maturity, put the letter in front of the members of the parliament asking for a debate about it. Unfortunately all the members avoided it. The only member that tried to raise a debate was Mr. Limoz Dizdari, who was not supported by any other discusser. The lack of responsibility and commitment, a year later brought only war and victims for both parties. Now the solution is what we were asking for, before the war started. Committee of Nationwide Reconciliation and the staff of Magazine “Law and Life” considered it necessary to publish this letter also as a homage for the people that lost their lives in this war ten years ago

Mbi krijimin e fondit të përhershëm të Shqipërisë për arsimin e kulturën në Kosovë>

Tiranë më 31 Tetor 2008


LËNDA: Mbi krijimin e fondit të përhershëm të Shqipërisë për arsimin e kulturën në Kosovë

Dërguar : Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Kuvendit të Shqipërisë
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Te nderuar Shkëlqesijë,

Siç jeni në dijeni, Kosova, me fillimet e saj si shtet po kalon vështirësi të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Me rastin e vizitës së Presidentit Sejdiu në Tiranë, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e konsideron të arsyeshme t’ju propozojë marrjen e një vendimi në Kuvendin e Shqipërisë për mbështetje konkrete ndaj Kosovës.

Edhe pse Konferenca e Donatorëve është shprehur për akordimin e ndihmës së shpejtë ndaj Kosovës, ajo nuk është aspak e mjaftueshme e Shqipëria nuk mund të rrijë mënjanë duke u mjaftuar me lobimet për njohjen e pavarësisë apo disa takime protokollare mbi bashkëpunimin.

Edhe për shumë vite Qeveria e Kosovës do ketë vështirësi të jashtëzakonshme ndaj është obligim që Shqipëria të miratojë themelimin e një fondi të përhershëm për të lehtësuar sadopak barrën e rëndë të Qeverisë Kosovare në këto vite, veçanërsiht për arsimin e kulturën.

Shqipëria tashmë e ka nivelin ekonomik për të përballuar pa vështirësi një grant të përvitshëm prej 50 milion Eurosh për Kosovën. Ky do ishte një gjest inkurajues edhe për vendet donatore që ende nuk i kanë derdhur kontributet. Ky fond do ishte jo vetëm për çështjen e arsimit e kulturës Shqiptare, por edhe për pakicat etnike e do ndikonte në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndërmjet tyre, veçanërsiht midis serbëve dhe shqiptarëve.

Ju propozojmë që ky projekt të shtrohet për diskutim dhe miratim në Kuvend gjatë dy ditëve të vizitës së Presidentit të Kosovës në Shqipëri.

Pranoni ju lutemi shprehjen e konsideratës më të lartë

Për Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.

Gjin Marku
Kryetar