KOMITETI I PAJTIMIT MBAREKOMBETAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23
Tirane Albania
Tel & Fax 00355 4 263 126. Tel 00355 4 259 124 / mobil 068 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@pajtimi.com Web: www.pajtimi.com
Letter: Ne lidhje me raportin per keshillin e Sigurimit te OKB mbi fenomenin e gjakmarrjes ne Shqiperi.
Tirane me 16 Prill 2010
Derguar: Professor Philip ALSTON
Raportuesi special i OKB mbi te Drejtat e Njeriut
John Norton Pomeroy Professor of Law
New York University School of Law
40 Washington Square South, 305
New York, NY 10012
Telephone: (212) 998-6173
Facsimile: (212) 995-4030
E-mail: philip.alston@nyu.edu
I dashur Prof Alston.
Me falni per vonesen e kesaj letre mbasi kam pasur disa probleme shendetesore dhe nuk munda te ulem per t�ju shkruar mbas e-mailit tuaj te dt. 9 mars. Edhe nje here ju falenderoj ne emer te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar per punen qe bete ne lidhje me situaten e gjakmarrjes dhe ngujimeve ne Shqiperi.
Po ju shkruaj ne lidhje me raportin qe po pergatisni per Keshillin e Sigurimit te OKB-se mbi fenomenin e gjakmarrjes ne Shqiperi. E shoh te arsyeshme t�ju shkruaj per disa shqetesime qe lindin nga deklarata Juaj per shtyp e dt. 23 shkurt, duke perfshire edhe ato qe ju kam shkruar ne e-mailin e dt 1 mars per kete rast.
Megjithe pershkrimet objektive ne deklarate vihen re interpretime jashte gjendjes reale. Kjo mund te vije edhe si rezultat i informacioneve qe kishit marre nga qeveria dhe drejtuesit e policise te cilet kane bere te njejtat interpretime para opinionit publik dhe organizmave nderkombetare.
Une besoj se ju nuk keni pasur informacionet e nevojshme mbi arsyet pse qeveria shqiptare eshte e interesuar ta fshehe gjendjen reale te hasmerive dhe gjakmarrjen. Fshehja e gjakmarrjes ka qene sjellje e vazhdueshme e qeverise shqiptare mbasi gjakmarrja eshte tregues jo vetem i mungeses se drejtesise dhe shtetit efektiv ligjor, por ne radhe te pare i papergjegjshmerise se drejtuesve te qeverise, koorrupsionit dhe paaftesise se klases politike per tu perballur me kete gjendje. Ne vitet e fundit kjo fshehje eshte bere me e theksuar per te mos penguar procesin e pranimit te shqiperise ne BE.
Ne deklarate gjithashtu nuk eshte sqaruar natyra e kanunit shqiptar, sa i thelle eshte ndikimi i tij ne jeten shqiptare, si eshte deformuar e si vepron ai ne ditet e sotme. Ndikimi i ketij Kanuni ne jeten e shqiptareve nuk eshte nje egzagjerim sepse s�gjendet asnje arsye apo interes per kete egzagjerim. Une besoj se periudha e qendrimit Tuaj ne Shqiperi ishte shume e shkurter qe te arrinit te njihnit kete gjendje.
Ne rezoluten e kongresit te trete te misionareve te pajtimit te dt 30 mars 2009, si dhe ne raportet te tjera para dhe mbas ketij kongresi, gjeni nje pershkrim me te gjere per kete situate dhe faktoret qe kane ndikuar per krijimin e kesaj gjendje.
Nuk mund te jete e vertete se ulja e numrit te vrasjeve per gjakmarrje ne vitet e fundit ka ardhur si rezultat i arrestimeve e denimeve te dhena nga drejtesia apo i forcimit te shtetit ligjor. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka theksuar se renia e numrit te vrasjeve nga njeri vit ne tjetrin vjen kryesisht si rezultat i pajtimve dhe i largimit jashte vendit te familjeve te perfshira ne konflikt. Eshte shume i vogel ndikimi ne uljen e vrasjeve per gjakmarrje qe vjen nga arrestimet apo denimet e dhena nga drejtesia. Edhe nese ka pasur ndonje denim me 20 vjet apo burgim te perjetshem, gjakmarrja nuk eshte mbyllur nese nuk ka pajtim mes paleve. Ne anen tjeter, cilesimi i vrasjeve ndryshe nga �jane ka favorizuar vrasesit duke i shmangur nga denimet e renda e thelluar hasmerine mes familjeve. Po keshtu vrasjet per nderin, qe jane pjesa me tragjike e shoqerise shqiptare fshihen dhe cilesohen nga policia si vrasje per �motive te dobeta� edhe pse ato kryhen direkt nen mentalitetin e Kanunit te deformuar. Per me teper ne parlamentin shqiptar kryeministri ka deklaruar se keto vrasje jane nje traume ne shoqerine shqiptare dhe duhet te denohen me burgim te perjetshem.
Ne faqen e dyte te deklarates suaj per shtyp thuhet se: -njerezit ngujohen dhe qendrojne te ngujuar edhe pse nuk kane ndonje kercenim te hapur apo perpjekje per vrasje nga ana e familjes se viktimes. Familja e ngujuar imagjinon (e mer me mend) qe familja tjeter do ti sulmoje pa iu dhene bese...., nderi ia u kerkon qe qendrojne te ngujuar edhe pse nuk jane kercenuar konkretisht.� Kjo gje eshte perseritur disa here ne deklarate, dmth, qe njerezit hyjne ne ngujim sepse keshtu mendojne.....(Shiko faqen 3 paragrafi i pare ne fund te paragrafit)
Dua te theksoj se eshte jo njerezore dhe shume e gabuar te thuhet ne menyre implicite qe ngujimi i familjeve ne konflikt eshte paranojak dhe i pabazuar ne kercenime konkrete. Ne keto raste te gjithe e dime se nese do te levizesh lirisht rrezikohesh te vritesh, per me teper kur te thone qe je ne gjak. Eshte e vertete qe ne disa raste familjet nuk kercenojne direkt per �te marre gjak�, megjithate ato gjithmone deklarojne qe �nuk e falim gjakun ose vrasjen�, dhe �dokush qe jeton ne Shqiperi e di shume mire qe ky eshte nje kercenim direkt dhe shume konkret per vrasje per gjakmarrje. Keto jane rregullat e pashkruara qe �ojne ne dukurine e ngujimit, dhe ta quash kete paranojake eshte, me e pakta, shume ofenduese. Jo vetem ne si komitet por edhe dhjetra profesore, kolege tuaj e kane analizuar kete fenomen dhe kjo s�ndodh vetem ne Shqiperi.
Dua te theksoj se ne keto raste te gjithe e dime qe po te dalesh rrezikohesh te te vrasin, aq me teper kur te thone qe ke hyre ne gjak. Aq me teper, kur e di qe ke mare jeten e dikujt, qofte ti apo dikush tjeter nga familja, nuk do jesh budalla te dalesh rugesh e te presesh deri sa te te vrasin. Keto jane ne Siqili, ne Kine, ne Skoci ne Amerike dhe me keq akoma �honor killings� ne Indi, te cilat ju i njihni.
Qeveria thote se jane ndaluar vrasjet per gjakmarrje, se jane ngritur struktura te posa�me policie, se jane krijuar qendra e projekte per femijet e ngujuar, se jane vendosur nenet per gjakmarrjen ne kodin penal dhe se eshte krijuar gjykata e krimeve te renda dhe e fsheh faktin se te gjitha keto masa jane vetem ne leter. Edhe ato struktura qe jane ngritur kane deshtuar. Qendra kombetare e femijeve te ngujuar ne Poli�an ka deshtuar dhe ka nderruar destinacion me kerkese te ministrise perkatese per shkak te deshtimit, formacioni i policise ne Shkoder nuk ka pasur asnje rezultat dhe nuk egziston me si strukture. Po keshtu Keshilli Koordinativ per Luften kunder Gjakmarrjes i themeluar me ligj dhe i udhehequr nga Presidenti i Republikes nuk ka funksionuar deri tani se vete qeveria nuk i ka akorduar asnje fond edhe pse perpjekjet e Presidentit kane qene te vazhdueshme per te mbeshtetur procesin e pajtimit dhe parandalimit te gjakmarrjes.
Ne deklaraten e dt 23 shkurt theksonit se nje faktor ndikues per egzagjerimin e situates se gjakmarrjes mbetet edhe interesi i disa shoqatave per thithjen e donacioneve.
Si� ju kam shkruar ne e-mailin tim te dt. 1 mars 2010, Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar nuk aplikon per projekte tek donatore per vete natyren e procesit te pajtimit qe nuk ka nevoje per te tilla projekte. Prandaj dua t�ju siguroj se vetem shoqatat qe nuk bejne dot punen e pajtimit ne terren marrin projekte nga donatore nderkombetare. Taktikisht ato jane te interesuara per te mbeshtetur pozicionin politik te qeverise ne fshehjen e situates, pasi qeveria eshte koordinatori i projekteve qe hartohen per te derdhur para ne shoqerine civile. Pra keto projekte i jepen organizatave qe zgjedh qeveria.
Ne lidhje me komentin tuaj rreth faktit qe aktualisht procesi i pajtimit ne menyre te paqellimte ushqen mentalitetin e Kanunit, me rrespektin me te madh me lejoni qe te kem nje mendim te kundert. Situata e konflikteve ne Shqiperi vjen si shkak i perplasjes se institucioneve formale me ato joformale; qytetaret nuk kane besim tek shteti dhe nuk i shohin institucionet shteterore si pjese te jetes se tyre. Procesi i pajtimit eshte faktikisht nje nga rruget me efikase per te bere te mundur perputhjen e institucioneve formale me ato joformale, sepse mesazhi qe te gjithe misionariet e pajtimit i japin familieve ne konflikt, eshte ai i respektimit te shtetit te se drejtes, dhe zgjidhjen e konfliktit vetem ne rruge ligjore. Procesi i pajtimit eshte aktualisht nje pune shume e rendesishme ne terren ne aspektin e perfshirjes se komuniteteve lokale ne disktuime rreth ligjit dhe rikthimin e besimit te humbur te qytetareve ndaj shtetit. Ne asnje menyre ky proces nuk krijon institucione paralele me ato shteterore, perkundrazi e vetmja detyre qe ben eshte ajo e shkrirjes se institucioneve kulturore joformale me ato shteterore, qe eshte nje nga �eshtjet me themelore qe duhet te zgjidhet ne Shqiperi, perndryshe progresi afatgjat do te jete i pamundur dhe konfliktet e gjakmarrja do jene gjithmone te pranishme.
Akoma ekziston nje shqetesim rreth perballjes se shifrave rreth viktimave to gjakmarrjes dhe hasmerive dhe rreth interpretimeve te sfides se Kanunit ndaj shtetit te se drejtes. Ky shqetesim ngrihet kryesisht nga perfaqesues te policise dhe qeverise, te cilet deklarojne te kunderten kur jane ne opozite. Nje tjeter shqetesim eshte dhe ai i rritjes se numrit te vetvrasjeve, te cilat jane bere shume te shpeshta ne kete periudhe. Gjate viteve 2000-2008 numri i vetvrasjeve ishte 1502 ndersa ne periudhen 1974-1982, gjate nje regjimi represiv komunist, ky numer nuk i kalonte 100. Ne besojme qe keto vetvrasje nuk vijne si rezultat i publikimit te tyre ne media dhe nuk jane te nxitura nga organizata fetare, sic pretendon policia dhe qeveria. Kryesisht ato vijne si rezultat i gjendjes shume te stressuar dhe depresive te shoqerise qe qeveria tenton ta mbuloje me propagande dhe demagogji.
Ne Faqen 2 te deklarates se 23 shkurtit, paragrafi i peste ne fillim thuhet � ...Pikpamja ime e konsideruar me shume kujdes eshte qe numrat me te sakte... jane ato qe jepen nga qeveria...� Po ne kete paragraph nga fundi ju thoni qe ....�...s�mund te them qe statistikat e dhena nga qeveria jane perfundimtare. Saktesia e tyre varet nga menyra e grumbullimit te te dhenave, teknika e grumbullimit te te dhenave si dhe kordinimit te pamjaftueshem....�
Nese do i referohemi statistikave te konflikteve per tokat dhe shkaqe pronash, per shkak te trafikimit te femrave, per shkak te vrasjeve e te plagosjeve, shifrat e qeverise dhe institucioneve jane jashtezakonisht te papranueshme dhe tregues i qendrimit te papergjegjshem. Eshte ne interes te qeverise qe te mbuloje gjendjen reale dhe te trumbetoje se shifrat e OJQ-ve jane te fryra si per gjakmarrjen ashtu edhe per trafikimin e qenjeve njerezore, te prostitucionit, te korrupsionit, te papunesise, te nivelit te varferise apo te �do lloj tjeter situate qe ajo nuk mundet te perballet.
Si� ju kam shkruajtur dhe ne e-mailin e dt 1 mars une mbetem pak i shqetesuar per sqarimin e disa shifrave te prezantuara ne raportin tuaj final. Nese shifra e 300 oficereve te policise te vrare gjate ndermjetesimeve per gjakmarrje eshte marre nga rezoluta e Kongresit te Trete te Misionarieve te Pajtimit, desha t�ju sqaroj se ne rezolute thuhet qe 300 oficere policie jane vrare ne krye te detyres, jo duke negociuar per gjakmarrje (shifer e dhene per te prezantuar panoramen e sfidave qe ndeshin oficeret e policise). Ne nje tjeter rast ku shifra e 9800 vrasjeve per gjakmarrje eshte permendur, desha t�ju sqaroj se nese kjo shifer eshte marre nga e njejta rezolute, aty thuhet qe 9800 persona jane vrare me vete-gjyqesi, qe tregon numrin e vrasjeve qe kane ndodhur ne Shqiperi ne 20 vitet e fundit, dhe keto perfshijne vrasje per motive te ndryshme, nder te cilat dhe per gjakmarrje e hakmarrje. Mediat e vendeve te huaja gjithashtu, e kane dhene kete shifer si numer te vrasjeve per gjakmarrje duke mos qene te sakte dhe cituar ne menyre te gabuar.
Ne faqen 3 paragrafi 6, i deklarates se dt 23 shkurt thuhet qe �... edhe pse sistemi i drejtesise vuan nga korupsioni dhe probleme serioze nuk ka prova qe mungesa e paramenduar e ligjit dhe rendit te shpjegoje deshiren per ti zgjidhur gjerat me gjakmarje.....ne shumicen e rasteve qe egzaminova une vrasesi ose eshte dorezuar vete ose eshte arestuar menjehere, eshte nxjere ne gjyq dhe denuar. Per me teper pakesimi i numrit te vrasjeve ne vitet e fundit ne pergjithesi ka sjelle dhe pakesimin e numrit te gjakmarjeve.... �
Gjakmarrja nuk mund te jete deshire e askujt. Ajo eshte imponuar nga mungesa e shtetit, e respektimit te ligjit dhe drejtesise si dhe nga shume faktore te tjere si ai psikologjik, social, ekonomik, kulturor etj. Pakesimi i numrit te vrasjeve si� e theksuam edhe me lart eshte rezulatat kryesisht i emigrimit te familjeve dhe personave ne hasmeri dhe i pajtimit, por jo si rezultat i forcimit te ligjit dhe pergjegjesise se institucioneve. Sipas Ministrit te Bujqesise Emin Gjana, deri ne gusht te vitit 2008, emigrimi dhe konfliktet per tokat kane lene pa punuar 90 % te siperfaqes prodhuese te Shqiperise. Rreth 1/3 e popullsise ka emigruar jashte Shqiperise, nje pjese e konsiderueshe e te cileve per shkak te konflikteve dhe hasmerive. Sigurisht sot, numrin e vrasjeve ne Shqiperi, nuk mundt ta krahasojme me ato te viteve 1997-1999 dhe ta quajme ate sukses.
Ne faqe 4 paragrafi 2, �...Per me teper shume familje te ngujuara nuk kercenohen direct (hapur) prandaj dhe policia nuk mund te beje gje- keto familje thjesht mendojne se meqenese nuk iu eshte dhene Besa ata do te sulmohen ne cdo moment...�
Sic permendet me siper, nuk eshte e vertete qe njerezit mendojne ne menyre apriori qe ata jane ne rrezik dhe prandaj qendrojne te ngujuar. Rreziku eshte prezent dhe personi qe kerkon mbrojte nuk ka nevoje qe te dale sheshit qe te provoje qe familija e viktimes do te marre hak, ne menyre qe te binde institucionet shteterore qe ai ka nevoje per mbrojtje. Zgjedhja e rruges se sigurte te ngujimit eshte totalisht racionale, duke marre parasysh mentalitetin e popullsise.
Ne faqen 4, paragrafi i trete, ju me te drejte thoni qe Kodi Penal eshte ndryshuar, denimi per vrasje ne gjakmarje eshte rritur, por kur thoni � jane krijuar reparte te specializuara te policise�.., ndoshta e keni fjalen per ate te Shkodres qe u krijua ne 2005 i cili nuk funksionon si� eshte permendur edhe ne raportet e Departamentit te Shtetit Amerikan. Edhe Komisioni i Larte i Kordinimit te Gjakmarjeve i formuar ne 2005 nuk funksionon deri tani si� theksuam me lart apo e kemi theksuar edhe ne raportet te tjera tonat te mepareshme.
Ne Faqe 4 paragrafi i fundit thuhet � ...disa qe jane te ngujuar sdalin fare nga shtepia, disa dalin pak disa levizin lirisht...� dhe �...Disa organizata thone qe grate dhe femijet vihen ne shenjester ne gjakmarje. Ne fakt shume pak prej tyre jane vrare...dhe vetem dy jane qelluar aksidentalisht....
Po ju sjell me poshte situatat shqetesuese qe krijohen nga papergjegjeshmeria e qeverise dhe policise per ta fshehur realitetin qe te mundt te vertetoj se edhe ne kete pike te deklarates suaj nuk del ne pah gjendja reale. Deklarimet e rreme te policise e qeverise ndaj ketij fenomeni jo vetem qe nuk kane sjelle dobi apo permiresim te gjendjes por e kane agravuar situataen dhe thelluar me tej te keqen. Nuk mund te jete kon�idence qe sa here eshte deklaruar se nuk ka vraje per gjakmarrje ka ndodhur e kunderta dhe shume familje ne hasmeri jane perfshire ne akte tragjike.
Ky qendrim i qeverise e i policise tingellon tek familjet e viktimave jo vetem si zhvleresim dhe fyerje, por edhe si sfide e si aleance me kriminelin i cili zakonisht denohet shume pak ose eshte i lire. Ne kete menyre policia e qeveria jo vetem trazojne ndjenjat e familjeve te viktimave por bejne reaksion edhe tek familjet e tjera shqiptare qe ndodhen ne konflikte te ndryshme te shkaktuara nga vete ligjet dhe institucionet e shtetit. Familjet e viktimave e kane gjakmarrjen jo vetem �eshtje drejtesie por edhe �eshtje nderi. Si familjet e viktimave edhe ato te konfliktuara kerkojne mbeshtetje, ngushellim, drejtesi e jo sfide ndaj tyre. Deklarimet e rreme kane nxitur reagime. Kjo u vu re ne fund te vitit 2007 mbas deklarimit te policise se ne kete vit nuk kishte asnje vrasje per gjakmarrje. Pak dite mbas ketij prononcimi, me 24 dhjetor 2007, ekzekutohen ne Shkoder nje nene 55 vje�, Age Filipi (mesuese) dhe i biri, Platin Filipi 20 vje�, te cilet kishin nje vit qe udhetonin me arme ne brez mbasi pala kundershtare nuk kishte pranuar pajtimin. Po keshtu tre vellezer, ne Lure - Diber, ekzekutojne te dashurin e motres edhe motren e tyre duke deklaruar publikisht se: �i vrame per nder�, ndersa ne Tirane vriten dy te rinj, moter e vella, vrasesi i te cileve, Hajdar Puci, deklaron me vendosmeri ne media se i vrau ata per gjakmarrje dhe se e kishte lajmeruar edhe policine se do ta merrte gjakun. E ndodhur perballe ketyre deklarimeve ne publik policia u detyrua qe ne vitin 2008 te pranonte 5 vrasje per gjakmarrje duke fshehur edhe 24 te tjera si dhe 32 vrasje per nderin. Dua te theksoj se per shkak te deformimeve dhe keqinterpretimeve te Kanunit ne ditet e sotme shume njerez vrasin per nder nen psikologjine e marrjes se gjakut, pra per gjakmarrje.
Ne fund te vitit 2009, te ndodhur perballe kerkesave te pyetsorit te BE-se dhe vendimit per liberalizimin e vizave, strukturat e policise dhe te qeverise deklaruan ne media se gjate ketij viti ka pasur vetem nje vrasje per gjakmarrje ne nje kohe qe ishin 31 te tilla dhe 36 per nderin. Qe nga ai moment e gjate gjithe tremujorit te pare te vitit 2010 numri i vrasjeve eshte me se dyfishuar duke perfshire edhe gra e minorene. Opinioni publik eshte shokuar gjate kesaj periudhe per intensitetin e ketyre vrasjeve dhe deklarimin e te afermeve te viktimave se ne te gjitha rastet policia ka qene ne dijeni te konflikteve e hasmerise por nuk ka mundur te nderhyje. I ndodhur perballe kesaj situate me dt 2 shkurt kryeministri kerkoi jo nga policia por nga Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar informacion te detajuar per vrasjen e dt 7 janar ne Durres ku kater familje ishin detyruar te largoheshin nga vendbanimi dhe te ngujoheshin. Edhe ne kete rast rezultoi se ndersa perfaqesuesit e familjeve qe largoheshin i kishin kerkuar mbeshtetje policise gjate momentit te terheqjes se orendive shtepiake ajo nuk ishte paraqitur. Policia eshte vete koshiente qe jo vetem mbas �do vrasje por edhe mbas �do plagosje apo fyerje mund te vije nje vrasje nese palet nuk pajtohen. Nga 90 deri ne 130 vrasje qe rregjistron policia, �do vite krijohen 90 deri ne 130 familje qe kerkojne gjakmarrje, te cilat policia nuk ka as mjetet minimale e as mundesite ligjore per tu perballur me to. Numri i familjeve te kaluara ne gjakmarrje per shkak te pushtimit te pronave, te trafikimit te femrave, per shkaqe nderi apo per plagosjet eshte disa here me i madh se numri i gjakmarrjeve per vrasje.
Ne e kemi shpjeguar ne mjaft materiale zyrtare se gjate ketyre viteve ne kundershtim me kanunin ka pasur edhe vrasje grash e femijesh, gje qe eshte denuar nga gjithe komuniteti dhe opinioni publik shqiptar sepse bie ne kundershtim te plote edhe me traditen qe i mbron grate dhe femijet ne �do rrethane. Ju ishit i ftuar nga qeveria Shqiptare qe te vleresonit situaten, por smund te themi qe nuk jane vrare gra dhe femije per gjakmarje kur realiteti thote ndryshe. Vetem shembujt qe solla me lart kane dy tre femra viktima te gjakmarrjes. Qeveria e din se akoma eshte e fresket ngjarja e Vlores ku nje i ri 22 vje� qellon e vret per gjakmarrje nenen e vrasesit te vellait te tij, e cila ishte edhe kontigjent i forcave ushtarake.
Familjet e viktimave, qe nen peshen e dhimbjes e ne mungese te drejtesise kerkojne gjakmarrje, jane nen presion psikologjik te vazhdueshem, ne njeren ane nga trysnia e opinionit perreth qe i konsideron te dobet nese nuk e marrin gjakun ndersa ne anen tjeter nga nderhyrjet e mediatoreve per te falur e pajtuar. Injorimi i tyre nga ana e policise bie ndesh jo vetem me gjendjen e tyre te rende psikologjike e shpirterore por edhe etiken dhe profesionalizmin e policise duke sjelle pasoja. Ndodh shpesh qe kur mediatoret krijojne terrenin e pershtateshme per ti �uar palet drejt faljes e pajtimit gjith�ka rrenohet sapo lindin ngacmime apo faktore qe e cenojne dinjitetin dhe nderin e pales se demtuar para opinionit. Keto ngacmime e faktore rrenues vijne si nga nje fjale e hedhur pa mend nga ndokush ashtu dhe nga qendrimet e papergjegjeshme te perfaqesuesve te shtetit.
Shpresoj qe ne raportin qe ju i paraqitni Keshillit te Sigurimit do ti transmetoni keto shqetesime. Lenia e realitetit jasht pershkrimeve ne raport per shkak te ekulibreve mendoj se mund ta zbehe influencen dhe kontributin qe pritet nga Ju dhe OKB-ja ne lidhje me kete fenomen.
Ju lutem pranoni edhe nje here falenderimet e mia te perzemerta per sa keni bere ne kete drejtim dhe ju siguroj se prania juaj ne Shqiperi ishte nje kontribut shume i madh per ne. Edhe mediat shqiptare e kane trajtuar me shume respekt punen tuaj. Ju tani jeni nje nga miqte me te nderuar te Shqiperise dhe e kam per nder qe ju njoha nga afer.
Juaj sinqersiht
Gjin Marku
Kryetar
Tirane me 16 Prill 2010
|