KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23
Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com
Fjala e Z. Gjin Marku
Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar
në Kongresin e Tretë të Misionarëve të Pajtimit
Tiranë, më 30 Mars 2009
I nderuar z. President!
Të nderuar Përfaqësues të pushtetit dhe ambasadorë të vendeve mike!
Të nderuar misionarë të Pajtimit kombëtar, miq e të ftuar!
Kongresi i Tretë i misionarëve të pajtimit kombëtar mblidhet në një moment historik për Shqipërinë. Më 4 prill Shqipëria ështe anëtare e NATOS, aleancës më të fuqishme të lirisë që ka njohur historia e njerëzimit. Ky eveniment është në radhë të parë meritë e popullit shqiptar, e përpjekjeve të pareshtura shekullore për liri e pavarësi, është shprehje e shpirtit thellësisht perëndimor të popullit shqiptar, e orientimit të tij të palëkundur drejt vlerave të civilizimit perëndimor, drejt vlerave të lirisë, paqes e prosperitetit. Përfitoj nga ky moment të përshëndes, në emrin tuaj, qeveritë e vendeve të BE-së dhe SHBA-së të cilat i vlerësuan këto përpjekje të popullit shqiptar, dhe morën vendimin unanim për ta bërë Shqipërinë pjesë të Shtëpisë së Lirisë.
U bënë dy dekada që misionarët e Pajtimit veprojnë në të gjithë hapësirën shqiptare, në qytete e fshatra, për ti thënë ndal fenomenit të gjakmarrjes dhe krimit duke punuar pa u lodhur për të predikuar paqen, toelerancën, mirëkuptimin dhe për të promovuar vlerat më të mira që shqiptarët i kanë ruajtur në vite.
Në Shqipërinë mbaskomuniste fatkeqësisht krimi ndaj jetës së njerëzve, ndaj pasurisë, ndaj familjes dhe vlerave themelore të njeriut ka marrë përmasa të frikshme. Shteti në periudhën e mbasdiktaturës është gjetur krejtësisht i papërgatitur për të reaguar ndaj krimit të pasuruar me fenomene të panjohura më parë nga shqiptarët. Shqipëria si një vend në zhvillim është ballafaquar me forma të reja të krimit, si droga, prostitucioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi ekonomik.
Misionarët e Pajtimit Kombëtar, që në pjesën më të madhe të tyre vijnë nga familje të shquara fisnike, janë ballafaquar me këtë fenomen duke parë se shteti në pjesën më të madhe të rasteve është i pafuqishëm për të përballuar këtë gjendje. Ata janë angazhuar me ndërgjegje e vullnetarisht duke punuar në kushte shumë të vështira për të minimizuar krimin ndaj jetës së njeriut dhe pronës së tij. Ne nuk mund ta fajësojmë popullin për gjakmarrjen as ta konsiderojmë kët fenomen si një ëështje e barbarizmit shqiptar sië duan ta paraqesin disa. Nuk është as niveli i ulët arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar në zonat e thella ajo që e bën jetëgjatë Kanunin dhe gjakmarrjen për shqiptarët. Mungesa e shtetit efektiv ligjor e imponon veprimtarinë e tij edhe në ditët e sotme si në fshat edhe në qytet. Shqiptarët janë qeverisur në shekuj nga e drejta e tyre zakonore, e cila identifikohet sipas emrit të princit të famshëm të Mesjetës Lekë Dukagjinit. Kjo Kushtetutë e pashkruar, e mbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeëovi, ka luajtur një rol parësor e të pazëvendësueshëm në jetën e popullit shqiptar përballë pushtuesve të huaj, në mbrojtjen e nderit, dinjitetit e familjes shqiptare.
Kanuni u mallkua dhe u anatemua nga Diktatura komuniste duke u sulmuar në vlerat më të mira të tij, për arsyen e vetme sepse ishte i papajtueshëm me ideologjinë komuniste që e zhvesh njeriun nga besimi tek Zoti, nga prona dhe dinjiteti. Latinët e lashtë kanë një shprehje : ë Ku është shpirti i Zotit, aty është Liriaë. Urdhëri i parë që jep Perëndia është ëMos vra!ë. Pikërisht ndaj këtij fenomeni kriminal është e përqëndruar puna e misionarëve të Pajtimit. Nëse në europën e sotme moderne është hequr dënimi me vdekje kjo ka ardhur pikërisht nga respektimi i parimit të shenjtë: ëJetën ta jep vetëm Zoti dhe vetëm ai mund të ta marrë.
Vetëgjyqësia vjen për faktin se shqiptarët nuk kanë besim te shteti. Fakti që shqiptarët i drejtohen Kanunit të tyre dhe vetëgjyqësisë nuk do të thotë se ata janë barbarë dhe të pacivilizuar. Ata iu kthyen Kodit të tyre të lashtë për faktin se ligji dhe shteti nuk kanë qenë asnjëherë në gjendje të garantojë jetën dhe pronën e njeriut, këto dy vlera të pacënueshme për ëdo popull të civilizuar. është paradoksale që edhe sot pas njëzet vitesh shqiptarët nuk marrin dot pronën e tyre, sepse ligji 7501 mbi tokën, i miratuar nga dy forcat kryesore politike, e ka tjerësuar atë, me qëllimin e përfitimit të saj nga pushtetarët dhe ligjvënësit.
Në të Drejtën Zakonore Shqiptare thuhet: Eshtrat e varrit dhe guri i kufinit janë të barabartë para Kanunit. Shqiptarët jo vetëm se nuk dinë kufijtë e pronave të tyre, por shohin tëiu grabiten qindra hektarë nga pushtetarët e të huajt.
Misionarët e Pajtimt Kombëtar në të gjithë punën e tyre u kanë bërë thirrje personave në hasmëri që të respektojnë shtetin ligjor dhe të kenë besim te drejtësia shqiptare. Nëse sot qindra familje në konflikt nuk i drejtohen shtetit, por gjykimit të Kanunit, kjo ndodh sepse ata nuk kanë gjetur drejtësi.
Katastrofa e vitit 1997, ku shteti u shemb dhe qindra mijëra armë ranë në dorën e popullit e të bandave krimianle, shkaktuan në Shqipëri mijëra viktima të pafajshme. Me gjithë kërkesat tona të pësëritura, drejtuar qeverisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare, për hetimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve të kësaj masakre, akoma askush nuk është vënë përpara drejtësisë. Sot në fillimin e mijëvjeëarit të ri, ka qindra familje të ngujuara nga gjakmarrja, në qytet e në fshat.
Misionarët e Pajtimit Kombëtar kanë arritur të shpëtojnë nga hakmarrja e sigurtë mijëra persona ndërsa qindra familje të ikura nga gjakmarrja në vendet e BE-së kemi mundur tëu sigurojnë strehim politik dhe të bëjnë bashkim familjar.
Ne kemi patur në këto vite vetëm mbështetjen dhe mirënjohjen e njerëzve të thjeshtë dhe ndihmën e punonjësve të policisë. Ne jeni të bindur se një shtet i cili nuk mbron dot jetën e policëve të cilët punojnë me përkushtim për ruajtjen e rendit nuk mund të mbrojnë dot jetën e qytetarit të thjeshtë. Ne jemi për shtetin ligjor të së drejtës, por konstatojmë me keqardhje se Kanuni po fiton gjithmonë e më shumë terren.
Pa shtetin e së drejtës dhe pa një drejtësi të pavarur e të aftë në luftën kundër krimit Shqipëria nuk mund të bëhet kurrë një shtet europian e ajo do të ketë gjithmonë të rrezikuara lirinë, jetën dhe sigurinë e saj.
Megjithë vështërsitë e jashtzakonshme në të cilat ne punojmë, megjithëse nuk jemi të mbështetur nga shteti as nga donatorët, ne nuk do të ndalemi në punën tonë, sepse jemi të bindur se jo krimi e korrupsioni, por demokracia dhe shteti i së drejtës do ta thonë fjalën e fundit.
Unë kam besim se shoqëria civile shqiptare, mediat dhe vendet tona mike do të na ndihmojnë në misionin tonë fisnik dhe në qëllimet tona për të afruar Shqipërinë sa më shpejt drejt Bashkimit Europian dhe për ta futuar atë në gjirin e popujve të civilizuar. Ky është edhe qëllimi i këtij kongresi i cili kërkon të shtrojë para shtetit e shoqërisë shqiptare një plan strategjik për eleminimin e hasmërive dhe shuarjen e fenomenit gjakmarrje. Gjakmarrja është një fenomen i vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Ajo është trashëguar në shekuj dhe ka ardhur derin në ditët tona edhe tek popuj të tjerë, prandaj don bashkërendimin dhe hapa të matur nga ëdo shoqëri që e mbart atë.
Në kohën e mbretërisë zogiste, kur u krijua legjislacioni modern dhe Kushtetuta e vitit 1928, shumë norma të Kanunit u përfshinë në këtë ligj themelor të shtetit. Nëse sot shohim të ndodhin krime makabre ndaj jetës së njeriut, nuk mund të themi se është Kanuni që vret. Sepse këto krime, duke qenë kundër të gjitha rregullave dhe noramve kanunore, nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtën tonë zakonore.
Në dhjetëra raste, personi që ka dashur të marrë gjak, ka vrarë pa asnjë faj persona të tjerë të pafajshëm, ka dhunuar kufomën, e ka larguar nga vendi i krimit, veprime këto të dënuara me rreptësi nga Kanuni. E keqja nuk është tek Kanuni, sepse edhe vetë qeveritarët dhe oragnet e drejtësisë shumë pak njohuri kanë për këtë Kushtetutë të pashkruar, por qëndron tek dorëzimi pa kushte i shtetit dhe i strukturave të tij përballë krimt, te kushtet e mjerueshme ekonomike, në të cilat jetojnë shqiptarët, tek tjetërsimi dhe grabitja e pronës së tyre, tek mungesa totale një shprese për të nesërmen.
Ka njëzet vjet që ne punojmë pa u ndalur kundër gjakmarrjes dhe në mbrojtje të viktimave të pafajshme. Misonarët e Pajtimit Kombëtar kanë arritur rezultate të jashtzakonshme në punë e tyre, duke bërë atë që nuk ka qenë në gjendje ta bëjë shteti. Ne kemi mbrojtur mijëra familje nga gjakmarrja, por beteja kundër krimit është një betejë e përjetshme. Krahas kësaj pune fisnike, kemi denoncuar pareshtur krimin e lidhur me shtetin gjatë këtyre viteve duke qenë të bindur se ai është përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje tek shqiptarët.
Në këtë strategji kemi kushtuar vëmendje të veëantë:
Parandalimit të krimit dhe sensibilizimit të opinionit publik, oragnizmave shqiptare dhe ndërkombëtare
Që në fillim të punës sonë i kemi vënë një rëndësi parësore parandalimit të gjakmarrjes, evdentimit të faktorëve që e nxisin e nxisin gjakmarrjen dhe veëanërsht sensibilizimit të opinionit publik dhe organizmave ndërkombëtare për shkaktarët e kësaj gjendje.
Shqipëria, megjithëse ka resurse të jashtëzakoshme për zhvillimin e saj, është vendi më i varfër i Europës. Varfëria aleati më i madh i krimit. Në periudhën e tranzicionit u grabit në një kohë rekord dhe u tjetërsua gjithë pasuria kombëtare. Kjo bëri që në zonat urbane të ngeleshin me mijëra të papunë. Lëvizja e pakontrolluar demografike drejt qyteteve të mëdha, e shtoi në mënyrë të jashhtëzakonshme papunësinë dhe krimin. Në të gjitha vendet ish komuniste punëtorët janë bërë aksionerë të ndërmarrjeve të privatizuara, kurse në Shqipëri ata që punuan një jetë të tërë nëpër fabrika e uzina, tani mbetën të papunë. Kjo situatë ka bërë që nga Shqipëria të largohen më se një milionë shqiptarë drejt vendeve perëndiomore. Nga statistikat tona del, se krimi është më i madh dhe më i dhunshëm pikërisht në vendet më të varfëra. Kjo ka stimuluar edhe krimin në familje dhe numrin shumë të madh të divorceve, duke lënë në rrugë qindra fëmijë pa përkrahje dhe pa shkollë.
Sot mund të themi pa frikë se krimi e ka sfiduar shtetin e së drejtës. Shqipëria ka një Kushtetutë dhe një legjislacion modern, por këto nuk kanë asnjë vlerë në kushtet kur strukturat e shtetit të ngarkuara me zbatimin e ligjit nuk funksionojnë. Për pjesën më të madhe të konflikteve, qytetarët nuk i drejtohen shtetit të tyre, por Kanunit dhe vetëgjyqësisë. Ata shohin ëdo ditë se iu dhunohet prona, iu rrezikohet jeta dhe shteti është i paaftë për të reaguar. Nëse dikush nga qeveritarët e lartë, me një urdhër arbitrar të merr pronën, do të duhen vite të tëra për të kërkuar të drejtën tënde, në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe në pjesën më të madhe të rasteve, nuk mund ta fitosh pronën e ligjshme. Nëse dikush të vret një pjesëtar të familjes, nuk ke besim të denoncosh në polici, sepse jo vetëm të rrezikohet jeta, por je i bindur se ai do të marrë një dënim minimal.
Besimi i qytetarëve tek politika dhe shteti ligjor është në kuota aq të ulëta, sa pjesa më e madhe e shqiptarëve i ka bojkotuar votimet, duke qenë të bindur se pozita dhe opozita kanë dy dekada që bëjnë një lojë mashtruese në kurriz të tyre. Populli është i bindur se vetëm largimi I mafies nga politika mund të bëjë të mundur që ata të kenë besim tek e ardhmja dhe shteti i tyre. Dhe vetem rikthimi i besimit tek shteti do mund te eleminoje gjakmarrjen dhe Kanunin.
Plani strategjik që po ju parashtrojmë i ka pasqyruar shumicën e këtyre problemeve dhe orienton shoqërinë nga rrugëdalja. Plani është hartuar nga përfaqësuesit e Bordit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Këta kanë pasur përvojën e duhur në trajimin e këtij plani, njohin situatën konfliktuale të viteve të tranzicionit dhe gjendjen faktike në terren. Ky plan paraqet objektivat, synimet, afatet dhe metodolgjinë e realizimit. është Kongresi I Misionarëve të Pajtimit, i cili pasi e shqyrton në Komisionet e posaëme, vendos përfundimisht për miratimin e tij. Ky plan strategjik përfshin bashkëpunimin e ngushtë me organet shtetërore dhe me këshillin Kordionativ kundër gjakmarrjes, që kryesohet nga Presidenti I republikës.
Plani Strategjik pëmban bashkëpunimin efikas mes faktorëve shtetërorë dhe atyre të shoqërisë civile sëpari për reformimin e mentalitetit mbi kanunin dhe pastaj të ligjeve që shkaktojnë hasmëri duke i korrigjuar ligjet dhe vendimet e padrejta të qeverisë. Zhvillimi ekonomik, social e kulturor i zonave të varfëra, do të jetë një faktor vendimtar që do të ëojë në minizimin dhe zhdukejn e fenomenit të gjakmarrjes. Ne kemi studiuar dhe vazhdojmë të studiojmë në terren nivelin e ndikimit të Kanunit tek njerëzit, përmes literaturës së studiuesve vendas dhe të huaj, përmes anketimeve të ndryshme dhe të dhenave nga organet e rendit publik, të pushtetit lokal, drejtorive arsimore dhe medias. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtarë, në vitet 97-99, hartoi një plan strategjik kundër gjakmarrjes dhe ia dërgoi atë presidentit, kryeministrit dhe institucioneve ndëtrkombëtare, por nuk gjetëm mbështetje. Konfliktet për tokën kanë përfshirë 300 mijë shqiptarë. Ne kemi bërë thirrje për rishikimin e ligjit për tokën, por edhe për këtë nuk kemi gjetur mbështetje. Komuniteti ndërkombëtar ka dhënë fonde të posaëme për eliminimin e gjakamarrjes, por ata janë shpërndarë pa kriter tek shoqata e njerëz, që nuk veprojnë mbi baza vullnetare dhe nuk kanë shkuar tek njerëzit në nevojë. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare dhe Presidentit të Republikës të marrë informacionin e nevojshëm se ku kanë përfunduar donacionet për eleminimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje në Shqipëri.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar duke u bazuar në përvojën e këtyre viteve ka hartuar këtë plan strategjik për bashkërendimin e të gjithë faktorëve në luftën kundër gjakmarrjes. Këtë plan, të cilin e shtrojmë për diskutim e miratim do ua prezantojmë të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar dhe organizmave ndërkombëtar për ta parë. Ai sjell përvojën e misonarëve të Kurbinit, Pukës e Mirditës ku ka pasur rezultate shumë pozitive në eleminimin e vrasjeve për gjakmarrje e nxjerrjen e familjeve nga ngujimi. Duke falenderuar Kryetarin e Shtetit që ka ardhur për të mbështetur përpjekjet tona, më lejoni ta garantoj në emrin tuaj, se ai dhe shteti shqiptar do gjejë kurdoherë tek ne përpjekje të parreshtura në mbështetje të shtetit të së drejtës, në mbrojtje të drejtave njerëzore, të jetës së qytetarëve , demokracisë dhe paqes. E ftoj atë të marrë fjalën duke i uruar punë të mbarë në detyrën e shenjtë që mban mbi supe.
Ju faleminderit.
|